www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Komentimi i kaptinës "Ed-Duha"
 

 

 

1. Pasha paraditėn!

2. dhe natėn qė shtrin errėsirėn!

3. Zoti yt as nuk tė ka lėnė, e as nuk tė ka pėrbuzur.

4. Dhe (dije) se jeta e ardhshme ėshtė shumė mė e mirė pėr ty se e para.

5. e Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh.

6. A nuk tė gjeti jetim, e tė dhuroi strehim (kujdesje).

7. tė gjeti tė paudhėzuar, e tė udhėzoi.

8. tė gjeti tė varfėr, e tė begatoi (pasuroi).

9. Pra, mos e pėrēmo (poshtėro) jetimin!

10. as lypėsin mos e pėrzėr!

11. e pėr tė mirat qė t'i dha Zoti yt, trego!

 

Kaptina "Ed-Duha" ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas kaptinės "El-Fexhr". Ka gjithsej 11 ajete.

Kaptinėn tė tėrėn e pėrshkon njė frymė ledhatuese, e mėshirėshme, e afėrt dhe e ngrohtė ndaj Pejgamberit a.s.. Ėshtė njė zgjatje e dorės sė mėshirės e cila qetėson dhembjen dhe dėshpėrimin. Ėshtė njė prehje dhe shpresė qė qetėson shpirtin e trazuar tė Pejgamberit a.s.[1]

 

Emėrtimi i kėsaj kaptine

Kjo kaptinė e ka marrė emrin nga ajeti hyrės i saj: "Ved-Duha - Pasha paraditėn!", nė tė cilin Allahu xh.sh. betohet, sepse kjo ėshtė ndėr kohėt mė tė rėndėsishme pėr jetėn dhe gjallėrinė e njeriut.

 

Lidhmėria e kėsaj kaptine me atė paraprake "El-Lejl"

Kaptina "El-Lejl" pėrfundoi me premtimin e Allahut se nė Ahiret do tė derdhte begatitė e Tij mbi tė devotshmit, ndėrsa nė kaptinėn "Ed-Duha", ky premtim pėrsėritet rishtazi, tash pėr vetė Pejgamberin a.s.: "Ve lesevfe ju'tike rabbuke feterda" - "E Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh"

Pastaj nė kaptinėn "El-Lejl" ajeti 13 ku Allahu xh.sh. thotė: "Ve inne lena el ahiretu vel ula"- "Dhe vetėm Jona ėshtė bota tjetėr si dhe kjo" ėshtė njė ngjashmėri me ajetin 4 tė kaptinės "Ed-Duha": "Ve lel ahiretu hajrun leke minel ula"- "Dhe (dije) se jeta e ardhshme ėshtė shumė mė e mirė pėr ty se e para".

 

Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine

Nė lidhje me shkakun e zbritjes sė kėsaj kaptine, kemi disa transmetime autentike, por kėtu do t'i paraqesim vetėm ato mė kryesoret:

1. Transmetohet nga Seid bin Mensuri dhe El-Ferjaniu nga Xhundubi: Xhibrili disa ditė nuk i erdhi me shpallje Muhammedit a.s., gjė qė i shtyri idhujtarėt mekas ta tallnin me fjalėt se Zoti i tij e kishte harruar, e kishte lėnė dhe e kishte pėrbuzur.[2]

2. Transmetojnė Buhariu e Muslimi dhe tė tjerėt nga Xhundubi, se Muhammedi a.s. u ankua nga shėndeti pėr dy-tri ditė dhe nuk mundi tė ngrihej natėn tė falte namaz. Kjo e shtyri Umi Xhemilin, gruan e Ebu Lehebit qė t'i thoshte me ironi: "O Muhamed! Kam shpresė se tė la shejtani yt se po shoh qė s'po tė vjen-s'po tė afrohet ka disa ditė." Prandaj Allahu zbriti kėtė kaptinė. [3]

3. Transmeton Ibn Xherir et Taberiu nga Abdullah bin Shedadi: Hatixheja r.a. iu drejtua tė Dėrguarit tė Allahut me fjalėt: "Ka disa ditė qė Zoti yt sikur tė ka lėnė pas dore.", prandaj zbriti kjo sure si pėrgjigje. Kėto fjalė tė pėrcjella nga Hatixheja r.a. janė tė kategorisė "mursel". Transmetuesit e kėtij Isnadi janė tė besueshėm.

Hafidh ibn Haxheri thotė: "Siē duket edhe Umi Xhemil edhe Hatixheja ia kishin thėnė Resulullahut pėrafėrsisht tė njėjtat fjalė, por Umi Xhemil i kishte thėnė ato si nėnēmim e pėrbuzje, kurse Hatixheja r.a. nga dhemshuria, tek shihte tė Dėrguarin a.s. qė vuante, pėr shkak se Shpallja i qe vonuar pėr disa ditė".[4]

Nė lidhje me shkakun e shpalljes sė kėsaj sureje ekzistojnė edhe disa transmetime tė tjera, tė cilat do t'i pėrmendim me rastin e komentimit tė ajeteve tė saj.

 

Koment:

 

1. Pasha paraditėn!

2. dhe natėn qė shtrin errėsirėn!

3. Zoti yt as nuk tė ka lėnė, e as nuk tė ka pėrbuzur.

Allahu xh.sh. betohet nė paraditėn -"Duhanė", koha qė simbolizon pjesėn e parė tė ditės, pasi qė dielli dukshėm tė jetė ngritur nė qiell. Qėllimi kėtu mund tė jetė pėr ditėn, sepse nė ajetin qė pason, Allahu xh.sh. betohet edhe nė natėn, qė ėshtė pjesė e kohės kur njeriu pushon me tė gjitha gjymtyrėt e tij, pėr tė marrė forca dhe energji tė mjaftueshme qė prapė tė nesėrmen nė mėngjes tė gjallėrojė, tė punojė, tė fitojė dhe tė falėnderojė Krijuesin e tij, pėr tė gjitha mirėsitė qė i ka dhuruar.

Nė Sheriatin islam, nga tradita e Pejgamberit a.s. ekziston falja e njė namazi qė ėshtė synet, e qė quhet "Namazi i Duhasė", tė cilin Pejgamberi a.s. nuk e ka lėnė kurrė pa e falur, ashtu siē nuk linte pa falur as namazin e natės "Salatul-Lejli" (Salatu-t- Tehexh-xhud)". Namazin e "Duhasė" Pejgamberi a.s. e falte pasi kalonte njė kohė e konsiderueshme prej lindjes sė diellit.

Pastaj, nė vazhdim vjen ajeti i tretė nė tė cilin hidhen poshtė fuqishėm talljet e idhujtarėve se kinse Zoti e kishte braktisur Muhammedin a.s.. Jo, kurrsesi, por dije, o Muhammed, se Zoti yt nuk tė lė kurrė, nuk ėshtė hidhėruar nė ty dhe as nuk tė ka pėrbuzur, madje Allahu xh.sh. e vė nė dijeni tė Dėrguarin e Vet se ėshtė dhe do tė jetė nė mbrojtje tė tij sikur ēdo herė qė ishte nė mbrojtje tė tė dėrguarve tė tjerė. Ai tė ka nė mbikėqyrje tė vazhdueshme pėr tė tė mbrojtur nga ēdo rrezik. E si tė tė mos mbrojė kur Ai ty ta besoi transmetimin e Mesazhit tė Vet tė fundit hyjnor drejtuar njerėzimit!

Ėshtė fakt se Allahu xh.sh. i pati pėrherė nė mbikėqyrje tė dėrguarit e Vet, si p.sh. Musanė a.s. kur nė shenjė tė tij thotė: "E nga ana Ime mbolla (nė zemra tė njerėzve) dashuri ndaj teje, e qė tė edukoheshe nėn mbikėqyrjen Time" (Ta-Ha, 39).

Pastaj i drejtohet edhe Muhammedit a.s. "Ti bėj durim pėr vendimin e Zotit tėnd, se ti je nėn mbikėqyrjen Tonė dhe, kur tė ngrihesh, madhėroje me falėnderim Zotin tėnd!" (Et-Tur, 48) [5]

 

4. Dhe (dije) se jeta e ardhshme ėshtė shumė mė e mirė pėr ty se e para.

Me kėtė ajet, Muhammedit a.s. i bėhet e ditur se jetė e vėrtetė ėshtė vetėm jeta e Ahiretit dhe se kjo botė kalimtare ėshtė shumė e shkurtėr. Kjo botė do tė shkatėrrohet, meqenėse ėshtė vetėm njė vendsprovim pėr njeriun. Nė lidhje me kėtė flasin shumė ajete kuranore, si:

"Kjo jetė e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr veēse dėfrim e lojė, e jetė e vėrtetė, pa dyshim ėshtė ajo e botės sė ardhshme (Ahireti), sikur ta dinin". (El-Ankebut, 64) ,

pastaj:

"Ju njerėz, dijeni se jeta e kėsaj botė nuk ėshtė tjetėr veēse njė lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, mburrje mes jush dhe pėrpjekje pėr shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve.. pra, jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr veēse pėrjetim mashtrues". (El-Hadid, 20)

Transmetojnė imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibni Maxhe nga Abdullah ibn Mes'udi tė ketė thėnė: "Njė ditė Resulullahu s.a.v.s ishte shtrirė pėr tė fjetur mbi njė hasėr, dhe shihej qartė se hasra kishte lėnė gjurmė nė trupin e tij. Kur u zgjua, fillova t'ia fėrkoja krahun e tij e i thashė: O i Dėrguar i Allahut, pse nuk na lejove tė paktėn tė tė kishim shtruar diēka tė butė mbi hasėr? E ai m'u pėrgjigj:"Ēfarė kam unė me kėtė botė, shembulli im dhe shembulli i kėsaj bote ėshtė sikur njė udhėtar, i cili ėshtė ndalur tė pushojė nėn hijen e njė peme, pastaj ngrihet dhe vazhdon udhėn e tij".[6]

Gjithashtu ky ajet jep shenjė tė qartė se gjėrat qė do tė pasonin, pėr Muhammedin a.s., do tė ishin mė tė mira se ato tė kaluarat, do tė thotė, do tė vinin ditė mė tė mira pėr tė gjithė muslimanėt. Ata, nė njė tė ardhme tė afėrt do tė bėheshin njė bashkėsi e fuqishme nė Medinė, dhe pas 8 vjetėsh do tė hynin triumfalisht nė Mekė, pa ndonjė rezistencė, me se do tė vendoseshin drejtėsia dhe pushteti i Allahut fillimisht nė Hixhaz, e pastaj nė tėrė Gadishullin Arabik, njėherė e pėrgjithmonė. Madje pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, muslimanėt do tė kishin nė zotėrim mbi gjysmėn e botės, ku njerėzit nuk do tė ishin mė robėr tė njerėzve dhe as tė besėtytnive tė kota, por njerėz tė cilėt me plot dinjitet do tė pėrkuleshin vetėm para Krijuesit tė tyre tė vėrtetė-Allahut xh.sh..

Dijetari bashkėkohor M.M. Sha'raviu, nė lidhje me kėtė ajet thotė se kėtu ėshtė fjala pėr Vahjin, do tė thotė ajetet qė do tė pasonin mė tutje, do ta qetėsonin Muhammedin a.s. dhe do t'i jepnin kurajo e guxim qė tė bėhej i pathyeshėm nė misionin e tij, shumė mė tepėr se ajetet qė i kishin zbritur deri atėherė.[7]

Nė lidhje me kėtė ajet kemi edhe shkakun e zbritjes, pėrse Taberaniu nė "El Evsat" transmeton nga Ibni Abbasi tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.: "M'u paraqit gjendja e Ymetit tim pas meje dhe vendet qė ata do t'i ēlirojnė (nga kufri), dhe u kėnaqa." prandaj edhe zbriti ky ajet, i cili i bėn me dije se ajo qė po vinte, ishte mė e shndritshme se ajo qė kishte kaluar

 

5. E Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh.

Mirėsitė e Allahut ndaj Muhammedit a.s. ishin tė panumėrta, e zgjodhi atė pėr Pejgamber dhe e gradoi me gradėn mė tė lartė "Vulė e Pejgamberisė". I dhuroi atij Librin mė tė madh-Kur'anin famėlartė, udhėzim i qartė dhe dritė, e cila do t'i ndriēojė udhėt e njerėzimit.

Mirėsia mė e madhe e dhuruar nga Allahu xh.sh. nė kėtė botė, ėshtė shpallja e fesė islame, e cila pėr njė kohė tė shkurtėr do tė pushtonte zemrat e njerėzve anekėnd botės, jo me forcėn e shpatės, por me forcėn e argumentit e tė bindjes shpirtėrore. Kurse, mirėsitė ndaj Muhammedit a.s. nė Ahiret do tė jenė: Shefati (ndėrmjetėsimi), kroi i Kevtherit, pozita e tij e lartė nė krahasim me tė dėrguarit e tjerė (Mekami mahmud), etj. Prandaj, tė gjitha kėto mirėsi tė panumėrta ndaj Muhammedit a.s. ishin  argumente tė pakontestueshme qė tė demantonin shpifjet e idhujtarėve se Zoti i tij e kishte lėnė, braktisur apo ishte i hidhėruar ndaj tij. Jo, pėrkundrazi, kjo sure dhe kėto ajete ishin njė fuqizim shpirtėror dhe fizik pėr tė, qė ai tė mos humbte kurrė shpresėn nė mėshirėn e Allahut xh.sh..

Edhe me kėtė ajet ndėrlidhet njė shkak i zbritjes, i ngjashėm me atė tė mėparshmin, tė cilin e transmetojnė Hakimi, Bejhekiu nė "Ed-Delail", si dhe Taberaniu e tė tjerėt nga Ibni Abbasi, i cili ka thėnė: "Iu paraqit (ekspozua) tė Dėrguarit tė Allahut se cilat vende do tė ishin nė duart e muslimanėve, fshat mė fshat  dhe iu kėnaq zemra", prandaj edhe zbriti ky ajet: "E Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh".

Ibni Abbasi, nė lidhje me kėtė ajet, thotė: "Allahu i ka premtuar Muhammedit a.s. shumė mirėsi nė Ahiret, por padyshim ajo qė synohet nė kėtė ajet dhe qė do ta bėjė tė kėnaqur e tė lumtur Pejgamberin a.s., ėshtė Shefati (ndėrmjetėsimi). Transmetohet nė Sahihun e Muslimit nga Abdullah ibn Amr ibn Asi, se i Dėrguari a.s. i lexoi fjalėt e Allahut nė lidhje me Ibrahimin a.s. kur ai i qe drejtuar Atij:

"Zoti im! Ata vėrtet i shmangin (nga rruga e drejtė) shumė njerėz. E kush mė respekton mua, ai ėshtė imi (nė fe), e kush mė kundėrshton mua, atėherė Ti je qė fal dhe qė mėshiron" (Ibrahim, 36)

dhe fjalėt e Isait a.s.:

"Nėse i dėnon ata, nė tė vėrtetė ata janė robėr tė Tu, e nėse ua fal atyre, Ti je i Gjithėfuqishmi, i Urti" . (El- Maide, 118),

pastaj i ngriti duart dhe u lut: "O Zot, ma fal dhe ma shpėto Ymetin tim", dhe filloi tė qante. Atėherė Allahu xh. sh. urdhėroi Xhibrilin tė shkonte e ta pyeste Muhammedin a.s. pėrse po qante, dhe thuaj atij: "Ne do tė tė kėnaqim ty me Ymetin tėnd dhe nuk do tė tė dėshpėrojmė".[8]

Pastaj, ėshtė edhe njė transmetim tjetėr sipas tė cilit Muhammedi a.s. ka thėnė: "Ēdo pejgamber e ka pasur nga njė lutje tė cilėn Allahu ia ka pranuar, dhe ēdo pejgamber para meje ėshtė ngutur nė lutjen e tij (nė kėtė botė), kurse Lutja ime ishte qė tė jem ndėrmjetės (shpėtues) pėr Ymetin tim nė ditėn e Kiametit".[9]

Ndėrsa nė "Tefsirul Xhelalejn" ėshtė shėnuar edhe njė hadith i ngjashėm me kėtė qė e transmeton Hatibi, se Pejgamberi a.s., pasi i pati zbritur ky ajet, ka thėnė: "Nuk do tė jem i kėnaqur pėrderisa edhe njė pjesėtar i vetėm i Ymetit tim tė jetė nė zjarr".[10]

 

6. A nuk tė gjeti jetim, e tė dhuroi strehim (kujdesje).

Janė tri ajete qė do tė pasojnė nė vazhdim, pra ky ajet, pastaj i shtati dhe i teti, tė cilėt flasin pėr pėrkujdesjen e Allahut ndaj Muhammedit a.s. qysh nga lindja ose nga fėmijėria e hershme.

Jeta e Pejgamberit a.s. vėrtet ishte njė jetė plot dhimbje, plot vuajtje, sepse ai ende sa ishte nė barkun e s'ėmės, mbeti pa baba, pastaj nė moshėn gjashtė vjeē i vdiq edhe e ėma, kėshtu qė mbeti jetim pa tė dy prindėrit, pra mbeti gjithmonė i etshėm pėr dashurinė prindėrore. Por, Krijuesi i kėsaj ekzistence, Ai qė i di tė fshehtat dhe ato qė shfaqen haptazi, me kohė kishte pėrgatitur zemrėn dhe shpirtin e Muhammedit a.s. qė tė pėrballonte tė gjitha kėto vuajtje e sakrifica. Ishte mėshira e madhe e Allahut xh.sh. qė kishte mbushur zemrėn e tij qysh nga fėmijėria, pėrderisa nuk erdhi momenti qė nė moshėn 40 vjeē, kjo mėshirė e dashuri tė merrte emėrtimin e vėrtetė: "Pejgamber i Allahut dhe i zgjedhuri i Tij".

Muhammedi a.s. u rrit si jetim sė pari nė shtėpinė e gjyshit Abdul Mutalib, i cili e donte pa masė, meqenėse babanė e tij Abdullahun, e kishte dashur mė shumė se tė gjithė djemtė e tjerė, dhe ndiente njė dhimbje tė madhe tek shihte Muhammedin e vogėl qė po rritej si jetim, dhe thuhet se lotėt gjithnjė i ravijėzoheshin nėpėr faqet e tij tė rrudhura nga pleqėria. Ai madje e ulte Muhammedin gjithnjė pranė vetes, nėn hijen e Qabesė, njė vend i rezervuar vetėm pėr parinė mekase.

Pas dy vjet pėrkujdesjeje nė shtėpinė e gjyshit, i vdiq edhe ai, kėshtu qė nė moshėn 8 vjeē, pėrkujdesjen e Muhammedit a.s. e mori axha i tij, Ebu Talibi, i cili i ofroi tėrė dashurinė dhe kujdesin e duhur.

Por, mbi tė gjitha kėto, Muhammedi a.s. ishte nėn pėrkujdesjen dhe mbikėqyrjen e vazhdueshme tė Allahut xh.sh., tė cilėn ai shpeshherė e kishte hetuar po jo edhe kuptuar, derisa nuk i zbriti Shpallja, nė moshėn dyzet vjeē.

I Dėrguari a.s. me njė rast ka thėnė: "Zoti im mė edukoi dhe mė pėrsosi edukatėn time".

Me kėtė ajet Allahu dėshiroi ta qetėsonte edhe njė herė tė Dėrguarin e Vet, dhe sikur i thotė: Mos ua vė veshin fjalėve tė idhujtarėve, qė thonė se Zoti yt tė ka braktisur. Jo! Ne nuk tė braktisėm as atėherė kur mbete jetim, pa prindėr, pa gjyshin dhe pa xhaxhain, e si tė tė braktisim tash kur ta kemi besuar Mesazhin dhe Fjalėn tonė tė Shenjtė.

7. Tė gjeti tė paudhėzuar, e tė udhėzoi.

Edhe ky ajet vazhdon me atė ton dashamirės, nga i cili shihet dhemshuria dhe pėrkujdesja e Allahut ndaj tė Dėrguarit tė Vet. "A nuk ishe ti, o Muhammed, i paudhėzuar pėr njohjen besimit nė Zotin tėnd, derisa Ai nuk tė drejtoi e tė udhėzoi, e ti gjete tė vėrtetėn, dhe njohe madhėshtinė e Krijuesit?!"

Ky ajet nuk ka tė bėjė me mundėsinė qė Pejgamberi a.s. tė ketė qenė i humbur nė dalalet-mosbesim, sepse pejgamberėt e Allahut janė tė mbrojtur nga njė gjė e tillė, por kėtu qėllimi ėshtė se ai ishe i paudhėzuar nė njohjen e ēėshtjeve tė fesė e tė Librit qė iu shpall, siē thotė edhe Allahu xh.sh.: "Po kėshtu me urdhrin Tonė, Ne tė shpallėm ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur ē'ėshtė Libri (Kur'ani) as ē'ėshtė besimi (imani), por Ne e bėmė atė dritė me tė cilėn atė qė dėshirojmė prej robėrve Tanė e vėmė nė rrugė tė drejtė." (Esh-Shura, 52).

Ndėrsa nė "Tefsirul Xhelalejn" ėshtė shėnuar: "Allahu tė gjeti tė paudhėzuar me parimet dhe ligjet e Sheriatit, dhe tė udhėzoi"[11]

 

8. Tė gjeti tė varfėr, e tė begatoi (pasuroi).

Meqenėse u rrit si jetim, ishte e natyrshme qė Muhammedi a.s. ta kishte tė vėshtirė edhe jetesėn, sepse nuk kishte as vėllezėr qė ta pėrkrahnin e ta ndihmonin, megjithė kujdesin e vazhdueshėm ndaj tij tė Ebu Talibit, i cili nuk kishte pasuri tė mjaftueshme madje as pėr vete dhe familjen e tij. Por, deshi Allahu xh.sh. qė i Dėrguari i Tij, tė cilėsohej si njeri besnik e tė shquhej pėr ndershmėri edhe para pejgamberisė, dhe tė kishte prirje edhe nė punėt e tregtisė qė e shtyri Hatixhen r.a. qė t'ia besonte atij punėt e tregtisė. Kėtė besim ai e arsyetoi plotėsisht qysh nė udhėtimin e tij tė parė nė Sham.

Dhe, pas njė kohe, i Dėrguari i Allahut u martua me Hatixhenė  e pasuria e tyre qe bėrė mjaft e madhe, saqė Muhammedi a.s. kishte mundėsi t'i ndihmonte axhės sė tij Ebu Talibit pėr pėrkujdesjen e fėmijėve tė tij. Nga biografia e ndritshme e Pejgamberit a.s. mėsojmė se ai e mori nė pėrkujdesje Aliun r.a., kurse axha i tij Abbasi, mori Akilin, qė tė dy kėta, djem tė Ebu Talibit.

Nė lidhje me kėto tri ajete tė kėsaj kaptine: "A nuk tė gjeti jetim, e tė dhuroi strehim (kujdesje). Tė gjeti tė paudhėzuar, e tė udhėzoi. Tė gjeti tė varfėr, e tė begatoi (pasuroi)." , Ibn Xherir et-Taberiu dhe Ibni Ebi Hatimi transmetojnė nga Katadeja  tė ketė thėnė: "Kėto ishin tri gjendjet e Resulullahut para se t'i vinte Shpallja"[12], qė do tė thotė se Muhammedi a.s. ishte jetim, por Allahu e strehoi; ishte i paudhėzuar nė ēėshtjet e Sheriatit dhe tė njohjes sė Allahut xh.sh., por Ai e pėrudhi; ishte i varfėr, por Allahu i dhuroi pasuri.

Ebu Hurejra transmeton njė hadith nga Pejgamberi a.s., i cili ka thėnė: "Nuk ėshtė pasuri vetėm tė kesh shumė mall, por pasuri e vėrtetė ėshtė pasuria e shpirtit".[13]

Po ashtu, i Dėrguari i Allahut xh.sh. nė njė hadith tjetėr ka thėnė: "Ka shpėtuar ai qė ka besuar, qė ka furnizim (rrizk) tė mjaftueshėm dhe ėshtė i kėnaqur me atė qė i ka dhėnė Allahu (nga pasuria, qoftė edhe fare pak)."[14]

 

9. Pra, mos e pėrēmo (poshtėro) jetimin!

Nė kėto ajete tė fundit gjejmė shenja tė edukatės hyjnore ndaj tė Dėrguarit a.s., se si tė sillej me disa kategori njerėzish. Sė pari e urdhėron qė ndaj jetimit tė jetė i butė e i mėshirshėm, meqenėse edhe ai vetė kishte pasur fatin qė tė rritej si jetim. Morali i lartė islam shkon edhe mė tutje, kur pėrkujdesjen ndaj jetimit e vė nė njė shkallė aq tė lartė, saqė Pejgamberi a.s. thotė: "Unė dhe kujdestari i jetimit jemi afėr sikur gishti tregues dhe ai i mesmi".

Pastaj, nė njė hadith tjetėr Muhammedi a.s. thotė: "Edhe pėrkėdhelja e flokėve tė jetimit konsiderohet sadakė".

Transmeton Ebu Hurejra se njė njeri kishte ardhur tek Pejgamberi a.s. dhe i qe ankuar se zemrėn e kishte tepėr tė ashpėr, dhe me kėtė rast i Dėrguari a.s. e porositi: "Nėse do qė ajo (zemra) tė tė zbutet, pėrkėdheli kokėn jetimit (nga dhemshuria) dhe ushqeje tė varfrin (skamnorin)".

 

10. As lypėsin mos e pėrzėr!

Kėshilla e dytė ka tė bėjė me lypėsin (skamnorin, ose tė varfrin qė ka nevojė pėr ushqim a diēka tjetėr): "As lypėsin mos e pėrzėr!"

Besimtari i drejtė duhet tė ketė kujdes qė nė ēdo rast t'u shmanget fjalėve tė ashpra, qė tė mos e dėbojė askėnd me fjalė tė kėqija, e sidomos lypėsin, qė ka nevojė, qoftė pėr ushqim, qoftė pėr dije dhe tė kėrkon ndihmė. Madje edhe vetė Pejgamberi a.s. porosit besimtarėt: "Askush tė mos e pėrzėrė lypėsin qė tė kėrkon diēka, por jepini atij, madje edhe nėse nė duart e tij shihni byzylykė ari"[15]

 

11. E pėr tė mirat qė t'i dha Zoti yt, trego!

Ky ajet ėshtė njė urdhėr i qartė  pėr Muhammedin a.s. qė tė tregojė haptazi pėr tė mirat e Zotit qė i dhuroi; Ishte jetim, por Allahu e strehoi dhe e mori nėn pėrkujdesje; Ishte i varfėr dhe Allahu e bėri tė pasur nė shpirt dhe me pasuri tė kėsaj bote; E gradoi me titullin "Pejgamber", i shpalli Kur'anin, udhėzim tė qartė pėr tė dhe pėr mbarė Ymetin e tij. E dėrgoi pejgamber pėr mbarė njerėzit dhe pėr exhinėt; e ngriti lart emrin e tij kur e bashkoi atė me emrin e Vet hyjnor nė dėshminė "La ilahe il-la llah Muhammedun resululull-llah"- "Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, Muhammedi ėshtė i dėrguari i Allahut", e cila ėshtė shtylla e parė e Islamit, dhe ēelės pėr tė hyrė nė Islam.

Pra, nė kėtė ajet, Pejgamberi a.s. porositet qė pėr tė gjitha kėto mirėsi, tė mos hezitojė, por t'i proklamojė ato haptazi, ta madhėrojė Allahun xh.sh. dhe tė jetė mirėnjohės ndaj Tij.

 

Aspekte metaforike tė kėsaj kaptine

Komentatorėt e Kur'anit, kur flasin pėr aspektin metaforik tė kėsaj kaptine, bėjnė njė krahasim mjaft interesant kur thonė se kundruall tri ajeteve, qėndrojnė kėshillat nė tri ajetet pasuese:

"A nuk tė gjeti jetim, e tė dhuroi strehim (kujdesje)". - pas tė cilit pason kėshilla: "Pra, mos e pėrēmo (poshtėro) jetimin!"

Pastaj. "Tė gjeti tė varfėr, e tė begatoi (pasuroi)"- pas tė cilit pason kėshilla: "As lypėsin mos e pėrzėr!"

Dhe  "Tė gjeti tė paudhėzuar, e tė udhėzoi" - pas tė cilit pason kėshilla: "E pėr tė mirat qė t'i dha Zoti yt, trego!"

Kėto kėshilla drejtuar Muhammedit a.s. nė tė njėjtėn kohė na janė drejtuar edhe neve, qė tė sillemi mirė ndaj jetimėve, tė varfėrve dhe skamnorėve dhe t'u japim nga ajo pasuri qė neve na ka dhėnė Allahu xh.sh.

Alusiu nė lidhje me kėto ajete kėshilluese thotė: "Allahu xh.sh. e kėshillon tė Dėrguarin e Vet duke i thėnė se ke qenė jetim dhe i humbur dhe Allahu tė strehoi, tė udhėzoi e tė bėri tė pasur, prandaj mos i harro kėto mirėsi tė Allahut ndaj teje. Sillu mirė me jetimin, mėshiroje tė varfrin sepse vetė ti e ke pėrjetuar idhėsinė e jetimėrisė dhe tė varfėrisė, dhe udhėzoi njerėzit nė rrugėn e drejtė ashtu siē tė udhėzoi ty Zoti yt." [16]

 

Porosia e kėsaj sureje

- Kjo botė ėshtė kalimtare, kurse Ahireti ėshtė bota e pėrhershme. Njeriu duhet tė ketė kujdes qė tė mos mashtrohet me dunjanė e tė mos mendojė pėr Ahiretin.

- Ėshtė e e pėlqyeshme qė vazhdimisht tė pėrkujtojmė tė mirat e Allahut ndaj nesh, dhe ta falėnderojmė Atė.

- Kjo sure dėshmon fuqishėm pėr pozitėn dhe nderin e madh qė i ėshtė dhėnė Pejgamberit tonė Muhammedit a.s.

- Sjelljet tona duhet t'i pėrputhim me etikėn e Kur'anit, nė radhė tė parė ndaj Krijuesit e pastaj ndaj kategorive tė ndryshme tė njerėzve , tė cilėt kanė nevojė pėr zgjatjen e dorės sė ndihmės dhe tė mėshirės siē janė jetimėt, skamnorėt e tė varfėrit

- Transmetohet nga Imam Shafiu tė ketė thėnė: "Ėshtė synet tė merret tekbir nė fund tė kėsaj kaptine dhe pastaj nė ēdo sure qė pason pas saj deri nė fund tė Kur'anit, sepse pasi qė pėr njė kohė kishte pasuar njė ndėrprerje e Vahjit-Shpalljes, dhe zbriti kjo sure, Pejgamberi a.s. u gėzua aq shumė, saqė nga gėzimi dhe mallėngjimi tha "Allahu ekber".

Megjithatė duhet ditur se ky tekbir nuk ėshtė pjesė e Kur'anit, por dijetarėt kanė thėnė se ai qė e kėndon kėtė tekbir, ka sevap tek Allahu xh.sh., ndėrsa ai qė nuk e kėndon, nuk konsiderohet mėkatar.

 



[1] Sejjid Kutbi "Fi Dhilalil Kur'an", vėll. 6, fq. 3925, Bejrut-Kajro 1986

[2]  Hafidh ibn Kethir "Tefsirul Kur'anil Adhim", vėll. 4, fq. 675, Ed-Dahijetu-Kuvajt, 1998

[3]  El Vahidi en Nisaburi "Esbabu-n-Nuzul", fq. 256, Bejrut, pa vit botimi

[4]  Vehbete ez-Zuhajli "Et Tefsirul Munir", vėll. 30, fq. 283, Bejrut-Damask, 1998

[5] Muhammed Gazali, "Nahve tefsirin mevduijjin li suveril Kur'anil Kerim" fq.525, Kajro-Bejrut, 2000, botimi i IV-t.

[6] "Tefsirul Munir", fq. 258

[7] M.M. Sha'ravi, "El Muhtar min tefsiril Kur'anil Adhim"fq. 86, Bejrut-Kajro, pa vit botimi.

[8] "Tefsirul Munir", vėll. 30, fq. 288

[9] Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi

[10] "Tefsirul Xhelalejn", fq. 812, dhe "Tefsirul Munir", vėll 30, fq. 286

[11] "Tefsirul Xhelalejn", fq. 812

[12] "Tefsirul Munir", fq. 286

[13] E transmetojnė Buhariu dhe Muslimi

[14] E transmeton Muslimi

[15] "Tefsir Kurtubi", vėll. 20, fq. 101

[16] Alusiu "Ruhul Meani.", vėll. 30, fq. 164

 

www.bajgora.com

islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .