All-llahu i Madhėrishėm zbulon atė qė ėshtė e mirė dhe e bukur, ndėrsa fshehė tė keqen. Mėkati ėshtė gjė e keqe. Pendimi ėshtė tė kuptuarit e sė keqes e cila ofendon si tė tjerėt ashtu edhe neve dhe njėherit pėrpjekje qė tė ndryshojmė veprėn e keqe, apo sė paku tė mundohemi ta fshehim. All-llahu ėshtė Ai i Cili pranon pendimin dhe falė. Nėse kemi gabuar dhe kemi ērregulluar harmoninė tonė dhe tė tjerėve, i cili ėshtė ndoshta mėkati mė i madh dhe kėtė e kuptojmė dhe i lutemi All-llahut tė na ndihmoj qė mos ta pėrsėrisim gabimin, duke ju lutur me sinqeritet dhe lotė turpėrimi, me emrin e Tij tė bukur El Gaffar pėr falje, All-llahu do tė na falė... Dhe ndoshtq ta kthej mėkatin tonė nė vepėr tė mirė.
Mėkatari ėshtė sikurse i mjeri qė ka rėnė nė vrimėn e kanalizimit. Ēfarė duhet bėrė sė pari? Nė kėtė gjendje nuk mund ta sheh veten, dhe as tė paraqitet para tė tjerėve. Me shpejtėsi vrapon qė tė pastrohet. Sapuni dhe uji qė pastrohemi nga jashtė, pendimi ėshtė pastrim i brendshėm.
I mjerė ėshtė ai i cili as nuk e sheh papastėrtinė dhe kundėrmimin e brendisė sė tij.
Pendimi ėshtė nė mes robit dhe All-llahut xh.sh., askush nuk duhet ta dėgjoj. Pendimi ndonjėherė bėhet edhe pa gjuhė, sepse All-llahu i di zemrat tona. Por, pendimi duhet tė pėrcillet me vendosmėri tė fuqishme qė gabimin mos ta pėrsėrisim.
Shenjė qė pendimi ynė ėshtė pranuar dhe qė All-llahu El Gaffar na ka falur pėr atė mėkat, ėshtė qė Ai nuk do tė lejoj tė pėrsėritim atė mėkat.
Abd el Gaffar ėshtė ai rob i All-llahut xh.sh. i cili ka dhunti, aftėsinė e faljes sė gabimeve, ose mbulimin dhe fshehjen e gabimeve nga sytė e njerėzve tė tjerė. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
"Kush falė dhe fshehė gabimet e tjetrit, All-llahu do t'ia falė dhe do t'ia mbulojė gabimet e tij ditėn e Gjykimit".
All-llahu i Dashur e di mė sė miri!
Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi
26.10.2006.islamgjakova.ne