www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Komentimi i kaptinës "El-Kevther"
 

 

 

1. "Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira.

2. Andaj, ti falu pėr hir tė Zotit tėnd dhe pre kurban!

3. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur"

                                                               (El-Kevther, 1-3)

 

Kaptina "El-Kevther" ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas sures "El-Adijat" dhe ka gjithsej 3 ajete

Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abbasi, Ibn Zubejri dhe nga Aisheja, se kaptina "El Kevther" ka zbritur nė Mekė.[1]

Nė anėn tjetėr, Hasan el Basriu, Ikrimja, Muxhahidi dhe Katadeja janė tė mendimit se kjo kaptinė ka zbritur nė Medinė; kėtė mendim e pėrkrah edhe Ibn Kethiri.[2]

Sidoqoftė, mendimi i parė ėshtė mė i pranuari, d.t.th. se kjo sure ka zbritur nė Mekė, ani pse nuk pėrjashtohet mundėsia qė kjo sure tė ketė zbritur dy herė, njė herė nė Mekė e pastaj edhe nė Medinė.[3]

 

Emėrtimi i kėsaj kaptine.

Kjo kaptinė ėshtė emėrtuar "El-Kevther", sepse qysh nė ajetin e parė tė saj, Allahu xh.sh. i drejtohet tė dėrguarit tė Tij me pėrgėzimin: "Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira" . Fjala "Kevther" kėtu pėrfshin mirėsitė e shumta e tė pakufishme (mendim ky i Ibn Abbasit), nga tė cilat mirėsi ėshtė edhe lumi apo kroi "Kevther", njė prej lumenjve mė madhėshtorė tė Xhennetit qė i ėshtė premtuar Muhammedit a.s.[4]

 

Shkaku i zbritjes sė kaptinės

Kjo kaptinė ka zbritur nė lidhje me As bin Vail es-Sehmiun, njė prej armiqve mė tė pėrbetuar tė Muhammedit a.s..

-Transmetohet nga Ibn Abbasi se As bin Vail es Sehmiu, njė ditė e kishte takuar tė Dėrguarin e Allahut nė tė dalė tė Qabesė dhe kishte ndėrruar disa fjalė me tė. Kur As bin Vaili u afrua pranė parisė kurejshite nė oborrin e Qabesė, ata e pyetėn: Me kė bisedove pak mė parė? Ai me njė sarkazm u qe pėrgjigjur: Po flisja me atė farėsosurin (ebterin), duke aluduar Muhammedin a.s., tė cilit kohė mė parė i kishte vdekur i biri Abdullahu. Nė kohėn e injorancės arabėt kishin njė zakon tė keq, qė personin i cili nuk kishte djalė-pasardhės, ta quanin me emrin "ebter"- farėsosur.

-Po ashtu ka edhe njė transmetim qė transmetohet nga Ibn Abbasi, se As bin Vail es Sehmiu, kur kalonte pranė Muhammedit a.s., i thoshte: "Unė tė urrej, sepse ti je njeri pa trashėgimtar-farėsosur", dhe pėr kėtė shkak Allahu xh.sh. zbriti kėtė kaptinė.

-Po ashtu pėr As bin Vail es-Sehmiun thuhet qė nė njė tubim tė kurejshėve, ku ishte pėrmendur emri i Muhamedit a.s., nga zemrimi kishte thėnė: "Lereni dhe mos e pėrmendni mė. Ai ėshtė njeri farėsosur dhe pa trashėgimtar. Me vdekjen e tij merr fund ēdo gjė, dhe pastaj do tė jeni tė qetė nga ai", dhe pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. e zbriti kėtė kaptinė.[5]

 

Lidhmėria e kėsaj kaptine me kaptinėn paraprake "El-Maun"

Kjo kaptinė ka lidhmėri mė tė fuqishme me suren paraprake, se ndoshta tė gjitha suret e tjera nė Kur'an.

Nė kaptinėn "El-Maun" Allahu xh.sh. pabesimtarėt dhe munafikėt, tė cilėt e mohojnė shpėrblimin dhe ndėshkimin e Ahiretit, I dallonte pėr katėr cilėsi:

1. pėr koprraci nė ajetin:"ve la jehuddu ala tamil miskin" - "dhe nuk nxit (tė tjerėt) pėr ta ushqyer tė varfrin", pastaj

2. pėr lėnien e namazit nė ajetin: "El-ledhine hum an salatihim sahun" - "tė cilėt janė tė shkujdesur (tė harrueshėm), pėr namazin e tyre", pastaj

3. pėr hipokrizi para syve tė botės nė ajetin: "El-ledhine hum juraune" - "e qė shtiren (sa pėr sy e faqe para botės)", dhe, nė fund,

4. pėr ndalimin e lėmoshės, zekatit dhe tė ndihmave tė tjera nė pjesėn e fundit tė po kėtij ajeti tė shtatė: "ve jemneunel maun" - "dhe nuk japin ndihmė rasti (apo hua as gjėrat mė tė nevojshme jetėsore)!"

Kurse nė suren "El-Kevther" Allahu, kundruall kėtyre katėr cilėsive tė hipokritėve dhe pabesimtarėve, ka pėrmendur katėr cilėsi tė Resulullahut s.a.v.s.

1. P.sh. nė ajetin e parė, i Dėrguari a.s. pėrgėzohet me fjalėt "Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira", qė do tė thotė: Muhammed, mos u bėj koprrac, por jep, sepse Allahu tė ka dhėnė tė mira tė panumėrta, Allahu qė ėshtė mė Bujari dhe mė Fisniku, Allahu qė tė zgjodhi ty prej tėrė njerėzimit si mėshirė pėr botėt.

2. Pastaj, tė dėrguarin e Vet e porosit tė jetė i rregullt nė namaz me fjalėt: "Fe sal-li"- "Falu!", kundruall lėnies dhe shkujdesit tė hipokritėve pėr faljen e namazit.

3. Pastaj e ka urdhėruar qė kėtė namaz ta bėjė me sinqeritet dhe vetėm pėr Zotin "Fe sal-li li rabbike"- "Andaj, ti falu pėr hir tė Zotit tėnd" e jo sa pėr sy e faqe, siē bėnin hipokritėt,

4. dhe nė fund e urdhėron Muhammedin a.s. "venhar!"-"pre kurban!" pėr tė dhėnė sadaka mish, pas prerjes sė kurbanit, kundruall ndalesės sė ndihmės a zekatit nga ana e hipokritėve.

Kjo sure pėrfundon me fjalėt "E, s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur", qė do tė thotė se pabesimtari dhe munafiku qė i ka kėto cilėsi tė kėqija, gjithsesi do tė vdesė dhe nuk do tė mbetet asnjė gjurmė e kujtimit tė tij nė kėtė botė, kurse pėr ty, o Muhammed, nė kėtė botė do tė mbetet shenja dhe kujtimi i mirėsisė, e nė Ahiret do tė jesh prej tė afėrmve dhe tė shpėrblyerve.[6]

 

Koment:

 

1. "Ne, vėrtet tė dhamė ty (o Muhammed) shumė tė mira.

Kjo sure fillon me njė fjali pėrgėzuese pėr Muhammedin a.s. nga ana e Krijuesit. Ėshtė kjo njė fjali aq domethėnėse, saqė vėshtirė ėshtė tė bėhet ndonjė koment gjithėpėrfshirės, meqenėse Vetė Allahu xh.sh. me kėtė fjali i ka pėrfshirė tė gjitha kuptimet e mundshme.

Rreth domethėnies sė fjalės "Kevther", dijetarėt kanė dhėnė shumė mendime, madje disa numėrojnė 26 sosh, tė cilat nė pėrgjithėsi flasin pėr shumė tė mira qė i janė dhėnė Muhammedit a.s., megjithėse kuptimi mė i pėrafėrt ėshtė ai qė e ka zgjedhur Ibn Abbasi, sipas tė cilit fjala "Kevther" do tė thotė "mirėsi e madhe, e shumtė dhe e pakufishme". Transmetime tė tilla nga Ibni Abbasi pėrcjellin edhe nxėnėsit e tij Seid bin Zubejri dhe Muxhahidi, se fjala ėshtė pėr tė mira tė shumta.

Transmetojnė Buhariu, Tirmidhiu dhe Hakimi nga Ebu Bishr dhe nga Ata'ė bin Saib, tė kenė thėnė: "I kemi thėnė Seid bin Zubejrit se disa njerėz thonė qė Kevtheri ėshtė lumi nė Xhennet qė i ėshtė dhuruar Muhammedit a.s. e ai na e ktheu: E kemi tė pėrcjellė nga Ibn Abbasi se lumi "Kevther", qė ėshtė nė Xhennet, ėshtė vetėm njė prej mirėsive tė shumta qė i janė dhuruar Resulullahut s.a.v.s."[7]

Pėr kėto mirėsi dhe pėr domethėnien e mundshme tė fjalės "El-Kevther", Kurtubiu nė tefsirin e tij, ndėr tė tjera, ka shkruar shumė mendime tė dijetarėve, (16 sosh), dhe thotė: "Komentatorėt nė lidhje me kėtė fjalė kanė thėnė:

1. Fjala "El-Kevther" nėnkupton lumin nė Xhennet, tė cilin Allahu xh.sh. ia ka dhuruar mė tė dashurit tė Tij, Muhammedit a.s.

Transmetojnė Buhariu dhe Tirmidhiu nga Enesi r.a. i cili ka thėnė: E kam dėgjuar Resulullahun s.a.v.s. duke thėnė: "Kevtheri ėshtė njė lumė nė Xhennet, brigjet e tė cilit janė prej ari, buron nga njė gurrė margaritarėsh dhe smeraldėsh, balta e shtratit tė tij e ka erėn mė tė kėndshme sė myshku, kurse uji i tij ėshtė mė i ėmbėl se mjalti. Ai ėshtė mė i bardhė se bora dhe kush pi prej ujit tė tij, ai kurrė mė nuk do tė ndiejė etje." [8]

2. "El-Kevther" ėshtė kroi (havdi) i Pejgamberit a.s., nga i cili do tė pijė ēdo pjesėtar i ymetit tė Muhammedit a.s. Ky ėshtė mendim i Ataut, i cili ka mbėshtetje nė hadithin qė transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu, po ashtu nga Enesi r.a., i cili ka thėnė: "Njė ditė, derisa ishim duke ndenjur me Resulullahun s.a.v.s., atė e kaploi njė kotje  dhe, pasi u pėrmend (zgjua), ngriti kokėn duke buzėqeshur.

- Ēfarė tė bėri tė buzėqeshje kaq shumė, o i Dėrguar i Allahut? - e pyetėm ne, thotė Enesi r.a.

- "Pak mė parė mė zbriti njė kaptinė, tha Resulullahi s.a.v.s dhe e lexoi atė nė praninė tonė: "Inna a'ėtajnakel kevther...", e pastaj na pyeti: "A e dini se ē'ėshtė "Kevther"?

- Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė, - ia kthyem ne.

- Atėherė i Dėrguari i Allahut na tha: "Kevtheri ėshtė njė lumė, tė cilin Allahu xh.sh., ma premtoi vetėm mua. Nė tė ka mirėsi tė shumta. Ai ėshtė kroi (havdi) tek i cili do tė kthehet ēdo pjesėtar i ymetit tim nė Ditėn e Gjykimit. Burimet-gurrat (enėt) e tij janė sa yjet nė qiell."[9]

3. Kevtheri ėshtė pejgamberia dhe Libri;- ky ėshtė mendim i Ikrimes.

4. Kevtheri ėshtė Kur'ani famėlartė- ky ėshtė mendim i Hasen el Basriut.

5. Kevtheri ėshtė feja islame - ky ėshtė mendimi i Mugires.

6. Kevther do tė thotė lehtėsimet nė Sheriat dhe mundėsia e tė nxėnit pėrmendsh tė Kur'anit - ky ėshtė mendim i Husejn bin Fadlit.

7. Kevther ėshtė numri i madh i as'habėve dhe i pjesėtarėve tė ymetit tė Muhammedit a.s. - ky ėshtė mendim i Ebu Bekr bin Ajjashit.

8. Kevther do tė thotė altruizėm[10] - ky ėshtė mendim i Ibn Kejsanit.

9. Ėshtė lavdi dhe ngritja e emrit tė Muhammedit a.s.: "Ve refa'ėna leke dhikrek" - "Dhe Ne, ta ngritėm lart famėn tėnde" (El-Inshirah, 4)- ky ėshtė mendim i Maverdit.

10. Ėshtė drita nė zemrėn e Muhammedit a.s. - kėshtu mendon Xha'fer Sadiku.

11. Kevther nėnkupton Shefatin dhe pozitėn e lartė tė Muhammedit a.s nė Ahiret (mekami mahmud).

12. Mrekullitė - ky ėshtė mendim i Tha'lebiut.

13. Fjala "La ilahe il-la Allah, Muhammedun resulul-llah" - ky ėshtė mendim i Hilal bin Jesafit.

14. Tė thelluarit nė ēėshtjet e dispozitave tė fesė.

15. Falja e pesė namazeve tė ditės.

16. Madhėshtia (krenaria) e Muhammedit a.s. - ky ėshtė mendim i Ibn Is'hakut.

Prej tė gjitha kėtyre mendimeve, mė tė saktat janė dy mendimet e para, sepse pėr to ka mbėshtetje edhe nga vetė fjalėt e Pejgamberit a.s.[11],- pėrfundon Kurtubiu.

Megjithatė, ndėr dijetarėt bashkėkohorė, duke filluar nga Muhamed Abduhu[12], Abdurrahman bin Nasir es-Sa'di[13], Sejid Kutbi[14], Mahmud Hixhazi[15], dhe Sha'ravi[16], mbretėron bindja se tė shpjeguarit e Kevtherit, vetėm me emrin e lumit apo kroit qė i ėshtė premtuar Resulullahut s.a.v.s. nė Xhennet, ėshtė shumė pak, nė krahasim me tė mirat e tjera qė i janė dhuruar atij, siē janė, pejgamberia, Kur'ani, ymeti, lartėsimi i emrit tė tij, Islami, Udhėzimi, Shefati etj. Mendimin e tyre e preferojmė edhe ne, aq mė parė kur pėr kėtė kemi mbėshtetje edhe nė komentin qė i ka dhėnė kėsaj fjale Ibn Abbasi.

 

2. Andaj, ti falu pėr hir tė Zotit tėnd dhe pre kurban!

Ajeti i dytė i kėsaj kaptine ėshtė njė urdhėr i qartė hyjnor drejtuar Muhammedit a.s., se namazi, sakrifica dhe ēdo ibadet tjetėr, duhet tė jenė thjesht vetėm pėr Allahun xh.sh.. Do tė thotė, o Muhammed, ji i kujdeshėm nė faljen e namazeve tė detyruara, dhe pre kurban vetėm pėr Allahun.

Ibn Abbasi ėshtė i mendimit se kėtu fjala ėshtė pėr faljen e 5 namazeve tė detyruara, kurse fjala "venhar!"-"pre kurban-flijo", sipas tij ka pėr qėllim flijimin nė ditėn e kurban-bajramit.[17]

Disa nga dijetarėt, si Katadeja, Ikrimja dhe Atau, kanė thėnė se kėtu fjala ėshtė pėr faljen e namazit tė kurban-bajramit, pas tė cilit pason urdhri pėr tė prerė kurban.[18]

Dihet se para shpalljes sė fundit hyjnore, ishte traditė e idhujtarėve qė gjatė tavafit rreth Qabesė, t'u luteshin idhujve duke fishkėlluar dhe duke ecur lakuriq. Pastaj, pėr hir tė tyre, flijonin kurbanė tė ndryshėm, qė gjoja tė arrinin bekimin e tyre. Shumė prej dijetarėve, duke u nisur nga kėto tradita tė mbrapshta tė idhujtarėve, konsiderojnė se ky ajet: Andaj, ti falu pėr hir tė Zotit tėnd dhe pre kurban! ėshtė njė urdhėr i qartė se namazi-lutja duhet tė jetė vetėm pėr Allahun, Krijuesin e botėve, sikur edhe flijimi-sakrifica qė duhet tė bėhet vetėm nė emėr tė Tij, ku besimtari bashkon sinqeritetin me besimin, duke besuar bindshėm se Allahu ėshtė Njė dhe i pashoq, dhe se vetėm Ai meriton flijimet tona.

Nė lidhje me kėtė porosi hyjnore kemi edhe njė ajet tjetėr kuranor, kur Pejgamberi a.s. porositet nga i Lartrmadhėrishmi me fjalėt: "Thuaj: namazi im, kurbani (flijimi) im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr Allahun, Zotin e botėve! Ai nuk ka shok (tė barabartė me Tė). Me kėtė jam i urdhėruar dhe jam i pari (qė i nėnshtrohem Vullnetit tė Tij si) musliman" (El-En'am, 162-163)

 

3. E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur"

Thamė nė fillim se kjo kaptinė ka zbritur nė lidhje me As bin Vail es Sehmiun, njėrin prej idhujtarėve me qėndrimin mė armiqėsor ndaj Resulullahut s.a.v.s.

Ky ajet kuranor ėshtė njė fuqizim moral pėr Pejgamberin a.s., tė cilit, sipas vetė urtėsisė sė Allahut xh.sh., djemtė nuk i jetonin. Mirėpo, vdekja e hershme e tyre ishte njė pretekst pėr tallje dhe ironizim tė tij nga ana e idhujtarėve, tė cilėt mendonin se fuqia dhe krenaria e njė personi maten vetėm me pasurinė dhe numrin e djemve-pasardhėsve.

Ata nuk e kuptonin fare se pas kėsaj qėndronte njė urtėsi e madhe e Allahut xh.sh., i cili kishte pėrcaktuar qė emri i Muhammedit a.s. jo qė nuk do tė harrohej, po pėrkundrazi, kujtimi dhe pėrshėndetjet e miliarda besimtarėve deri nė ditėn e Kiametit do tė bėheshin vazhdimisht pėr tė. Emri i tij do tė pėrmendet nė fillim dhe gjatė ēdo namazi, kur besimtarėt qėndrojnė nė etehijat. kurse armiqtė e tij, si As bin Vaili, Ebu Xhehli, Ebu Lehebi e tė tjerė, shumė shpejt do t'i mbulonte pluhuri i harresės, sikur tė mos kishin ekzistuar fare, po edhe nėse pėrmenden, emrat e tyre do tė jenė vetėm sinonim i sė keqes dhe i errėsirės. Tė kujtojmė vetėm Ebu Xhehlin, djali i tė cilit Ikrime ibn Ebi Xhehl, as nuk donte tė dėgjonte pėr emrin e babait tė tij, dhe po t'ia pėrmendte dikush, bėhej sikur nuk dėgjonte, sepse zemra e tij ishte mbushur me iman dhe dashuri vetėm pėr Allahun dhe pėr tė Dėrguarin e tij-Muhammedin a.s.

Pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. me zbritjen e kėsaj sureje, dėshiroi ta qetėsonte tė dėrguarin e Vet, qė tė mos dėshpėrohej se po i vdisnin djemtė, sepse i Larmadhėrishmi e kishte dėrguar atė si vulė tė pejgamberėve dhe i kishte lejuar shefatin-ndėrmjetėsimin pėr ymetin e tij nė Ditėn e Gjykimit.

 

Porosia e kėsaj sureje:

- Nderimi dhe fisnikėrimi i Pejgamberit a.s. nga ana e Allahut xh.sh., ku i bėhet me dije Resulullahut s.a.v.s. se Allahu e kishte zgjedhur nga mbarė njerėzimi qė tė ishte bartės i Shpalljes, dhe se pėr tė ishin pėrgatitur tė mira tė pakufishme, si nė kėtė botė ashtu edhe nė Ahiret

- Prej kėtyre dhuntive tė shumta qė i janė premtuar Muhammedit a.s., pa dyshim ėshtė edhe kroi apo lumi i Kevtherit nė Xhennet, nga ujėt e tė cilit do tė shuajė etjen ēdo pjesėtar i ymetit tė tij.

- Allahu xh.sh. e urdhėroi tė Dėrguarin e Tij dhe krejt ymetin qė tė jenė tė kujdesshėm pėr namazet dhe pėr flijimet e tyre, qė ato tė bėhen vetėm nė emėr tė Allahut dhe tė askujt tjetėr, sepse nė adhurime duhet tė ketė sinqeritet, sidomos gjatė namazit dhe flijimit.

- Pėrgėzim pėr Pejgamberin a.s. se ai do tė ngadhėnjente ndėrsa armiqtė e tij do tė pėsonin disfatė tė plotė.



[1] Imam Shevkaniu, "Fet'hul Kadir", vėll. V, fq. 508

[2] Dr. Vehbete ez-Zuhajli "Et-Tefsirul Munir", vėll.30, fq. 428.

[3] Ebu Bekr el Xhezairij "Ejseru-t-Tefasir" , vėll. V, fq. 621

[4] Dr. Vehbete ez-Zuhajli "Et-Tefsirul Munir", vėll.30, fq. 428

[5] Ebul Hasen el Vahidi en Nisaburi "Esbabu-n Nuzul", fq.260, Bejrut, pa vit botimi

[6] Fahru Rrazi "Et-Tefsirul Kebir", vėll. 32, fq. 117

[7] Taberiu, vėll 30, fq. 321

[8] Transmetojnė Buhariu dhe Tirmidhiu

[9] Transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu

[10] Altruizėm do tė thotė: "Gatishmėria pėr tė flijuar tė mirėn vetjake pėr tė mirėn e tė tjerėve; dėshira e synimi pėr t'i bėrė mirė tjetrit". Shih: Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe, vėll. I (A-M), fq, 25, Prishtinė, 1981.

[11]  Kurtubiu, "El Xhamiu li ahkamil Kur'an" vėll. XX, fq. 217-218, Kajro 1372 h.

[12] Muhammed Abduhu, "Tefsir Kur'anil Kerim-xhuz'u Amme", fq. 192, Bejrut-Kajro, 1989

[13] Abdurrahman bin Nasir es-Sa'di "Tejsirul Kerimi-rr-Rrahman fi tefsiri kelamil mennan", vėll. II fq. 1306, Kuvejt , 2000.

[14] Sejjid Kutb "Fi Dhilalil Kur'an", vėll VI, fq. 3988, Bejrut 1986

[15] Mahmud Hixhazi "Tefsirul Vadih" vėll. 30, fq. 85, Kajro 1975

[16] Muhammed Mutevel-li Sha'ravi "Tefsir Suretul Maun, El-Kevther dhe El-Kafirun", fq. 11, Kajro 1980

[17] Transmetojnė Ibn Xheriri, Ibn Mundhiri dhe Bejhekiu

[18] Imam Shevkaniu, "Fet'hul Kadir", vėll. V, fq. 508

 

 

www.bajgora.com

islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .