1."A nuk e ke parė )a nuk tė ka arritur lajmi) se ē'bėri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
2 A nuk ua bėri komplotin (pėrpjekjen) e tyre tė dėshtuar?
3. dhe Ai kundėr tyre dėrgoi shpendė (qė vinin) tufė-tufė!
4. qė i gjuanin ata me gurė nga balta e gurėzuar!
5. duke i bėrė si gjeth i grimcuar (i pėrtypur)!"
(El-Fil, 1-5)
Kaptina "El-Fil" ėshtė kaptinė mekase. Ka gjithsej 5 ajete dhe ka zbritur pas sures "El-Kafirun". Nė radhitjen e Mus'hafit mban numrin 105.
Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abasi tė ketė thėnė: "Kaptina "Elem tere kejfe."., ka zbritur nė Mekė.[1]
Emėrtimi i kėsaj sureje
Kjo sure ėshtė emėrtuar me emrin "El-Fil", pėr shkak se qysh nė ajetin e parė flitet pėr dėnimin qė goditi pronarėt e elefantit (filit), tė cilėt Allahu xh.sh. i shkatėrroi, atėherė kur Ebreheja deshi ta rrėnonte Qabenė.
Lidhmėria e kėsaj sureje me atė paraprake "El-Humeze"
Kjo sure ka lidhmėri tė ngushtė me atė paraprake "El-Humeze", duke u nisur nga fakti se nė suren "El Humeze" Allahu xh.sh. na tregoi pėr gjendjen e atyre qė vetėm grumbullojnė mall-pasuri dhe krenohen me tė, duke pėrqeshur tė varfrit dhe ata qė nuk kanė dhe duke menduar se kjo pasuri do t'i bėjė tė pėrjetshėm. Allahu xh.sh. kėtij grupi tė njerėzve i shpjegon se vendqėndrim i tyre do tė jetė zjarri i Xhehennemit. Shikuar nga ky kėndvėshtrim, kaptina "El-Fil", ka njė lidhmėri tė fortė me atė paraprake "El-Humeze", sepse Allahu xh. sh. nė kėtė sure, tregon se si i ka shkatėrruar pronarėt e elefantėve, pėrkatėsisht ushtrinė e Ebrehesė, me gurė tė vegjėl qė i hidhnin mbi ta zogjtė qė vinin e shkonin tufa-tufa. Me njė fjalė, Ebreheja, qė ishte shumė mė i fuqishėm, u shkatėrrua me tėrė ushtri tė madhe, nga disa zogj tė vegjėl, tė cilėt atė ushtri e bėnė si gjethe tė grimcuara. Ebrehesė nė kėtė rast nuk i bėri dobi as pasuria dhe as elefanti, veēse vdiq i nėnēmuar e i pėrbuzur, prandaj ky pėsim i tij ėshtė mėsim pėr ēdokėnd qė i ngacmon dhe i shqetėson tė tjerėt se fundi i tij do tė jetė tragjik.[2]
Pėrmbajtja e kėsaj kaptine shikuar nga kėndvėshtrimi historik i ngjarjes
Nė Jemen sundonte njė mėkėmbės i mbretit tė Abisinisė As'hame en-Nexhashiut, i quajtur Ebrehe bin Sabah el Eshrem, i cili kishte ndėrtuar nė San'a (Sanė) tė Jemenit njė katedralė tė madhe qė e kishte emėrtuar "El-Kul-lejs". Qėllimi i tij ishte qė me ndėrtimin e kėsaj katedrale ta zbehte famėn e Qabesė, tė cilėn arabėt e konsideronin vend tė shenjtė dhe vend ku kryenin Haxhin, i cili datonte qysh prej kohės sė Ibrahimit a.s., ani pse i deformuar nė rite dhe liturgji tė ndryshme pagane.
Njė ditė, njė arab nga fisi Kenan e kishte ndotur atė katedralė, dhe ky ishte njė pretekst i mjaftueshėm pėr Ebrehenė, qė ta mėsynte Mekėn pėr ta shkatėrruar Qabenė, njėherė e pėrgjithmonė, dhe ta lidhte Jemenin me tokat e Shamit, pėr ta pėrhapur gjithandej fenė e krishterė.
Pėr kėtė ekspeditė ndėshkuese ai kishte pėrgatitur njė ushtri tė madhe, madje me vete kishte edhe disa elefantė, qė pėr atė kohė ishte diēka qė arabėt ende nuk e kishin parė . Nė lidhje me numrin e elefantėve ka mendime kontradiktore; disa thonė se kanė qenė 8, disa 12 , disa 13, kurse disa tė tjerė e stėrmadhojnė kėtė numėr shumė. Sidoqoftė, njė gjė ėshtė mė se e sigurt: nė kėtė ushtri kishte edhe elefantė, si kafshė bartėse dhe lufte.
Gjatė rrugės pėr nė Mekė, Ebreheja u ndesh dy herė me disa fise arabe, tė cilat u munduan ta ndalnin qė tė mos realizonte qėllimin e tij, por qė tė dyja kėto pėrpjekje dėshtuan, dhe prijėsit e tyre u zunė rob nga ana e ushtrisė sė Ebrehesė. Kur arriti afėr Mekės u ndal nė vendin e quajtur "El Mugammes" dhe aty ngriti kampin. Ndėrkohė, ushtarėt e Ebrehesė filluan tė plaēkitnin pasurinė e kurejshėve e ndėr tė tjera edhe 200 deve tė gjyshit tė Resulullahut s.a.v.s. - Abdul Muttalibit. Pastaj ai` dėrgoi emisarėt pėr t'i lajmėruar kurejshėt se nuk kishte ardhur qė t'i luftonte ata, por qėllimi i tij ishte vetėm rrėnimi i Qabesė. Prijėsit kurejshė kuvenduan midis tyre dhe panė se nuk kishin forcė tė mjaftueshme qė t'i kundėrviheshin Ebrehesė, prandaj vendosėn tė largoheshin pėrkohėsisht nė malet pėrreth pėr tė pritur se ēfarė do tė ndodhte me Qabenė. Ata ishin tė bindur se se Zoti i Plotėfuqishėm do ta mbronte shtėpinė e Tij.
Ebreheja urdhėroi qė para se ta shkatėrronin Qabenė, tė fliste edhe njė herė me tė parin e kurejshėve pėr t'i treguar pėr qėllimin e tij. Dhe kurejshėt zgjodhėn Abdul Muttalibin pėr tė biseduar me tė.
Meqenėse Abdul Muttalibi ishte njeri i pashėm dhe kishte tipare tė njė fisniku arab, Ebreheja e nderoi me nderimet mė tė larta, duke u ulur me tė nė dysheme, dhe jo siē e kishte zakon qė njerėzit t'i vėshtronte nga pozita e tė lartit.
Sė pari e pyeti nėse kishte ndonjė nevojė apo ndonjė shėrbim, tė cilin Ebreheja mund t'ia kryente, e ai pa njė pa dy ia ktheu: - "Unė dua qė tė m'i kthesh prapa 200 devetė e mia". Ebreheja u step nga kjo pėrgjigje dhe me habi i tha: - "Nuk kėrkon nga unė qė tė heq dorė nga rrėnimi i Shtėpisė suaj tė shenjtė-Qabesė, e cila pėr ju simbolizon ēdo gjė, mishėrimin e fesė suaj dhe krenarinė tuaj, por po kėrkon tė t'i kthej devetė?!
- "Pikėrisht kėtė e kėrkoj nga ju, mbret i nderuar, sepse unė jam pronar i deveve, kurse Qabeja e ka Zotin-Pronarin e saj, i Cili do ta mbrojė atė nga shkatėrrimi, qė synoni ju", - ia ktheu Abdul Muttalibi.
I habitur nga njė pėrgjigje e tillė plot urtėsi, Ebreheja ia ktheu devetė Abdul Muttalibit, dhe tė nesėrmen mėsyu Mekėn-Qabenė dhe arriti deri nė luginėn "Muhassar"-"Vadi Muhassar".[3] Pėr ēudinė e tė gjithėve, elefanti mė i madh qė kishin me vete pėr ta shkatėrruar Qabenė, atė ditė nuk bėnte asnjė hap pėrpara nga Haremi-Qabeja. Diēka e ndalonte dhe e pengonte. Kur e kthenin atė nga drejtimi i Jemenit, ai merrte vrapin andej. Njėsoj vepronte edhe kur e kthenin nga drejtimi i Shamit (Sirisė).
Pėrpjekjet e ushtrisė sė Ebrehesė pėr tė hyrė nė Harem me elefantė, vazhduan gjatė gjithė ditės sė parė, kurse tė nesėrmen, u panė tufa tė mėdha zogjsh nga drejtimi i bregdetit, zogj qė kurrė mė parė nuk ishin parė, tek bartnin nė kthetrat dhe nė sqepat e tyre gurė tė vegjėl. Kėta zogj, me urdhrin e Allahut, filluan tė gjuanin gurė mbi ushtrinė e Ebrehesė dhe i shkatėrruan ata. Tė tmerruar nga njė sulm i tillė i papritur, ushtarėt e Ebrehesė filluan tė zmbrapseshin dhe morėn arratinė. Shumica prej tyre vdiqėn rrugės pėr nė Jemen, kurse Ebreheja u godit rėndė nga njė sėmundje, prej sė cilės i binte mishi nga trupi, dhe, posa arriti nė San'a, vdiq.
Kjo humbje e ushtrisė sė madhe tė Ebrehesė pati njė ndikim tė madh nė historinė arabe, dhe prej kėtij momenti, kurejshėt fituan edhe mė shumė nė famė, sepse fiset e tjera arabe pėr ta thoshin se kurejshėt qenkėshin popull i zgjedhur i Allahut, se Allahu i mbrojti ata dhe Shtėpinė e Tij.[4] Nė anėn tjetėr, kjo ishte njė dėshmi dhe njė parashenjė nga ana e Allahut xh.sh. se Ai vėrtet e kishte zgjedhur kėtė popull, meqė nga mesi i tyre kishte zgjedhur mė tė madhin e njerėzisė- Muhammedin a.s. i cili do ta bartte flamurin e misionit tė fundit hyjnor nė tokė.
Kjo ngjarje ndodhi nė vitin 570 tė erės sė re, nė vitin nė tė cilin u lind edhe Muhammedi a.s., dhe ky vit u quajt: "Amul fil"- "Viti i elefantit".
Ky vit pati njė rėndėsi tė veēantė pėr arabėt, sepse qe fillimi i historisė sė re tė tyre. Ishte kjo njė prej parashenjave tė mėdha tė ardhjes sė tė Dėrguarit tė fundit, tė cilin tė gjithė popujt e atėhershėm po e prisnin me padurim nė mos do tė ishte nga mesi i tyre, si hebrenjtė ashtu edhe tė krishterėt. Por deshi Allahu xh.sh. qė ky i Dėrguar tė ishte nga arabėt, nga fisi mė i zgjedhur i tyre-kurejshėt, tė ishte njė njeri i ndershėm, besnik dhe i respektuar nga tė gjithė edhe para se t'i vinte shpallja.
Allahu xh.sh. ndėr kaptinat e para tė Dėrguarit tė Tij i zbriti kėtė kaptinė, duke i treguar pėr njė ngjarje tė cilėn Resulullahu nuk e kishte parė as pėrjetuar, veēse atėbotė nė Mekė ende kishte njerėz tė gjallė qė kishin qenė dėshmitarė tė kėsaj mrekullie, dhe nė asnjė mėnyrė nuk arritėn ta kontestonin fjalėn e Allahut pėr ngjarjen nė fjalė, sepse nė realitet, ajo kishte ndodhur ashtu.
Koment
1. "A nuk e ke parė )a nuk tė ka arritur lajmi) se ē'bėri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
Qė nė fillim tė kėsaj kaptine pason njė pyetje hyjnore drejtuar Muhammedit a.s.: "A nuk e ke parė?", po qėllimi kėtu nuk ėshtė pyetja nėse e kishte parė apo jo, por: "A tė ka arritur lajmi?" - ose "a e di se ē'bėri Zoti yt me pronarėt e elefantit (me Ebrehenė dhe ushtrinė e tij)", i cili mėsyu Mekėn pėr tė rrėnuar Shtėpinė e shenjtė-Qabenė.
Pyetja, edhe pse i ėshtė adresuar Muhammedit a.s., nė fakt synon mė tepėr idhujtarėt kurejshė, disa prej tė cilėve ende ishin dėshmitarė tė gjallė tė kėsaj ngjarjeje, dhe vetė e kishin parė ndėshkimin qė Allahu xh.sh. kishte zbritur mbi ushtrinė e Ebrehesė. Ky adresim hyjnor ndaj kurejshėve u drejtohej pėr tė shprehur habinė, si ishte e mundur qė kurejshėt, tė cilėt Allahu i mbrojti prej Ebrehesė, mbrojti Shtėpinė e shenjtė, mbrojti shenjtėrinė e saj prej armiqve, dhe tė cilėt me sytė e tyre kishin parė tek shkatėrrohej njė ushtri e madhe nga disa tufa zogjėsh qė hidhnin mbi ta gurė tė vegjėl, nga goditjet e tė cilėve binin tė vdekur, e tash nuk besojnė qė po Ai Allah tė ka dėrguar ty, o Muhammed, qė tė nxjerrėsh mbarė njerėzimin nė dritėn e sė vėrtetės. Si ėshtė e mundur qė kėta njerėz, qė ishin dėshmitarė tė gjallė tė asaj mrekullie hyjnore, tė mos i pėrulen tash Allahut, pėr ta falėnderuar dhe adhuruar Atė, por ende adhurojnė gurė e idhuj tė cilėt vetė i gdhendin e i skalitin?!
Kur ėshtė fjala pėr shprehjen "Elem tere"- e cila pothuajse nė ēdo ajet ku ėshtė pėrmendur e ka kuptimin "elem ta'lem - a nuk e di", dijetarėt kanė bėrė pyetje: A thua pėrse Allahu xh.sh. nuk e pėrdori kėtu drejtpėrdrejt shprehjen "elem ta'lem - a nuk e di" por e pėrdori "Elem tere - e cila nėse pėrkthehet fjalė pėr fjalė e ka kuptimin "a nuk e ke parė "?
Ja se ē'pėrgjigje jep nė lidhje me kėtė Muhammed M. Sha'ravi. Ai thotė: "E ka pėrdorur kėtė shprehje "elem tere", sepse mėnyrat-metodat e pėrfitimit tė diturisė tek njeriu sė pari janė shqisat (tė dėgjuarit dhe tė pamėt) e mė pas vijnė gjėrat logjike qė kanė tė bėjnė me sferėn e mendjes, do tė thotė nė ēdo rast tek njeriu, atij i paraprijnė shqisat, e pastaj vijnė gjėrat qė mund tė preken. Nė lidhje me kėtė jep sinjal edhe ajeti kuranor: "Allahu ju nxori nga barqet e nėnave tuaja (si foshnje) qė nuk dinit asgjė. Ju pajisi me (shqisa pėr) tė dėgjuar, me tė parė dhe me zemėr (mendje), ashtu qė tė jeni falėnderues" (En-Nahl, 78)[5]
Kurse Fahru Rraziu thotė: "E ka pėrdorur shprehjen "elem tere"e jo "elem ta'lem" sepse ngjarja qė kishte ndodhur atė vit kur kishte lindur edhe vetė Pejgamberi a.s., ishte njė ngjarje ende e freskėt, disa qė e kishin parė ngjarjen ende ishin gjallė, dhe pėr banorėt e Mekės kjo ishte njė e vėrtetė e pakontestueshme, prandaj edhe pyetja i bėhet Muhammedit a.s. qė duhej t'i kishte arritur lajmi sigurisht nga bashkėkombėsit e tij, i pėrcjellė nė mėnyrė gojore se ēfarė bėri Zoti yt me Ebrehenė dhe ushtrinė e tij.
Rraziu vazhdon e thotė: "Dallimi nė mes fjalėve "elem tere" dhe "elem ta'lem" ėshtė se pėr atė send qė nuk mund tė pėrfyryrohet (imagjinohet) tė kuptuarit e tij, nuk mund tė pėrdoret tjetėr shprehje pėrveē "elem ta'lem", kurse pėr atė qė mund tė pėrfytyrohet dhe tė kuptohet, si p.sh. ikja e elefantit, goditja me gurė, etj., mund tė pėrdoret shprehja elem tere-"a nuk e ke parė".[6]
Muhammed M. Sha'ravi, pėrkitazi me kėtė ajet, thotė:
Sigurisht se dikush mund edhe tė pyesė: a thua pėrse Allahu xh.sh. tha: "elem tere kejfe feale rabbuke bi as-habil fiil" e nuk tha :" elem tere kejfe feale Allahu bi as-habil fiil" ?!
Pėrgjigja ėshtė se kėtu veprimi ka ardhur nė cilėsinė e "rububijetit" , e "rububijeti" ėshtė edukim, pėrkujdesje ndaj dikujt qė e ke nėn kujdesje, rritje etj. Allahu xh.sh. me kėtė sikur dėshiron t'i thotė tė dėrguarit tė Tij se, ashtu siē i shkatėrrova pronarėt e elefantit, pa shkaqe tė rėndomta dhe jashtė ligjeve tė kėsaj natyre, ashtu do tė jem nė mbrojtjen tėnde derisa t'ua pėrcjellėsh tėrė njerėzimit mesazhin Tim". [7]
2 A nuk ua bėri komplotin (pėrpjekjen) e tyre tė dėshtuar?
Allahu xh.sh. nė kėtė ajet, prapė nė formė pyetjeje, na bėn me dije se planet dhe intrigat e Ebrehesė i asgjėsoi dhe i bėri tė dėshtuara. Ata nuk arritėn qėllimin e tyre pėr ta shkatėrruar Qabenė, prandaj a nuk mjaftonte ky fakt qė kurejshėt tė mos i mbyllnin sytė para sė vėrtetės, po ta besonin Allahun, i Cili i shpėtoi nga armiku i tyre nė njė tė kaluar shumė tė afėrt, dhe nė tė njėjtėn kohė e ruajti Shtėpinė e Tij, shenjtėrinė dhe pacenueshmėrinė e saj. Nė tė kundėrtėn, edhe ēdo plan dhe komplot i tyre kundėr Muhammedit a.s. dhe Islamit do tė dėshtonte njėsoj.
A nuk thotė i Plotfuqishmi nė Kur'anin fisnik:
"Ata bėnin plane (kurtha-intriga) e Allahu i asgjėsoi ato, se Allahu ėshtė mė i miri qė asgjėson (dredhitė)". (El-Enfal, 30)
dhe:
"Allahu iu kundėrvu dredhisė sė tyre, Allahu ėshtė asgjėsuesi mė i fuqishėm kundėr atyre qė bėjnė dredhi". (Ali Imran, 54)
3. Dhe Ai kundėr tyre dėrgoi shpendė (qė vinin) tufė-tufė!
4. qė i gjuanin ata me gurė nga balta e gurėzuar!
5. duke i bėrė si gjeth i grimcuar (i pėrtypur)!"
Allahu i Plotfuqishėm deshi qė nė tėrė kėtė ngjarje tė kishte njė mrekulli, qė ushtrinė e madhe tė Ebrehesė ta shkatėrronte me njė ushtri tė Tij, nė kėtė rast as me njerėz e dhe as me engjėj, por me tufa tė mėdha zogjsh, tė cilėt vinin radhė-radhė.
S'ka dyshim qė kėta zogj, qė erdhėn nė mėnyrė tė befasishme nga drejtimi i detit, ishin njė prej ushtrive tė panumėrta tė Allahut pėr tė cilat i Gjithėfuqishmi thotė:
" .Ushtritė e qiejve e tė tokės janė vetėm tė Allahut, e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe shumė i saktė"., (El-Fet'h , 4)
Dhe nė njė ajet tjetėr:
"Ushtrinė e Zotit tėnd nuk e di kush pos Tij" , (El-Mudethir, 31)
Kėso tufa zogjsh, nga tė cilėt ēdonjėri mbante nga tre gurė, njė nė sqep dhe nga njė nė tė dy kėmbėt, nuk ishin parė e as njohur kurrė mė parė nga arabėt. Zogjtė patėn ardhur nga drejtimi i detit, dhe pas kryrjes sė misionit qenė kthyer prapė nga kishin ardhur. Ata shkuan, por ngjarja e Ebrehesė mori dhenė, mbeti dhe u shėnua nė librat e historisė si njė vėrejtje se ata qė nuk i frikėsohen Allahut, do tė kenė kėsi pėrfundimi tė keq.
Sipas Kadi Bejdaviut fjala "sixh-xhil" ėshtė fjalė me prejardhje persiane por e arabizuar dhe pėrbėhet nga dy fjalė: "sixh"- qė nė persishte do tė thotė-gur dhe "xhil"- qė do tė thotė-baltė-dhe.[8]
Ekzistojnė edhe disa mendime tė tjera lidhur me kuptimin e fjalės "sixh-xhil" por ne u mjaftuam vetėm me njėrin prej mendimeve tė paraqitura nga El Bejdaviu.
Mendimet e disa dijetarėve bashkėkohorė lidhur me kėtė ngjarje
Pėrfaqėsuesi mė i denjė i shkollės bashkėkohore racionaliste, Imam Muhammed Abduhu duke komentuar kėtė kaptinė, u pėrpoq qė tėrė kėtė mrekulli, e cila e pėrshkon kėtė ngjarje, t'ia pėrshtasė tė perceptuarit tė mendjes njerėzore, duke mos pėrmendur drejtpėrdrejt kėtė ngjarje si njė mrekulli tė Allahut, e cila ishte njė prej parashenjave tė mėdha tė ardhjes sė Muhammedit a.s., por si pasojė tė njė epidemie (kolere apo lie), e cila u pėrhap nė mesin e ushtrisė sė Ebrehesė, pasi qė zogjtė hodhėn mbi ta gurėt me disa mikorobe a virusė!. Ja se ēfarė thotė, ndėr tė tjera, Imam Muhammed Abduhu nė tefsirin e tij:
". Nė ditėn e dytė nė mesin e ushtarėve shpėrtheu epidemia e lisė dhe e kolerės. Ikrime thotė: "Ishte kjo hera e parė qė u shfaq lia nė tokėn arabe", ndėrsa Ja'kub bin Utbe thotė: "Ai ishte viti kur lia dhe kolera u paraqitėn nė Arabi".
Sėmundjet kishin njė efekt tė papėrshkrueshėm mbi trupat e tyre; mishi i trupit tė tyre (ushtarėve tė Ebrehesė) filloi tė binte. Ushtarėt dhe komandanti i tyre ikėn tė tmerruar. Edhe Ebreheja u qėllua nga kjo; mishi i tij vazhdoi t'i derdhej nga trupi, gisht pas gishti, gjymtyrė pas gjymtyre, derisa mė nė fund gjoksi i tij u ēa dhe ai vdiq nė San'a"
Kjo, thotė Abduhu, ėshtė ajo qė shėnimet e ndryshme e kanė pėrmendur dhe qė ėshtė logjikisht e pranueshme. Kjo sure tregon se lia dhe kolera qenė shkaktuar nga gurėt e fortė qė barteshin e hidheshin mbi ushtarėt, nga grupe kolosale zogjsh, tė cilat barten zakonisht nga erėrat. Ėshtė nė rregull tė besohet se ata zogj, tė cilėt pėrmenden nė kėtė sure, kanė qenė njė lloj mizash ose mushkonjash qė bartnin mikrobe tė disa sėmundjeve, dhe se gurėt kanė qenė prej argjilės sė thatė e tė helmueshme...! Kur kjo argjilė prekte ēfarėdo organizmi, depėrtonte thellė nė tė dhe shkaktonte ndėrlikime plagėsh, plagė qė shqetėsonin tėrė trupin, duke shkaktuar rėnien e mishit. Shumė lloje tė kėtyre zogjve (fluturuesve) tė pafuqishėm, janė nė tė vėrtetė trupat mė efikase tė Allahut, tė cilat Ai i shfrytėzon pėr shkatėrrimin e kujtdo qė Ai dėshiron. Ai organizėm i imėt qė sot quhet "mikrob" hyn brenda kėtij klasifikimi.Kjo mund tė merret si bazė pėr tė kuptuarit e kėsaj sureje. Asgjė tjetėr nuk mund tė pranohet pa shpjegim logjik, madje edhe nėse ėshtė transmetuar nė mėnyrė autentike. (!!!) [9]
Kėto komentime racionaliste tė Imam Abduhusė, dy dijetarėt mė tė spikatur bashkėkohorė tė tefsirit, Sejid Kutbi dhe Muhammed M. Sha'ravi, i kundėrshtuan haptazi, duke thėnė se nuk ka mundėsi qė ēdo mrekulli tė shpjegohet nė suza tė aftėsive tona mendore.
Ja se ē'thotė nė lidhje me kėtė prof. Sejid Kutbi: ".As supozimi i lisė apo i kolerės si pasojė e argjilės sė infektuar nga mikrobet, i shtruar nga Imami i njohur (Abduhu) e as ai i kundėrti, i cili i pėrshkruan se gurėt i ēanė kokat dhe trupat e abisinasve, duke i lėnė si mbeturina tė gjetheve tė thara e tė grmicuara, nuk e tejpeshon njėri-tjetrin nė manifestimin e fuqisė sė Allahut xh.sh. dhe nuk ka nevojė qė asnjėri tė merret si shpjegim mė i mirė i ngjarjes...
Sa i pėrket ngjarjes nė fjalė, mendimi qė mbron tė panjohurėn, mbinjerėzoren, peshon mė tepėr...
Ajo qė ne dimė pėr linė dhe kolerėn, nuk pėrputhet me atė qė ėshtė shėnuar pėr efektet e ngjarjes mbi trupat e ushtarėve dhe prijėsit tė tyre. Asnjėra nga kėto dy sėmundje nuk shkakton rėnien e mishit tė gjymtyrėve tė trupit tė njeriut dhe as qė shkakton ēarjen e gjoksit. Aq mė tepėr, transmetimet e Ikrimes dhe tė Ja'kub bin Utbes nuk flasin pėr atė se lia-kolera i ka rėnė ushtrisė. Asnjėri nga transmetimet nuk thotė asgjė mė tepėr se ajo qė kolera atė vit pėr herė tė parė e kaploi Gadishullin Arabik. Asnjėri nga kėta tė dy nuk ka sugjeruar se Ebreheja dhe ushtria e tij janė bėrė viktimė e kėsaj epidemie. Pėrveē kėsaj, nėse vetėm ushtria ishte goditur nga sėmundja, ndėrsa arabėt pėrreth mbetėn tė sigurt, atėherė kjo do tė ishte vėrtet e panatyrshme. Pasi kjo ngjarje nė ēdo rast ėshtė e mbinatyrshme, pėrse tė lodhemi duke e kufizuar veten brenda njė shpjegimi tė caktuar, vetėm pėr shkak se ai shpjegim bazohet nė atė qė ėshtė mė e afėrt pėr shqisat njerėzore...? Ne duhet t'u qasemi thėnieve kuranore, me qėllim qė prej tyre tė nxjerrim konceptet tona dhe t'i formulojmė idetė tona. Ajo qė thotė Kur'ani, ėshtė pėrfundimtare si e tillė. Ajo pėr tė cilėn ne thėrrasim "arsyen" dhe gjykimin e saj pėr atė se ē'tregon Kur'ani lidhur me ngjarjet nė gjithėsi ose nė histori, nė botėn e njeriut ose nė sferėn e tė paperceptueshmes, nuk ėshtė asgjė mė tepėr sesa rezultat i pastėr i ekzistencės sonė tė fundme njerėzore dhe pėrvojave qė kemi. Atėherė, askush nuk mund tė thotė pėr ndonjė thėnie kuranore: "Ėshtė e papranueshme pėr arsyen, kėshtu qė pėr tė duhet kėrkuar ndonjė shpejgim logjik", siē thonė shpesh mbrojtėsit e shkollės racionaliste. Kjo nuk do tė thotė se duhet t'i pranojmė paragjykimet; kjo vetėm thekson se arsyeja njerėzore nuk ėshtė arbitėr pėr atė se ē'thotė Kur'ani. Kur shprehjet e tekstit kuranor janė tė qarta dhe tė drejtpėrdrejta, ato determinojnė se si arsyet tona duhet t'i qasen atij, me qėllim qė t'i formulojmė pikėpamjet tona lidhur me ēėshtjen e dhėnė, si dhe pėrkitazi me faktet e tjera universale.[10]
Ndėrsa Sha'raviu, gjatė komentimit tė kėsaj kaptine, ndėr tė tjera, thotė: "Nė kėtė kaptinė shihet se nuk kemi tė bėjmė thjesht vetėm me njė veprim, por me veprim tė kryer sipas mėnyrės sė posaēme qė nuk mund tė kryhet nga askush tjetėr pėrpos nga Allahu xh.sh.
Kėtu Allahu xh.sh. sikur dėshiron tė na e tėrheqė vėrejtjen se nė natyrė ka veprime qė kryhen sipas rregullave dhe ligjeve tė pėrcaktuara qysh mė parė nga ana e Allahut, por ekzistojnė edhe disa veprime qė nganjėherė kryhen drejtpėrdrejt me ndėrhyrjen dhe Vullnetin e Allahut, jashtė ligjeve ekzistuese nė kėtė natyrė.
Pėr disa veprime qė kryhen nėpėrmjet kėtyre ligjeve, njeriu edhe mund tė mendojė se ligji e jo Allahu kanė vepruar, si p.sh. kur zjarri djeg, uji njom dhe shuan etjen, shpata pret etj., mirėpo nėse ndodh diēka nė mėnyrė jo tė rėndomtė jashtė kėtyre ligjeve, atėherė gjithkush duhet ta ketė tė qartė se kemi tė bėjmė drejtpėrdrejt me ndėrhyrjen hyjnore.
Kurse, sa i pėrket qėndrimit tė tij ndaj mendimit tė Abduhu-sė, ky kritikon ashpėr Muhammed Abduhu-nė, i cili ėshtė pėrpjekur qė ēdo gjė ta deshifronte dhe ta krahasonte nė bazė tė aftėsive mendore tė njeriut. Nė lidhje me kėtė, Sha'raviu, ndėr tė tjera, thekson: "Kur z. Muhamed Abduhu nė tefsirin e tij tė xhuz'it "Amme" gjatė komentimit, arriti te kjo kaptinė - "El Fil" dhe te kjo ngjarje, u mundua tė sqaronte se zogjtė tufa-tufa erdhėn me disa mikrobe vdekjeprurėse, qė shkaktuan infektime dhe sėmundje shkatėrruese (lia dhe kolera) mbi ushtrinė e Ebrehesė, duke mohuar nė njė mėnyrė, tė paktėn pjesėrisht, kėtė shfaqje tė mrekullisė nga ana e Allahut xh.sh., njė mrekulli qė thjesht theu ligjet ekzistuese nė natyrė, ngase mrekullia nė esencė edhe ka njė rol dhe funksion tė tillė! A thua ē'iu desh Abduhusė tė bėnte njė komentim tė tillė? Pėrse Abduhu pėrjashtoi ēdo mundėsi qė zogjtė tė kenė ardhur me gurė tė vėrtetė? Pėrse Abduhu u pėrpoq qė me ēdo kusht tė na bindte se njė gjė tė tillė nuk e pranon mendja e shėndoshė, d.m.th. qė gurėt tė kenė qenė vetėm gurė tė thjeshtė nga argjila, por ishin gurė me mikrobe dhe virusė vdekjeprurės?!
A mos ka menduar z. Abduhu se shpalljet (profecitė) janė aftėsi njerėzore, apo afinitet njerėzor qė mund tė pėrfitohen nga pėrvoja njerėzore ?!
Jo, jo, veēse kėto janė dhunti tė Allahut pėr disa robėr tė zgjedhur, e mrekullitė e Allahut mė kot pėrpiqesh t'i shpjegosh sipas asaj qė mund ta perceptojė mendja njerėzore, sepse duhet ta kesh parasysh se, megjithatė mendja njerėzore ėshtė tejet e kufizuar pėr t'i kuptuar mrekullitė e Allahut qė pėrbėjnė thyerje tė rregullave tė rėndomta tė natyrės, tė cilat po ashtu Vetė Allahu i Madhėrishėm i krijoi .[11]
Sidoqoftė, ne nė kėtė rast anojmė nga mendimet e kėtyre dy dijetarėve tė fundit, se kėtu vėrtet fjala ishte pėr njė mrekulli, tė cilėn nuk ka nevojė tė pėrpiqemi ta elaborojmė nė suaza tė tė perceptuarit tonė mendor, sepse urdhėrues dhe ekzekutues i kėsj mrekullie ėshtė Vetė Allahu xh.sh., i Cili ėshtė i Gjithfuqishėm, i Gjithėpushtetshėm dhe i Gjithėdijshėm. Nė kompetencat e Tij ėshtė thyerja e ligjeve ekzistuese natyrore, tė cilat Vetė Ai i krijoi dhe tė cilat Ai i thyen kurdo tė dėshirojė, ani pse njė gjė tė tillė shpeshherė mendja njerėzore me diapazon kaq tė ngushtė tė tė kuptuarit, nuk ėshtė nė gjendje ta pėrceptojė.
Porosia e kėsaj sureje
- Kjo sure pėrmban nė vete njė mesazh shumė tė fuqishėm pėr suksesin e misionit profetik tė Muhamedit a.s.. Kur Allahu xh.sh. merr dikė nė mbrojtje. Ai dhe e mban premtimin. Ashu siē e mbrojti Shtėpinė e shenjtė-Qabenė, duke mos u dhėnė rast idhujtarėve mekas ta mbronin atė, por intervenoi drejtpėrdrejt me Vullnetin e Tij hyjnor pėr tė zbrapsur dhe asgjėsuar agresorin, ashtu do ta mbrojė edhe tė Dėrguarin e Vet pėr ta pėrmbyllur me sukses misionin me tė cilin e kishte ngarkuar
- Allahu xh.sh. dėshiroi qė Meka tė mos binte nė duart e autoritetit tė asnjė despoti, por tė mbetej e lirė dhe e gatshme pėr tė pritur qė nga gjiri i saj tė lindte njeriu qė do tė ngrinte lart famėn dhe namin e saj, njeriun i cili pėr njė kohė tė shkurtėr, i udhėzuar nga Drita e Allahut, nga ato fise arabe tė shkapėrderdhura andej e kėndej e tė armiqėsuara nė mes veti, tė krijonte njė popull qė do t'ua lėkundte themelet e vura nė padrejtėsi dhe eksploatim tė popujve tė tjerė, tė Perandorive mė tė fuqishme tė asaj kohe, - Persisė dhe Bizantit.
- Dhe mesazhi i fundit i kėsaj sureje u drejtohet tė gjithė njerėzve: Askush tė mos krenohet nė kėtė botė se ka pasuri dhe ėshtė i fuqishėm, sepse armiqtė e rrugės sė vėrtetė, rrugės sė Allahut, sado tė fuqishėm tė jenė, megjithatė herėt a vonė nė ēdo pėrpjekje tė tyre kundėr muslimanėve, do tė jenė tė gjykuar tė dėshtojnė
Allahu xh.sh., pavarėsisht nga dobėsitė e kohėpaskohshme tė muslimanėve, do ta mbrojė Islamin. Ai edhe mė do ta mbrojė Shtėpinė e Vet nga ēifutėt dhe tė tjerėt, tė cilėt synojnė shtrirjen e pushtetit dhe tė autoritetit mbi Tokėn dhe Shtėpinė e shenjtė, sepse Allahu xh.sh. thotė:
"Ata (armiqtė e Islamit) dėshirojnė ta fikin Dritėn (fenė) e Allahut me fjalėt (propagandėn) e tyre, po Allahu do ta plotėsojė (pėrsosė) Dritėn e Vet edhe pse kėtė e urrejnė pabesimtarėt" (Saff, 8).