www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Emri i Zotit "er-Rrahman"- Mėshiruesi
 

 

 

 

All-llahu i Madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua mė ka arritur njė letėr madhėshtore!" (e lexova) Kjo ėshtė prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, nė tė) "Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!) (En Neml, 29-30)

"Er-Rrahman-Meshiruesi. Ky ėshtė atribut special i All-llahut, i cili jep tė mirat e tė kėqiat, ėshtė i butė dhe i mėshirshėm, qoftė ai besimtar apo jo besimtar. Dielli i All-llahut shndėrrit ēdo kend."

Nė kaptinėn Fatiha ēdo ditė lexojmė: "Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, Zotit tė botėve! Bamirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshiruesit" (El-Fatiha, 1-2)

Nė Kur'anin fisnik thuhet: "Zoti juaj (qė meriton adhurim) ėshtė Njė, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qė ėshtė mėshirėplotė, gjithnjė mėshiron."(El-Bekare, 163)

Me kėtė emėr tė Zotiti "Er-Rrahman" nuk lejohet tė emėrohet askush, ngase ky ka statusin e emrit "All-llah", gjegjėsisht paraqet njė prej Emrave tė lartė tė All-llahut.

Nė kaptinėn Isra thuhet: "Thuaj: "Thėrrisni: All-llah ose thėrrisni Er Rrahman, me cilindo qė ta thėrrisni (me kėta dy emra), emrat e Tij janė mė tė bukurit." (El-Isra, 110)

Me kėtė emėr veten e emėroi i dėrguari i rrejshėm Musejleme "Rrahman el-Jemam", i cili njihet me emrin Musejlem Kedhdhab (gėnjeshtar i madh.)

Nė kaptinėn Enbija, All-llahu i Madhėrishėm thotė: "Thuaj: " Kush ju mbron juve prej (dėnimit tė) tė Madhėruarit natėn e ditėn?" Por jo, ata ua kthejnė shpinėn kėshillave tė Zotit tė tyre." (El-Enbija, 42)

Mėshiruesi ėshtė Ai i cili mbronė, e kėtu, mbrojtja e Tij ėshtė me kuptim tė pėrgjithshėm ('amm) d.m.th. ka tė bėjė me tė gjithė njerėzit.

Nė kaptinėn Ja sin thuhet: " E sikur tė duam Ne, i pėrmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as qė do tė shpėtonin. Pėrveē nga mėshira Jonė ndaj tyre, dhe qė tė pėrjetojnė tė mirat deri nė njė kohė tė caktuar." (Ja sin, 43-44)

Kėshtu i Gjithmėshirshmi tė gjithė i shpėton, besimtarėve do t'ju tregonė mėshirė, ndėrsa pabesimtarėve do t'ju ofrojė kėnaqėsi, pėr njė kohė tė caktuar dhe nė afat tė caktuar.

Veprimi i Emrit tė Bukur tė Zotit "Mėshiruesi" shprehet gjatė krijimit tė ēdo gjėje, tė botės sė dukshme dhe asaj tė padukshme. Pėr kėtė, nė mes tjerash nė Kur'an thuhet: "(E Ai ėshtė) Mėshiruesi qė krijoi tokėn dhe qiejt e lartė." (Ta Ha, 5)

Ēfarė paraqet krijimin, udhėheqjen dhe realitetin e tė gjitha gjėrave, tė gjitha krijesave dhe ēdo gjėje qė ekziston.

Veprimin e Tij pėrmes Emrit "Mėshirues", All-llahu i Madhėrishėm dėshiron tė sheh edhe tek robėrit e Tij, prandaj ju drejtohet:

"Unė jam All-llahu, Unė jam Mėshiruesi. Kam krijuar lidhjet familjare (er-Rahim), duke emėruar sipas emrit Tim (er-Rrahman). Andaj kush i bashkon (i mbanė), do t'ia mundėsoj tė takohet me Mua (vuslet), ndėrsa kush i ndėrprenė, do ta largoj nga Unė." (Transmeton Abdurrahman ibn Avf, shėnon Tirmidhiu)

Kuptimi i ndjenjės sė veprimit tė Emrit tė Zotit "Mėshirues" fillon me dhembshuri dhe brengosje, kur kuptojmė se dikush ėshtė nė brengė dhe dhembje, dhe mu kjo dhembshri qė e ndiejmė na vėnė nė lėvizje qė t'i ndihmojmė [ersonit nė brengėn qė e ka.

All-llahu i Madhėrishėm e ka ofruar mqėshirėn e Tij tek tė gjitha krijesat duke manifestuar pėrmes Emrit tė Tij tė bekuar "Mėshiruesi".

Kur njeriu nė zemrėn e tij tėrėsisht e pranon (tehakkuk) veprimin e Emrit tė Zotit "Mėshiruesi", do t'i dhurohet lartėsi shpirtėrore tė cilėn do ta dijė vetėm ai, e askush tjetėr.

Personi, zemra e tė cilit ėshtė nėn ndikimin e Emrit tė Zotit "Mėshiruesi" , ka mėshirė ndaj tė tjerėve, i falė dhe i ndihmon tė tjerėt.

All-llahu i Madhėrishėm i dėrgoi pejgamberėt (alejhimusselam), duke i zbukuruar me sjelljen mė tė bukur, dhe duke u dhuruar butėsi dhe mėshirė nė zemrat e tyre.

Pėrkojtojmė versetet nė Kur'anin fisnik: "Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase All-llahu tė dhuroi mėshirė." (Ali Imran, 159)

"Juve ju erdhi i dėrguar nga lloji juaj, atij i vie rėndė pėr vuajtjet tuaja, sepse ėshtė lakmues i rrugės sė drejtė pėr ju, ėshtė i ndijshėm dhe i mėshirshėm pėr besimtarėt." (Tevbe, 128)

Personi, zemra e tė cilit i ėshtė ekspozuar manifestitimit tė Emrit tė Zotit "Mėshiruesi", e pranon secilin, pėr secilin kujdeset, me secilin ėshtė nė paqe.

Nė Kur'an thuhet: "E robėrit e Zotit janė ata qė ecin nėpėr tokė tė qetė, e kur atyre me fjalė u drejtohen injorantėt, ata thonė: "Paqe!" (Furkan, 63)

Fejzullah efendiu ka thėnė: "Kush e pėrmend kėtė Emėr tė Zotit me siguri do tė jet i mbrojtur nga fatkeqėsitė"

Dr. Abdul Halim Mahmud thotė: "Kush e lexon kėtė Emėr njėqind herė pas ēdo farzi do t'i largohet harresa, indiferenca dhe vrazhdėsia e zemrės dhe do tė jet i ruajtur nga ngatėrresat e dunjasė."

Kush e shkruan kėtė Emėr dhe e futė nė ujė, e pastaj e pinė kėtė ujė, do t'i ulet temperature e lartė.

Kush, ditėn e xhumasė, pas ikindisė e lexon "ja All-llah, ja Rrahman" derisa tė perėndoj dielli, All-llahu i Madhėrishėm do t'i jep ēfarė do tė kėrkon.

All-llahu i Dashur e di mė sė miri!

 

 

 

Pėrgatiti: Dr. Ali Iljazi

 

29.05.2006.islamgjakova.ne

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .