www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Zekati
 

 

 

 

Zekati ėshtė detyra e katėrt themelore islame e cila paraqet manifestimin e dukshėm tė besimit islam.

All-llahu xh.sh. thotė:

"Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė rrugėn e All-llahut ėshtė si njė kokėrr prej tė cilės mbijnė shtatė kallinj, ndėrsa nė secilin kalli ka nga njėqind kokrra. All-llahu ia shumėfishon (shpėrblimin) atij qė dėshiron, All-llahu ėshtė Bujar i Madh, i di qėllimet." (El Bekare, 261)

Zekati ėshtė i obliguar me Kur'an dhe Hadith - me burimet kryesore tė Sheriatit , si detyrė e domosdoshme fetare, farzi ajn, e ēdo muslimani dhe muslimaneje tė pasur, tė cilėt sipas Sheriatit posedojnė sasi tė caktuar tė pasurisė - nisabin.

Obligueshmėria e zekatit rrjedh nga mė shumė ajete kur'anore, e nė veēanti ėshtė potencuar nė suren Tevbe:

"Merr prej pasurisė sė tyre (tė atyre qė pranuan gabimin) lėmoshė qė t'i pastrosh me tė dhe t'u shtosh (tė mirat) dhe njėkohėsisht lutu pėr ta, se lutja jote ėshtė qetėsim pėr ta. All-llahu dėgjon dhe sheh."(Et Tevbe, 103).

"Dhe nė pasurinė e tyre kishin pėrcaktuar tė drejtė pėr lypėsin dhe pėr tė ngratin (qė ka nevojė por nuk lyp)." (Edh Dharijat, 19).

Nga urdhėresat kur'anore rezulton se zekati ėshtė detyrė dhe e drejtė. Detyrė e tė pasurve ndaj tė varfėve, ndėrsa e drejtė e tė varfėve ndaj tė pasurve.

SHPĖRBLIMET PĖR DHĖNIEN E ZEKATIT

Pėr ēdo sakreficė qė besimtari e bėn nė emėr tė All-llahut, Ai i premton shpėrblim tė dyfishtė, nė kėtė dhe nė botėn e ardhshme - ahiret:

"Dhe cakto pėr ne (jetė) tė mirė nė dunja dhe tė mirė nė botėn tjetėr, pse vėrtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dėnimi im ėshtė ai me tė cilin e godas cilin dua, e mėshira Ime ka pėrfshirė secilin send. Atė (Mėshirėn) do ta caktoj pėr ata tė cilėt i ruhen (mėkateve), e japin zeqatin dhe pėr ata qė argumentet tona i besojnė." (El -A'raf, 156)

"Nuk ėshtė obligim yti (Muhammed) udhėzimi i tyre (nė rrugė tė drejtė), All-llahu e shpie nė rrugė tė drejtė ate qė do. Ēkado qė tė jepni nga pasuria, e keni pėr veten tuaj, po mos jepni pėr tjetėrkė, por vetėm pėr hir tė All-llahut, e ēkado qė t'u jepni tė tjerėve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet nė mėnyrė tė plotė duke mos u dėmtuar ju."(El Bekare, 272)

HISTORIKU I INSTITUCIONIT TĖ ZEKATIT

Institucioni i zekatit u bė obligim pėr musliamnėt qysh nė Meke. Mirėpo, meqė muslimanėt atėbotė qenė tė persekutuar e tė keqtrajtuar nga ana e idhujtarėve mekas, kėshtu qė nė pikėpamje materiale ishin shumė tė dobėt, andaj urdhėresa e zekatit nuk mund tė zbatohej nė tėrėsi.

Kjo dispozitė pėrsėri ėshtė theksuar nė Medine, nė vitin e dytė pas hixhretit, nė ajetin:

"Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe falnu me ata qė falen (bini nė rukuė me ata qė bijnė)."(El Bekare, 43),

prej kur edhe filloi qė zekati tė kryhet nė praktikė.

Vlera gjegjėsisht lartėsia e zekatit, nuk ėshtė caktuar me Kur'an, siē nuk ėshtė caktuar e precizuar mė detajisht as edhe urdhėresat e tjera, siē ėshtė namazi, haxhxhi etj. Ato i ka sqaruar edhe me shembullin e vet i ka treguar Muhammedi alejhisselam.

Muhammedi alejhisselam e ka caktuar edhe pėrqindjen e ndarjes sė zekatit:

"Ndajeni njė tė dyzetėn pjesė tė pasurisė suaj" (do tė thotė, 2.5%), ndėrsa Ebu Bekri dhe Omeri e kanė qartėsuar detajisht kėtė me rregulloret e tyre.

Arabėt mė tė pasur , tė cilėt nė filim qenė tė prirė tė kalonin nė Islam, kėtė urdhėresė e shikonin me dyshim, sepse Islami u paraqit si sitem i ri social.

Mbledhja e zekatit, si edhe e tatimeve dhe kontributeve tė tjera, ishte brengė e shtetit islam.

Edhe pse bota arabe gjatė jetės sė Muhammedit alejhisselam e pranoi Islamin masovikisht, pėrsėri shumėkushi nuk mundi t'i flakė shprehitė dhe zakonet pagane tė tyre. Prandaj ca fise pas vdekjes sė Muhammedit alejhisselam refuzuan ta japin zekatin dhe kaluan nė anėn e ca pejgamberėve tė rrejshėm, si Musejleme el-Kedhdhabi, duke deklaruar se nuk e lėshojnė Islamin, por vetėm refuzojnė ta japin zekatin.

Halif Ebu Bekėr pa kurrėfarė ngurimi luftoi kundėr kėtyre fiseve, duke i detyruar ta japin zekatin.

DOMETHĖNIA E FJALĖS ZEKAT

Fjala zekat do tė thotė pastrim, ose larje. Ajo gjithashtu ka kuptimin shtim, rritje.

Nė kuptimin shpirtėrorė, zekat do tė thotė pastrim nga mėkatet dhe kėnaqje e vullnetit dhe e urdhėrit tė All-llahut xh.sh.

Zekati e pastron dhe e ēliron njeriun nga makutėria ndaj tė mirave tė kėsaj bote.

Ai tė shpie nė njohjen se vlera e njeriut matet sipas virtyteve morale dhe humane, e jo sipas pozitės dhe madhėsisė sė pasurisė.

Zekat do tė thotė edhe patrim i pasurisė nga e drejta (hakku) e huaj, sepse njeriu kurrė nuk ėshtė i sigurt edhe krahas kujdesit tė tij se diē e palejueshme nuk ėshtė futur nė pasurinė e tij.

PĖRQINDJA DHE LLOJET E PASURISĖ PĖR TĖ CILAT JEPET ZEKATI

Nisab ėshtė sasia e caktuar e pasurisė me Sheriat, kėshtu qė kur arrihet kjo sasi - nisabi, hyn nė fuqi obligimi pėr dhėnien e zekatit.

Sipas kėsaj, zekati nuk jepet nė llojin dhe sasinė e pasurisė e cila s'e arrin nisabin ose ėshtė e veēuar nga dispozita pėr dhėnien e zekatit.

Lėnda e zekatit ėshtė pasuria tė cilėn pronari e posedon njė vit tė tėrė nė pronėsinė e tij. Nga kjo veēohet pasuria qė shėrben pėr nevojat siē janė: banesa, orenditė shtėpiake, rrobat, mjetet e punės, kafshėt pėr punė, pasuria e caktuar pėr larjen e borxheve, pastaj prodhimet e duhura ushqimore pėr ekzistimin e familjes.

Kur'ani nuk e ka precizuar qartė se cilėn pjesė dhe nga cili lloj i pasurisė duhet dhėnė zekatin.

Kur'ani vetėm thotė:

" Tė pyesin ty pėr verėn dhe bixhozin. Thuaj: "Qė tė dyja janė mėkat i madh, e ka edhe dobi nė to (tė pakta) pėr njerėz, por dėmi i tyre ėshtė mė i madh se dobia e tyre. Tė pyesin ty edhe se ē'do tė japin. Thuaj: "Tepricėn!" Kėshtu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu qė tė mendoni (ēka ėshtė mirė e ēka ėshtė keq)." (El Bekare, 219)

Sipas kėsaj Kur'ani e ka caktuar parimin e pėrgjithshėm, ndėrsa Muhammedi alejhisselam e ka precizuar kėtė urdhėresė: "Jepni ēerekun e njė tė dhjetės sė pasurisė suaj!", qė nė pėrqindje i vjen 2.5% ose njė e dyzeta pjesė.

Nė nevojat shtėpiake tė liruara nga dhėnia e zekatit bėn pjesė edhe stolia e gruas nga guri I ēmuar, margaritari, etj.

Arid he argjendi, ndėrkaq, janė lėndė e zekatit, pa marrė parasysh se pėr ēfarė janė tė caktuar pėrderisa e pėrmbushin minimumin e shumės sė caktuar me Sheriat - nisabin.

Sipas kėsaj, lėndėn e zekatit e pėrbėjnė:

  • ari, argjendi, monedhat dhe letrat me vlerė,
  • malli pėr tregti, prodhimet bujqėsore dhe
  • disa kafshė shtėpiake.

Nisabi i arit ėshtė 91.6 gram. Nė kėtė vlerė jepet 2.5% gjegjėsisht njė e katėrdhjeta pjesė.

Nisabi pėr argjendin ėshtė 641.5 gram. Nė kėtė vlerė, gjithashtu, jepet 2.5% gjegjėsisht njė e dyzeta pjesė. Nisabi i monedhės ėshtė adekuatė me nisabin e arit. Sendet e arta e tė argjendta, stolitė, enėt etj, trajtohen si ar dhe argjend, ndaj sipas tė njėjtės bazė caktohet vlera e nisabit.

Nisabi i mallit pėr tregti ėshtė adekuat me nisabin e argjendit. Kjo do tė thotė se, nėse pronari posedon mall pėr tregti nė vlerė tė nisabit tė argjendit, i cili mall e kalon njė vit tek ai, ėshtė i obliguar tė japė zekatin. Ndėrkaq, nėse dikush posedon tepricė tė mallit (pėrveē arit e argjendit), por kėtė mall nuk e ka caktuar pėr tregti, po as pėr shtimin e pasurisė, nė kėtė rast nuk ėshtė i obliguar tė japė zekatin.

Pėr prodhimet bujqėsore qė fitohen nga ara ose livadhi tė cilėt ujiten me ujė tė rrjedhshėm ose qė u janė ekspozuar reshjeve tė natyrės (shiut), jepen dhjetė pėrqind ose njė e dhjeta e sasisė sė pėrgjithshme tė prodhimeve. Ndėrkaq, pėr prodhimet, parcelat e sė cilave ujiten artificialisht jepet pesė pėrqind, gjegjėsisht e njėzeta pjesė. E njėjta vlen edhe pėr frutat e pemėve, mjaltin dhe prodhimet qumėshtore. Nisabi ėshtė sa pesė barra anieje, gjegjėsisht 653 kg. Pėr prodhimet bujqėsore zekati jipet menjėherė pas vjeljes sė tyre.

Zekati nuk jepet pėr kafshėt e buta, tė cilat mė pak se gjysmė viti janė nė kullota, si edhe pėr shqerrat. Zekat, gjithashtu nuk jepet as pėr kuajt, qė bazohet nė hadithin e Muhammedit alejhisselam.

Nisabi pėr kafshėt e mėdha ėshtė 30 krerė. Pėr kėtė vlerė duhet dhėnė njė tė re qė i ka mbushur dy vjet. Mė tutje zekati llogaritet sipas parimit vijues: prej 40 deri nė 50 krerė - njė tė re dyvjeēe, prej 60 deri nė 69 krerė - dy tė reja dyvjeēe, prej 70 deri nė 79 krerė - dy tė reja; njė dyvjeēe e njė tri vjeēe; prej 80 deri nė 89 krerė - dy tė reja trivjeēe, prej 90 deri nė 100 krerė - tri tė reja dyvjeēe, prej 100 deri nė 109 krerė - tri tė reja dy vjeēe, ndėrsa njė njėvjeēe etj.

Nė ēdo 30 krerė tė ardhshėm jepet njė e re dyvjeēe, ndėrsa nė 40 - njė e re tre vjeēe.

Zekati nė kafshėt e imta - dhen e dhi, jepet sipas kėtij parimi: prej 40-120 copė - njė dele, prej 121-200 copė -dele, prej 201-399 copė - tre dele, prej 400 copė - katėr dele. Mė tutje nė ēdo njėqind jepet nga njė dele.

Zekati pėr huazime jepet nė tė holla, nė ar, nė argjend, nė mallra tregtie si dhe nė vlera tjera.

Obligimi pėr dhėnien e zekatit fillon:

  • kur huazimet nė mallra tregtie realizohen nė vlerė tė njė tė pestės (1/5) sė nisabit,
  • kur realizohet nisabi i plotė i huazimeve tė cilat rrjedhin nga marrėdhėniet kontraktuese dhe jotregtare (siē ėshtė trashėgėmia, testamenti, mehri, qeraja etj.) me kusht qė tė ketė kaluar njė vit nga skadimi i afatit tė borxhit.

KUJT I JEPET ZEKATI?

Sipas Kur'anit (suretu Tevbe, ajeti 60) tė dhėnat e obligueshme fetare, zekati dhe sadakatul-fitri, mund tė shpenzohen dhe tė shpėrndahen nė njėrėn nga kėto tetė kategori:

  • pėr tė varfėrit,
  • pėr tė ngratėt,
  • pėr punonjėsit ( qė e tubojnė),
  • pėr ata qė duhet pėrfituar zemrat e tyre,
  • pėr lirirmin nga robėeria,
  • pėr tė mbyturit nė borxhe,
  • pėr nė rrugėn e All-llahut dhe
  • pėr atė qė ka mbetur nė rrugė .

Kėto kategori nuk mund tė shfuqizohen - abrogohen, po as tė shuhen. Pėr prioritetin e njėrės kategori mbi tjetrėn nė rastin e dhėnė, ėshtė i obliguar tė kujdeset pushteti kompetent islam.

Nė rastet tona, sipas mendimit tė shumicės sė ulemave, mė e rėndėsishmja ėshtė kategoria e shtatė "pėr tė mirėn e pėrgjithshme - pėr nė rrugėn e All-llahut - "fi sebilil-lahi", qė pėrfshin tė gjitha llojet e arsimit dhe edukimit islam, gjegjėsisht ngritjen dhe zhvillimin e instituteve dhe enteve fetare, qėllimi i tė cilave ėshtė ruajtja dhe avancimi i parimeve islame.

Sipas dispozitave tė fikhut, zekati, parimisht, mund t'u jepet: vėllezėrve, motrave, fėmijėve tė tyre, mixhallarėve, motrave tė babait dhe fėmijėve tė tyre, tezeve dhe dajėve dhe fėmijėve tė tyre. Zekati gjithashtu, mund t'u jepet edhe fqinjve.

Prioritet te dhėnia e zekatit kanė tė afėrmit, pastaj tė familjes sė largėt, fqinjėt, pėrderisa i mbushin kushtet pėr pranimin e zekatit.

Zekati, sipas dispozitave tė Sheriatit, nuk mund t'i jepet:

  • jomuslimanit,
  • personit qė ka pasuri tė mjaftueshme pėr mirėmbajtje,
  • burri gruas po as gruaja burrit,
  • brezit ngjitės: babait, nėnės, gjyshes, gjyshit po as edhe brezit zbritės: fėmijėve, nipave...
  • personit tė sėmurė mentalisht dhe tė miturit, tė cilėt nuk e kuptojnė rėndėsinė e zekatit. Ndėrkaq, mbikėqyrėsit - tutorėt e tyre mund ta marrin zekatin nė emėr tė tyre,
  • borxhliut tėnd, pėr shkak tė pagimit tė borxhit me zekat.

Vėrejtje pėr mosdhėnjen e zekatit:

All-llahu xh.sh. thotw:

"Ja, ju jeni ata qė ftoheni pėr tė dhėnė nė rrugėn e All-llahut (pėr luftė kundėr armikut tuaj), e dikush prej jush bėn koprraci, e kush bėn koprraci, ai bėn kundėr vetvetes, All-llahu s'ka nevojė, e ju jeni tė varfėr (keni nevojė). Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do t'ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju." (Muhammed, 38)

 "O ju qė keni besuar, a t'ju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm:T'i besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini." (Es-Saff, 10-11)

"Ata, tė cilėt bėjnė koprraci me atė qė nga tė mirat e veta u dha All-llahu, tė mos mendojnė kurrsesi se ajo ėshtė nė dobi tė tyre. Jo, ajo ėshtė nė dėm tė tyre. Ajo e mirė me ēka bėnė koprraci, nė ditėn e kijametit do t'u mbėshtillet nė qafėn e tyre. All-llahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka, All-llahu ėshtė i njohur mirė mė atė qė veproni." (Ali Imran, 180)

 

 

islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .