www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Namazi
 

 

 

Detyra e dytė kryesore islame ėshtė namazi - drejtimi dhe biseda e drejtėpėrdrejtė me Zotin xh.sh.

Namazi ėshtė detyrė e urdhėruar islame - farz, tė cilin muslimanėt janė tė obliguar ta falin pesė herė nė ditė, gjatė tėrė jetės.

Rėndėsia e kėtij obligimi islam nė veēanti theksohet nė mė se njėqind ajete kur'anore, sepse namazi ėshtė vėrtetim dhe manifestim i besimit tė vėrtetė - imanit.

Pėrgatitja pėr namaz

Pėr namaz nevoiten disa pėrgatitje, tė cilat pėrbėhen nga kėto kushte:

  1. trupi, petku dhe vendi ku do tė falet tė jetė i pastėr,
  2. tė merret abdest (sipas nevojės tė lahet, ose nėse kjo nuk ėshtė e mundhsme, tė merret tejmmum),
  3. tė vishet sipas rregullit,
  4. tė falet nė kohė,
  5. tė kthehet kah kibla,
  6. tė bėhet nijet.

Pėrbėrja e namazit

Namazi pėrbėhet nga kėto pjesė apo rukne:

1. iftitah - tekbir, tekbiri fillestar (All-llahu ekber),

 

2. kijam, qėndrimi nė kėmbė,

3. kiraet, lėximi i Kur'anit nė namaz,

4. ruku, pėrkulja nė namaz,

5. suxhud, lėshimi i fėtyrės pėrtoke nė namaz,

6. teshehhud, ulja nė namaz.

Falja e namazit

Me tė hyrė nė namaz, bėjmė nijetin dhe duke i ngritur duart lart, shqiptojmė:

All-llahu ekber ( All-llahu ėshtė mė i Madhi),

(Qė do tė thotė: i ngre duart nga kjo botė dhe i kthehemi All-llahut, tė Vėrtetės dhe Madhėrisė mė tė madhe).

Lidhja e duarve nė kijam do tė thotė: e lidh zemrėn dhe mendimet e mia vetėm pėr All-llahun xh.sh.

Nė rekatin e parė lexojmė:

Subhanekell-llahumme ve bi hamdike ve tebarekesmuke ve te'ala xheddukem ve la ilahe gajruke.

(Qė do tė thotė: Lavdėrimi tė qoftė Ty, o Zoti im. Ty tė takon ēdo falėnderim. I lartėsuar ėshtė emri Yt, e paarritshme ėshtė madhėria Jote. Pos Teje s'ka zot tjetėr).

Pastaj lexojmė:

E'udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim

Bismil-lahir-rahmanir-rahim

(Qė do tė thotė: Kėrkoj mbėshtetje te Zoti kundėr djallit tė mallkuar. Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit).

El-hamdu lil-lahi rabbil-alemin

Er-rahmanir-rahim

Maliki jevmiddin

Ijjake na'budu ve ijjake neste'in

Ihdinessiratal-mustekim

Siratal-ledhine en'amte alejhim

Gajril-magdubi alejhim veleddal - lin

Qė do tė thotė:

Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė botėrave!

Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit

Sunduesit tė ditės sė Gjykimit

Ty tė adhurojmė dhe prej Teje ndihmė kėrkojmė

Udhėzona nė rrugėn e drejtė,

Nė rrugėn e atyre ndaj tė cilėve ke bekimin, e jo nė tė atyre qė je i hidhėruar, dhe qė kanė humbur!Amin

Pas Fatihasė ( e cila lexohet nė secilin rekat), nė dy rekatet e para tė namazeve farz, e tė atyre sunnet nė secilin rekat, lexohet nga njė sure apo disa ajete.

Pastaj duke shprehur tekbirin - All-llahu ekber, shkohet nė ruku', ku tri herė thuhet:

Subhane rabbijel-adhim,

(Lavdėrimi tė takon Ty, o Zoti im i madh) e pastaj duke u drejtuar thuhet:

Semi'all-llahu limen hemideh , (E dėgjon All-llahu atė qė e falėnderon),

Rabbena lekel-hamd , (Falėnderimi tė qoftė Ty, o Zoti ynė!).

