All-llahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: " Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėve! Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit" (El Fatiha, 1-3)
Nė kaptinėn Ta Ha thuhet: "I lartė ėshtė All-llahu, Sundimtar i vėrtetė." (Ta Ha, 114)
Ndėrsa nė kaptinėn Ali Imran thuhet: "Thuaj: "O All-llah, Sundues i ēdo sendi." (Ali Imran, 26)
Formėn tjetėr tė kėtij emri e hasim nė kaptinėn Kamer: "Nė njė vend tė kėnaqshėm, te Sunduesi i plotfuqishėm" (Kamer, 55)
Ai ėshtė posedues i ēdo gjėje. Sundimi i Tij ėshtė i pėrhershėm. Pushteti dhe sundimi i Tij ėshtė i pafund.
Ebu Hasan el-Esh'ariu thotė qė atributet e kėtij Emri bėjnė pjesė edhe nė atributin e Qenėsisė (sifat zatijje) dhe nė atributin e veprimit (sifat fi'lijje)
Emri i bukur i Zotit "Melik" posedon cilėsitė e Qenėsisė, sepse tregon nė kompletim tė plotė (kemalijjet) tė Qenjes hyjnore. All-llahu i Madhėrishėm ėshtė sunduesi ēdo gjėje, pa ndryshim, i pėrgjithmonė (kidem) dhe i pėrhershėm (beka), dallim nga tė gjitha krijesat (muhalefetun lil havadis), andaj nuk ėshtė e mjaftueshme tė flasim pėr Atė vetėm nė mėnyrė racionale, por domosdo duhet tė mėsojmė dhe pasojmė Shpalljen, gjegjėsisht Kur'anin dhe Sunnetin e Muhammedit s.a.v.s.
Emri i bukur i Zotit "Melik" posedon edhe cilėsinė e veprimit, sepse me manifestimin e tij ēdo gjė e krijuar mbahet nė kontrollė pėrfundimtare.
All-llahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: "Ditės kur ata do tė dalin (prej varrezave) nė shesh, e All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjė gjė e tyre. I kujt ėshtė pushteti sot? (bėhet pyetja). I All-llahut, i Atij qė ėshtė Njė, i fuqiplotit (ėshtė pėrgjigjja)!" (Gafir, 16)
Emri i Zotit "Melik" tregon qė tėrė sundimi, pushteti, pasuria dhe pozita edhe tek njerėzit, kafshėt dhe tė gjitha krijesat, si dhe tėrė fuqia qė kanė krijesat, qofshin njerėz, qofshin ato tė krijuara nga drita, zjarri etj. tė gjitha janė nėn sundimin e All-llahut tė Plotėfuqishėm.
Pėr kėtė edhe thuhet: Sunduesit (Malik) tė Ditės sė Gjykimit, sepse sė pari kur t'i fryhet surit, ēdo gjė qė ekziston do tė vdes, pėrveē All-llahut i cili ėshtė i Gjallė pėrherė (Hajj), Ai i cili nuk vdes kurrė (el-ledhi la jemut), Krijues i ēdo sendi (Haliku kul-li shej'in), andaj si mundet dikush qė ėshtė i vdekur tė ketė ndonjė fuqi? Sė dyti, ēdo gjė qė pason, tubimi (hashr), pritja e gjykimit, vet gjykimi dhe fati pėrfundimtar (nėse do Zoti Xhenneti, ose Xhehennemi, mos e dhashtė Zoti), qė tė gjitha janė nė dorėn e All-llahut, Ai udhėheqė me ēdo gjė, me tė gjitha Ai zotėron, sepse All-llahu ēdo gjė krijoi.
Kėshtu fjala Sundimtar i Ditės sė Gjykimit (Maliki jeumid-din) i ka tre kuptime:
- Vetėm Ai ka ekzistuar
- Vetėm Ai do tė ekzistoj, sepse ēdo gjė do tė vdes para Ditės sė Gjykimit
- Ai do t'i ngjallė tė gjithė
"S'ka dyshim se sundimi i qiejve e i tokės ėshtė i All-llahut, Ai jep jetė dhe vdekje, e ju, pėrveē All-llahut, nuk keni pėrkrahės as ndihmės tjetėr." (Tevbe, 116)
Dijetarėt islam kanė qėndrime, paraprakisht sipas transmetimit tė Buhariut dhe Muslimait nga Ebu Hurejre, se nuk ėshtė e lejuar qė krijesa tė emėrtohet "Melik" ose me njėren prej katėr formave tė kėtij Emri.
"All-llahu do ta nėnshtroj Tokėn Ditėn e Gjykimit ndėrsa qiejt do t'i mbėshtjellė me Dorėn e Djathtė tė Tij, e pastaj do tė thotė: "Unė jam Sundues (Melik). Ku janė sundimtarėt e Tokės?"
Nė hadithin tjetėr Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė: Nė Ditėn e Gjykimit mė sė rėndi do tė dėnohet dhe do tė jet njeriu mė i keq ai i cili ėshtė quajtur "Sundimtar i sundimtarėve. Nuk ka Sundimtar (Melik) pos All-llahut." (Transmeton Ebu Hurejre, shėnon Muslimi)
Imam Kurtubiu thotė qė ka sė paku dhjetė cilėsi tė Emrit "Melik" pėr tė cilėn me kėtė nuk duhet emėrtuar njerėzit.
- Ngase njeriut i nevoitet pushteti i All-llahut, pa tė nuk mund tė ekzistoj
- Sundimi i ēdo sundimtari ėshtė nė realitet i Tij
- Ngase Ai i thotė sendit "Bėhu!" dhe ai bėhet
- Sepse All-llahu i Madhėruar ka qenė Sundimtar para se tė kezistoj ēdo gjė
- Sepse Atij , nga askush nuk i nevojitet ndihma
- Sepse pushteti i Tij ka tė bėjė me ēdo gjė nė dynja dhe ahiret
- Sepse ushtrinė e Tij nuk mund ta pėrcaktoj as numri as fuqia
- Sepse pushteti i Tij nuk ka filluar, por ka qenė gjithmonė
- Sepse Ai sundon pėrherė dhe nuk varet nga askush
- Sepse Sunduesi pėrfshinė me pushtetin e Tij ēdo gjė qė ekziston, deri nė detalet mė tė imėta tė gjėrave.
Ai nė Kur'anin fisnik thotė: "Ai ėshtė i pari qė s'ka fillim dhe i fundit qė s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai ėshtė mė i dijshmi pėr ēdo gjė." (Hadid, 3)
All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Sundimtar i vėrtetė (Melikul Hakk), sepse nuk ka ekzistencė pėrveē Tij.
"I lartė ėshtė All-llahu, Sundimtar i vėrtetė." (Ta Ha, 114)
All-llahu i MAdhėrishėm ėshtė Sundimtar i Shenjtė (el-Melikul Kuddus), sepse vetėm Ai ėshtė largė nga ēdo e metė: "Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, sundues i pėrgjithshėm." (Hashr, 23)
All-llahu i Madhėrishėm ėshtė edhe Sundimtar i njerėzve (Melikun-nas), sepse zotėron me jetėt dhe zemrat e njerėzve. Me zemrat e adhuruesėve sundon me bukurinė dhe kėnaqėsinė, me zemrat e atyre qė besojnė me dėshmi nė Njėsinė e Tij, Ai sundon duke u rritė bukuritė: "Thuaj: "Mbėshtetem (mbrohem) me Zotin e njerėzve! Sunduesin e njerėzve." (En Nas, 1-2)
Njė dijetar ka thėnė se personi i cili e njeh me saktėsi kėtė Emėr tė All-llahut bėhet i vetėdijshem qė pa marrė parasysh pozitėn e tij momentale nė shoqėri, diturinė dhe gjendjen materiale, nė realitet nuk posedon asgjė vetėm shėrbehet me kėto. All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i vetmi Sundues i Vėrtet, e ēdo gjė qė ne e kemi ėshtė kryesisht si sprovė se si do tė sillemi.
Njeriu i cili lidhet me kėtė Emėr tė Zotit (te'al-luk) ėshtė gjithnjė i gatshėm t'i ndihmoj tė tjerėt, por i vetėdijshėm qė pas qėndron Ai i cili sundon me tė, Sundimtari i Vėrtet.
Imam Kushejriu transmeton njė tregim tė bukur: "Njė sundimtar e pyeti njė adhurues (abid): "Kėrko nga unė ēfarė dėshiron" Nė kėtė adhuruesi u pėrgjigj: "Si thua kėshtu? Unė i kam dy robėr, ndėrsa ti je rob i tyre" Sundimtari i hutuar e pyeti: "Kush janė ata?" Adhuruesi u pėrgjigj: "Lakmia dhe epshi. Unė i kam mbizotėruar, ndėrsa ty tė kanė mbizotėruar dhe udhėheqin me ty"
Pėrkujtojmė Jusufin a.s. i cili pati shumė sprova. Kur'ani fisnik thotė:"Ajo e mėsyni atė qėllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur tė mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij." (Jusuf, 24)
Kur Jusufit s.a. iu dha pushteti, pėrkujtoi ndihmėn e All-llahut dhe tha: (Pasi iu plotėsua dėshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti mė ke dhėnė mua pushtet (Jusuf, 101)
Njėri prej sundimtėrve tė muslimanėve tė mėparshėm tregon kėtė ndodhi: "Isha nė Askelan (Palestinė). Duke ecur shiqova njė femėr tejet tė bukur. Ndjeva se zemra ime filloi ngadal t'i dorėzohej asaj. Por, e luta All-llahun e Madhėrishėm tė mė ndihmoj, qė tė mos bėjė prostitucion. All-llahi i Gjithėmėshirshėm ma pranoi lutjen time dhe mė shpėtoi nga kjo sprovė. Nė tė njejtėn natė ėndėrrova Jusufin a.s. i cili mė tha: "Falėnderoj All-llahun qė kishte shpėtuar nga gruaja e sundimtarit, falėnderoj All-llahun qė tė shpėtoi ty nga femra e Askelanit"
Me hapjen e zemrės nėn ndikimin e Emrit tė Zotit "Melik", njeriu u ofrohet melekėve.
Me edukimin e zemrės me cilėsitė e Emrit tė Zotit "Melik" d.m.th. mos tė frikėsohet nga askush, pos All-llahut. Ky pėrson nuk ka frikė nga krijesat, sepse All-llahu i dhuron trimėri.
Fejzullah ef. Ka thėnė: "Kush e pėrmend kėtė Emėr tė Zotit, zemra i pastrohet"
Dr. Abdul Halim Mahmud ka thėnė: "Kush e lexon kėtė Emėr 21 herė pas sabahut, All-llahu nga mirėsia e Tij do ta bėbė tė pasur, dhe i jep zgjidhje nga stuatat qė e preokupojnė.
All-llahu i Dashur e di mė sė miri!
Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi
13.06.2006.islamgjakova.ne