www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Emrat e Zotit "el-Hafid" - Pėrulėsi dhe "er-Rafi" - Lartėsuesi. (i Cili lartėson)
 

 

 

 

Nė Kur'anin fisnik thuhet: "E kur tė ngjajė ndodhia (kiameti). Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush qė do ta pėrgėnjeshtrojė. Ajo ėshtė qė rrėzon (hafida) ėshtė qė ngrit (lart - rafi'a). ( El Vakia, 1-3)

Me kėta dy Emra, All-llahu i madhėrishėm pėrulė dhe zhdukė ata qė e mohojnė At, ndėrsa me mirėsi ngritė besimtarėt e sinqertė.

All-llahu i madhėrishėm na tregon qė ditėn e gjykimit disa njerėz do t'i pėrulė e disa do ti ngritė lartė. Realiteti i gjerave vėrehet vetėm nėse njeriu zemrėn e tij e drejton kah Krijuesi i vėrtet. Pasimi i gjurmėve tė Emrave tė Bukur tė Zotit gjegjėsisht manifestimet Hyjnore nėpėrmes krijimit, do tė thotė lėvizje pėr arritjen e realitetit.

Deri mė tani kuptuam se Emrat e Bukur tė Zotit me manifestimet e tyre dėshirojnė tė na mėsojnė me realitetin e tė gjitha gjėrave. Kur tė vdesim, e ēdo krijesė do tė shijoj vdekjen, tė gjitha perdet bien, tė gjitha fshehtėsitė do tė zbulohen, ēdo gjė do tė bėhet e qartė. Por, atėherė ēdo gjė ėshtė vonė. Do tė gjykohemi pėr atė qė kemi vepruar nė kėtė botė, ku kemi pasur mundėsinė qė tė zgjedhim. Tiranėt, kriminelėt nė kėtė botė, pasanikėt jo falėnderues, tė padrejtėt, gėnjeshtarėt, kryelartėt, armiqtė e besimtarėve dhe ata qė kanė pasur pozita tė larta nė shoqėri do tė kuptojnė ēfarė do tė thotė veprimi i Emrit tė Bukur tė Zotit "I Cili pėrulė - rrėzon". Paraja, pallatet shumėkatėshe, pozita nė shoqėri nuk janė gjėra reale, realiteti janė vetėm dashuria ndaj All-llahut tė madhėrishėm dhe ndaj Pejgamberit a.s. dhe pėr kėto do tė gjykohen. Dhe sa do tė kenė dashuri tė sinqertė tė zemrės aq tė mira do tė arrijnė. Kjo zemėr e shėndosh (kalb selim) do tė shpėtoj. Ja si e pėrshkruan Kur'ani fisnik lutjen e Ibrahimit a.s.: "Zoti im, mė dhuro mua urtėsi dhe mė bashko me tė mirėt! Mė bėn pėrkujtim tė mirė ndėr ata qė vijnė pas, Mė bėn prej trashėguesve tė xhennetit tė begatshėm, Dhe fale babain tim, se ai vėrtet ishte nga ata tė humburit, E mos mė turpėro nė ditėn kur do tė ringjallen. Ditėn kur nuk bėn dobi as malli, as fėmijėt. (bėn dobi) Vetėm kush i paraqitet Zotit me zemėr tė shėndoshė". ( Es Shuaraė, 83-89)

Secilin besimtar, secilin person tė mirė, All-llahu i madhėrishėm e ngritė, e lartėson nga ēdo gjė qė e ndan nga All-llahu i madhėrishėm, nga tėrė ajo qė e pėrulė dhe poshtėron njeriun. All-llahu i madhėrishėm ėshtė Ai qė lartėson "er-Rabi", qė lartėson - ngritė pejgamberėt e Tij: "Kėta (pėr tė cilėt tė rrėfyem) janė tė dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt, prej tyre pati qė All-llahu u foli, disa i ngriti nė shkallė mė tė lartė,." ( El Bekare, 253)

I ngritė besimtarėt dhe dietarėt: "O ju qė besuat, kur t'ju thuhet: zgjerohuni (bėni vend) nė vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bėn zgjerim pėr ju, e kur t'ju thuhet: ngrihuni! Atėherė ju ngrihuni, All-llahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. All-llahu ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni." ( El Muxhadele, 11)

I ngritė njerėzit nė pėrgjithėsi: "Ai ėshtė qė ju bėri sundues (zėvendėsues) nė tokė (pas shkatėrrimit tė atyre qė ishin mė parė) dhe lartėsoi nė njė shkallė mė tė lartė disa nga ju mbi tė tjerėt, pėr t'ju sprovuar nė atė qė ju dha. All-llahu ėshtė ndėshkues i shpejtė, ėshtė qė falė e Mėshirues." ( El En'amė, 165)

i ngritė edhe qiejt pa shtylla: "All-llahu ėshtė Ai qė ngriti qiejt pa ndonjė shtyllė. Ju i shihni ato. Ai mbizotėroi Arshin dhe nėnshtroi diellin e hėnėn qė ēdonjėri udhėton deri nė njė afat tė caktuar; Ai rregullon ēėshtjen (e gjithėsisė), sqaron argumentet, qė tė jeni tė bindur pėr takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj." ( Er Rr'ad, 2)

ngriti fjalėt dhe veprat e bukura: "Kush e dėshiron krenarinė (le ta dijė), e tėrė krenaria i takon All-llahut (pra le tė kėrkojė prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė, e Ai i pranon. E ata qė pėrgatitin dredhira tė kėqija, pėr ata ėshtė njė dėnim i rėndė dhe dredhia e tyre ėshtė e zhdukur." ( Fatir, 10)

Si ėshtė e mundur qė njeriu ti poshtėroj tė tjerėt e nuk e shikon veten? A mund tė ketė njeriu armik mė tė madh se veten (nefsin)?

Dobėsia jonė ėshtė fuqia e tiranit. Ai i cili nuk dėshiron tė poshtėroj tjetrin, tė ofendoj dhe nėnēmoj, ai ėshtė rob i sinqertė.

Tregohet se All-llahut i Madhėrishėm ka thėnė: "O njeri, adhurimi yt ndaj Meje nė kėtė botė ėshtė pėr qetėsin dhe rahatin tėnde. Namazi yt, lutja dhe dhikri ėshtė pėr nderin qė do tė fitosh pėr besimin qė ken ė mua. Por a ke bėrė diē pėr Mua? Ai i ke pėrkrahur ata qė kanė tė drejtė? A ke luftuar ndaj atyre qė bėjnė padrejtėsi?"

Robi i vėrtetė i Zotit as nuk poshtėron as nuk ngritė dikėnd pėr veten e tij, por konform rregullave tė sheriatit. Nuk lejon assesi tė udhėheqė egoja impulsive e tij. Melvana na sjellė nė "Methnevi" si imam Ahu nuk e mbyti armikun e tij tė mposhtur pėr shkak se e kishte pėshtyrė. Deri atėherė siē tha imam Aliu, luftoi kundėr tij nė emėr tė All-llahut, por kur ai e pėshtyni tha, do ta mbysja nga epshi im." Kjo ishte aroma e kėndshme e Muhammedit a.s. e cila kishte depėrtua te shpirti i Aliut r.a.

Lidhja me kėta dy Emra tė Bukur tė Zotit (teal - luk) vėrehet nė nevojėn e njeriut pėr udhėzim nė kuptimin e drejtė, peshimin e vetes, dhe marrėdhėnien e tij me botėn, dhe marrėdhėnien e tij me All-llahun e madhėrishėm.

Njohja e vėrtetė e kėtyre dy Emrave tė Bukur tė Zotit (tehakkuk) vėrehet nė ngritjen e All-llahut tė veprave tė personave tė lumtur, ndėrsa nė pėruljen e veprave tė pabesimtarėve. All-llahu i madhėrishėm ėshtė Ai i cili ngritė tė dashurit e Tij (evliat) dhe pėrulė armiqtė e Tij.

Zbukurimi me shprehjet e cilėsive tė kėtyre dy Emrave tė Bukur tė Zotit (tehal - luk) vėrehet nė atė qė robi i pėrulė ata qė All-llahu i ka pėrul, qofshin edhe sundimtar, tė fuqishėm tė pasur dhe me pozitė, dhe tė ngritė ata qė i ngritė All-llahu i madhėrishėm, qoftė edhe pa vlerė nga tjerėt.

Tregohet se njėri e kishte parė njė njeri duke fluturuar nė ajėr. E pyeti: "Si ke arritur nė kėtė pozitė?" Ky iu pėrgjigj: "I kam shtypur lakmitė e egos sime, kėshtu qė ajri im ėshtė bindur."

Njė gruan e kishte pastrua rregullisht xhaminė. Por, meqė nuk kishte askėnd tė njohur dhe tė afėrt dhe tėrė kohėn e kalonte nė xhami, e quanin "e mjerė". Njė natė kishte parė se dikush nė ėndėrr e kishte pyetur: "Mjerane nė ēfarė gjendje je?" Ajo u pėrgjigj: "Larg qoftė, mjeranja nuk ekziston!"

H. Fejzullah ef. ka thėnė: "Emri "el - Hafidu" lexohet pėr sukses nė punėt e rėndėsishme, ndėrsa Emri "el - Rafi" lexohet pėr shėrim dhe ruajtje nga fatkeqėsitė dhe vėshtirėsitė."

Dr. Abdul Halim Mahmudi ka thėnė: "Kush e lexon nė lutje Emrin e Bukur tė Zotit "er - Rrafi') do ti ngritėt nami dhe nderi deri nė shkallėn e krijesave mė tė zgjedhura tė All-llahut.

Kush e lexon kėtė Emėr tė Zotit 70 herė do tė jetė i sigurt nga tirania e dyshimi.

All-llahu i dashur e di mė sė miri!"

 

 

Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi

 

25.12.2007.islamgjakova.ne

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .