Nė Kur'anin fisnik thuhet: "Ai ėshtė All-llahu, Krijuesi Shpikėsi, Formėsuesi. Tė Tij janė emrat mė tė bukur. Atė e madhėron ēka ka nė qiej e nė tokė, dhe Ai ėshtė ngadhėnjyesi i urtė". (Hashr, 24) "Ai ėshtė qė ju krijon (formėsuan) juve nė mitra ashtu si tė dojė. S'ka Zot pos Tij, e qė ėshtė fuqiplotė i urti". (Ali Imran, 6), "Ne ju krijuam pastaj ju dhamė formėn,..." (El A'rafė, 11)
Emri i bukur i All-llahut tė Madhėrishėm "el-Musavvir", na zbulon veprimin e All-llahut nė botė, dhe veprimin nė krijesa. All-llahu i Madhėrishėm ēdo gjė e futė nė ekzistencė, mė pastaj e mbulon dhe e begaton me mėshirė, dhe nė fund i dhuron formėn e harmonizuar, proporcionale dhe mė tė bukur: "O ti njeri po ē'tė mashtroi ty kundrejt Zotit tėnd qė ėshtė bujar e i urtė? I cili tė krijoi, tė pėrsosi dhe tė drejtoi". (Infitar, 6-8)
Zoti i plotfuqishėm ēdo gjėje i ndihmon, tėrė botės i jep pamje tė bukur. Ēdo gjė e ka renditur sipas urtėsisė.
"Vėrtet, Ne krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur". (Et-Tinė, 4)
Vetėm feja nuk mund tė jetė garanci i hyrjes nė Xhenet. Ēdo gjė, edhe vet ekzistenca kryesisht varet nga mėshira e All-llahut. Pėr kėtė njeriu duhet pėrgatitur jo vetėm me besim tė sinqertė, por edhe pėr vepra tė mira, sjellje dhe komunikim tė bukur ndaj tjerėve.
Edhe pse nė shikim tė parė, dikush duket mė i bukur se tjetri, prioritet duhet dhėnė sjelljes sė tij, sinqeritetit, dhe gatishmėrinė pėr ti ndihmuar tė tjerėt.
Bukuria e vėrtetė ėshtė ajo shpirtėrore e kėto janė cilėsitė me tė cilat shpirti zbukurohet.
Omeri r.a. e vėrejti njė njeri duke u falur me kokė tė ulur, duke lexuar me kujdes tė veēantė ajetet kuranore, kėshtu lente pėrshtypjen e pėrkushtimit tė thellė nė namaz. Omeri r.a. i tha: "O ti me kokė tė pėrulur! Ngrite kokėn se devotshmėria nuk ėshtė nė kokė por nė zemėr".
Ebu Umame el-Behili e pa njė njeri nė xhami duke qarė fuqishėm nė sexhde, dhe i tha: "Sa do t'ishte i devotshėm, sikur kjo qarje t'i ndodhte nė shtėpi".
Juristi maliki Ibn Arebi ka thėnė qė emri i Zotit "el-Musavvir" ka katėr kuptime:
1. Ai i cili krijon dhe ngjallė krijesat nė forma tė ndryshme.
2. Ai i cili i sjellė (el-Mumessil) krijesat nė botėn e dukshme.
3. Ai i cili krijesat i konstrukton (el-Murekkib) dhe secila formė (Suze) nė realitet shprehje e konstruksionit (terkib).
4. Ai i cili i pėrgatitė krijesat, i mallėngjen (el-Muhejji) pėr vendosje dhe qėllimin e krijimit.
All-llahu i Madhėrishėm sė pari krijon, e mė pastaj ju jep formėn: "Ne ju krijuam pastaj ju dhamė formėn..." (El A'rafė, 11)
Secilit i jep formė tė ndryshme, dhe secili prej kėtyre formave bartė nė vete gjurmė tė krijimit tė Zotit. Kėtė gjurmė krijesa duhet "nuhatur" nė krijesėn tjetėr, duke njohur gjurmėt e pėrbashkėta tė dhuratės sė All-llahut nė secilin prej nesh: "O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se tek All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė i ruajtur". (Huxhurate, 13)
Kush mė sė tepėrmi i frikėsohet All-llahut, ai mė mirė i njeh tė tjerėt. Sa mė tepėr i njohim tjerėt, shohim se ēdo gjė e krijuar ka formėn mė tė bukur, dhe ēdo mangėsi tė cilėn e vėrejmė tek tjerėt e qė na bėjnė tė largohem nga ata, ėshtė vetėm shprehje e cilėsive tė kėqija tė shpirtit tanė. Ngase All-llahu i Madhėrishėm Veten e ka quajtur el-Musavvir - Ai i Cili jepė format mė tė bukura.
Ah sikur tė mund tė kujtonim, si kemi qenė nė barqet e nėnave tona, tė porsakrijuar, tė kujtojmė melekun i cili erdhi pas 42 netėve duke na regjistruar ēdo gjė pėr ne, ēfarė forme do tė kemi, si do tė jetojmė, si dhe kur do tė vdesim, si do tė kalojmė nė ditėn e gjykimit, e ēdo gjė me urdhrin e All-llahut tė Madhėrishėm: "Kur lėngu faror bėhet 42 natė, All-llahu dėrgon melekun i cili e formėson, ia krijon tė dėgjuarit, tė parėt, lėkurėn, muskujt dhe eshtrat." Pastaj (meleku) thotė: "O Zot a do tė jetė mashkull apo femėr?" Dhe Zoti yt tregon ēfarė dėshiron, ndėrsa meleku regjistron. Pastaj meleku thotė: "O Zot, vdekja?" Dhe Zoti yt thotė ēfarė dėshiron dhe meleku e regjistron. Pastaj meleku thotė: "O Zot, furnizimi i tij?" Dhe Zoti yt tregon ēfarė dėshiron, dhe meleku e regjistron. Pas kėsaj, meleku del me fletė (sahife) dhe asgjė nuk shtohet nė atė qė ėshtė urdhėruar, dhe asgjė nuk mungohet. (Hadithin e transmeton Hudhejfe, e shėnon Muslimi)
Nė Islam ėshtė e ndaluar me vizatuar pamjet e krijesave, me ua dhėnė formėn, siē thotė Muhammedi a.s.: "Nė ditėn e Gjykimit mė sė ashpėri do tė dėnohen ata qė krijesave u kan dhėnė formėn (elmusavvirėn)". (Transmeton Abdullah ibn Mes'udi, shėnon Bahriu dhe Muslimi)
Ebu Hanife dhe Shafiu kanė thėnė se nuk pengon nėse vizatimi ėshtė i paraqitur nė qilim apo stazė e cila shkelet.
Kemi thėnė dhe tėrhequr vėmendjen se tre Emrat e bukur tė All-llahut: "El-Halik", "el-Bariu" dhe "el-Musavvir" janė tė paraqitur me kėtė renditje nė kaptinėn El Hashr".
Thuhet se njeriu ėshtė krijuar nė tri mėnyra. E para, pa babė dhe nėnė, kėshtu u krijua Ademi a.s. Mėnyra e dytė pa nėnė, kėshtu u krijua Hava. Mėnyra e tretė, me nėnė, pa baba. Kėshtu u krijua Isai a.s.
Nga tė gjitha krijesat, njeriun e krijoi nė formėn mė tė bukur: "All-llahu ėshtė Ai qė ua bėri token vendbanim e qiellin kulm dhe ju formėsoi e formėn tuaj e bėri mė tė mirė dhe ju pajisi me tė mira. Ky ėshtė All-llahu, Zoti juaj, i lartė ėshtė All-llahu, Zoti i botėve!" (Gafir, 64), "Vėrtet, Ne e krijuam njeriun nė formėn mė tė bukur". (Et Tin, 4)
Dhe forma mė e bukur e njeriut arrihet nė sjelljen mė tė bukur, ēfarė e ka pasur Muhammedi a.s: "Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit". (Kalem, 4)
Imam Kushejriu transmeton qė njė mbret i kishte pyetur njerėzit nė pallat, ēfarė ėshtė mė e keqe.
Disa thanė: "Bashkėshortja e keqe", tė dytėt "Edukata e keqe", tė tretėt "Robėresha e keqe". Duke mos u pajtuar hasėn njė njeri tė varfėr i cili nė kėto pyetje u pėrgjigj:
"Edukata e keqe". Sepse nga bashkėshortja apo robėresha e keqe mund tė ndahesh, ndėrsa edukata gjithmonė ėshtė pėrcjellėse e yte, kudo qė shkon".
Njė dijetarė thotė: "Pėr ata qė nuk kanė fėmijė, lexohet ky Emėr i All-llahut, shtatė ditė nga 21 herė".
Dr. Abdul Halim Mahmud thotė: "Ai i cili bėnė dhikėr me kėtė Emėr tė Zotit, All-llahu do t'i dhuroj dritė nė trup dhe do ta udhėzoj nė vepra tė bukura. Kush e lexon kėtė Emėr dhjetė herė me abdes para marrėdhėnies seksuale, All-llahu i madhėrishėm do t'i dhuroj fėmijė tė mirė dhe tė edukuar".
All-llahu i Dashur e di mė sė miri!
Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi
04.10.2006.islamgjakova.ne