All-llahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: "Sa herė qė hynte Zekirijaja nė mihrabin (dhomėn) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim"? Ajo i thonte: "Ai ėshtė nga All-llahu, se All-llahu atė qė do pa masė e furnizon"! (Ali Imran, 37) . ndėrsa nė versetin tjetėr thotė: "... e kush iu pėrmbahet dispozitave tė All-llahut atij Ai i hapė rrugė,dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare" (Et - Talak, 2-3)
Poashtu All-llahu i Madhėrishėm thotė: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė: Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as s'dėshiroj tė mė ushqejnė ata" (Edh Dharijatė, 56-57)
Nė hadithin kudsi, All-llahu i Madhėrishėm thotė: "Isha i uritur e nuk mė ushqeve, isha i etur e nuk mė shaujte etjen." Robi nė kėtė thotė: "Si hanė e pinė kur Ti je Zot i botėve?" Nė kėtė Zoti thotė: "Filan robi ishte i uritur, e filan i etur, dhe sikur ta ushqeje apo ti jepje pėr tė pirė do tė mi gjeje."
Kėshtu, All-llahu i Madhėrishėm u lėshua nė nivelin e tė uriturit dhe tė eturit prej robėrve tė Tij. Ai i cili vepron sipas kėtij hadithi kudsi do tė mundohet ta ushqej njė tė uritur, apo t'ia shuaj etjen ndonjė tė eturi. Por, kur All-llahu i Madhėrishėm thotė: ".Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim." (Edh Dhanijatė, 57), kalon prej njė shkalle nė tjetrėn, sepse kėshtu nė kėtė mėnyrė All-llahu i Lartėsuar i mėson robėrit e Tij me dituri pėr shkallėt, gjendjet dhe nivelet nė kėtė botė. Mė pastaj All-llahu i Madhėrishėm thotė: "All-llahu ėshtė furnizues i madh,Ai fuqiforti" (Edh Dhanijat, 58). Nė ajet ėshtė pėrdorur Emri i All-llahut si Furnizues, dhe fuqia e jashtėzakonshme e Tij, sepse me ushqimin fizik ushqehen dhe trashen trupat dhe sa mė shumė ushqehen mė tepėr forcohen pjesėt e trupit.
Shiko trashėsinė nė krahasim me hollėsinė. Sa ėshtė madhėshtor mėsimi i All-llahut, shpjegimi i Tij pėr atė qė kupton mesazhin e Tij. Dije se furnizimi mund tė jetė fizik dhe shpirtėror. All-llahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik thotė: "E nė qiell ėshtė furnizimi juaj." (Edh Dharijatė, 22) . ndėrsa pėr Tokėn thotė: "Ai qė nė tė vuri kodra tė fortadhe ia shtoi (pėrcaktoi) tė miratasaj." (Fussilet, 10). Kėtė pėrcaktim mund ta kuptojmė nė dy mėnyra: nė kuptimin e sasisė dhe nė kuptimin e kohėve tė veēanta. Furnizimi i cili ėshtė nė Tokė ėshtė ai i cili i mbanė trupat, ndėrsa ai i cili ėshtė nė qiej i mbanė shpirtrat. Edhe njėri edhe tjetri ėshtė furnizim, pėr tė ardhur nė shprehje varėsia e secilės krijesė nga All-llahu i Madhėrishėm, sepse vetėm Ai ėshtė i pavarur.
Shkalla mė e lartė e diturisė nė furnizim ėshtė ta shikojmė se si All-llahu i furnizon krijesat e Tija.
Forma mė e dendur e ushqimit ėshtė ajo qė u nevojitet tė gjithė ekzistencave nė Tokė (si bota inorganike, bimore, shtazore etj.)
All-llahu i Lartėsuar ka bėrė qė ēdo e gjallė tė jetė nga uji, dhe secili send tė jetė i gjallė, sepse e lavdėron dhe e falėnderon All-llahun, ndėrsa lartmadhėrimi (tesbih) i takon vetėm atij qė ėshtė i gjallė, kėshtu qė secili send nė esencė ėshtė nga uji dhe ajri. Pra, uji ėshtė bazė e jetės edhe pėr gjallesat e detit.
Nėse njeriu i cili merr frymė fol, fryma e tij paraqitet nė imazhin e shkronjave dhe fjalėve (dhe meleku i regjistron).
Nėse njeriu merr frymė por nuk fol asnjė fjalė, fryma e tij ėshtė e paformuar dhe pa imazh tė caktuar, dhe kėtė frymė All-llahu e formon nė imazh nė bazė tė asaj qė robi ka qenė i preokupuar gjatė frymėmarrjes.
Kur njeriu ėshtė nė gjumė dhe nuk ėndėrron, kėtė rast All-llahu i Lartėsuar nga fryma e tij formon imazhe tė tilla tė cilat i pėrgjigjen gjendjes nė tė cilėn ai ėshtė future nė gjumė gjatė lėshimit tė botės fizikė, ēfarė ka pėrmendur dhe ēfarė i ėshtė kujtuar nė zemrėn e tij.
Ti nuk do tė jesh nė shkallėn e furnizimit pėrveē nėse All-llahu i Madhėrishėm nuk tė tregon se ti je vetėm si shkas (sebeb) qė mund ta furnizosh familjen tėnde, nevojtarėt, por furnizuesi faktik ėshtė All-llahu, furnizues absolut.
Kur Pejgamberi, s.a.v.s. pa ėndėrr qė piu qumėsht deri sa i rrjedhi nga gishtėrinjtė nga sasia e madhe, u pyet: "Si e shpjegon kėtė o i Dėrguar i All-llahut?" ai u pėrgjigj: "Me dituri!" D.m.th. dituria u paraqit nė imazhin e qumėshtit. Meqė dituria u paraqit me pamjen e qumėshtit ai tha se aq shumė ka pirė, sa qė ai i rrjedhte nėpėr gishtėrinj, dhe fito siē tha "diturinė e tė parėve dhe tė atyre qė vijnė pas", ndėrsa ajo qė rrjedhi nga gishtėrinjtė ua dhuroi njerėzve. Pastaj ajo qė mbeti nga ena ia dha Omerit r.a.
Kjo mbetje ishte ajo sasi me tė cilėn gjykimi i Omerit r.a. u pėrputh me gjykimin e All-llahut nė lidhje me robėrit e Bedrit, pėr mbulesėn e grave dhe e rasteve tjera. Nė kėtė mėnyrė tė gjithė tė devotshėm marrin nga All-llahu i Madhėrishėm.
Kur i devotshmi i frikėsohet All-llahut, All-llahu i madhėrishėm i jep kriter, e ky nė realitet ėshtė dituria me tė cilėn dallon tė vėrtetėn nga e pavėrteta nė gjėrat e paqarta dhe tė rėnda, kur duhet ndarė atė qė ėshtė nė sintezė dhe kur fjala e All-llahut nga forma alegorike duhet vėrė nė lidhje me kuptimet e qarta.
All-llahu, tė folurit e Tij e ka shpallur me dy kuptime dhe tė bashkuar, e mė pastaj ka dhėnė analizėn e tė njėjtave kujt tė dojė prej robėrve tė Tij, e kjo ėshtė mu ajo mbetje e qumėshtit e cila i takon Omerit r.a.
Pėr kėtė ia dha Omerit dhe atyre qė bartin kėtė emėr (nga folja omere - tė jetosh gjatė, tė mbushesh me jetė). Ky ėshtė shpjegimi i plotė i ėndrrės sė Pejgamberit, s.a.v.s.
Omerit tė birit tė Hatabit nė kėtė i takon me veēantinė e emrit tė tij, dhe imazhin e tij nė ėndėrr i cili ishte mu ai.
Secili ėshtė i furnizuar, varėsisht nga furnizimi shpirtėror dhe fizik. Nga ky nivel dhe nga ky rrafsh janė mu fjalėt e All-llahut tė Lartėsuar: "Ne do t'u sprovojmė juve, derisa t'i njohim (tė dihen konkretisht) luftėtarėt dhe ata qė ishin tė qėndrueshėm nga mesi juaj, po edhe do t'i sprovojmė veprat tuaja" (Muhammed, 31). fjala "derisa t'i njohim", ėshtė furnizimi i cili rrjedhė nga sprova, gjegjėsisht nga kjo kuptohet se furnizimi zgjatet nė tė gjitha format dhe imazhet. Secili gjah, njihet sipas lėkurės sė tij (kuptimet nxjerrin nga imazhet).
All-llahu i Dashur e di mė sė miri!
Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi
06.06.2007.islamgjakova.ne