www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Emri i Zotit "el-Halik" - Krijuesi
 

 

 

 

All-llahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: "Ai ėshtė All-llahu, Krijuesi (el-Halik)." (El Hashr, 24)

Emri i Bukur i Zotit "el-Halik", Krijuesi, paraqet At qė krijon ēdo gjė, Ai i ciil nga ajo qė nuk ekziston, jepė jetė, jepė ekzistencė. Pėr kėtė me kėtė emėr mund tė quhet vetėm All-llahu.

"Ai ėshtė i gjall, i cili mundet ēdo gjė, tė gjitha gjėrat i rendit nė vendin e vet. Krijesat i krijon pa themel (asl), dhe ato nuk kan patur fillimin e tyre, dhe Ai nga asgjė i krijoi.

Nė Kur'anin fisnik thuhet: ".I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!" (El Mu'minunė, 14)

All-llahu i madhėrishėm kur fletė pėr Isain a.s. thotė: "O Isa, bir i Merjemes, pėrkujtoj tė mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nėnės sate, kur tė fuqizova me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin) e ti u fole njerėzve (kur ishe) nė djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrė) Kur ta mėsova ty librin e urtėsinė me Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formė shpeze e i fryve asaj dhe me urdhėrin Tim u bė shpezė."(El Maide, 110)

Por nėse njeriu krijon diē, ajo ka afatin e caktuar tė zgjatjes (takdir), kohėn kur ėshtė krijuar dhe kohėn kur do tė pėrfundoj, sa do qė ai prodhim tė qėndroj.

All-llahu i Madhėrishėm ėshtė krijues i vetė ekzistencave (Muhteri'ul a'jan), ndėrsa njeriu krijon gjėrat qė kan vet ekzistėncėn, qoft edhe nė botėn e idesė, ose fantazisė.

Nė kaptinėn Alu Imran, All-llahu i madhėrishėm pėrmend fjalėt e Isait a.s: "Unė kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unė nga balta ju bėj diē si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bėhet shpend." (Ali Imran, 49)

Pra, fjala ėshtė pėr dhuratėn e All-llahut ndaj tė dėrguarve tė Tij, a.s. si argument qė janė vėrtetė tė dėrguar tė Tij, nė mėnyrė qė t'u besojnė njerėzit.

All-llahu i Madhėrishėm qartė thekson nė Kur'an qė krijimi i takon vetėm Atij, ndėrsa krijesat mund tė krijojnė diē, me ndihmėn e All-llahut nga bota e idesė ta pėrcjellin nė botėn reale, dhe qė kjo ka afatin e qėndrueshmėrisė. All-llahu i dashur thotė: "Nė krijimin e qiejve e tė tokės nė ndryshimin e natės dhe tė ditės ka argumente tė qarta pėr ata qė kanė arsye dhe intelekt" (Ali Imran, 190), "Nė tė vėrtet ju na erdhėt njė nga njė (tė vetmuar) ashtu si ju krijuam sė pari; keni lėnė prapa shpinės atė qė u patėm dhėnė." (El En'amė, 94), "A ka ndonjė zot tjetėr qė ju furnizon juve nga qielli e toka? (Fatir, 3), "Kjo ėshtė vepėr e krijimit tė All-llahut, e mė tregoni pra mua se ē'krijuan ata tė tjerėt pos Tij. Jo, asgjė, pra, idhujtarėt janė nė njė humbje tė pafund" (Llukman, 11)

Nuk ka krijues tjetėr pos All-llahut tė madhėrishėm. Nė njė hadith, Pejgamberi a.s. ka thėnė: "All-llahu e krijoi tokėn tė shtunėn. Kodrat dhe malet tė dielėn. Pemėt tė hėnėn. Tė pakėndshmet tė marten. Dritėn e krijoi tė mėrkurėn. Tė ejntėn tė gjitha llojet e kafshėve. Ndėrsa Ademin e krijoi tė premtėn pas ikindisė deri nė brėmje" (transmeton Ebu Hurejre, shėnon Muslimi)

Andaj e premtja (jeumul xhumu'a) ėshtė ditė e madhe. Nė hadithin qė e transmeton Ebu Hurejre, ndėrsa e shėnon el-Mutteka el-Hindi, Pejgamberi, a.s. ka thėnė: "Vėrtet nė ditėn e xhumasė, ekziston njė orė, dhe kush kėrkon diē nė kėtė orė do t'i jepet".

Mbi tė gjitha krijesat, All-llahu i madhėrishėm e nderoi njeriun: "(Zoti) Tha: 'O Iblis, ēka tė pengoi ty t'i pėrulesh atij qė Unė vetė e krijova?(Sad, 75)

Duke e falėnderuar All-llahun e Madhėrishėm nė tė gjitha dhuratat, e sidomos nė dhuratėn e nderimit mbi tė gjitha krijesat, Pejgamberi, a.s. e lexonte kėtė lutje: "Sexhede vexh-hi lil-ledhi halakahu ve shek-ka sem'ahu ve besarehu bi kaulihi ve kuv-vetihi fe tebarekall-llahu ahsenul halikin"(Me fėtyrėn time i bėjė sexhde Atij qė mė krijoi dhe qė mė bėri tė dėgjoj dhe tė shohė me fuqin e Tij, qoftė i lavdėruar All-llahu, Krijuesi mė i bukur.) (Shėnon Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesai)

All-llahut tė Madhėrishėm nuk i nevoiten krijesat, tė gjithėve na dhuroj jetėn nga mirėsia dhe mėshira e Tij. Pėr kėtė njeriu duhet ti mėnjanoj nga veti tė gjitha cilėsit e pėrbuzura: zilin, lakmin, urrejtjen, kryelartėsinė, ashpėrsinė etj.

Duhet pasur ndėrmend se qėllimi i jetės ėshtė adhurimi ndaj All-llahut tė Madhėishėm: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njėrzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė"(Edh Dharijatė, 56)

Personi qė hapė zemrėn manifestimit tė Emrit tė Zotit "Krijues" nė vete do tė njohė gjurmat e krijimit tė Tij. Sa do qė njeriu ndihet i vetmuar duhet kuptuar dhe paramenduar qė All-llahu i Madhėrishėm ia ka dhuruar ekzistencėn, pėrcjellė dhe vėzhgon ēdo lėvizje tė tij, duke pritur qė njeriu tė bėjė hapin drejtė Tij.

Njohja e kėtij Emri tė Zotit (tehakkuk) ndodhė kur njeriu kupton qė All-llahu sė pari i ka pėrcaktuar gjėrat, ēfarė janė, kur do tė bėhen, kur do tė paraqiten, sa do tė jetojnė, kur do tė zhduken, kur do tė ringjallen, si do tė jetė fundi i tyre, e mė pastaj ēdo sendi i ka dhuruar jetė dhe ekzistencė (vuxhud).

Zbukurimi me cilėsit e kėtij Emri tė Bukur (tehal-luk) ndodhė nė atė mėnyrė qė personi shprehė nė vete reflekset e krijimit tė All-llahut, tė njohė renditjen e ēdo sendi (takdir), duke kuptuar ekzistencėn, dhe sjelljen e secilit send. Nė kėtė kontekst duhet kuptuar Fjalėt e All-llahut tė Madhėrishėm: "Kush bėn mirė, ai e ka pėr vete, e kush bėn keq, ai vepron kundėr vetės, e, Zoti yt nuk bėn padrejtė ndaj robėrve" (Fussilet, 46)

Njohėsi i vėrtetė (arif), i kėtij Emri tė Zotit, gjithnjė e pėrkujton qė ai dhe secili njeri tjetėr ėshtė i krijuar nga embrioni nė etapa tė ndryshme, andaj ajo qė ėshtė me rėndėsi ėshtė shkalla e sinqeritetit tė adhurimit ndaj All-llahut.

Imam Kushejriu tregon kėtė ndodhi: Isha me Shibliun dhe duke ecur ai hapi njė peshqir tė bukur. Pasi kaluam pranė njė qeni tė ngordhur, Shibliu mė tha: "Mbėshtelle me kėtė peshqir kėtė qen dhe varrose" Pasi e varrosa qenin, peshqirin e lava dhe u ktheva te Shibiu i cili mė tha: "A veprove ashtu si tė thash?" "Jo" u pėrgjigja. Pasi ai nuk foli unė e pyeta pse mė kishte urdhėruar tė veproj ashtu? Atėher u pėrgjigj: "Kur kalova pranė atij qeni tė ngordhur ndjeva neveritje. Atėherė nga fshehtėsia e zemrės ndjeva njė zė: "A nuk e kemi krijuar Ne?" Andaj tė urdhėrova tė veprosh ashtu, si kefaret (kompenzim) pėr mendimet e kėqija qė mė erdhėn duke parė coftinėn.

Gjithashtu Imam Kushejriu tregon njė ndodhi nga Muhammedi a.s.: "All-llahu e mėshiroft vllaun tim Nuhun, i cili kishte qajtur aq shumė pėr njė mėkat, sa qė nga All-llahu i Madhėrishėm i erdhi shpallja: "Nuh, sa shum qanė (tenuh). Kėshtu u quajt Nuh" Njėri prej tė pranishmėve pyeti: "I Dėrguar i All-llahut, cili ishte mėkati i tij?" Muhammedi a.s. u pėrgjigj: "Kaloi pranė njė qeni dhe tha me vete: "Sa i keq qenka! Atėherė All-llahu i shpalli: "A thua krijimi yt ėshtė mė i bukur se i kėtij?!"

H. Fejzullah ef. ka thėnė: " Kush e pėrmend kėtė Emėr, gjatė natės (pa caktim), zemra dhe fėtyra do t'i ndriēojnė".

Dr. Abdul Halim Mahmudi ka thėnė: " Kush ka humbur njė gjė me vlerė, ose ka humbur fėmiun, e lexon kėtė Emėr pesė mijė herė, do ti kthehet gjėja e humbur me dėshirė ose me dhunė".

All-llahu i Dashur e di mė sė miri!

 

 

 

Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi

 

31.08.2006.islamgjakova.ne

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .