www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Agjërimi
 

 

 

Detyra e tretė kryesore islame ėshtė agjėrimi i muajit tė Ramazanit.

Agjėrimi ėshtė bėrė obligim nė vitin e dytė hixhrij, me kėtė ajet kur'anor:

"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėrojė) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompenzim, ushqim (ditor), i njė tė varfėri ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aqė mė mirė pėr te. Mirėpo, po qė se dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju."(El Bekare, 183-184)

"Ditėt e caktuara" qė i pėrmend Kur'ani, janė muaji i Ramazanit, nė tė cilin filloi shpallja e Kur'anit, si udhėrrėfyes pėr njerėzinė dhe si dėshmi e qartė qė shpie nė rrugėn e drejtė dhe qė e ndanė tė vėrtetėn nga e pavėrteta.

Historiku i agjėrimit

Nga ajeti i cituar mė lartė shihet se agjėrimi ka qenė i obliguar edhe para Muhammedit alejhisselam. Disa nga ata popuj janė shfarosur, e disa jetojnė edhe sot, siē janė, kinezėt, indianėt, persianėt, egjiptianėt etj.

Nė ungjijt (sipas Mateut dhe Lukės) gjithashtu flitet pėr agjėrimin. Dispozitat e agjėrimit nė Dhiatėn e Vjetėr (Bibėl) janė tė paqarta, mirpo dihet se Musai alejhisselam agjėronte nga dyzet ditė.

Fakti se institucioni i agjėrimit haset edhe te popujt paganė, flet se edhe kėtyre popujve ndonjėherė u kanė ardhur pejgamberė me urdhėresa tė njėjta ose tė ngjajshme, tė cilat i ka shpallur edhe Kur'ani.

Ndėrkohė qė disa popuj agjėrimin e kuptonin si vetmundim - duke mos ngrėnė asgjė pėr njė kohė tė gjatė (brahmanėt, budistėt) , tė tjerėt hanin, duke e lėnė vetėm mishin dhe dhjamin e kafshėve (te krishterėt).

Pėrkufizimi i agjėrimit nė Islam

Agjėrimi islam ėshtė detyrė e domosdoshme fetare pėr ēdo musliman dhe muslimane tė moshės madhore dhe tė menēur - qė tė heqė dorė nga ushqimi, pija, marrėdhėniet intime, duhani dhe veprimet e ngjajshme qė e prishin agjėrimin dhe qė nga agimi deri nė pėrendim tė diellit, me nijet qė kėtė ta bėjė nė emėr tė All-llahut, nėse pėr kėtė nuk ka pengesa.

Agjėrimi mund tė jetė:

  • Farz (agjėrimi i muajit tė Ramazanit dhe agjėrimi i kefaretit);
  • Sunnet (agjėrimi i jevmi -ashures, ditės sė nėntė dhe tė dhjetė tė muajit Muharrem);
  • Mendub ( tė agjėrosh nga tre ditė pėr ēdo muaj, tė hėnėn dhe tė enjten pėr ēdo javė, gjashtė ditėt e muajit tė Shevvalit, "agjėrimin e Davudit", do tė thotė, ēdo tė dytėn ditė gjatė tėrė vitit);
  • Mekruh (tė agjėrosh ditėt e Bajramit, vetėm tė premten ose vetėm tė shtunėn, tė agjėrosh pėr ēdo ditė);
  • Haram (tė agjėrojė personi i cili ėshtė nė gjendje tė hajdit ose nifasit).

Nijeti - qėllimi se do tė agjėrohet dita e caktuar ėshtė ēėshtje e zemrės. Kjo nuk do tė thotė se me gojė nuk guxon tė shprehet, edhe pse ėshtė mė mirė tė vėrtetohet me fjalė. Nijeti (me fjalė) shqiptohet:

"Nevejtu en esume gaden lil-lahi te'ala min shehri ramadane - vendosa , nė emėr tė All-llahut tė madhėruar, qė nesėr tė agjėroj agjėrimin e Ramazanit".

Tė zgjohesh para agimit nė sehur - syfyr, me qėllim qė tė agjėrosh ditėn qė vijon, njėkohėsisht do tė thotė edhe nijet.

Kjo vendosje ėshtė e nevojshme pėr ēdo ditė, Kjo, zakonisht, bėhet pas kryerjes sė syfyrit, nėse harrohet qė kjo tė bėhet menjėherė pas sehurit, mund tė bėhet deri njė orė para dreke.

ĒKA E PRISH AGJĖRIMIN?

Agjėrimin e prish: ushqimi, pija, duhani dhe kėnaqja e instikteve seksuale.

KOMPENSIMI I AGJĖRIMIT (kada dhe kefareti)

Nė rastet kur agjėrimi prishet pa qėllim duhet (pas Ramazanit) kompensuar ditė pėr ditė, do tė thotė, tė agjėrohet numri i ditėve tė lėshuara.

Megjithėatė, agjėrimi i prishur me qėllim, tėrheq pas vete kefaretin - kundėrpagesėn qė pėrbėhet nga agjėrimi i 60 ditėve krahas atyre qė i kompenson (kada), ose tė ushqyerit e 60 personave tė varfėr, ose tė ushqyerit e njė personi tė varfėr 60 ditė; ose kundėrvlera e kefaretit, gjithashtu, mund tė ofrohet si ndihmė institucioneve islame, tė cilat pėrgatisin kuadėr fetarė.

Me prishjen e agjėrimit me qėllim nėnkuptohet prishja me vetėdije dhe e paarsyeshme.

Pėr prishjen e agjėrimit me qėllim nėnkuptohet prishja me vetėdije dhe e paarsyeshme.

Pėr prishjen e agjėrimit me dhunė ose nga frika nevoitet tė agjėrohet ditė pėr ditė (kada).

ĒKA NUK E PRISH AGJĖRIMIN?

Nėse njeriu, nga harresa, bėn diē qė e prish agjėrimin, agjėrimi nuk do ti prishet, me kusht qė tė mos e vazhdojė mė tej atė veprim, sapo t'i kujtohet se agjėron.

KUSH S'ĖSHTĖ I OBLIGUAR TĖ AGJĖROJĖ?

Agjėrimin e Ramazanit nuk ėshtė i obliguar ta agjėrojė:

  • i sėmuari i cili frikėsohet se sėmundja do t'i keqėsohet - konstatim ky tė cilin duhet miratuar nė bazė tė shkathtėsisė ose tė mendimit tė mjekut tė specializuar pėr atė sėmundje;
  • udhėtari i cili niset pėr rrugė qė mė sė paku zgjat 18 orė ecje mė kėmbė (86 km), duke mos marrė parasysh mė ketė rast mjetin e udhėtimit. Mirėpo, Kur'ani porositė qė nėse agjėrimi nuk e dėmton, mė mirė ėshtė qė tė agjėrojė;
  • gjithėnjėsja ose shtatzėna, nėse frikėsohet se agjėrimi do ta dėmtojė;
  • ushtarėt, tė burgosurit, punėtorėt fizikė dhe bujqit, nėse u janė ekzpozuar kushteve tė atilla tė punės dhe tė kohės, saqė agjėrimi mė seriozisht do tė ndikonte nė shėndetin e tyre (minatori, p.sh).

Tė gjithė personat e pėrmendur janė tė detyruar t'i agjėrojnė ditėt e lėshuara tė Ramazanit mė vonė - kur pėr kėtė do t'u lejojnė kushtet.

Pleqt e rregjur e tė pamundshėm, gjithashtu, nuk janė tė obliguar tė agjėrojnė, por janė tė obliguar, nėse kanė mundėsi, qė pėr ēdo ditė tė japin nga njė fidje nė vlerė tė sadekatul -fitrit.

Nuk ėshtė e lejuar tė agjėrojė gruaja qė ka hajdin - menstruacionin, ose nifasin - lehoninė. Kur tė kalojnė kėto pengesa, duhet t'i agjėrojė ditėt e lėshuara.

Tė gjithė personat qė me arsye objektive janė tė penguar tė agjėrojnė ditėt e Ramazanit, duhet natyrisht t'u largohen tė ushqyerit publik, nė mėnyrė qė mos t'u japin shkas personave tė tjerė, tė cilėt pėr kėtė nuk kanė arsye.

KUPTIMI I AGJĖRIMIT

Agjėrimi si edhe namazi, numėrohet ndėr shprehijet mė tė larta tė devotshmėrisė - pėrkushtimit. Ai ėshtė bindje e besimit tė vėrtetė, pa dyfytyrėsi e hipokrizi.

Muhammedi alejhisselam thotė:

"I vetmi ibadet qė nuk ka dyfytyrėsi ėshtė agjėrimi".

All-llahu xh.sh. thotė:

"Agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė do tė shpėrblej pėr tė, sepse njeriu pėr hir Timin heq dorė nga haja e pija" (Hadith kudsij).

"All-llahu xh.sh. jua ka bėrė farz agjėrimin e Ramazanit, ndėrsa unė po ju obligoj tė falni namazin e teravisė, andaj kush e agjėron Ramazanin dhe e fal teravinė, duke besuar sinqerisht dhe duke patur kujdes pėr obligimet e veta ndaj All-llahut, do t'i falen disa mėkate tė caktuara, tė cilat i ka bėrė deri atėherė!"

"Gjithēka ka dyert e veta, e dyert e ibadetit janė agjėrimi. Prandaj ai qė agjėron edhe kur fle - bėn ibadet" (Hadith).

Mėshira e All-llahut nė veēanti ėshtė e mjaftueshme nė Ramazan, sepse agjėruesit jo vetėm qė heqin dorė nga ngrėnia, pija dhe dėshirat tjera, por edhe nga tė gjitha punėt e kėqija dhe irituese. Atėherė, te njerėzit zhvillohet njė ndenjė e posaqme e solidaritetit, e merhametit dhe e bamirėsisė.

Besimtari atėherė mė tepėr se kurrė, ndjen nevojėn pėr tė bėrė vepra tė mira.

Flijimi qė njeriu e bėn nė emėr tė All-llahut ėshtė masė e imanit tė tij. Sa mė e madhe tė jetė sakrifica nė emėr tė All-llahut, aq mė i sinqertė dhe mė i thellė ėshtė besimi. Pėr kėtė arsye agjėrimi ėshtė edhe flijim i dėshirave dhe endjeve tė caktuara, qė njėkohėsisht ėshtė ndėr dėshmitė mė tė forta tė imanit tė sinqertė tė muslimanit.

Agjėrimi duhet tė jetė shtytės pėr zhvillimin e tė gjitha vetive tė ndershme dhe fisnike, sepse kėnaqja vetėm e dėshirtave trupore, do ta shpiente njeriun nė shkallėn e kafshės. Prandaj, Muhammedi alejhisselam ka thėnė:

"Agjėrimin e prishin pesė gjėra:

  • gėnjeshtra,
  • shpifja,
  • pėrgojimi -delendisja,
  • betimi i rrejshėm dhe
  • shikimi me pasion, afsh".

Sipas kėsaj, nė mėnyrė qė agjėrimi tė jetė ibadet, njeriu duhet tė jetė i pėrshkruar me mendime dhe frikė respekt ndaj All-llahut, me dhikėr, bamirėsi, lexim dhe dėgjim tė Kur'anit, me qetėsi dhe me veti tė tjera fisnike.

Muslimani agjėron nga bindja se agjėrimi ėshtė vullnet dhe urdhėresė nga All-llahu xh.sh., gjė qė shpie nė kėnaqėsinė e kėsaj dhe tė botes tjetėr, ndaj kėtė flijim e bėn pa vėshtirėsi dhe lodhje. Agjėrimi ėshtė njėri ndėr faktorėt mė efektivė nė zhvillimin dhe edukimin e vullnetit tė njeriut. Shumė duhanxhinj, p.sh., qė janė tė flakėt pas kėsaj shprehje, me ardhjen e Ramazanit pa vėshtirėsi heqin dorė nga kjo.

Mirėpo sikur tė kėrkohej prej tyre qė kėtė ta bėnin pasi tė ketė kaluar Ramazani, madje edhe pėr njė kohė tė shkurtėr, kjo pėr ta do tė ishte njė mundim dhe vetmohim i madh.

Me veprimin bamirės tė kėtij ibadeti shumėkush forcohet dhe ēlirohet nga prangat e epsheve tė ndryshme, qė deri atėherė ka qenė rob i tyre.

Telashet e shumėnumėrta elementare: uria, etja, shtrėngatat e luftės dhe rrethanat e tjera tė papritura, i shpiejnė njerėzit nė prova dhe mundime tė duarnduarta, tė cilat shumė mė lehtė dhe mė me pavėshtirėsi do t'i durojnė ata qė agjėrojnė, sesa ata qė kėtė s'e kanė bėrė kurrė.

ANA SOCIALE E AGJĖRIMIT

Qė moti ėshtė thėnė se "i ngopuri nuk i beson tė uriturit", qė do tė thotė se njeriu nuk mund t'i kuptojė hallet e tė varfėrve dhe tė tė uriturve, pėrderisa nuk e ndjen vetė kėtė.

Muaji i agjėrimit tė obligueshėm ka veprim shumė tė fuqishėm nė aspektin social e edukues.Agjėrimi ia mėson besimtarit vetėmohimin dhe theroinė, si ndaj vetvetes, ashtu edhe ndaj njerėzve tė tjerė.

Kėshtu te besimtari zhvillohet ndenja e dashurisė ndaj njerėzve dhe e vetmohimit nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės. Egoizmi zėvendėsohet me bujarinė, sidomos ditėve tė Ramazanit. Pėr kėtė arsye pėr Ramazanin janė tė lidhura gati tė gjitha dhėniet materiale fetare siē janė: zekati, sadekatul-fitri dhe llojet e tjera tė ibadei-malijjes.

ANA SHĖNDETĖSORE E AGJĖRIMIT

Deri vonė janė theksuar dobitė e agjėrimit ekskluzivisht nė fushėn e adhurimit - ibadetit, ku edhe qėndron kuptimi i tij kryesor: qė nga njeriu tė formojė njė qenie tė pastėr morale dhe shpirtėrisht tė afėrt ndaj All-llahut xh.sh. Ky qėllim pėrmendet nė ajetin kur'anor "...le'al-lekum tettekun...- ...kėshtu qė tė jeni tė devotshėm..."

Mirėpo, agjėrimi mjekėsia moderne sapo e ka zbuluar dhe argumentuar pjesėrisht. "Agjėroni - do tė jeni tė shėndosh". Thotė Muhammedi alejhisselam, duke porositur maturinė nė ngrėnie dhe pije, nė mėnyrė qė tė ruhet elasticiteti dhe fortėsia e trupit, shėndeti dhe kthjelltėsia mendore, nė frymėn e fjalėve kur'anore:

"O bijtė e Ademit, vishuni bukur pėr ēdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata qė e teprojnė (shkapėrderdhin)." (El- A'araf, 31)

Muhammedi alejhisselam ka porositur se duhet ndėrprerė ngrėnien pikėrisht atėherė kur tė paraqitet oreksi mė i madh pėr tė.

Muaji i agjėrimit paraqet njė pushim dhe rekreacion tė pėrkryer pėr organizmin. Ngase i gjithdijshmi, duke e ditur ēka i nevoitet organizmit, e urdhėroi agjėrimin.

Me qėllim qė agjėrimi tė ketė veprim bamirės pėr shėndetin tonė, duhet ndjerė vėshtirėsitė imagjinare dhe duhet larguar nga ushqimet e bollshme.

Pėr kėtė arsye preferohet qė pėrkohėsisht tė agjėrohet edhe pas Ramazanit, nė mėnyrė qė organizmi tė mbahet nė kondicion dhe vitalitet tė gjithmonshėm.

Shumė mjekė dhe mendimtarė e rekomandojmė agjėrimin si mjetin mė tė mirė dhe mė efikas pėr ruejtjen e shėndetit, vitalitetit dhe kondicionit jetėsor.

Medicina bashkėkohore shėrbehet me agjėrimin si metodė tė sukseshme pėr shėrimin e shumė sėmundjeve, e nė radhė tė parė tė trashjes.

SADEKATUL - FITRI

Sadekatul-fitri ėshtė obligim pronėsor islam - vaxhib pėr muslimanėt mė tė pasur, qė kryhet gjatė muajit tė Ramazanit - duke dhėnė njė vlerė tė caktuar nė tė holla ose nė natyrė, muslimanėve mė tė dobėt ekonomikisht, gjegjėsisht enteve dhe instituve fetare-arsimore.

Nė bazė tė urdhėresave kur'anore tė kuptimit tė pėrgjithshėm qė kanė tė bėjnė me tė dhėnat materiale fetare, si dhe nė bazė tė fjalėve tė Muhammedit alejhisselam, qė kanė tė bėjnė me kėtė obligim e kanė radhitur nė vaxhib - obligim islam i shkallės sė dytė.

Muhammedi alejhisselam thotė : "Agjėrimi i Ramazanit do tė jetė i ndaluar ndqėrmjet tokės dhe qiellit, derisa besimtari ta japė Sadekatul-fitrin", qė do tė thotė se agjėrimi i muslimanit i cili nuk e jep Sadekatul-fitri nuk do tė jetė i pranuar tek All-llahu xh.sh.

Muhammedi alejhisselam kėtė detyrė tė muslimanėve mė tė pasur ndaj mė tė varfėrve, e ka pėrmendur shpesh dhe i ka urdhėruar qė tu ndihmojnė gjatė ditėve tė Bajramit, nė mėnyrė qė bashkėrisht tė mund t'i shijojnė ditėt e gėzueshme e tė hareshme tė Bajramit.

Tė obliguarit e Sadekatul-fitrit

Sadakatul - fitrin janė tė obliguar ta ndajnė tė gjithė muslimanėt dhe muslimanet mė tė pasur, pa marrė parasysh moshėn . Sipas kėsaj , mosha madhore nuk ėshtė kusht , si tek ibadetet e tjera , pėr kryerjen e kėtij obligimi . Nė emėr tė fėmijėve kėtė obligim do ta japin prindėrit ose kujdestarėt e tyre . Muslimani i cili pėr ēfarėdo arsye nuk e ka agjėruar Ramazanin , ėshtė i obliguar , gjithashtu , ta japė sadakatul - fitrin , pėrderisa posedon mjete .

Sadakatul-fitrin ėshtė i obliguar ta japė secili musliman tė cilit, pas nevojave tė rregullta, nė ditėn e parė tė Bajramit tė Ramazanit, i tepron vlera e njė sadakatul-fitri.

Sadekatul-fitri mund tė jepet nė natyrė ose nė tė holla, varėsisht nga mundėsitė materiale tė tė obliguarit. Sipas shumicės sė juristėve islam, Sadekatul-fitri nė natyrė ėshtė njė sa'a (sa'a=3.332 gram) grurė, gjegjėsisht njė tė ushqyer normal njėditor pėr njė person mesatar, sipas standardit tė tij.

Ndėrmjet zekatit dhe sadakatul-fitrit ekzistojnė dy dallime kryesore:

  • zekati jepet nė kapital, ndėrsa sadakatul-fitri nė person,
  • zekati mund tė jepet gjatė tėrė vitit, ndėrkaq Sadekatul-fitri vetėm gjatė Ramazanit, gjegjėsisht para faljes sė namazit tė Bajramit.

Kuptimi dhe rėndėsia e zekatit dhe e sadakatul-fitrit

Zekati sipas fjalėve tė Pejgamberit alejhisselam ėshtė sadakė e cila merret prej tė pasurve dhe u jepet tė varfurve. Dhėnien e zekatit, Islami nuk ia ka lėnė vullnetit tė njeriut, por e ka rregulluar dhe caktuar me Sheriat. Islami e ka urdhėruar njė pėrqindje tė caktuar pėr tė gjitha burimet e fitimit - arit, argjendit, monedhės, tregtisė, prodhimeve bijqėsore, pemėve, kafshėve tė mėdha e tė imta, pasurisė nė tokė etk.

Nisabi i ēdo lloji tė kėtillė ėshtė aq sa tė reflektojė drejtėsinė dhe reciprocitetin, kėshtu qė zekati nuk e ngarkon tepėr njeriun, po as qė ia pėrvetson fuqinė qė i nevoitet.
Islami gjithashtu e ka caktuar edhe sadakatul-fitrin, duke e obliguar me tė ēdo musliman, mundėsitė e tė cilit e tejkalojnė atė qė i duhet pėr njė ditė dhe pėr njė natė. Pra, muslimani pėrmes fesė sė tij mėsohet nė solidaritet dhe dhembshuri tė ndėrsjellė.

Zekati paraqet pastrim tė pasurisė, lartėsim shpirtėrorė dhe ilaq nga koprracia. All-llahu xh.sh. thotė:

"Merr prej pasurisė sė tyre (tė atyre qė pranuan gabimin) lėmoshė qė t'i pastrosh me tė dhe t'u shtosh (tė mirat) dhe njėkohėsisht lutu pėr ta, se lutja jote ėshtė qetėsim pėr ta. All-llahu dėgjon dhe sheh." (Et Tevbe, 103)

Zekati ėshtė obligim material, tė cilin Islami e lidh me imanin dhe me pėrkushtim ndaj All-llahut xh.sh. Mohimin e sė drejtės sė tė varfėrit, Kur'ani e krahason me mohimin e Ahiretit dhe tė ringjalljes pas vdekjes:

"Thuaj: "Unė jam vetėm njeri sikurse edhe ju, mua mė shpallet se Zoti juaj ėshtė vetėm Zoti njė, pra drejtonju Atij dhe kėrkoni falje prej Tij. Pėr idhujtarėt ėshtė mjerim i madh, tė cilėt nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnė botėn tjetėr." (Fussilet, 6-7)

Islami , kėshtu e zgjidh obligimin e solidaritetit shoqėror, me atė qė kėtė e shpall ndėr themelet e tij primare. Ai gjithashtu e mėson besimtarin se ky institucion ėshtė i lidhur me imanin, ndaj kush e kryen me kėnaqėsi, kjo ėshtė dėshmi se imani ėshtė bėrė pjesė pėrbėrėse e qenies sė tij.

Andaj muslimani nuk mbetet vetėm me tė dhėnat e obligueshme tė zekatit. Para tij ndodhen njė sėrė formash tė dhėnieve vullnetare, tė cilat ia preferon feja. Zekati, nė tė vėrtetė, ėshtė ndarje apo veēim minimal pėr solidaritetin shoqėror qė po e kėrkon Islami.

Pasuria e egoistit nė kėtė botė ėshtė e privuar nga bekimi dhe bereqeti.

"Thuaj: "S'ka dyshim se Zoti im ėshtė Ai qė i jep furnizim tė begatshėm atij qė do nga robėrit e vet dhe Ai ia pakėson atij, e ēkado qė tė jepni, Ai e kompenson atė dhe Ai ėshtė dhuruesi mė i madh." (Se'be, 39)

"Ata, tė cilėt bėjnė koprraci me atė qė nga tė mirat e veta u dha All-llahu, tė mos mendojnė kurrsesi se ajo ėshtė nė dobi tė tyre. Jo, ajo ėshtė nė dėm tė tyre. Ajo e mirė me ēka bėnė koprraci, nė ditėn e kijametit do t'u mbėshtillet nė qafėn e tyre. All-llahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka, All-llahu ėshtė i njohur mirė mė atė qė veproni." (Ali Imran, 180)

Ata qė e ndajnė, gėzojnė mėshirėn dhe mbrojtjen e Zotit:

"Dhe cakto pėr ne (jetė) tė mirė nė dunja dhe tė mirė nė botėn tjetėr, pse vėrtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dėnimi im ėshtė ai me tė cilin e godas cilin dua, e mėshira Ime ka pėrfshirė secilin send. Atė (Mėshirėn) do ta caktoj pėr ata tė cilėt i ruhen (mėkateve), e japin zeqatin dhe pėr ata qė argumentet tona i besojnė" (El-E'araf, 156)

Muhammedi alejhisselam lidhur me kėtė thotė: "S'ka ditė qė gdhijnė njerėzit, e tė mos i vizitojnė dy melekė, prej tė cilėve njėri thotė: - O Zot, kompensoji atij qė ndan, ndėrkaq tjetri thotė: - O Zot, zhduke atė qė bėn koprraci!"

 

 

islamgjakova.net

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .