Nė Kur'anin fisnik thuhet: "Ai ėshtė mbizotėrues ndaj robėrve tė Tij. Ai hollėsisht di pėr punėt e Tij, dhe robėve tė Vet". ( En'amė, 18)
All-llahu i Madhėrishėm krijon, dhe vetėm Ai udhėheq ēdo gjė. Secila fuqi tjetėr, pushtet, pozitė, ėshtė vetėm shprehje e fuqisė sė vėrtet ndaj krijesave tė cilėn vetėm All-llahu i Madhėrishėm posedon. Mbizotėrimi i Tij, sundimi mbi krijesat e Tija dhe dirigjimi janė nė dėshirėn e Tij.
Krijesat nuk janė tė pėrkryera andaj nė mėnyrė konstante ndjejnė dėshirėn, nevojėn pėr diē qė do t'ua zėvendėsoj tė metat dhe mangėsitė e tyre. Ndėrsa All-llahu i Madhėrishėm nė tėrėsi ėshtė i Pavarur nga tė gjitha dhe vetėm Ai ėshtė krijues i ēdo ekzistence.
Njeriu mundet qė besimin e vet, Ramazanin, agjėrimin, zekatin dhe haxhin ta pėrjetojė si "produkt" tė vetin. Mund tė shkoj aq largė qė tė harrojė fjalėt e All-llahut: "Vėrtet, vetėm Unė jam All-llahu, nuk ka zot tjetėr pos Meje, pra Mua mė adhuro dhe fal namazin pėr tė mė kujtuar Mua". ( Ta Ha, 14)
Kushtet e imanit dhe islamit tė cilat janė shpallur njeriut me Kur'an dhe Sunnet, jo pėr t'u dalluar njerin prej tjetrit por pėr tė pėrkujtuar All-llahun e Madhėrishėm. E ky pėrkujtim kėrkon nga njeriu qasje tė veēantė tė kushteve tė imanit dhe islamit: sinqeritet, modesti, pėrulėsi, pėrkushtim. Namazi nuk duhet tė shėrbej qė tė "tregohemi" ndaj tjerėve, qoftė nė formė lavdėrimi ndaj tjerėve, ose tė parashtrimit se jemi mė tė mirė dhe mė tė bukur ndaj tjerėve.
All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i vetmi krijues. Vetėm Ai sundon mbi krijesat.
"All-llahu nuk ka marrė pėr Vete kurrfarfėmijė (as nga engjėjt, e as nga njerėzit)nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr), atėherė secili zot do tė veēohej me atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin! I lartė, i pastėr ėshtė All-llahu nga ata qė i pėrshkruajnė!" ( El Mu'minunė, 91)
-All-llahu i Madhėrishėm mbizotėron shpirtrat dhe trupat e njerėzve, andaj sillen paraprakisht sipas natyrės qė janė tė krijuar.
-All-llahu i Madhėrishėm mbizotėron qeniet, dhe ata i robėrojnė duke u frikėsuar nga dėnimi i Tij ditėn e Gjykimit.
-I Lartėmadhėruari mbizotėron zemrat e dashuruara nė Te, dhe ata e duan Atė nėpėrmes zbulimit (el-Kishf), tė vėrtetės sė gjėrave.
-All-llahu i Madhėrishėm mbizotėron qenjen a gnostikut (arif), dhe ata e njohin Atė me fuqin e afėrsisė (el-Kurba).
-All-llahu i Madhėrishėm mbizotėron tė gjitha qeniet me vdekje dhe nga vdekja dhe shkatėrrimi nuk ėshtė i sigurt askush, as melekėt, as xhinėt, as pejgamberėt.
All-llahu i Madhėrishėm njė ditė do ta vdesė bile edhe Tokėn e qiejt, si tregon hadithi Kudsi: "All-llahu i Madhėrishėm, do tė shtrėngoj, dhe vdes, Tokėn, ndėrsa qiejt do tė jenė nė Dorėn e Djathtė tė Tij. Mė pastaj do tė thotė: "Unė jam Sundues (el-Melik)!"
Kėtė e vėrteton dhe Kur'ani fisnik: "Ditėn kur ata do tė dalin (prej varrezave) nė shesh, e All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjė e tyre. I kujt ėshtė pushteti sot? (bėhet pyetja). I All-llahut, i Atij qė ėshtė njė, i fuqiplotit (ėshtė pėrgjigja)!"
Ai i cili njeh kėtė Emėr tė Zotit, ai i cili zbukurohet me cilėsit e kėtij Emri "el-Kahhar", do tė pėrpiqet tė mbizotėroj, dhe nėnshtrojė epshet e tij, duke qenė i vetėdijshėm qė pushteti i takon vetėm All-llahut tė Madhėrishėm.
Ky person nderon tjetrin, ndaj tjerėve ėshtė i pėrulur. Zbukurimi me cilėsitė e kėtij Emri tė Zotit (tahal-luk), vėrehet nė mbizotėrimin e armiqve tė tij e sidomos armikun mė tė madh - egos impulsive (nefsit).
Andaj thuhet se personi i cili vdes mė sė miri, ndien, mesazhin e ajetit kur'anor: "I kujt ėshtė pushteti sot? (bėhet pyetja). I All-llahut, i Atij qė ėshtė njė, mbizotėruesi (el-Kahhar)!" (Gafir, 16)
Me njoftė se All-llahu i Madhėrishėm Njė (el-Vahid) dhe i Cili ēdo gjė mbizotėron (el-Kahhar), do tė thotė me i dhėnė pėrparėsi urdhėrave tė Zotit, e jo epsheve personale, duke u munduar mos me e lėnduar tjetrin.
Njė dijetar ka thėnė: "Kush e pėrmend shumė kėtė Emėr, do tė jetė i mbrojtur nga armiqtė e tij."
Doktor Abdul Halim Mahmud ka thėnė: "Kush e lexon kėtė Emėr tė Zotit nė natėn e thellė dhe nė agim, do tė mbizotėrojė dhe shkatėrroj armiqtė e tij nė kėtė mėnyrė: "Ja Xhebbar, ja Kahhar, ja Dhel Batshish-shedid", njėqind herė. E mė pas thotė: Hudh kahhi mimmen dhalemeni ve ada alejje (Mė merr tė drejtėn time ndaj atij qė mė ka dėmtuar dhe ma kthe tė drejtėn time).
Disa kanė thėnė nėse personi ka ndonjė nevoj duhet lexuar njėqind herė "ja Kahhar" nė shtėpi ose nė xhami. Dhe ende pa e ngritur kokėn nevoja do t'i plotėsohet.
Kush pas namazit-duha nė sexhde shqipton shtat herė "ja Kahhar", All-llahu i madhėrishėm do t'a ruaj nga ēdo gjė.
All-llahu i Dashur e di mė sė miri!
Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi
30.11.2006.islamgjakova.ne