Nė Kur'anin fisnik thuhet:" Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave qė i mvishen), shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė), sigurues (qė i siguroi njerėzit me premtimin e vet dhe pejgamberėt me mrekulli) mbikėqyrės (el-Muhejmin- qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send) ." (El Hashr, 23)
Me Emrin "el-Muhejmin", All-llahu i Madhėrishėm thotė se Ai ėshtė qė mbikėqyr, pėrcjell, kujdeset pėr tė gjitha nevojat e njerėzve, robėrve tė Tij tė sinqertė ju siguron qetėsi, paqe, siguri, furnizim, ju mundėson lėvizje, ulje dhe shtrirje. Ai nė ēdo gjė vėzhgon (er-Rekib), Ai i cili ruan (el-Hafith), Ai i cili dėshmon (esh-Shahid).
"Nė zemrėn qė gravurohet (emri) "Muhejmin" edhe shpirti dhe trupi do t'i shkėlqejnė me dritė". Nė Kur'anin fisnik thuhet:" Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritėm librin (Kur'anin) e vėrtetė qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshėm dhe garantues i tyre. (mbikėqyrės-muhejminen alejhi)." (El Maide, 48)
All-llahu i Madhėrishėm nga njeriu i parė nė Tokė, Ademi a.s., njerėzve u shpalli Fletushka (Suhuf) dhe Libra (Kutub), nė tė cilat ishin udhėzim pėr tė gjithė ata:"Nė tė gjitha kėto, pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe qė i ka vėnė veshin me vėmendje, ka argumente"(Kaf, 37)
Nė fund, All-llahu i Madhėrishėm shpalli librin e fundit - Kur'anin fisnik, Muhammedit a.s. Nė te janė tė pėrmbledhura tė gjitha tė vėrtetat, pėr tė gjitha aspektet e jetės njerėzore. Kur'ani pėrmban atė qė kanė pėrmbajtur shpalljet Hyjnore tė mėparshme. Duke zbritur Kur'anin, shpalljen e fundit (edh-Dhikr), All-llahu i Madhėrishėm japi premtim qė Ai merrė kujdesin pėr ruajtjen e autencitetit tė Kur'anit:"Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij." (El Hixhr, 9)
Nė kėtė mėnyrė, Kur'ani fisnik, mbikėqyr mbi tėrė shpalljet Hyjnore, ai pėr ato ėshtė "el-Muhejmin".
Hafeni, Gazaliu, dr. Abdul Halim Mahmud pohojnė se ky Emėr i Zotit "el-Muhejmin" pėrmendet edhe nė Teurat, Librin e zbritur Musait a.s.
Robi i cili hapė zemrėn e tij ndaj manifestimit tė kėtij Emri tė Zotit, do tė jetė i dobishėm jo vetėm pėr vete por edhe pėr njerėzit pėrreth dhe shoqėrinė.
Pejgamberi a.s. pasi qė arriti nė Medine, me ndihmėn e All-llahut, formoi shoqėri tė shėndosh, tė sigurt pėr njerėzit e pasur dhe tė varfėr, meshkuj e femra, musliman dhe jo musliman. Tė gjithė kishin tė drejtat e barabarta.
Lidhja me kėtė Emėr tė Zotit (et'al-luk) bėn qė njeriu tė besoj sinqerisht nė pejgamberllėkun dhe misionin e Pejgamberit a.s.
Njohja e vėrtet e kėtij Emri tė Zotit (tehak-kuk) shprehet nėpėrmes dėshmisė sė tė gjitha gjėrave, duke i vėshtruar dhe mbikėqyrur, mbrojtur dhe pėrkujdesur.
Zbukurimi me cilėsit e kėtij Emri (tehal-luk) vėrehet nė atė, qė personi ėshtė mbikėqyrės i veprave nė kėtė botė, dhe i pasuruar me urtėsitė e Tij. Nė Kur'an thuhet: "Dhe ashtu (sikur u udhėzuam nė fenė islame) Ne u bėmė juve njė popull tė drejtė (njė mes tė zgjedhur) pėr tė qenė ju dėshmitarė (nė ditėn e gjykimit) ndaj njerėzve, dhe pėr tė qenė i dėrguari dėshmitar ndaj jush"(El Bekare, 143)
Imam Kushejriu thotė se sjellja e dijetarit tė mirėfilltė (arif) tė cilėt e kanė njohė kėtė Emėr tė Zotit, ėshtė qė janė gjithnjė tė turpshėm, nė mėnyrė konstante ndiejnė turp, sepse e dinė se All-llahu i Madhėrishėm gjithmon i vėzhgon.
Muhammedi a.s. nė pyetjen ē'ėshtė ihsani u pėrgjigj: "Tė adhurosh All-llahun, sikurse e sheh, sepse nėse ti nuk e sheh, Ai tė sheh ty" (Transmeton Ebu Hurejre, shėnon Buhariu)
Njė herė Ibrahim ibn Edhemi fali namazin e natės. Pak ishte i lodhur dhe i zgjati kėmbėt. Atėherė njė zė e thirri: "A kėshtu ulen mbretėrit?!"
Imam Kushejriu transmeton qė Ebu Muhammed el-Xheririu, njėri prej miqėve tė Xhunejd Bagdadiut, asnjėherė kur ishte nė vetmi nuk i zgjaste kėmbėt. Thoshte: "Mė mirė ėshtė tė ruhet sjella (edebi) para All-llahut tė Madhėrishėm".
Vėmendja e pėrhershme ndaj afėrsisė sė All-llahut dhe ekspozimit tė pandėrprerė tė shikimit tė All-llahut quhet murakaba (kontemplacion) dhe ekzistojnė tri shkallė tė kėsaj.
- Kur njeriu ėshtė i vetėdijshėm pėr afėrsinė e Zotit, duke ndier prezencėn e All-llahut (hadret).
- Kur besimtari e di qartė dhe e ndien prezencėn e Zotit.
- Janė personat nė shkallė tė lartė shpirtėore dhe asgjė nuk bėjnė me dėshirėn e tyre. Nė tėrėsi janė tė kthyer kah Al-llahu i Madhėrishėm dhe nė ēdo gjė presin urdhėrin e Tij.
Imam Gazaliu thotė se secili rob ėshtė mbikėqyrės mbi brendinė e tij (agvar) dhe fshehtėsitė e tij (esrar), pėrderisa nuk mbizotėron nė gjendjen e tij (hal) dhe cilėsitė tė cilat e pėrshkruajnė (evsaf). Nė kėtė mėnyrė njeriu bėhet "muhejmin" i zemrės sė tij. Doktor Abdul Halim Mahmud thotė, se njeriu duke iu hapur manifestimit tė Emrit tė All-llahut "el-Muhejmin", do tė fitoj ndihmėn e All-llahut me tė cilėn do tė pėrmirėsoj zemrėn e tij, gjendjen e tij, dhe gjithnjė do tė ndiej frikė ndaj All-llahut tė Madhėrishėm sepse e di qė Ai pėrher e sheh.
H. Fejzullah ef. Ka thėnė: "Ata qė e lexojnė kėtė Emėr, do tu shkėlqej drita "nė zemrat e tyre"
Dr. Abdul Halim Mahmud ka thėnė: "Kush e lexon kėtė Emėr njėqind herė pasi tė marrė abdest dhe falė namaz nė vetmi pastaj tė koncentrohesh, do tė fitoj atė qė dėshiron dhe do ti forcohet dritė nė zemėr. Kush e lexon kėtė Emėr njėqind herė pas jacisė, do tė kuptoj ēfarė ka qenė me botėn para se tė ekzistoj, sepse ky ėshtė njėri prej Emrave pėr njohuri (esmaul-ihata), nėpėrmes zbulimit (keshf).
All-llahu i Dashur e di mė sė miri!
Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi
11.07.2006.islamgjakova.ne