Pastaj me tekbir - All-llahu ekber, lėshohet nė sexhde, ku nė dy sexhde tė njėpasnjėshme, tė ndara me tekbir, tri herė lexohet:

  • Besmelja,
  • Fatihaja dhe
  • Njė sure, njė ajet i gjatė ose disa tė shkurtėr,

E pastaj nė tė njėjtėn mėnyrė kryhet edhe ruku'i dhe sexhdeja.

Pas sexhdes sė rekatit tė dytė, nė ulje lexojmė Ettehijjatu...

Nėse namazi ėshtė dyrekatėsh (sunneti dhe farzi i sabahut, sunneti i akshamit, sunneti i fundit i drekės dhe i jacisė, farzi i xhumasė dhe namazi i bajramit), atėherė pas ettehijjatu lexohen salavatet dhe duatė.

Pastaj jepet selam, sė pari nė anėn e djathtė, e pastaj nė tė majtėn.

Nėse namazi ėshtė trerekatėsh (farzi i akshamit dhe namazi i vitrit), ose prej katėr rekatėve (sunneti dhe farzi i drekės, sunneti dhe farzi i ikindisė dhe sunneti dhe farzi i jacisė), atėherė (te farzet e drekės dhe sunneti i xhumasė) pas ettehijjatit, e te sunnetet e (tjera), pas salavateve e duave, falet edhe njė rekat, gjegjėsisht dy, nė tė cilėt, nėse ėshtė farz, lexohet vetėm besmeleja dhe Fatihaja, e nėse ėshtė sunnet lexohet besmeleja, Fatihaja dhe njė sure, gjegjėsisht ca ajete, e pastaj nė uljen e fundit (kadil-ahiren) lexohen ettehijjatu, salavatet e duatė dhe jepet selam.

DHIKRI PAS NAMAZIT

Pasi tė jetė falur namazi, ėshtė e lavdėrueshme tė lexohet: salavat, ajetul-kursiji, tesbihėt dhe duaja.

Edhe pse duaja ėshtė mė mirė tė lexohet arabisht, ajo mund tė lexohet edhe nė gjuhėn tonė).

VAXHIBET - OBLIGIMET NĖ NAMAZ

  • Nė ēdo rekat tė lexohet Fatiha,
  • Nė dy rekatet e para tė namazeve farz, e nė tė gjitha rekatet e namazeve tjera, tė lexohet njė sure ose ca ajete,
  • Nė sexhde pėrveē ballit duhet vėnė edhe hundėn, nė mėnyrė qė tė ndjehet fortėsia e tokės,
  • Nė dy rekatet e para tė namazeve tė natės, tė xhumasė e tė Bajramit, imami tė lexojė Kur'anin nė zė, ndėrkaq muktediu ta ndjekė duke heshtur,
  • Tė lexohet ettehijjatu nė tė dyja uljet,
  • Nė uljen e parė tė namazeve farz si dhe nė sunnetet e drekės e tė xhumasė pas ettehijjatu tė mos lexohen salavatet.
  • Nė farzin e drekės e tė ikindisė imami tė lexojė Kur'an nė vete, ndėrsa muktediu ta ndjekė duke heshtur,
  • Nė namazin e vitrit, nė rekatin e tretė, (pas sures) tė merret tekbir dhe tė lexohet duaja e kunutit,
  • Nė namazet e bajramit, nė rekatin e parė pas subhanekes, ndėrsa nė tė dytin pas sures, tė merren nga tri tekbire (duke i ngritur duart deri te veshėt),
  • Nė fund tė namazit tė jepet selam.

KUPTIMI I RUKNEVE TĖ NAMAZIT

Tė gjitha ruknet e namazit - iftitah tekbiri , kijami , kiraeti , ruku'i , suxhudi dhe tesheh - hudi kanė kuptimin dhe arsyen e thellė tė tyre . Kijami - qėndrimi dhe kiraeti - leximi nė namaz nėnkuptojnė qėndrimin para All-llahut , bisedėn dhe kontaktin shpirtėror me Krijuesin dhe falėnderimin nė begatin e Tij tė panumėruar . Kijami njėkohėsisht na pėrkujton Ditėn e Gjykimit kur njerėzit , duke qėndruar para All-llahut, do tė japin llogari pėr veprat e tyre .

Ruku'ja - pėrkulja , nėnkupton falenderimin ndaj Krijuesit , pėr tė mirat qė i gėzojmė dhe pėrulshmėrin para Madhėris sė Tij . Sexhdeja - lėshimi i fytyrės nė tokė , ėshtė shprehje e thellė e pėrulshmėrisė dhe e nėnshtrimit ndaj All-llahut xh.sh. Nė sexhde njeriu ėshtė mė afėr All-llahut xh.sh.

Namazet farz , vaxhib dhe sunnet

Muslimani e ka pėr detyrė tė domosdoshme farz, qė gjatė ditės e natės tė falė pesė namaze, e qė janė : 1. Sabuhu- katėr rekate: dy sunnet dhe dy farz,

2. Dreka - dhjetė rekate : katėr sunnet , katėr farz dhe dy sunnet tė fundit , 3. Ikindia - tetė rekate : katėr sunnet dhe katėr farz,

4. Akshami - pesė rekate : tre farz dhe dy sunnet dhe,

5. Jacija - trembėdhjetė rekate : katėr sunnet, katėr farz , dy sunnet tė fundit dhe tre tė vitėr namazit .

Kompensimi dhe shkurtimi i namazit

Farzet e namazeve tė lėshuara jemi tė detyruar t'i kompensojmė , duke i falur ato . Sunneti i ikindisė dhe i jacisė ndonjėherė mund tė mos falet , pra tė lihet Nėse jemi udhėtarė - mysafirrė nė largėsi prej mė se 86 km., farzet prej katėr rekateve mund t'i shkurtojmė nė dy rekate .

Kuptimi i namazit

Namazi , si edhe ēdo dispozitė tjetėr islame , ka kuptimin e tij tė dyfishtė: ta nxisė njeriun nė falėnderimin e All-llahut xh.sh dhe nė kryerjen e veprave tė mira fisnike dhe ta ndalojė nga veprat dhe mendimet e kėqija.

All-llahu xh.sh thotė:

"Ti lexo atė qė po tė shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat, e pėrmendja e All-llahut ėshtė mė e madhja (e adhurimeve);

All-llahu e di ē'punoni ju." (El - Ankebut, 45)

"(Ai ndihmon) Ata tė cilėt kur Ne u mundėsojmė vendosjen nė tokė, e falin namazin, japin zeqatin, urdhėrojnė pėr tė mirė dhe largojnė prej tė keqes. All-llahut i takon pėrfundimi i ēėshtjeve." (El - Haxhxh, 41)

Muhammedi alejhisselam namazin e ka krahasuar me lumin andaj ka thėnė: "Ē'mendoni, sikur ndokush prej jush tė kishte njė lum para dyerve, e tė lahej nė tė pėr ēdo ditė nga pesė herė...? Kėshtu ndodh edhe me pesė namazet gjatė ditės e natės. All-llahu me to i shlyen mėkatet e mu'minit".

Njeriu qė rregullisht e fal namazin, duke qenė i vetėdijshėm pėr qėllimin dhe pėrmbajtjen e tij, patjetėr tė jetė i pastėr shpirtėrisht dhe moralisht. Ai qė vazhdimisht mendon nė Zotin, mendon edhe nė veprat e mira e tė ndershme. Njė njeri i tillė ėshtė mė tepėr qenie shpirtėrore sesa fizike. Ai ėshtė i zbukuruar me virtytet mė tė mira. Pėr tė tillėt All-llahu xh.sh. thotė:

"O ti shpirt i bindur plotėsisht!

Kthehu te Zoti yt i vetėkėnaqur e i pranuar!

Hyn nė turmėn e robėrve tė Mi!

Dhe hyn nė Xhennetin Tim!" (El Fexhėr, 27-30)

Namazi ėshtė qetėsi shpirtėrore. Ndėrkaq shpirtėrisht i qetė mund tė jetė vetėm mu'mini i cili nuk mburret e nuk krenohet me tė mirat e kėsaj bote, duke e ditur se ato janė mėshirė dhe provė e Zotit.

Namazi pėr mu'minin ėshtė dritė e cila ia shėndrit rrugėt e sė vėrtetės dhe e shpie nė lumturi nė tė dyja botėrat. Ai ėshtė dėshmi e besimit tė sinqertė dhe e cilėsive tė larta morale tė besimtarit.

Muhammedi alejhisselam thotė:

"Gėzimi im mė i madh ėshtė nė namaz".

"Atė qė namazi nuk e largon nga punėt e kėqija, ai edhe mė tepėr e largon nga mėshira e Zotit".

Mospėrfillja e namazit

Namazi i disave vetėm nga pamja e jashtme ėshtė namaz. Mendimet e tyre rėndom janė tė drejtuara nė gjėra dhe sende tė tjera. Ata konsiderojnė se namazi ėshtė vetėm "borxh ndaj All-llahut", tė cilin gjithsesi duhet ta paguajnė. Falja e kėtillė e namazit ėshtė e paqėllimtė dhe e pakuptimtė. Nė Kur'an pėr kėtė thuhet:

"Pra shkatėrrim ėshtė pėr ata qė falen, tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm." (E-Ma'un, 4-5)

Ndėrsa Pejgamberi i All-llahut na e tėrheq vėrejtjen duke na thėnė se prej namazit do tė pranohet, aq sa kemi qenė tė pranishėm me mend nė tė

Lėshimi i namazit

Lėshimi - mosfalja e namazit paraqet mėkat tė rėndė dhe mospėrkulje ndaj All-llahut xh.sh. Kur'ani kėtė e pėrshkruan me kėto fjalė:

"E pas tyre (tė mirėve) erdhėn pasardhės tė kėqij, qė e lanė namazin e u dhanė pas kėnaqėsive (trupore), e mė vonė do tė hidhen nė ēdo gjė tė keqe (ose nė Gaja)." (Merjem, 59)

Duke folur pėr kėtė Pejgamberi alejhisselam ka thėnė: "Gjėja e parė pėr tė cilėn njeriu do tė pėrgjigjet nė ditėn e Gjykimit ėshtė namazi, e nėse ai ėshtė i mirė, tė mira do tė jenė edhe veprat e tjera, e nėse ai ėshtė iI keq, tė kėqija do tė jenė edhe veprat tjera".

I Dėrguari i Zotit po ashtu ka thėnė: "Nuk ka fe ai qė s'ėshtė i besės, as namaz pa pastėrti, as fe pa namaz. Namazi pėr fenė ėshtė ajo qė pėr trupin ėshtė koka".

"Ndėrmjet njeriut dhe idhujtarisė - shirkut dhe mosbesimit ėshtė lėshimi i namazit".

NAMAZI DHE TĖ RINJTĖ

Pėr fadiletet - vlerat e mėdha tė namazit, Muhammedi alejhisselam i ka urdhėruar tė gjitha gjeneratat e muslimanėve, deri nė Ditėn e Gjykimit, qė namazin ta konsiderojnė detyrė tė vetėn parėsore dhe t'i mėsojnė fėmijėt e tyre qė nga mosha shtatė vjeqare ta kryejnė rregullisht kėtė detyrė tė madhe islame, ndaj ka thėnė:

"Urdhėroni fėmijėt tuaj tė falin namazin kur t'i mbushin shtatė vjet, e kur t'i mbushin dhjetė, atėherė nėse kėtė e refuzojnė, bėhuni edhe tė ashpėr".

Namazi i pėrbashkėt dhe vetėm

Pėr namazin me xhemat Muhammedi alejhisselam thotė: "se ėshtė mė i mirė tek All-llahu xh.sh pėr njėzet e pesė shkallė nga namazi i falur vetmas".

Namazi nė xhemat e zhvillon ndenjėn e vėllazėrisė, dashurisė dhe afrimit tė ndėrsjellė.

Muslimanėt duhet tė ndjehen si anėtarė tė njė familje, gjė qė mė sė miri arrihet nėpėrmjet namazit tė pėrbashkėt. Namazi i pėrbashkėt mund tė falet edhe nė rrethin familjar, e mund tė falin edhe vetėm dy anėtarė, p.sh. burri dhe gruaja etj.

Namazi i xhumasė ėshtė namaz i domosdoshėm javor, i cili falet bashkėrisht tė premteve nė kohėn e drekės. Namazin e xhumasė, nė vend tė drekės mund ta falin edhe gratė. Kjo nė veqanti ėshtė e preferueshme pėr shkak tė dėgjimit tė hutbes dhe pėrcjelljes sė porosive tė saj te anėtarėt e tjerė tė familjes.

Namazi i xhumasė ka dhjetė rekate: Katėr sunnet, dy farz dhe katėr sunnet.

Namazi i xhenazes , i falet muslimanit dhe muslimanes sė vdekur. Ai ėshtė farzi kifaje, do tė thotė, detyrė e pėrbashkėt e tė gjithė muslimanėve tė xhematit pėrkatės.

Namazi Bajramit ėshtė vaxhib pėr meshkujt. Falet dy herė nė vit, nė Bajramin e Ramazanit dhe nė Bajramin e Kurbanit. Ka dy rekate.

Namazin e xhumasė, tė xhumasė dhe tė bajramit pėr borxh e kanė ta falin vetėm, meshkujt.

Gratė dhe xhemati

Parimisht, tė gjitha detyrat islame janė tė obliguar t'i kryejnė edhe meshkujt edhe femrat. Kėshtu edhe gratė mund tė shkojnė nė xhemat dhe meshkujt nuk kanė tė drejtė t'i ndalojnė. Muhammedi alejhisselam thotė:

"Mos i ndaloni robėreshat e All-llahut tė mos shkojnė nė xhami".

Ato nuk mund tė hyjnė nė xhami dhe tė falen vetėm gjatė kohės sė hajdit dhe nifasit (menstruacionit dhe lehonisė).

Higjena e namazit

Higjena e namazit ndahet nė fizike dhe shpirtėrore. Higjena fizike pėrbėhet nga larja dhe pastrami I tėrė trupit , ose vetėm nga marrja e abdestit - larjes sė gojės, hundės, fėtyrės, duarve deri tė bėrrylat, prekjes sė kokės, qafės dhe veshėve (mes'h), larjes sė kėmbėve deri mbi nyjet. Po nuk ruhet abdesti i mėparshėm, duhet tė merret abdest pėr ēdo namaz.

ABDESI

--------------------------------------------------------------------------------

Si te marrim abdes?

Nje nga obligimet e Faljes, per besimtarin eshte abdesi, apo pastrimi i pjesshem.

Si duhet te jete uji me te cilin merret abdesi?

fare e prish Abdesin

Pasi qe te vendosim per te marre abdes themi Bismilahi-Rrahmani-Rrahim.

Me pas:

Lajme duart rreth shuplakes tre here duke ferkuar mire deri ne kyēe.

shpelajme gojen dhe hundet tre here

pastrojme fytyren gjithashtu tre here (pastrimi te jete i plote, deri poshte gushes)

pastrojme dy duart gjithashtu deri ne pjesen e siperme te berrylit duke filluar prej te djathtes.

.Te njejten gje bejme dhe me doren e majte

. me dore te lagur lagim pjesen e siperme te kokes .

me duar te lagura i pastrojme veshet.Pastrimin e vesheve e bejme duke prekur me gishtin tregues brendine e tyre e me te madhin pjesen e jashtme te vesheve.

Pastaj pastrojme dy kembet deri mbi kyce duke pasur kujdes qe te mos leme asnje pjese pa lagur (fillojme me te djathten dhe me pas te majten).

Pas larjes themi Elhamdulilah (Falenderimi i qofte Allahut).

------------------------------------------------------------------------------

Uji me te cilin merret abdes (disa sqarime).

- Duhet te jete i paster.

- Nuk lejohet qe te merret abdes me uje te ndotur.

- Nuk lejohet te merret abdes me uje ne te cilin ka pire derri apo kane ndotur kafshet.

- Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve qe uji qarkollon eshte I LEJUAR.

- Uji eshte i lejuar kur nuk vjen ere (ndotjeje), eshte pa ngjyre (dmth nuk ka pisllek ne te).

--------------------------------------------------------------------------------

Cfare e prish Abdesin?

- Abdesi prishet kur njeriu fle nė gjume.

- Kryen nevojave personale .

- Nxjerrja e gazrave.

- Ngrenia e mishit te deves.

Me pastrimin e domosdoshėm pėr namaz nėnkuptohet pastrimi i tėrė trupit, rrobave dhe vendit ku do tė falemi.

Namazi dhe higjena e pėrgjithshme ėshtė detyrė e domosdoshme fetare e urdhėruar me Kur'an dhe Hadith. All-llahu xh.sh. thotė:

"Tė pyesin ty pėr menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo ėshtė gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatė menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (pėr marėdhėnie) derisa tė pastrohen. E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata qė pendohen, dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme." (El Bekare, 222)

Secila dispozitė islame krahas domethėnies sė saj tė jashtme, ka edhe kuptimin dhe pėrmbajtjen e saj tė brendshme. Kėshtu edhe abdesti, pėrveq pastėrtisė fizike, ka edhe atė morale - shpirtėrore. Kjo ėshtė larja simbolike nga mėkatet, nga mendimet dhe qėllimet e irituara. Nė kėtė qėndron kuptimi bazor i tij. All-llahu xh.sh thotė:

"Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk kė njohuri, pse tė dėgjuarit, tė pamėt dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi." (El -Isra', 36)

Muhammedi alejhisselam thotė: "Sytė bėjnė zina - kurvėri me tė parėt epshor, veshėt me tė dėgjuarit, duart me tė prekurit, ndėrsa kėmbėt me tė ecurit".

Pėr kėtė shkak Pejgamberi, kur njė ashab i tij e luti t'ia lexojė njė dua qė do tė pėrfshinte ēdo gjė, e mori dorėn e tij dhe nė frymėn e ajetit tė mėsipėrm lexoi: "Thuaj: tė lutem, o Zot mė ruaj nga e keqja e tė dėgjuarit tim, nga e keqja e tė pamurit tim, nga e keqja e gjuhės sime, nga e keqja e zemrės sime dhe pėrgjithsisht nga e keqja qė rrjedh nga unė".

Abdesti ėshtė akt devotshmėrie nėpėrmjet tė cilit muslimani pėrgatitet pėr njė akt tjetėr mė tė lartė - namazin, nė mėnyrė qė tė dėlirė shpirtin e tij nga tė kėqijat, dhe kėshtu i pastruar, me anė tė ekstazės shpirtėrore, t'i afrohet Krijuesit tė vet - All-llahut xh.sh.

Kuptimi shėndetėsor i namazit

Qėllimi parėsor i namazit ėshtė qė ta zhvillojė fuqinė shpirtėrore tė njeriut. Megjithatė nė namaz as trupi nuk ėshtė lėnė pasdore. Disa lėvizje tė namazit, krahas domethėnies sė tyre shpirtėrore, kanė edhe kuptimin e vet fizik. Kėto lėvizje, edhe pse simbolike, shpiejnė nė forcimit e trupit dhe nė krijimin e baraspeshės psiko-fizike.

Vendet e faljes

Namazi nuk ėshtė i lidhur ekzkluzivisht pėr xhaminė. Muslimani mund tė falet kudo: nė shtėpi, nė livadh, nė auto, nė aeroplan, nė tren, nė anije etj. Ndaj, shtėpia e muslimanit njėkohėsisht ėshtė edhe xhami.

Qėndrimi ndaj namazit

Qėndrimi I sotėm I muslimanėve ndaj namazit ėshtė gati I mjerueshėm. Shumica nuk e pėrfillin kėtė detyrė islame nga pėrtacia djhe moskujdesi. Njė numėr falet shumė rralė - vetėm gjatė muajit tė Ramazanit dhe bajrameve, ndėrsa tė tjerėt mendojnė se mund t'I afrohen Zotit edhe nė mėnyra tė tjera.

Shqetėsues ėshtė edhe fakti se shumė prindėr, tė cilėt pėrkohėsisht ose rregullisht I ēojnė fėmijėt e tyre nė mėsim-besimin fetar, vetė ata nuk e falin namazin, po as qė I praktikojnė obligimet e tjera islame dhe kėshtu me shembullin e tyre personal ndikojnė negativisht nė familjet e veta, nė edukimin dhe sjelljen e tyre.

Porosia e All-llahut nė kėtė drejtim ėshtė shumė e qartė:

"Zoti juaj ka thėnė: "Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem, e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė Xhehennem". (Gafir, 60)

Dhe me tė vėrtetė nėse njeriu nuk ėshtė i gatshėm qė gjatė natės dhe ditės t'i sakrifikojė disa ēaste nė emėr tė All-llahut xh.sh., kjo atėherė pra ėshtė shenjė e sigurtė e mosbesimit - kufrit.

Muhammedi alejhisselam thotė: "Ndėrmjet njeriut dhe idhujtarisė - mosbesimit ėshtė lėshimi i namazit".

Namazi nė esencė ėshtė metodė e edukimit islam, i cili nė zemrėn e besimtarit mbjell tė vėrtetėn dhe formon ndenjėn e kontrollit dhe tė pranisė sė All-llahut xh.sh.

islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .