www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Komentimi i kaptinës - "En-Nebe'ë"
 

 

Kaptina "En-Nebe'ė" ose "Amme" ėshtė kaptinė mekase, ka gjithsej 40 ajete dhe ka zbritur pas kaptinės El-Mearixh. Nė radhitjen e Mus'hafit mban numrin rendor 78.

Transmetojnė Ibn Durejsi, Nuhasi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: 'Ka zbritur kaptina "Amme jetesaelune" nė Mekė". Ibn Merdevije transmeton  tė njėjtin transmetim edhe nga Ibn Zubejri.[1]

 

Emėrtimi i kėsaj sureje

Kjo sure ėshtė emėrtuar me kėtė emrin "En-Nebe'ė", sepse nė tė bėhet fjalė pėr njė lajm shumė tė rėndėsishėm, e ai ėshtė momenti i kataklizmės - Kiameti dhe ringjallja.

 

Lidhmėria kuptimore e kaptinės "En Nebe'ė" me atė paraprake "El Murselat"

Si nė mes ēdo kaptine tė Kur'anit qė ekziston lidhmėria kuptimore, poashtu shohim se edhe nė mes sures "En-Nebe'ė" dhe asaj paraprake "El-Murselat" ekziston njė lidhmėri e mrekullueshme kuptimore, po edhe tematike.

Kaptina "El-Murselat" fillon me betimet e Allahut:

"Betohem nė (engjėjt ose erėrat) qė dėrgohen njėri pas tjetrit (pandėrprerė), betohem nė ata qė shfaqen si stuhia e rrėmbimshme (duke kryer urdhrat e Zotit), betohem nė engjėjt qė u ėshtė besuar sjellja e shpalljeve, dhe pastaj dallojnė qartė (tė vėrtetėn nga e pavėrteta), dhe qė pėrcjellin kėshillat (libra tė Zotit, te pejgamberėt), si arsyetim ose si vėrejtje, s'ka dyshim se ajo qė premtoheni (Dita e Gjykimit) gjithėsesi ka pėr tė ndodhur" (El Murselat 1-7),

betime kėto qė kishin tė bėnin me shenjat e Ditės sė Gjykimit e tė cilat idhujtarėt i pėrgėnjeshtronin.

Fundi i ajetit: ".s'ka dyshim se ajo qė premtoheni (Dita e Gjykimit) gjithėsesi ka pėr tė ndodhur " ėshtė pėrgjigje e betimeve tė mėparshme tė Allahut, se ajo ditė tė cilėn ju, mohues, po e pėrgėnjeshtroni, patjetėr do tė vijė dhe do tė jetė njė realitet. Pėr t'ua sqaruar edhe mė afėr kėtė realitet se si do tė ndodhė, Allahu xh. sh. vazhdon mė tutje tė pėrmendė shenjat e kėsaj ndodhie tė madhe, nė ajetet vijuese:

"Kur yjet tė shuhen (zymtohen), dhe kur qielli tė hapet, dhe kur kodrat tė copėtohen, dhe kur tė dėrguarve u ėshtė caktuar koha (pėr tė dėshmuar). E pėr cilėn ditė atyre u ėshtė caktuar koha? Pėr Ditėn e Gjykimit (kur drejtėsia e Zotit ndan tė mirėn nga e keqja). E ku e di ti se ēka ėshtė Dita e Gjykimit? Atė ditė ėshtė mjerim pėr ata qė pėrgėnjeshtruan". (El Murselat 8-15).

Duke u nisur nga tėrė kjo, ėshtė plotėsisht e arsyeshme dhe e logjikshme qė kaptina qė do tė pasonte, nė kėtė rast ajo "En Nebe'ė", tė sqaronte se ē'ėshtė vėrtet Dita e Gjykimit.

Nėse ndalemi dhe analizojmė ajetet 12-14 tė kaptinės "El-Murselatė":

"E pėr cilėn ditė atyre u ėshtė caktuar koha? Pėr Ditėn e Gjykimit (kur drejtėsia e Zotit ndan tė mirėn nga e keqja). E ku e di ti se ēka ėshtė Dita e Gjykimit?", do tė shohim se kurdo qė Allahu xh.sh. ka cekur fjalėn "Ve ma edrake", menjėherė ka pasuar sqarimi prej tė Plotfuqishmit se pėr se ėshtė fjala, nė kėtė rast nė suren vijuese "En Nebe'ė" ka ardhur sqarimi se Dita e Gjykimit ėshtė njė ndodhi e madhe, njė lajm i madh e tronditės, dhe ėshtė njė ditė e caktuar:

"S'ka dyshim se dita e gjykimit ėshtė caktuar. Ėshtė ditė qė i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe". (En Nebe'ė  17-18)

Ndėrsa, sa herė qė nė Kur'an ėshtė pėrdorur kjo fjalė nė trajtėn e kohės sė ardhme "Ve ma judrike", atėherė ajo gjė nuk ėshtė sqaruar dhe ka mbetur enigmė ose njė sekret prej sekreteve tė Allahut.

Kaptina "Amme" ka lidhmėri tjetėr stilistike nė ajete me suren paraprake "El-Murselat", siē e shohim edhe nga ajetet nė vijim. P.sh. nė suren "El-Murselat" ajetet 25-26, thuhet:  "A nuk e bėmė Ne tokėn qė nė gjirin e vet mban, tė gjallė e tė vdekur", kurse nė suren "En-Nebe'ė" ajeti 6, thuhet:  "A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatshme (pėr jetė)".

 

Pėrmbajtje e shkurtėr e kėsaj kaptine

Pėrgjithėsisht, tematika e kėsaj kaptine rikonfirmon besimin nė ringjalljen pas vdekjes, qė e kontestonin idhujtarėt. Pėr ta pėrforcuar faktin se Kiameti vėrtet dhe patjetėr do tė ndodhė, Allahu xh. sh. sjell argumente tė pakontestueshme tė fuqisė sė Tij absolute, kur thuajse nė formė pyetjeje sikur u drejtohet mohuesve tė kėsaj dite: Si nuk besoni nė ringjalljen kur:

" A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pėrshtatshme (pėr jetė), dhe (a nuk i bėmė-ngulitėm) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)?  (En-Nebe'ė, 6-7)

I Gjithėfuqishmi pas kėtyre pyetjeve varg, qė dėshmojnė nė tė njėjtėn kohė se Ai ėshtė krijues, ricek ringjalljen dhe ditėn e caktuar (Jevmul Fasl), ditėn kur i fryhet Surit dhe kur ēdo krijesė do tė dalė para Madhėrisė sė Tij pėr tė dhėnė llogari.

Mė pas nė vazhdim tė kėsaj kaptine flitet pėr Xhehennemin si vendstrehim dhe vendqėndrim i pabesimtarėve, pėrshkruhen vuajtjet dhe mundimet qė do t'i pėrjetojnė ata qė mohuan urdhrat e Allahut, kurse nė vazhdim flitet edhe pėr besimtarėt e devotshėm, pėr tė mirat dhe kėnaqėsitė qė janė pėrgatitur pėr ta nė Xhennet.

Kjo kaptinė pėrfundon me njė skenė tė tmerrshme e tė llahtarshme tė asaj dite tė vėshtirė, kur femohuesit mė tepėr do tė dėshironin tė ishin pluhur (dhé), sesa tė japin llogari pėr tė gjitha ligėsitė dhe tė paudhat qė punuan gjatė jetės sė kėsaj bote.

 

 

Koment:

 

1.Pėr ēfarė e pyesin ata (mohuesit) njėri-tjetrin?

2. Rreth lajmit tė madh?

3. pėr tė cilin ata kanė mendime tė ndryshme (kundėrthėnie).

4. Jo, (mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė!

5. Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)!"

 (En-Nebe'ė, 1-5)

 

Idhujtarėt kurejshitė, tė ballafaquar me njė realitet krejtėsisht tė ri me paraqitjen e Muhamedit a.s., si i dėrguar i Allahut, me njė fe qė pėr ta ishte risi, nga e cila shihnin rrezikun e zhvlerėsimit tė fesė sė tyre pagane, stėrgjyshore, nuk mund tė imagjinonin se njė njeri i rėndomtė e i thjeshtė nga mesi i tyre tė mund tė ishte i zgjedhur prej Allahut si i dėrguar. Madje, ata kurrsesi tė bindeshin se predikimet e Muhammedit a.s. pėr ringjalljen dhe jetėn pas vdekjes, mund tė ishin tė vėrteta, aq mė parė kur kishin bindjen e paluhatshme se vetėm koha mund t'i shkatėrronte, ashtu siē na i pėrshkruan edhe Kur'ani:

"Ata (idhujtarėt) thanė: Nuk ka tjetėr, vetėm se kjo jeta jonė nė kėtė botė, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjė nuk na shkatėrron tjetėr pos kohės. Ata pėr kėtė nuk dinė asgjė, ata vetėm fantazojnė". (El-Xhathije, 24)

dhe nė ajetin tjetėr:

"Ata (idhujtarėt) thanė: Nuk ka tjetėr, vetėm kjo jeta jonė nė kėtė botė, dhe ne nuk do tė ringjallemi". (El-En'amė, 29)

Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. si kundėrpėrgjigje ndaj pohimeve tė tyre tė mėsipėrme, pėr t'ua bėrė tė qartė se vdekja do t'i mbėrrijė dhe se do tė ringjallen zbriti kėtė sure, e cila flet pėr lajmin e madh, pėr lajmin tronditės e tė llahtarshėm tė Ditės sė Gjykimit.

Fjala "Nebe'ė", edhe pse mund tė pėrkthehet me fjalėn "lajm", ka njė domethėnie shumė mė tė gjerė, sepse nuk ėshtė fjala vetėm pėr njė lajm tė rėndomtė, por pėr njė ngjarje tė madhe, njė ndodhi tronditėse, pėr njė kumt tė jashtėzakonshėm, pra fjala ėshtė pėr ringjalljen dhe Ditėn e Gjykimit.

Nė lidhje me natyrėn e lajmit tė madh e tė rėndėsishėm, tė gjithė dijetarėt pajtohen se ky lajm ėshtė "Ringjallja", "Jeta pas vdekjes" ose "Dita e Gjykimit". Kėtė mendim e ndajnė mufessirėt mė tė mėdhenj me nė krye Taberiun, Vahidiun, Bejdaviun, Nesefiun, dhe shumė tė tjerė, kurse Muxhahidi, Abdurrezak San'ani, Mukatili dhe Ferrau, mendojnė se fjala "Lajm i madh" ka tė bėjė me vetė Kur'anin, i cili bart nė vete lajme tė jashtėzakonshme. Kur'ani ėshtė lajm i madh, sepse, sipas kėtyre dijetarėve, idhujtarėt e cilėsuan atė si magji, poezi etj.

Ėshtė shumė e qartė se ata qė kishin mospajtime mendimesh sa i pėrket kėtij lajmi tė madh, janė idhujtarėt mekas, po edhe grupet e ndryshme tė tė krishterėve dhe tė ēifutėve. Pėrderisa idhujtarėt mohonin kategorikisht jetėn pas vdekjes, sepse mendonin se jetojnė e vdesin dhe nuk i shkatėrron asgjė tjetėr pėrveē kohės, grupet e ndryshme tė Ehli Kitabit, mendonin se do tė ketė vetėm ringjallje shpirtėrore, por jo edhe fizike.

Prandaj si kundėrpėrgjigje ndaj kėtyre kundėrthėnieve tė palogjikshme tė tyre, Allahu sjell kėrcėnimin e Tij hyjnor nė ajetet 4 dhe 5 tė po kėsaj kaptine:

"Jo, (mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė, Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)"

Tefsirologėt mė eminentė gjatė komentimit tė kėtyre dy ajeteve, thonė se pjesėza "kel-la", paraqet njė kėrcėnim tė hapur ndaj atyre qė mohojnė ringjalljen dhe nuk besojnė nė fuqinė e Allahut.

Madhėshtia e mrekullisė stilistike kuranore ripėrsėritet nė ajetin 5, ku ripėrsėritet kėrcėnimi, por tash edhe mė fuqishėm dhe mė ashpėr:

"Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)", qė do tė thotė se atė qė ju, o pabesimtarė, e mohoni, do ta pėrjetoni patjetėr.

Disa tė tjerė mendojnė se ajeti i 4-t:

 "Jo,(mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė", ka tė bėjė me besimtarėt qė do ta kuptojnė se ajo qė e besuan nė lidhje me vdekjen dhe ringjalljen, vėrtet u bė realitet, kurse ajeti i 5-tė:

 "Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)", nėnkupton pabesimtarėt qė e mohuan kategorikisht ringjalljen pas vdekjes, dhe ky moment do tė jetė ballafaqimi mė i hidhur i tyre me tė vėrtetėn qė e kundėrshtuan haptazi.

Dijetari i mirėnjohur bashkėkohor, Sha'raviu, nė lidhje me ajetin e 4-tė:

 "Jo, (mos tė pyesin) sepse ata sigurisht (njė ditė) do ta kuptojnė",

thotė: "Tė gjithė njerėzit, besimtarė ose pabesimtarė, nė momentet e dorėzimit tė shpirtit, pra para vdekjes, do tė ndeshen me njė botė tjetėr tė panjohur pėr ta, botė e cila deri atėherė ka qenė imagjinative, i shohin melaiket e Allahut, shohin vendin se ku do tė qėndrojnė nė jetėn e Berzahut etj (jetėn nė varreza, njė jetė nė mes kėsaj jete dhe ringjalljes nė tė cilėn nuk mbretėrojnė ligjet e kohės). Nė lidhje me kėtė, Allahu xh. sh. nė Kur'an thotė:

"(I thuhet) Ti ishe nė njė huti nga kjo (ditė) e Ne ta hoqėm perden (para syve tu) dhe tash ti sheh shumė mprehtė". (Kaf, 22).

Do tė thotė aty pėr aty njeriu kalon nė njė dimension tė ri tė jetės. Besimtarėt e vėrtetė, tė qetė dhe me njė prehje shpirtėrore presin shpėrblimin e merituar gjatė jetės nė Berzah, kurse pabesimtarėt do t'i kaplojė tmerri e llahtari, sepse iluzionet e tyre se pas vdekjes mė nuk do tė ketė as jetė e as ringjallje, do tė shemben ashtu siē shembet kėshtjella prej rėrės. Tė dyja grupet do ta shohim me sytė e tyre kėtė realitet, i cili tashmė ėshtė bėrė "ajnul jekiin- pamje e sigurt", qė mė parė nė jetėn e kėsaj bote pėr ta ishte vetėm "Ilmul jekiin-dije e sigurt", kurse ajeti i pestė:  "Dhe, gjithsesi (bindshėm) do ta kuptojnė (se ringjallja dhe Dita e Gjykimit janė realitet)"

flet pėr momentin kur pabesimtarėt pas dhėnies sė llogarisė, do tė hidhen nė zjarrin e Xhehennemit, dhe do ta kuptojnė bindshėn edhe njė herė se ishin nė njė humbje tė vėrtetė, dhe tash i pret pėrjetimi fizik i dėnimit qė do ta shijojnė, dhe kjo tashmė ėshtė "hakkul jekiin-e vėrtetė e sigurtė" njė realitet pėrjetues me tė gjitha gjymtyrėt".

 

6. A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pėrshtatshme (pėr jetė),

7.  Dhe (a nuk i bėmė-ngulitėm) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)?

8. Ne u krijuam juve nė ēifte.

9. dhe gjumin tuaj jua bėmė pėr pushim.

10. dhe natėn jua bėmė mbulesė (si rrobat).

11. ndėrsa ditėn e bėmė pėr gjallėrim".

(En-Nebe'ė,  6-11)

Nė vazhdim tė kaptinės, i Lartmadhėrishmi, pėr t'i bindur tė gjithė ata qė mohojnė momentin e kataklizmės dhe ringjalljen, d.t.th. "Lajmin e madh" pėr tė cilin kanė mendime tė ndryshme kundėrthėnėse, ua rikujton dhuntitė e Tij pėr njerėzimin. Tė gjitha kėto tė mira tė panumėrta, dėshmojnė qartė se pabesimtarėt-mohuesit janė nė humbje tė madhe, pėrderisa nuk besojnė se tė gjitha kėto argumente flasin pėr njė tė vėrtetė tė madhe qė do tė ndodhė.

Karakteristikė e veēantė e kėtyre ajeteve qė jemi duke i komentuar, ėshtė se ato flasin pėr argumente tė ndjeshme e tė prekshme, argumente lėndore, me tė cilat ndėrlidhet jeta jonė e pėrditshme. Kėto ajete janė njė shėti e shkurtėr nė kėtė ekzistencė me pamje e tablo tė ndryshme; janė ajete tė cilat nė formė pyetjesh flasin, dėftojnė dhe nė tė njėjtėn kohė argumentojnė; janė ajete qė zgjojnė ndėrgjegjen dhe zemrėn e fjetur nga intrigat e shejtanit; janė ajete qė rikthejnė freskinė nė arsyen e njerėzve qė tė kuptojnė se kush janė ata nė tė vėrtetė, pėrse janė nė kėtė botė, pėrse jetojnė, pėrse duhet tė vdesin? etj.

 6. A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pėrshtatshme (pėr jetė).

Toka si njė ndėr nėntė planetėt e sistemit tonė diellor, megjithėse shumė e vogėl, nė krahasim me planetėt e tjerė nė kėtė gjithėsi, prapėseprapė ėshtė mė e dashura dhe mė tėrheqėsja pėr ne. A thua pėrse? Ē'rėndėsi ka ajo pėr ne?

Pėrgjigja e vetme ėshtė se toka ėshtė "nėna, shtėpia dhe foleja jonė". Nga elementet e kėsaj toke u krijuam, nė kėtė tokė u lindėm, nė tė do tė vdesim dhe po nga kjo tokė do tė ringjallemi pėrsėri, siē thotė i Plotfuqishmi Allah nė Librin e Tij tė shenjtė:

 "Ne prej saj (tokės) ju krijuam, nė tė do t'ju kthejmė pėrsėri, dhe prej saj do t'ju nxjerrim edhe njė herė". (Ta Ha, 55)

Nė kėtė tokė filloi jetėn e vet raca njerėzore, nė kėtė tokė Allahu xh.sh. dėrgoi shpalljet hyjnore nėpėrmjet tė dėrguarve tė Tij besnikė. Nė tė, pėr herė tė parė ra nė sexhde balli i njeriut-Ademi a.s., dhe, nė tė, do tė jehojė deri nė momentet e fundit tė kėsaj ekzistence-fjala "Allahu ekber, la ilahe il-lall-llah-Allahu ėshtė mė i Madhi, s'ka zot pėrveē Allahut", sepse ky ėshtė Vullneti i Krijuesit tonė, i Lartėsuar dhe i zhveshur qoftė nga ēdo e metė.

Dhe, kėtė tokė Allahu e bėri tė pėrshtatshme pėr jetesėn tonė, e bėri tamam sikur djep nė tė cilin pushon dhe fle foshnja. Ky zatėn ėshtė edhe njėri prej kuptimeve tė kėtij ajeti. Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. u drejtohet mohuesve nė formė pyetjeje: "A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pėrshtatshme (pėr jetė)"

Dihet se pozita e volitshme e tokės nė radhitjen planetare nė kuadėr tė sistemit diellor ka bėrė qė ajo vėrtet tė jetė e pėrshtatshme pėr jetesė. Nuk ėshtė as shumė afėr diellit nė mėnyrė qė nė tė tė mbretėrojnė temperatura tė larta tropike, tė cilat do ta bėnin avullimin e ujit nėpėr oqeane me se do tė pamundėsohej jeta nė tė, po nuk ėshtė as fort larg tij nė mėnyrė qė nga temperaturat e ulta, toka dhe oqeanėt tė shndėrroheshin nė akullnaja nė tė cilat kushte, jeta do tė ishte prapė e pamundshme. Por deshi i Madhi Zot qė toka tė jetė nė pjerrtėsinė vertikale prej 23,5 shkallėsh, e cila i mundėson jetėn dhe gjallėrinė e njė bote tė tėrė organike dhe inorganike, njė bote dhe njė natyre tė shumėllojshme tė florės dhe faunės, tė cilėn mund ta hasim nė ēdo hap nė kėtė tokė.

Pastaj Allahu xh.sh. thotė:

 

7. Dhe (a nuk i bėmė-ngulitėm) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)?.

A thua ē'synohet me kėtė ajet? Pėrse Allahu xh.sh. na sjell si shembull kodrat? Ē'rėndėsi kanė ato pėr ne dhe pėrgjithėsisht pėr tokėn si planet?

Tash, vetėm tash vonė, nė kėtė shekull, pasi njeriu arriti lartėsitė qiellore me anėn e fluturakeve tė ndryshme, raketave e satelitėve, arriti tė fotografojė dhe tė studiojė formėn dhe relievin e vėrtetė tė tokės. U vėrtetua me saktėsi e vėrteta e madhe kuranore edhe nga profesorėt mė eminentė tė gjeologjisė, se kodrat vėrtet janė njė element pėrforcues dhe ekuilibrues nė tokė. Ata vėrtetė u impresionuan nga kėto tė dhėna kuranore qė para 14 shekujsh.

Tė shohim se ē'thotė Allahu xh.sh. pėr kodrat:

- "Kurse kodrat i pėrforcoi". (En-Naziat, 32)

- " Dhe (a nuk i bėmė-ngulitėm) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)". (En-Nebe'ė, 7)

- "Dhe Ai vuri kodra (tė forta) nė tokė, ashtu qė ajo tė mos lėkundet me ju" (En-Nahl, 15)

Kėto ajete, e tė tilla nė Kur'an ka tė shumtė, japin tė kuptojnė se njė prej mrekullive tė Allahut nė kėtė tokė, janė edhe kodrat dhe ndėrtimet e tyre tė jashtme e tė brendshme.

Meqė shkenca tash vėrtetoi se pothuaj nė tė njėjtėn masė sa jashtė secila kodėr ka rrėnjėt dhe bazamentin e vet mbėshtetės nėn dhe, del se fjalėt e Allahut vėrtet janė njė mrekulli e pėrjetshme. A thua deri para pak kohėsh, ka mundur kush tė pėrfytyronte se kodrat e mėdha qė i shohim nė formė gungash dhe nė forma tė tjera mbi sipėrfaqen e tokės, kanė pothuajse tė njejtėn shtrirje nė brendinė e tokės, tė cilėn shkencėtarėt e quajnė rrėnjė, kurse Kur'ani e quan shtyllė-bazament. Vetė Allahu xh.sh. nė mėnyrė shumė tė thjeshtė e praktike u sjell njerėzve argumente nga gjėrat qė janė nė kontakt me tė ēdo ditė. Fjala "veted-evtad" do tė thotė kunja-shtylla apo bazamanet qendror mbi tė cilin ngrihet tenda (ēadra), nė mėnyrė qė tė kuptohet mė lehtė nga njerėzit se edhe kodrat e kanė rolin e tyre ekuilibrues dhe tė baraspeshimit pėr tokėn, qofshin ato kodra kontinentale apo oqeanike.

 

 8. Dhe Ne ju krijuam nė ēifte"

Kėto fjalė tė Allahut qė nė tė njėjtėn kohė dėftojnė pėr mrekullinė krijuese tė Tij, qė ēdo gjė nė kėtė ekzistencė ta krijojė nė ēift, janė tėrheqje e vėrejtjes ndaj mohuese tė Ditės sė Gjykimit, se Ai qė ju krijoi nė ēift pėr t'u shumėzuar pa qenė fare, Ai edhe ju vdes dhe e ju ringjall pėrsėri !!!

Allahu xh.sh. dėshiroi qė nė rregullin e gjithmbarshėm tė gjithėsisė tė mos ketė mangėsi dhe disharmoni, dėshiroi qė kjo gjithėsi tė jetė e denjė pėr Madhėshtinė, Forcėn dhe Kreativitetin e Krijuesit. Ky ėshtė njė manifestim i hapėt i fuqisė absolute tė Allahut xh.sh., nė ligjet e kėsaj ekzistence. Njė manifestim i tillė i kėsaj fuqie ėshtė edhe krijimi nė ēifte i ēdo gjėje, pėrveē melaikeve nė kėtė Univers.

Po tė marrim shembull edhe thėrmijėn mė tė vogėl tė atomit, si gjėnė mė tė imtė nė kėtė gjithėsi, tė cilėn tash pėr tash e njohim, do tė shohim se brenda vetė kėsaj thėrmije atomike ekzistojnė protonet dhe neutronet, pozitive e negative, tė cilat sė bashku formojnė tėrėsinė e atomit. Po i njėjti proces manifestohet nė botėn organike dhe atė inorganike, kurse krijimi i njeriut nė ēifte ėshtė njė prej mrekullive tė pėrkryera tė Allahut, i Cili bėri qė sipas "Ligjit tė Shkaqeve", kontaktit intim midis burrit e gruas, me lejen dhe dėshirėn e Tij, nga njė bashkim i spermatozoideve tė mashkullit me farėn ė gruas, tė lind njė fryt i ri njerėzor, fryt qė deri nė formėsimin e plotė dhe daljen nė kėtė botė kalon nėpėr etapa tė ndryshme tė cilat Kur'ani i ka pėrshkruar me njė pėrpikėri tė paparė si p.sh. nė kaptinėn "El-Mu'minun":

"Pėr All-llahun, Ne krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte. Pastaj atė (ajke - baltė) e bėmė (e shndėrruam) pikė uji (farė) nė njė vend tė sigurt. Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirtė). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!"  (El-Mu'minun, 12-14)

 

9. Dhe gjumin tuaj jua bėmė pėr pushim."

S'ka dyshim se gjumi ėshtė njė ndėr argumentet mė bindėse qė dėshmon ekzistimin e Zotit. Pėr kėtė Allahu xh.sh. thotė nė Kur'an:

"Nga argumentet e Tij ėshtė edhe gjumi juaj natėn dhe ditėn, edhe pėrpjekja juaj pėr tė fituar nga tė mirat e Tij. Nė kėtė ka argumente pėr popullin qė dėgjon". (Er-Rrum, 23)

Dihet se gjumi ėshtė njė nevojė e domosdoshme pėr tė gjitha qeniet e gjalla. Nėse ndonjė njeri a krijesė privohet apo pengohet pėr gjumė, nuk mund tė pėrballojė dot ritmin e pandalshėm tė jetės.

Gjumi a tė fjeturit ėshtė pėrmendur disa herė nė Kur'an, nė mėnyrė qė tė vihemi nė dijeni se ai ėshtė argument dhe shenjė nga Allahu xh.sh. Fjala "subata"-"sebtun" nė gjuhėn arabe d.t.th. shkėputje, vdekje, ndėrprerje nga aktivitetet e ditės (jetės), pėr njė kohė tė caktuar, nė mėnyrė qė qelizat tona trupore tė kenė kohė tė mjaftueshme pėr rifreskim.

Me kėto kuptime ka ardhur nė disa vende nė Kur'an si:

- "Dhe kur Ai ju kaploi me njė kotje (gjumė) qė ishte siguri (qetėsim) pėr ju nga ana e Tij". (El-Enfal, 11)

- "Mandej, pas asaj tronditjeje tė rėndė, Ai ju lėshoi sa pėr qetėsim, njė kotje (gjumi tė lehtė) qė i kaploi njė grup prej jush". (Ali Imran, 54)

Dihet se gjumi ėshtė edhe njė vdekje e vogėl, e cila mund tė krahasohet me tė ashtuquajturėn "vdekje klinike" pėr se edhe i Gjithėmėshirshmi na njofton, kur thotė:

"Ai ėshtė qė ju vė nė gjumė natėn (ju vdes natėn ) dhe e di ē'keni vepruar ditėn, pastaj ju ngjall-zgjon nė tė (ditėn) deri nė afatin e caktuar (vdekje)". (El-En'am, 60)

dhe:

"All-llahu i merr shpirtat kur ėshtė momenti i vdekjes sė tyre (i vdekjes sė trupave tė tyre), edhe atė qė ėshtė nė gjumė e nuk ka vdekur, e atij qė i ėshtė caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atė tjetrin (qė nuk i ėshtė caktuar vdekja, por ėshtė nė gjumė), e lėshon (tė kthehet) deri nė afatin e caktuar. Vėrtet, nė kėto ka argumente pėr njė popull qė mendon." (Ez-Zumer, 42)

Shikuar nga kėndvėshtrimi shkencor, shkencėtarėt ende nuk kanė arritur tė deshifrojnė saktėsisht fshehtėsinė hyjnore tė gjumit, por nė bazė tė shumė eksperimenteve nė laboratoriume shkencore, gjumin e kanė ndarė nė 5 etapa:

Etapa e parė - ėshtė etapa e hyrjes graduale nė gjumė dhe pėrfshin 2 deri nė 5 % tė kohės sė gjumit.

Etapa e dytė - ėshtė etapa e gjumit tė lehtė - jo tė thellė, dhe pėrfshin rreth 50 % tė kohės sė gjumit.

Etapa e tretė dhe e katėrt - janė etapat e gjumit tė ngadalshėm, tė thellė, tė qetė e tė zakonshėm. Kėto dy etapa tė gjumit prehės e qetėsues pėrfshijnė 20 % tė kohės sė gjumit.

Etapa e pestė - ėshtė etapa e gjumit tė thellė, e shoqėruar me ėndrra dhe lėvizje, ose gjumė i ēudtishėm, sepse ai qė fle, gjatė etapės sė gjumit me ėndrra, edhe pse ėshtė nė gjumė tejet tė thellė, lėvizjet e frymėmarrjes, tė gjakut dhe tė syve i ka pothuajse si tė ishte zgjuar. Mbase i tillė do tė ketė qenė ndoshta edhe gjumi i banorėve tė shpellės (As'habul kehf).

"Do tė mendoje se ata janė tė zgjuar, e ata ishin nė gjumė"  (El-Kehf, 18).

Kjo etapė e gjumit pėrfshinė 25 % tė gjumit.

Me njė fjalė, gjumi ėshtė dhunti e Allahut pėr njeriun, qė ai tė ē'lodhet fizikisht po edhe shpirtėrisht nga vėshtirėsitė e jetės.

 

10. Dhe natėn jua bėmė mbulesė (si rrobat).

11. ndėrsa ditėn e bėmė pėr gjallėrim.

S'ka dyshim se nga shenjat e mėdha tė Allahut nė kėtė tokė janė dita dhe nata. Pas njė dite tė kaluar nė punėt e zakonshme, ėshtė shumė e natyrshme qė njeriu tė lodhet, kėshtu qė trupi dhe mendja e tij kanė nevojė pėr ēlodhje. Nata e ka kėtė cilėsi, tė cilėn Allahu xh.sh. e krahason me mbulesė (libas), ku njeriu merr pjesėn e merituar tė pushimit dhe freskimit pėr tė vazhduar punėn e tij qysh me agimin e parė tė mėngjesit.

Kėtu duhet theksuar se, nėse njeriu nė kėtė botė punon e vepron sipas programit tė pėrkryer hyjnor, vėrtet do ta shijojė ėmbėlsinė e jetės, pushimin e natės dhe gjallėrinė e ditės.

Besimtari i vėrtetė qysh para lindjes sė diellit zgjohet nga gjumi, falėnderon Allahun i Cili e ringjalli nga vdekja e vogėl (gjumi), ashtu siē ka vepruar gjithmonė i Dėrguari i Allahut, kur thoshte: "Falėnderimi i qoftė Allahut, i Cili na ngjalli pasi nė bėri tė vdekur (nė gjumė) dhe vetėm tek Ai ėshtė ringjallja" (Transmetojnė Buhariu dhe Tirmidhiu).

Pastaj merr abdest dhe falė namazin e sabahut duke e lutur Allahun e Plotėfuqishėm qė t'i japė nga mirėsitė e Tij gjatė asaj dite. Dhe ai vazhdon punėn ditės, tregton, punon dhe i lutet prapė Allahut duke falur namazin e drekės. Pas njė rishikimi tė asaj qė ka punuar, vjen koha e ikindisė, qė njeriu tė falėnderojė Allahun edhe njė herė sepse i mundėsoi edhe njė ditė jete, pune e fitimi hallall. Dalngadalė nata shtrin flatrat e saj mbi tokė pėr t'i zėnė vendin ditės, dhe, pas tėrė kėsaj, Allahu dėshiroi qė nata tė jetė njė mbulesė dhe ē'lodhje pėr njeriun: "Dhe natėn jua bėmė mbulesė (pėr ēlodhje)" , sepse dita qė shkoi, ishte gjallėri e punė e vazhdueshme, pėr tė cilėn Allahu xh.sh. thotė: "Dhe ditėn e bėmė pėr gjallėrim".

Ky ėshtė sistemi i pėrkryer i orarit tė jetės sė njeriut nė kėtė tokė, tė cilėn Allahu e bėri tė pėrshtatshme e komode pėr jetė, me tė gjitha predispozitat dhe kushte e nevojshme.

Dhe, me gjithė kėto fakte e argumente, ka ende tė tillė qė nuk besojnė Allahun e as ringjalljen, veēse mrekullitė dhe argumentet e Allahut pėr t'i bindur mohuesit nuk kanė tė sosur.

 

12. Dhe Ne kemi ndėrtuar mbi ju njė shtatėshe tė fortė.

13. dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron.

14. Ne prej reve tė shtrydhura kemi lėshuar shi tė madh.

15. qė me tė tė rrisim drithėra e bimė.

16. dhe kopshte tė dendura palė mbi palė."

(En Nebe'ė, 12-16)

 

Nė Kur'an ka ajete tė shumta tė cilat vazhdimisht provokojnė mendjen njerėzore, duke e nxitur atė qė kėto argumente tė panumėrta tė Allahut nė kėtė ekzistencė, t'i studiojė nė mėnyrė serioze e shkencore, sepse fjala e Allahut xh.sh. kurrsesi nuk mund tė vijė nė kundėrshtim me tė vėrtetat e mirėfillta shkencore.

Nėse e analizojmė vetėm pak ajetin 53 tė kaptinės Fussilet:

"Ne do t'ua mundėsojmė atyre (mohuesve) qė tė sodisin argumentet tona nė horizonte (tė hapėsirave qiellore) po edhe nė vetveten e tyre, derisa t'u bėhet e qartė se ky (Kur'an) ėshtė i vėrtetė (dhe i zbritur nga i Gjithėfuqishmi)",

do tė kuptojmė se provokimi hyjnor mbetet aktual pėr ēdo brez a gjeneratė tė njerėzimit, andaj nuk ėshtė aspak i rastit fakti se nė vazhdim tė kaptinės "En Nebe'ė", i Lartmadhėrishmi thotė:

 

12. Dhe Ne kemi ndėrtuar mbi ju njė shtatėshe tė fortė.

Tė gjithė komentatorėt e Kur'anit, pa dallim, janė tė mendimit se fjala "shtatėshe e fortė" simbolizon shtatė palė qiej, do tė thotė qiellin, tė cilin Allahu xh.sh. e ka ngritur-ndėrtuar mbi ne sikur tė ishtė ndonjė pullaz-ombrellė. Ai nė Kur'an thotė:

"Qiellin ua kemi bėrė kulm tė sigurt, por ata zmbrapsen prej atyre argumenteve."

(El-Enbija 32)

Fjala qiell mė tė gjitha derivatet dhe format e saj nė Kur'an ėshtė pėrmendur 298 herė. Nė Kur'an fjala qiell me kėto sinonime tė shtatėshit ka ardhur edhe nė disa vende tė tjera, si p.sh.:

- "Ne krijuam mbi ju shtatė palė (qiej) dhe nuk jemi tė pakujdesshėm ndaj asaj qė krijuam". (El- Mu'minun, 17)

- "All-llahu ėshtė Ai qė krijoi shtatė palė qiej dhe prej tokės aq sa ata." (Et Talak, 12)

- "Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi palė." (El-Mulk, 3).

- "A nuk e keni parė se si All-llahu krijoi shtatė palė qiej (nė kate)." (Nuh, 15).

- "Ai (All-llahu) ėshtė qė pėr ju krijoi gjithēka ka nė tokė, pastaj vullnetin e Vet ia drejtoi qiellit dhe i pėrsosi ata shtatė qiej. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi pėr ēdo gjė". (El Bekare, 29)

- "Dhe ata i krijoi shtatė qiej brenda dy ditėve dhe secilit qiell i caktoi atė qė i nvojitej. Qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) Ne e stolisėm me yje ndriēuese dhe e bėmė tė mbrojtur. Ky ėshtė caktim i tė plotfuqishmit, i tė Dijshmit". (Fussilet, 12), etj.

Sa i pėrket ajetit nė fjalė "Ne kemi ndėrtuar mbi ju njė shtatėshe tė fortė", ne vetėm mund tė supozojmė se kėta shtatė qiej mund tė jenė shtatė tufa galaktike tė sistemit tonė diellor, ose mund tė kenė ndonjė lidhje tė afėrt me sistemin tonė diellor. Ne banorėt e tokės bėjmė pjesė nė galaktikėn "Rruga e Qumėshtit" e cila ka lidhje tė ngushtė me disa galaktika tė tjera, si M-31, VIRGO, pastaj me tufėn galaktike tė ANDROMEDĖS, etj.

Supozohet se nė kėtė gjithėsi mund tė ketė pėrafėrsisht mbi 100 miliardė galaktika dhe secila pėrbėhet pėrafėrsisht nga 100 miliardė yje. Nė ēdo galaktikė ka ndoshta edhe po aq planetė sa edhe yje, qė me numrin e shifrave do tė thotė: 1011 x 1011 = 1022 ose 10 miliardė bilionė yje dhe planetė.

Vetėm galaktika jonė "Rruga e Qumėshtit" supozohet tė ketė mbi 200 miliardė yje madhėsish tė ndryshme, lėvizja e tė cilėve karakterizohet pėr njė elegancė dhe graciozitet tė mrekullueshėm.

Allahu xh.sh.nė Kur'an thotė:

"Vėrtet, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) me bukurinė e yjeve." (Es-Safat, 6)

"Ne, nė qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atė (qiellin mė tė afėrt tė dynjasė) e kemi zbukuruar pėr ata qė e shikojnė me vėmendje." (El-Hixhr, 16)

"Ne, qiellin mė tė afėrt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriēuese)" (El Maide, 5)

Mirėpo se ēfarė ka synuar nė tė vėrtetė Allahu xh.sh., me fjalėt "shtatėshe tė fortė", ne nuk mund ta dimė dhe kjo mbetet nė dijen absolute tė Allahut xh.sh.

Nga ajeti nė fjalė vetėm mund tė kuptojmė se kėta qiej kanė njė ndėrtim tė fortė dhe se bukuria e tyre dėfton pėr mrekullinė e krijimit, por qė tėrė kjo hapėsirė qiellore mbi ne, kjo "shtatėshe e fortė" qiellore ka lidhje tė ngushtė me jetėn e njeriut nė kėtė tokė, dėshmon shumė qartė ajeti nė vazhdim, ku Allahu xh.sh. thotė:

13. Dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron.

Allahu xh.sh. e bėri jetėn nė tokė tė pėrshtatshme, sepse parapėrgatiti tė gjitha kushtet e nevojshme e tė domosdoshme pėr njė gjė tė tillė. Padyshim, Dielli si ylli qendror i sistemit tonė diellor, ėshtė burim i energjisė dhe pa dritėn e nxehtėsinė e tij, jeta nė tokė do tė ishte e pamundur.

Dielli nuk ėshtė asgjė mė tepėr se njė yll qė jep dritė, nxehtėsi dhe energji. Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. pėr tė thotė: "Dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron".

Fjala "siraxh" do tė thotė "diēka qė jep dritė e shkėlqim", kurse "vehhaxh" do tė thotė "diēka qė jep edhe dritė po edhe nxehtėsi-energji".

Nga kėndi i shkencės sė astronomisė shohim se Dielli pėrbėhet nga hidrogjeni, gazi i lėngėt dhe heliumi. Nga e tėrė masa e sistemit diellor, Dielli pėrbėn 99.86%, kurse masėn tjetėr, 0.14% e pėrbėjnė nėntė planetėt e tjerė tė sistemit diellor, natyrisht pėrfshirė kėtu edhe satelitet e tyre, etj. Sigurisht kjo masė kaq e madhe, dhe ky gravitacion kaq i fuqishėm i Diellit i ka "robėruar" - detyruar 9 planetėt e Sistemit diellor: Tokėn, Marsin, Venerėn, Merkurin, Saturnin, Jupiterin, Neptunin, Uranin dhe Plutonin qė nėpėr shtigje spirale tė sillen-rrotullohen rreth tij. Toka, planeti ynė, njė lėvizje tė tillė rreth Diellit e kryen pėr 365 ditė.

Sipas shkencėtarėve, jeta e Diellit numėron mbi 5 miliardė vjet. Sipėrfaqja e tij ėshtė mbi 12 mijė herė mė e madhe se ajo e Tokės. Masa e tij ėshtė 333.000 herė mė e madhe se e Tokės. Largėsia midis Diellit dhe Tokės ėshtė 150 milionė km., kurse rrezja e dritės sė Diellit deri nė Tokė arrin pėr 8 minuta e 20 sekonda.

Me njė fjalė, po tė mos kishte diell, nuk do tė kishte as jetė nė tokė, por krahas diellit, botės organike dhe inorganike u nevojitet edhe njė komponent tjetėr i rėndėsishėm pa tė cilin nuk do tė kishte mundėsi tė zhvillohej procesi jetėsor. Ky komponent kaq i nevojshėm ėshtė UJI.

Ja pra se si i ndėrlidh i Gjithėfuqishmi Allah kėto dy komponente, kur nė vazhdim tė kaptinės thotė:

 

14. Ne prej reve tė shtrydhura kemi lėshuar shi tė madh.

Pra, krahas dritės dhe nxehtėsisė sė Diellit, gjallesave tė gjalla si dhe botės bimore, patjetėr u nevojitet edhe uji, tė cilin Allahu xh.sh. pėrveē burimeve tė ujit qė gjenden nė brendi tė Tokės. atė e lėshon edhe nga qielli nėpėrmjet reve,

Se pėr ē'arsye Allahu xh.sh. ka ndėrlidhur ajetin ku flet rreth Diellit dhe reve qė lėshojnė shi, sot, pas shumė zbulimeve shkencore, nuk ėshtė e vėshtirė ta kuptojmė. Shkenca na mėson se nė kėtė rast kryhet njė proces natyror, ai i avullimit tė ujit nga lumenjtė, detet dhe oqeanet, qė pastaj tė kondensohet lart nė re, tė cilat pastaj i bartin erėrat andej e kėndej dhe e shkundin ujin qė gjendet nė to.

Kur jemi tek retė dhe tek procesi i rėnies sė shiut, tė shohim se ē'thotė Allahu xh.sh. nė disa ajete kuranore:

"A nuk e ke parė se si All-llahu drejton retė, pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre"  (En-Nur, 43)

pastaj:

"All-llahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato i lėkundin retė dhe Ne i derdhim ato nė njė vend tė thatė dhe me atė ujitje e ngjallim tokėn pas vdekjes sė saj. Ja, kėshtu ėshtė ringjallja." (Fatir, 9)

dhe:

"All-llahu ėshtė Ai qė i lėshon erėrat, e ato lėkundin retė dhe Ai i shtrinė lart si tė dojė, i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lėshon atė kujt tė dojė prej robėrve tė vet, qe, ata gėzohen." (Er-Rrum, 48)

Por t'i kthehemi edhe njė herė fjalės sė ajetit: "el muė'sirat". Fjala "I'ėsar" - muassar-muė'sir", nė aspektin terminologjik do tė thotė shtrydhje, e kjo do tė thotė reja qė lėshon shi pas bashkėdyzimit dhe pas zbrazjes sė thėrrmijave elektrike, pozitive e negative, do tė thotė pas "shtrydhjes sė saj - "I'sar", ajo mund tė lėshojė shi me lejen e Allahut xh.sh.

Dijetarėt rreth termit "el mu'sirat" kanė dhėnė kėto mendime:

1. Grupi i parė mendojnė se fjala ėshtė pėr retė qė shtrydhen, do tė thotė qė lėshojnė shi, njė mendim qė ėshtė mė i pranueshmi dhe mė i sakti.

2. Grupi i dytė mendojnė se fjala ėshtė pėr erėrat, tė cilat pas fekondimit tė reve, e shtrydhin ujėt nga retė.

Njė gjė ėshtė mė se e vėrtetė, se gjatė procesit tė avullimit e deri tek rėnia e shiut, kėto elemente kanė gjėra tė pėrbashkėta dhe janė tė ndėrlidhura nė tė njėjtin proces. Kėshtu, nga ndikimi i rrezeve tė diellit, tė cilin Allahu xh.sh. e quajti "Kandil flakėrues", bėhet avullimi i ujit tė lumenjve, deteve dhe oqeaneve. Kur ky avull tė ketė arritur lart, pėr tė marrė ftohtėsinė dhe pėr t'u kondensuar, vjen roli i erėrave, tė cilat bartin me vete grimcat e pluhurit, qė pėrmbajnė elemente tė fekondimit, thėrrmija pozitive e negative, dhe ky kontakt pėrfundon me zbrazjet elektrike. Pas kėsaj, erėrat, po ashtu me lejen e Allahut, i bartin kėto re tė fekonduara atje ku Allahu dėshiron, dhe shiu bie.

Nė lidhje me kėtė Allahu xh.sh. thotė:

"Ne i lėshojmė erėrat mbarėsuese, e nga qielli (retė) lėshojmė shi dhe atė jua japim ta pini, po ju nuk mund ta ruani atė". (El-Hixhr, 15)

"Edhe Ai ėshtė qė i lėshon erėrat myzhde nė prag tė mėshirės sė Tij (shiut) dhe Ne lėshuam prej qiellit ujė tė pastėr." (El-Furkan, 48)

"Dhe nė tė kemi vėnė kodra tė forta e tė larta dhe ju dhamė tė pini ujė qė jua shuan etjen". (El-Xhinn, 27)

Nė vazhdim tė kaptinės, Allahu xh.sh. pasi krijoi tė gjitha kushtet e nevojshme pėr njė jetė tė vrullshme organike dhe inorganike nė tokė, duke nėnshtruar rrezet e diellit, pastaj ujin dhe procesin e tyre tė shndėrrimit nė shi qė bie prej reve si mėshirė prej Allahut xh.sh., na bėn me dije se rezultat i tėrė kėtij procesi zinxhiror, i cili vėrtet dėshmon pėr mrekullinė krijuese tė Tij, ėshtė kultivimi i bimėve dhe fryteve tė ndryshme pėr tė mirėn e botės njerėzore dhe asaj shtazore:

 

15. "Qė me tė tė rrisim drithėra e bimė.

16. dhe kopshte tė dendura palė mbi palė."

Kėtu patjetėr duhet tė ndalemi njė ēikėz dhe tė meditojmė pėr mrekullinė dhe precizitetin e paparė tė kėsaj shprehjeje kuranore.

Kėto fjalė s'mund tė jenė tė ndonjė mendjeje njerėzore, por vetėm tė Krijuesit tė gjithėsisė, i cili flet pėr njė proces tė natyrshėm, ku sė pari pėrmend farėn-kokrrėn, e cila duhet tė mbillet pėr tė dalė pastaj mbi tokė e pėr tė dhėnė fryte, qofshin ato bimė ose pemė, e pastaj kur kėto pemė tė rriten, ato, me degėt e tyre palė-palė formojnė kopshte tė dendura.

Tė gjitha kėto fakte dhe argumente tė pamohueshme tė cilat i prezantoi i Gjithėfuqishmi dėshmojmė qė kjo ekzistencė e ka Krijuesin e vet dhe se kėsaj gjithėsie me lejen e Allahut njė ditė do t'i vie fundi. Nuk ka dyshim se Ai qė bėri tokėn tė pėrshtatshme pėr jetė dhe kodrat si shtylla dhe qė na krijoi nė qifte duke na bėrė gjumin pushim, natėn mbulesė e ditėn gjallėrim, duke ngritur mbi ne shtatė palė qiej dhe nė qiellin e kėsaj toke vendosi diellin si kandil ndriēues dhe bėri qė prej reve tė lėshojė shi me tė cilin rriten drithėrat e bimėt dhe kopshtet e dendura palė mbi palė, Ai njė ditė, ata qė mohuan Ditėn e Gjykimit do t'i ballafaqojė me atė ditė tė llahtarshme, ditė e cila shumė shpejtė do tė vie sepse ėshtė ditė e pėrcaktuar...

 

17. "S'ka dyshim se Dita e Gjykimit ėshtė caktuar.

18. Ėshtė dita qė i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe.

19. dhe qielli hapet e bėhet dyer-dyer.

20. dhe kodrat shkulen e bėhen pluhur (si valė rrezesh-fatamorganė).

21. E Xhehennemi ėshtė nė pritė (nė pusi).

22. ėshtė vendstrehim i arrogantėve.

23. aty do tė mbesin pėr tėrė kohėn (pa mbarim).

24. aty nuk do tė shijojnė as freskim, as ndonjė pije."

25. pėrveē ujė tė valė e qelbėsirė.

26. si ndėshkim i merituar.

27. Ata ishin qė nuk pritnin se do tė japin llogari.

28. dhe argumentet Tona i pėrgėnjeshtruan me kėmbėngulje.

29. ndėrsa Ne ēdo send e kemi ruajtur me shkrim tė saktė.

30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t'ju shtojmė tjetėr veēse vuajtje."

(En Nebe'ė, 17-30)

 

17. "S'ka dyshim se Dita e Gjykimit ėshtė caktuar.

Kjo ditė dhe Lajmi i Madh pėr tė cilin pabesimtarėt ishin nė kundėrshti, ėshtė ditė e caktuar dhe ka afat tė prerė nga ana e Allahut xh.sh. Dhe, ja tash i Gjithėfuqishmi i paralajmėron pėr momentin mė tė vėshtirė pėr ta, qė do tė ballafaqohen me veprat e tyre para Allahut xh.sh.

Tmerri i kėsaj dite do t'i dezorientojė tė pafetė, tė cilėt nuk besonin se njė gjė e tillė fare do tė ndodhė. Ata nė jetėn e kėsaj bote, madje sa ishte gjallė edhe vetė i Dėrguari i Allahut, me njė ironi dhe sarkazėm pyesnin: "Dhe thoshin: kur do tė vijė (jetė) ai premtim (me tė cilin na kėrcėnoheni) nėse jeni tė drejtė nė atė qė flisni"  (Jasin, 48)

Dhe ja qė tash Allahu xh.sh. kėta njerėz tė ligj do t'i ballafaqojė me kėtė ditė tė lemeritshme, sepse tek i Gjithėpushtetshmi ēdo gjė ėshtė e pėrcaktuar, dhe, nuk vonon e premtimi dhe kėrcėnimi i Tij bėhen realitet.

Kiameti apo Kataklizma e pėrgjithshme, nė Kur'an ėshtė pėrmendur nė shumė vende dhe me shumė emra. Sa pėr ilustrim do t'i cekim vetėm disa prej tyre:

Jevmul Kijameh - Dita e Ringjalljes (e Ngritjes nga varret), Jevmul Ahir - Dita e Fundit, Es-Sa'atu - Momenti, Jevmul Ba'thi - Dita e Ringjalljes, Jevmul Fasli - Dita e Ndarjes (e Gjykimit), Jevmul Veiid - Dita e Premtuar (pėr realizimin e kėrcėnimit), Jevmul Hashr - Dita e Tubimit, etj., Komentatorėt e Kur'anit kanė numėruar mbi njėqind emra tė kėsaj dite dhe kėtij momenti tė vėshtirė e tė tmerrshėm.

Kjo ėshtė ditė e caktuar, ditė e ndarjes sė ēėshtjeve tė njerėzve nė bazė tė veprave tė punuara nė kėtė botė, ditė kur ata do tė shpėrblehen pėr tė mirat e tyre dhe do tė ndėshkohen pėr tė kėqijat e tyre.

Se kur do tė vijė saktėsisht ky moment, kėtė nuk mund ta dijė askush pos Allahut tė Gjithėdijshėm, por dihet qė kjo ditė pėrveē tė tjerash dallohet pėr njė karakteristikė tė veēantė qė ėshtė:

 

18. Ėshtė dita qė i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe.

Kjo hapėsirė nė tė cilėn jemi duke jetuar, e mbushur pėrplot gjallėri dhe me krijesa nga mė tė ndryshmet, disa prej tė cilave i shohim e disa nuk i shohim, e tė cilat janė nė lėvizje tė pėrhershme dinamike, do tė mbetet kėshtu deri nė ditėn kur Allahu xh.sh. do t'i zhdukė tė gjitha gjallesat, me pėrjashtim tė atyre qė do Ai tė mos vdesin:

"Dhe i fryhet Surit dhe bie e vdekur ē'ka nė qiej dhe ē'ka nė tokė, pėrveē atyre qė do Allahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, ata tė ngritur presin (urdhrin e Zotit)" (Ez-Zumer, 68)