www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Emri i bukur All-llah
 

 

 

 

Me kėtė emėr tė Zotit "All-llah" fillon Kur'ani, qoftė nėse merret nė konsideratė leximi i besmeles, qoftė tė ajetit tė parė tė kaptinės El Fatiha: "Falėnderimi i takon All-llahut." (El Fatiha, 1)

Ky emėr i Zotit daton nga Ademi a.s. Pastaj e hasim te populli i Nuhut a.s. "Po tė dėshironte All-llahu do tė dėrgonte engjėj, ne njė gjė tė tillė nuk e kemi dėgjuar as nga tė parėt tanė!" (El Mu'minune, 24)

Nuk i kanė besuar Nuhut a.s. por edhe ata edhe paraardhėsit e tyre kanė ditur pėr emrin "All-llah"

Edhe populli i tha Hudit a.s.: "A na erdhe (tė na frikėsosh) qė ta adhurojmė vetėm All-llahun e tė braktisim atė ēka adhuruan prindėrit tanė?" (El Arafė, 70)

All-llahu i madhėrishėm na zbulon se popujt e vjetėr, kur nuk i besonin pejgamberėt e tyre, duke u pėrballė me dėnimin e Zotit, gjithashtu dėshmonin njohjen e emrit tė bukur "All-llah", bile nė ato momente pėrfundimtare edhe i besonin atij: "E kur e panė dėnimin tonė, thanė: Ne i kemi besuar vetėm All-llahut dhe i kemi mohuar ata qė ia shoqėronim" (Gafir, 84)

Kėshtu mund tė thuhet se emri i Zotit "All-llah", u shpall me jetėn e parė nė Tokė. Gjithashtu njerėzit do ta njihnin deri nė ditėn e Gjykimit. Kur asnjė prej njerėzve nuk do tė di pėr Emrin e Zotit "All-llah" dhe kur askush nuk do ta thirr me kėtė Emėr, do tė bėhet dita e Kiametit.

"Dita e Kiametit nuk do tė bėhet pėr derisa nė Tokė, nuk ka dikush qė do tė thotė "All-llah". (Thėnie e Muhamedit a.s. e shėnon Muslimi, Tirmidhiu dhe Ahmedi)

Emri i lartėsuar "All-llah" pėrmbledhė tė gjithė emrat e Zotit. Nė Kur'an thuhet: "All-llahu ka emrat mė tė mirė, andaj thirreni me ata..." (El Arafė, 180)

Muhamedi a.s. ka thėnė: "All-llahu i ka nėntėdhjetė e nėntė Emra..." (Transmeton Ebu Hurerja, shėnon Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi).

Kėshtu tė gjithė Emrat i bashkohen emrit tė bukur "All-llah" dhe thuhet se ky Emėr i Zotit, pėrmbledhė tė gjithė emrat tjerė tė Zotit, dhe tė gjitha atributet dhe cilėsitė e Zotit.

Dijetari i njohur i gjuhės arabe Sibevejhi, pohon se emri "All-llah" nga rrėnja e l h, gjegjėsisht nga forma emėrore e el Ilah. Pas kėsaj hemzeja u zėvendėsua me glifin dhe lamin, dhe emri mori formėn "All-llah".

Imam Kurtubiu thekson se Emri i Zotit "All-llah" i ka dhjetė cilėsi me tė cilat dallohet prej Emrave tjerė tė Zotit.

  • I pari pėrmendet nė hadithin mbi 99 Emrat e bukur tė Zotit
  • Ėshtė emri mė i madh i Zotit
  • Kėtė emėr mė sė shumti e cekė Kur'ani dhe hadithi
  • nuk mund tė numėrohen gjėrat qė udhėzojnė nė kėtė Emėr tė Zotit
  • Ky Emėr mė sė pari pėrmendet, ndėrsa Emrat tjerė tė Zotit sė pari pėrshkruhen
  • Vetė All-llahu i madhėrishėm ka urdhėrua me e thirr me kėtė emėr
  • Askush nuk e emėrton vetėn me kėtė emėr
  • Lexohet para ēdo pune nė tė cilėn kėrkohet bereqet, si dhe kur bėhet betimi
  • Tė gjithė dinė pėr kėtė Emėr, dhe asnjė prej popujve tė lashtė nuk e mohon
  • Kur ky Emėr ngrihet prej tokės bėhet dita e Kiametit.

Emri All-llah, pėrbėhet prej pesė shkronjave, dhe secila shkronjė (harf) paraqet njė atribut tė Zotit tė madhėrishėm.

Shkronja e parė ėshtė elifi, i cili simbolizon cilėsinė e njėsisė (ehadijjet)- vetėm Ai ėshtė, ēdo gjė tjetėr varet krejtėsisht nga Ai. Pėr kėtė, elifi nė Emrin e All-llah ėshtė i ndarė prej shkronjave tjera, sikurse Zoti i madhėrishėm ėshtė i Lartėsuar, gjithmonė mbi ēdo send,i Vetėm. Cilėsia e ehadijjetit ėshtė cilėsi e parė e manifestuar nė Qenien e Tij (Dhat).

Shkronja e dytė nė Emėr ėshtė lami, pason menjėherė pas elifit, paraqet nder, lartmadhėri (xhelal). Pėr kėtė cilėsi xhelal thuhet se paraqet manifestimin mė tė lartė tė Qenies (Dhat).

Nė njė hadith kudsi thuhet:

"Madhėshtia (adhame) ėshtė petku Im, ndėrsa Lartėsia (kibrija) ėshtė mburoja Ime." (Transmeton Hennad, shėnon Ebu Davudi).

Andaj atributi i lartmadhėrisė sė Zotit (xhelal) paraprin nė manifestimin e pėrgjithshėm tė bukurisė sė Zotit (xhemal). Qė kėto dy cilėsi mendohen si manifestimet mė tė larta, paraqitje mahnitėse, gjurmė tė ekzistencės hyjnore dhe veprime.

Shkronja e tretė nė Emėr ėshtė pėrsėri lami gjegjėsisht lami (l) e dytė. Drejtpėrdrejtė ėshtė e lidhur me lamin e parė, andaj thuhet se bėhet fjalė pėr tė njėjtėn gjė, por e thėnė ndryshe. Andaj kjo shkronjė simbolizon cilėsinė e bukurisė sė Zotit (xhemal). Kėto dy cilėsi, xhelal dhe xhemal, veprojnė njėkohėsisht, kėshtu qė manifestimi i jashtėm, i zbuluar ndaj krijesave quhet bukuria madhėshtore (xhemalul - xhelal), ndėrsa e brendshme e fshehur, ky manifestim paraqet nė realitet madhėshtinė e bukurisė (xhelalul - xhemal).

Cilėsitė e xhelal dhe xhemal manifestohen sikur paraqitet Dielli nė agim. Por edhe agimi edhe perėndimi paraqesin paraqitjen e Diellit por nė intervale tė ndryshme dhe forma tė ndryshme mu sikur kėto dy cilėsi hyjnore paraqiten nė zemrėn e njeriut por ai i ndien dhe pėrjeton ndryshe edhe pse e dimė qė tė dyja janė gjurmė e bukurisė dhe pėrsosmėrisė Hyjnore.

Shkronja e katėrt nė Emėr ėshtė elifi i cili theksohet por nuk shkruhet. Kjo shkronjė paraqet cilėsinė e pėrkryer (kemal), sepse njeriu gjithnjė ka dėshirė me arrite pėrsosmėrinė, por nuk mundet sepse pėrsosmėria e vėrtet i takon kryesisht dhe vetėm All-llahut (el-kemalu lil-lahi vahdeh).

Dhe nė fund, shkronja e pestė nė Emėr ėshtė he ( )e cila paraqet cilėsinė e Atij (huvrije), cilėsi jo e prezencės sė Qenies Hyjnore nė botėn e krijuar, edhe pse All-llahu i madhėrishėm me veprimin e Tij nė botė ėshtė prezent. Nė kėtė aludon verseti i Kur'anit fisnik: "Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė!" (Ihlas, 1)

Ai mendohet se Ekzistencėn hyjnore, tė cilėn nuk e njeh askush, e cila paraqitet, ndėrsa nė Emrin All-llah, mendohet nė veprimin e Zotit nė botė, nė prezencėn Hyjnore (hadret).

Duke u pėrpjekur qė All-llahut tė madhėrishėm sa mė parė ti afrohet nėpėrmjet veprimit tė Emrit tė Zotit "All-llah", njeriu pėr kėtė Emėr lidhet me dėshirė tė pėrhershme qė nė vete ti pėrmbledhė cilėsitė mė tė bukura dhe mė tė lavdėruara shpirtėrore tė cilat paraqesin refleks tė veprimit tė kėtij Emri, sepse siē theksuam Emri All-llah paraqet pėrmbledhje tė gjithė emrave tė bukur, tė cilėsive dhe karakteristikave.

Zbukurimi i shpirtit me kėtė Emėr (tehal-luk) paraqet njė aftėsi tė pa pėrshkruar (isti'dat) tė ndjenjės mahnitėse tė shikimit direkt Hyjnor (nadhar) nė shpirtin e njeriut.

Dėshmia e vėrtetė e veprimit nė Emėr tė Zotit "All-llah" nė shpirtin e njeriut vėrehet nė atė qė ky individ sė pari mendojnė All-llahun e pastaj nė gjėrat e tjera konkrete.

Transmetohet se Ebu Hasan Nuri, shtatė ditė kishte qėndruar nė njė vend, pa ngrėnė, pa pirė dhe pa fjetur. Vetėm shqiptonte fjalėt: All-llah, All-llah! Tė afėrmit e tij e njoftuan Xhunejd Bagdadiun pėr kėtė. Ai tha:

"A ėshtė i kujdesshėm pėr namaz apo jo?"

"Po falė vetėm farzet" i thanė, Xhunejdi tha:

"Falėnderimi i takon All-llahut (Elhamdu lil-lah) ia ka mbyllur rrugėt shejtanit!"

Pas njė kohe Xhunejd Bagdadiu tha:

"ejani ta vizitojmė, dhe do tė kemi dobi nga ai, ose ai do tė ketė dobi nga ne."

Kur arritėn Xhunejdi e pyeti:

"Ebu Hasan, ēfarė ke?"

Nuri u pėrgjigj:

"Shqiptoj fjalėt "All-llah, All-llah" dhe gjithnjė ndjej dėshirė tė madhe."

Xhunejdi i tha:

"Ke kujdes. A thua All-llah me All-llahun apo vetėm ashtu thua me gjuhė? Nėse thua vetėm me gjuhė atėherė je i vetėdijshėm pėr veten tėnde. Nėse thua me zemėr do tė jesh i dehur (hajran) nga manifestimi i fuqishėm i kėtij Emri tė Zotit nė temė!"

Ebu Hasani nė kėtė u pėrgjigj:

"Vėrtet ti je njė edukues i bukur". Pastaj u kthye nė gjendjen e mėparshme.

Njė rast, kur Shibliu ishte nė shoqėri me Xhunejdin me zė tė lartė bėrtiti "All-llah", pėr ēka Xhunejdi i tha:

"Hasan ēka ke"

Tė gjithė u ēuditėn, si pėrmendja emrit tė Zotit me qenė haram: Xhunejdi shpjegoi:

"Nėse nuk je me All-llahun por me ne, e flet pėr All-llahun, e dimė qė me pėrmendė dikė nė mos prezencėn tij nė realitet ėshtė pėrgojim (gibet), e kjo ėshtė e ndaluar (haram). Nėse je me ne dhe tek ashtu e pėrmend Emrin All-llahut tė madhėrishėm, d.m.th. mos me e respektua Lartmadhėrinė e Tij, e edhe kjo ėshtė haram.

Zbukurimi i zemrės sė njeriut me veprimin e Emrit tė Zotit "All-llah", vėrehet nė preokupimin e tėrėsishėm tė zemrės sė njeriut dhe energjisė shpirtėrore (himmet) nė meditimin mbi All-llahun e madhėrishėm. Kėshtu njeriu nė kėtė gjendje nuk sheh askėnd pėrveē Tij, nuk kėrkon kėnd pos Atij, frika dhe shpresa e tij janė tė lidhur vetėm pėr Tė.

Lubejdi kishte thėnė:

"Ēdo gjė nė tė cilėn nuk mendohet pėr All-llahun ėshtė jo e saktė"

Nė Kur'anin fisnik tridhjetė e tre ajete fillojnė me Emrin e All-llahut.

Njė dijetar ka thėnė:

"Kush e shqipton kėtė Emėr, njėqind herė nė ditė, do tė arrij shpėtimin."

Dr. Abdul Halim Mahmud ka thėnė:

"Kush e lexon kėtė Emėr njėmijė herė do tė arrij siguri dhe bindje nė zemėr (kemalul jekin), d.m.th. forcim tė imanit dhe njohurisė nė zemėr.

All-llahu i Dashur e di mė sė miri!

 

 

 

Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi

 

09.05.2006.islamgjakova.ne

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .