www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Emri i Zotit "el-Kuddus" - Shenjti
 

 

 

 

Nė Kur'anin fisnik thuhet: ".E ne tė madhėrojmė Ty me lavdėrimin Tėnd dhe shenjtėrin Tėnde e lavdėrojmė (nukaddisulek). (El Bekare, 30)

Emri i Bukur i Zotit "el-Kuddus" paraqet pastėrtinė absolute tė Qenjes Hyjnore (et-Tahara).

Nė njė hadith Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Njė popull (ummet) nuk do tė jet i shenjtėruar (kuddiset) nė tė cilin i dobėti nuk mund tė marr tė drejtėn e tij nga i fuqishmi" (Transmeton Ebu Seid el-Hudriu, shėnon, Ibn Maxhxheh).

Manifestimi i Zotit me Emrin "Shenjti" ndodhė tek njeriu, por edhe nė ndonjė vend. Kėshtu ai njeri, apo ai vend, bėhen tė pastėr, tė bekuar (mubarek). Nė Kur'an nė njė vend thuhet:"O popull imi, hyni nė tokėn e shenjtė, tė cilėn All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atėherė khteheni tė dėshpėruar." (El Maide, 21)

Musai a.s. kėshtu i tha popullit tė tij pėr tokėn e dikurshme tė Shamit (Sirisė) nė tė cilin ndodhej edhe Jerusalemi. Nė versetin tjetėr, duke folur pėr shpėtimin e Ibrahimit a.s. dhe Lutit a.s., All-llahu i Madhėrishėm kėtė tokė e pėrshkruan kėshtu:"E Ne e shpėtuam atė e edhe Lutin nė atė tokėn qė e kemi bekuar pėr njerėz." (El Enbija, 71)

Kur Sulejmani a.s. e ndėrtoi Bejtul Makdisin (Kuds) nė Jerusalem, e luti All-llahun e Madhėrishėm qė ta shenjtėroi atė tempull: "Kur Sulejmani i biri i Davudit e ndėrtoi Bejtul Makdisin, e luti All-llahun nė tre periudha, duke kėrkuar nga All-llahu i Madhėrishėm urtėsi, pushtet qė nuk do tė ket askush pos tij, dhe kur e pėrfundoi xhaminė, nga All-llahu kėrkoi qė asaj t'i afrohet vetėm ai qė dėshiron tė falet dhe qė All-llahu ta pastroj nga mėkatet sin ė ditėn kur nėna e kindi, dhe tė gjitha iu dhanė." (Hadithin e transmeton Abdullah ibn Amr, shėnon Nesaiu)

Mė pas qėllimin e mirė, tė jep ēdo gjė nga vetja nė rrugėn e All-llahut, tė sakrifikohet pėr bukurinė nė afėrsisė sė Zotit, ėshtė parakusht qė te njeriu tė shprehen cilėsitė e Emrit tė Zotit "Shenjti". Ky ėshtė argument se All-llahu i Madhėrishėm shenjtėron, pastron krijesat.

Ibnul Arebiu, jurist malikij, thotė se njeriu me cilėsinė e kėtij emir duhet tė paraqitet pėrmes dhjetė gjėrave:

  • Qė All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i pastėr nga tė pasurit shok.
  • Qė All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i apstėr nga ajo qė dikush i gjason
  • Qė All-llahu i Madhėrishėm nuk ka rival dhe opponent
  • Qė All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i pastėr nga ajo qė tė kėtė fėmijė
  • Qė All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i pastėr nga ajo qė i pėrshkruan mendja dhe fantazia njerėzore
  • Qė All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i pastėr nga ēdo formė e pėrkufizimit
  • Qė All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i pastėr nga ajo qė shikimiet mund ta pėrfshijnė
  • Qė All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i pastėr nga ajo qė krijesat i nevojiten
  • Qė pastėrtia e tjetrit varet vetėm nga Ai
  • Qė All-llahu i Madhėrishėm nė ēdo gjė ėshtė i pėrkryer (Kemal) dhe nuk ka asnjė tė metė dhe mangėsi (naks)

Emri i Zotit "el-Kuddus" i pėrgjigjet atributit tė cilit shkenca e quan ndryshueshmėri nga krijesat (muhalefetun lil havadis), sepse All-llahu i dashur ėshtė i pastėr dhe i lartėsuar nga ēdo gjė. Sido qė ta paramednojmė, Ai gjithmon ėshtė ndryshe dhe mbi kėtė, jo i kundėrt por i ndryshėm.

Personi i cili zemrėn e tij e zbukuron me cilėsitė e kėtij Emri "Shenjti", ėshtė tėrėsisht i pėrkushtuar nė namaz dhe nė jetė.

Lidhja me kėtė Emėr tė Zotit (te'alluk) bėhet kur njeriu me tėrė zemrėn dhe qenien e tij ndien qė All-llahu i Madhėrishėm ėshtė mbi atė qė ia pėrshkruajnė tė tjerėt.

Njohja e kėtij Emri tė Zotit, realitetit tė tij (tehakkuk), vėrehėt nė atė qė njeriut i bėhet e qartė tėrėsisht se asnjė krijesė absolitisht nuk barazohet me All-llahun. Sado qė tė jet i ditur dhe me aftėsi tė jashtėzakonshme, ēfarėdo qė thotė, ose shkruan pėr All-llahun e dashur nuk mund ta pėrshkruan. Pėr kėtė, njerėzit e ditur pak kanė shkruar dhe pak kanė folur pėr kėtė Emėr tė bukur tė Zotit.

Zbukurimi me cilėsitė e kėtij Emri tė Zotit "el-Kuddus" (tehal-luk) vėrehet nė atė qė zemra dhe shpirti i personit bėhet e lirė nga tė gjitha ato qė janė tė pėrbuzura me sheriat, sepse siē thotė Ibn Arebiu, i shenjti do tė paraqitet vetėm nė tė shenjtė, andaj pėrkushto zemrėn tėnde! Ngase nė hadithin kudsi thuhet: "Nuk mė pėrfshin toka Ime, as qiejt e Mi, por mė pėrfshin zemra e robit Tim besimtar." (Nga Ebu Utbe transmetohet hadith me kuptim tė ngjajshėm tė cilin e transmeton Taberaniu, i cili thotė: "Nga tė gjithė banorėt e tokės ekziston vetėm All-llahu, ndėrsa pėr All-llahun ekzistojnė vetėm zemrat e robėrve tė Tij tė mirė. Prej tė gjithė atyre mė tė dashur pėr Atė janė ata qė janė tejet tė butė.")

Ai i cili e njeh kėtė Emėr tė bukur tė Zotit e ka pastruar shpirtin e tij nga lakmia dhe dyshimi, ndėrsa zemrėn nga lidhja pėr dikė tjetėr, shpirtin e tij nga letargjia, fshehtėsinė nga shikimi dhe kthimi ndaj tjetrit.

Pėr ta njohur kėtė Emėr tė bukur tė Zotit, njeriu duhet diturinė dhe njohjen e tij ta liroj nga fantazia, dhe udhėheqjen me shqisat e jashtme fizike. Gjithnjė duhet menduar pėr ezelin (lashtėsinė shpirtėrore) duke lidhur ēdo gjė pėr ezel dhe nė bazė tė kėsaj duhet gjykuar. Dėshirėn e tij duhet liruar nga arritja e pasurisė, dhe nga ēdo gjė qė ėshtė kalimtare.

Lakmia dhe kėnaqėsia tej mase paraqesin humbje tė kohės dhe pengesė pėr lartėsimshpirtėror.

E jashtmja paraqet tė brendshmėn, andaj nėse zemra e njeriut pastrohet nga ēdo gjė pos All-llahut, sė shpejti do t'i shfaqet nė fėtyren e tij.

Muhammdi s.a.v.s. nė ruku dhe sexhde thoshte: Subbuhun Kuddusun Rabbul Melaiketi ver-Ruh. (Transmeton Abdurrezaku, shėnon Muslimi)

Fejzullah ef. Thotė: "Kush e lexon shpeshherė kėtė Emėr tė Zotit, All-llahu do t'ia menjanoj (vesveset) ngallzitjet dhe kurthat e shejtanit, do t'ia pastron trupin dhe do ta bėjė tė spikatur (me zė) nė mesin e krijesave.

Kush e lexon kėtė Emėr tė Zotit njėmijė herė nė ditė nė vetmi, dyzet ditė, do t'i jepet ēdo gjė qė dėshiron, dhe do tė lė gjurmė nė kėtė botė.

Kush e lexon kėtė Emėr tė Zotit ēdo ditė nga njėqind herė, gjatė lindjes sė diellit, zemra e tij do t'i pastrohet, ndėrsa kush e lexon njėmijė herė kah fundi i natės, do t'i menjanohen belatė e trupit.

All-llahu i Dashur e di mė sė miri!

 

 

 

Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi

 

20.06.2006.islamgjakova.ne

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .