www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Komentimi i kaptinës "Kurejsh"
 

 

 

1. "(Allahu e zhduku ushtrinė qė synoi shkatėrrimin e Qabesė) Pėr hir tė (harmonisė ndėrmjet) kurejshėve dhe marrėveshjes sė tyre (me fiset e tjera),

2. marrėveshjes pėr sigurinė (qė e gėzonin) gjatė udhėtimeve tė tyre, dimėr e verė,

3. atėherė pra, le ta adhurojnė (vetėm) Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė),

4. i Cili i ushqeu kur ishin nė skamje-uri dhe i siguroi nga frika (e ēdo armiku)."

 

Kaptina "Kurejsh" ėshtė kaptinė mekase, ka gjithsej 4 ajete dhe ka zbritur pas kaptinės "Et-Tin"

Transmeton Ibn Merdevije nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: "Ka zbritur surja (Li Ilafi kurejshin.) nė Mekė".[1]

Nė anėn tjetėr, Dahhaku dhe Kelbiu transmetojnė se kjo kaptinė ka zbritur nė Medinė[2], por njė transmetim i tillė nuk ėshtė i qėndrueshėm, sepse dihet sigurisht dhe, pėr kėtė tė gjithė dijetarėt e tjerė janė kompaktė, se kjo kaptinė ka zbritur nė Mekė.

Disa dijetarė, si Ubejje bin Ka'bi kėtė sure e konsiderojnė si vazhdimėsi tė sures "El-Fil". Ubejje pohimin e vet e mbėshtet nė njė transmetim nga Amr bin Mejmun el Ezdiu, i cili ka thėnė: "E kam falur namazin e akshamit pas Omer ibnul Hattabit r.a., kur ai nė rekatin e parė kėndoi kaptinėn "Ve-t-Tini ve-z-Zejtuni." kurse nė tė dytin "Elem tere kejfe..." dhe "Li Ilafi Kurejshin...", pa i ndarė kėto dy kaptina me besmele"[3] Sidoqoftė, dihet fare me siguri se kaptina "Kurejsh" ėshtė kaptinė nė vete dhe po ashtu dihet se nė mes kaptinės "El-Fil" dhe asaj "Kurejsh" kanė zbritur edhe nėntė sure tė tjera, kurse nė Mus'haf janė radhitur njėra pas tjetrės pėr shkak tė lidhmėrisė dhe vazhdimėsisė tematike[4].

 

Emėrtimi i kėsaj kaptine

Kaptina ėshtė emėrtuar me emrin e kurejshėve, sepse nė tė bėhet fjalė vetėm pėr ata, pėr marrėveshjen, traditėn dhe sigurinė e tyre gjatė dy udhėtimeve tė famshme qė bėnin pėr tregti: nė Jemen gjatė dimrit, kurse nė Sham[5] gjatė verės.

Nga mufessirėt kjo sure njihet edhe me emrin "El-Ilaf"

Meqenėse nė kėtė kaptinė bėhet fjalė pėr kurejshėt, atėherė ėshtė e udhės tė themi disa fjalė pėr kėtė fis tė njohur arab, fis nga gjiri i tė cilit doli edhe i Dėrguari i fundit, Muhammedi a.s.

Kurejshėt janė bijtė e Benu Nadr bin Kinane bin Huzejme bin Mudrike bin Iljas bin Medarit, d.t.th. vetėm ata qė janė tė lindur prej bijve tė Nadrit, quhen kurejshė.

Kurejshėt kanė qenė fisi mė i njohur nė Gadishullin Arabik. Vetė fakti se ishin nė fqinjėsi me Qabenė, ndikonte qė tė gjitha fiset e tjera arabe tė kishin njė respekt shumė tė madh ndaj tyre. Ky nderim ndaj tyre gjeti shprehjen sidomos pas shkatėrrimit tė ushtrisė sė Ebrehesė, ku u shfaq mrekullia e Allahut nė asgjėsimin e tyre nga tufa zogjsh, dhe prej atėherė kurejshėt njiheshin si popull i mbrojtur prej Allahut ose si fqinjė tė Shtėpisė sė shenjtė.

I Dėrguari i Allahut nė lidhje me vlerėn e kurejshėve, nė njė hadith qė pėrcjell Ummi Hani'ė, e bija e Ebu Talibit, ka thėnė: "Allahu i dalloi kurejshėt nga tė tjerėt me shtatė cilėsi qė nuk i janė dhėnė askujt para tyre dhe as do t'i jepen dikujt pas tyre: Pejgamberia ėshtė tek ata, hilafeti ėshtė tek ata (d.t.th. halifėt e parė do tė jenė prej tyre-sqarim yni), veshja e Qabesė ėshtė tek ata, dhėnia ujė haxhinjve ėshtė tek ata, ngadhėnjyen me ndihmėn e Allahut ndaj ushtrisė sė pronarėve tė elefantėve dhe tė vetmit ata e adhuruan Zotin pėr shatė vjet, (nė njė transmetim tjetėr pėr dhjetė vjet), kur tė tjerėt nuk e adhuronin (fjala ėshtė pėr tė parėt nė Islam si Ebu Bekri, Aliu, etj.-sqarim yni), dhe enkas pėr ta (nė emėr tė kurejshėve) ka zbritur njė kaptinė e posaēme nga Kur'ani, nė tė cilėn nuk pėrmendet askush tjetėr pėrveē tyre".[6]

Njė hadith me kuptim shumė tė ngjashėm me kėtė, e transmetojnė nga Zubejr bin Avvami edhe Taberaniu, Ibn Asakiri dhe Ibn Merdevije, tė cilin Ibn Hibbani e konsideron si tė besueshėm dhe tė fortė.[7]

Po ashtu transmeton Muslimi me senedin e tij nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė: "Allahu dalloi fisin Kinan nga bijtė e Ismailit, dalloi fisin Kurejsh nga Kinanėt, nga Kurejshėt dalloi lozėn e Hashimit, kurse mua mė dalloi nga familja beni Hashim"[8]

 

Lidhmėria e kėsaj kaptine mė atė paraprake - "El-Fil"

Lidhmėria mes kėsaj sureje dhe asaj paraprake "El Fil", ėshtė shumė e madhe, madje mund tė themi fare transparente.

Allahu xh.sh. nė suren "El Fil" na tregoi se si shkatėrroi ushtarėt e Ebrehesė, tė cilėt kishin ardhur ta shkatėrronin Qabenė, si e mbrojti Ai Shtėpinė e shenjtė pėr hir tė kurejshėve dhe pėr hir tė faktit se nga mesi i tyre atė vit do tė lindte mė i zgjedhuri i njerėzisė-Muhammedi a.s., i cili mbi supet e veta do ta bartte pėrgjegjėsinė e Fjalės sė Allahut si misionin e fundit hyjnor tė Qiellit drejtuar Tokės.

Fundi i kaptinės "El-Fil" :"Dhe i bėri ata si njė gjeth i grimcuar (i pėrtypur)!", ndėrlidhet fuqishėm me fillimin e kaptinės "Kurejsh": "(Allahu e zhduku ushtrinė qė synoi shkatėrrimin e Qabesė) pėr hir tė (harmonisė ndėrmjet) kurejshėve dhe marrėveshjes sė tyre (me fiset e tjera)".

Vetė shkronja "Lam" nė ajetin "Li Ilafi Kurejshin" ėshtė "Lamu-l-akibeti"-"Lam vazhdues-pasues" dhe vetvetiu tregon pėr njė vazhdimėsi tematike, kur ėshtė fjala pėr ngjarjen nga surja paraprake. Kėtė mendim e pėrkrahin Ferrai dhe shumica dėrrmuese e dijetarėve[9]. Kėtė mendim e pėrkrahin po ashtu edhe Ibni Kutejbe, Sha'raviu etj.

 

 

Koment:

1. "(Allahu e zhduku ushtrinė qė synoi shkatėrrimin e Qabesė) Pėr hir tė (harmonisė ndėrmjet) kurejshėve dhe marrėveshjes sė tyre (me fiset e tjera),

2. marrėveshjes pėr sigurinė (qė e gėzonin) gjatė udhėtimeve tė tyre, dimėr e verė,

Kaptina "Kurejsh" fillon me fjalėt: "Li Ilafi Kurejshin.". Komentatorėt, pa dallim sė pari janė pėrpjekur tė deshifrojnė kuptimin e vėrtetė tė pjesėzės "Li" apo tė shkronjės "Lam" nė fillim tė kėsaj kaptine. Ata rreth kėsaj shkronje dhe lidhmėrisė sė saj, kanė dhėnė tri mendime. Mė parė cekėm mendimin e parė tė Ferrait dhe tė xhumhurit tė dijetarėve, se ky "Lam" simbolizon "Lamin vazhdues-pasues", i cili bėn ndėrlidhjen kuptimore tė kėsaj sureje me atė paraprake. Mendimi i dytė rreth kuptimit tė kėtij "Lami", ėshtė ai tė cilin e pėrkrahin Zuxhaxhi, Kesaiu, Ibn Xherir et-Taberiu dhe Ahfeshi, tė cilėt mendojnė se "Lami" nė fillim tė kėsaj sureje, nėnkupton ēudinė-habinė, do tė thotė "ēudituni pėr mundėsinė qė u ėshtė dhėnė kurejshėve nga ana e Allahut xh.sh. pėr kėto udhėtime tė tyre dimėr e verė", kurse kėta pėr ēdo ditė e mė tepėr po zhyten nė kufėr e mosbesim edhe mė tė thellė[10]; kurse mendimi i tretė ėshtė ai i dijetarėve si Halil bin Ahmed, Sibevejhi, Zemahsheriu, Sabuniu etj. tė cilėt mendojnė se "Lami" kėtu ėshtė kushtėzues dhe ka lidhje me fjalėn "Fel-ja'budu-le ta adhurojnė!", nė ajetin e tretė tė kaptinės nė fjalė, qė do tė thotė: nėse kurejshėt nuk e adhurojnė Allahun pėr asgjė tjetėr, atėherė tė paktėn le ta adhurojnė pėr hir tė tė mirave tė Tij tė shumta ndaj tyre dhe pėr mundėsinė qė ua dha atyre tė udhėtojnė tė qetė e tė sigurt gjatė udhėtimeve tė tyre, dimėr e verė[11].

Kurse rreth kuptimit tė fjalės "Ilaf" nė kėtė ajet, dijetarėt po ashtu kanė mendime tė ndryshme, meqenėse edhe vetė kuptimi i kėsaj fjale dallon nė kontekst tė fjalisė.

Ndėr tė tjera, duhet tė pėrmendim se kjo fjalė nė aspektin gjuhėsor nėnkupton: lidhje tė besės-besatim mes vetes, harmoni, marrėveshje, garanci, bashkim nė fjalė, vepra dhe mendime, traditė, prirje, etj., kurse sa i pėrket kuptimit tė fjalės "Ilaf" nė kėtė pjesė tė ajetit, unė do ta preferoja mendimin e mufessirit tė mirėnjohur El Alusi i cili ndėr tė tjera shėnon se fjala "Ilaf" do tė thotė harmoni, lidhje e marrėveshjes me tė tjerėt pėr mossulmim, si dhe dhėnie e garancive pėr udhėtim tė qetė e tė sigurt tė karvaneve tė kurejshėve. Alusiu nė tefsirin e tij shėnon se paria kurejshite kishte lidhur marrėveshje tė tilla pėr mossulmin me fiset arabe dhe me mbretėrit pėrreth tyre; Hashimi nė emėr tė fisit kurejsh kishte lidhur marrėveshje me mbretin e Shamit, kurse Abdu Shemsi dhe Nevfeli kishin lidhur njė marrėveshje tė tillė me mbretėrit e Egjiptit dhe tė Abisinisė.[12].

Nė njė transmetim tjetėr qė e hasim nė tefsirin e Kurtubiut, shėnohet se katėr bijtė e Abdu Menafit kishin lidhur marrėveshje tė tilla me mbretėrit e asaj kohe, kėshtu Hashimi kishte lidhur marrėveshje pėr mossulmim me mbretin e Shamit, Abdu Shemsi me mbretin e Abisinisė (Etiopisė sė sotme), Mutalibi me mbretin e Jemenit, kurse Nevfeli me mbretin e Persisė.[13]

Pėr ta pėrforcuar kėtė mendim, do tė sjellim si shembull edhe fjalėt e Atait, i cili pėr shkakun e kėtyre udhėtimeve tė kurejshėve transmeton nga Ibni Abbasi tė ketė thėnė: "Nė tė kaluarėn, kur ndonjėrin prej kurejshėve e godiste-pllakoste skamja (uria), meqė askush nuk i ndihmonte, ai me tėrė familjen merrte udhėn nė shkretėtirė pėr tė humbur, derisa vdisnin ashtu tė uritur. Kjo traditė e tyre e mbrapshtė vazhdoi deri nė kohėn e Hashim ibn Abdu Menafit (emri i tij ėshtė Amr), i cili njė ditė duke parė njė familje tė tillė tė varfėr qė pėrgatitej tė merrte udhėn pa kthim nė shkretėtirė, doli para popullit dhe u mbajti njė fjalim prekės, duke thėnė: Jemi dėshmitarė se disa njerėz tė fisit tonė i ka pllakosur skamja (uria), dhe asnjėri prej nesh nuk ēan kokėn pėr ta, por i kemi lėnė nė mjerimin e tyre tė vdesin urie. Si mund tė lejoni njė gjė tė tillė kurse ju jeni popull i Shtėpisė sė shenjtė, jeni mė tė zgjedhurit e bijve tė Ademit dhe njerėzit ju pasojnė nė veprimet tuaja?! Atėherė kurejshėt u ngritėn dhe u besatuan mes vetes duke i thėnė Hashimit: Ne do tė tė pasojmė nė ēdo fjalė dhe veprim. Dhe prej kėtij momenti ēdo familje zgjodhi mė tė mirėt dhe i nisėn pėr udhėtimet e tyre tė famshme nė Jemen dhe nė Sham.

Kur ktheheshin, me fitimin prej tregtisė, ushqenin tė varfrit, dhe njerėzit mė nuk vdisinin urie, por tė gjithė jetonin nė mirėqenie e bollėk. Kjo traditė e tyre ishte e pranishme edhe gjatė shpalljes sė revelatės sė fundit hyjnore"[14].

Rreth kuptimit tė fjalės "Ilaf" edhe imam Kurtubiu ka pothuaj tė njėjtin mendim me Alusin, do tė thotė se fjala "Ilaf" sipas tij nėnkupton harmoninė dhe marrėveshjen e kurejshėve, sė pari ndėrmjet tyre e pastaj edhe me tė tjerėt, qė tė siguroheshin karvanet e tyre dhe tė tregtonin lirshėm.[15]

Kurejshėt me kėto marrėveshje pėr udhėtimet e tyre tė sigurta nė Jemen dhe nė Sham, ishin nė pozitė tė privilegjuar, dhe kur i shtohet kėsaj edhe garancia nga fiset e tjera arabe pėr mossulmim tė kurejshėve, meqė kėta konsideroheshin nga tė gjitha fiset arabe si kujdestarė tė Qabesė dhe fqinjė tė Shtėpisė sė shenjtė, atėherė shohim se vėrtetė mirėsitė e Allahut kishin rrethuar kėtė popull. Karvanet e tyre tregtonin gjithandej nė siguri tė plotė, nė kohėn kur karvanet e fiseve pėrreth tyre plaēkiteshin dhe rrėmbeheshin pa mėshirė. Kėtė e vėrteton edhe Kur'ani famėlartė :

"A nuk e kanė vėrejtur ata se Ne e kemi bėrė vendin e shenjtė (Mekėn) tė sigurt, e njerėzit pėrreth tyre rrėmbehen (plaēkiten-mbyten). Po , a nuk i besojnė ata sė kotės, e tė mirat e Allahut i pėrbuzin". (El-Ankebut, 67)

 

3. atėherė pra, le ta adhurojnė (vetėm) Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė),

Pas tė gjitha kėtyre tė mirave tė dhuruara nga ana e Allahut xh.sh., do tė ishte e logjikshme qė kurejshėt t'i shprehnin falėnderim vetėm Allahut, Atij qė i shpėtoi nga ushtria e Ebrehesė, por kot, shumica dėrrmuese e kurejshėve ishin zhytur nė pellgun e idhujtarisė. Atyre jo vetėm u ishin verbuar sytė e nuk shihnin, por u ishin verbuar mendjet dhe zemrat e nuk logjikonin. Ishin dhėnė pas njė jete tė shfrenuar, njė jete tė pamoralshme, ku sundonte ligji i tė fortit. Madje ishin lėnė pas dore dhe ato pak virtyte tė mira qė kishin nga koha e Hashim ibn Abdu Menafit.

Adhurimi i drejtė kishte humbur ēdo kuptim nė mesin e tyre, sepse besimi i kotė dhe idhujt kishin zėnė vend pothuaj nė ēdo shtėpi mekase, madje edhe vetė godina e Qabesė ishte mbushur pėrplot me idhuj tė tillė.

Pavarėsisht nga kėto, Allahu xh.sh. i mbrojti kurejshėt, po mbrojti edhe Qabenė qė tė mos shkatėrrohej. Po tė ndodhte qė Qabeja tė shkatėrrohej, atėherė do tė humbte vlera e saj si Shtėpi e sigurt, kurse sė bashku me tė do tė shkatėrrohej edhe fisi kurejsh, i cili mė nuk do tė kishte as peshė, as respekt e as autoritet nė mesin e fiseve tė tjera arabe. Deshi Allahu i Plotfuqishėm dhe nuk ndodhi asnjėra prej kėtyre tė dyjave, Qabeja u mbrojt nga Zoti i saj i Vėrtetė, kurse mbijetuan edhe kurejshėt dhe vetėmsa fituan autoritet, sepse Allahu xh.sh. kishte filluar ta pėrgatiste terrenin pėr ardhjen nė jetė tė krijesės mė tė lavdishme, Muhammedit a.s., i cili u lind po atė vit kur Ebreheja sulmoi Qabenė.

Mu pėr shkak tė kėtyre mirėsive tė dhuruara, pason ky urdhėr hyjnor i shprehur nė ajetin e tretė tė kėsaj kaptine: "atėherė pra, le ta adhurojnė (vetėm) Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė)", e tė mos i adhurojnė idhujt, adhurimi i tė cilėve i kishte larguar ata tėrėsisht nga feja e pastėr e Ibrahimit a.s. (el Hanifijjetu-s-Semha).

Nė lidhje me kėto mirėsi, mufessiri i njohur Fahru Rraziu thotė: "Dije se mirėsia ėshtė dy llojesh: e para largimi i dėmit dhe e dyta pėrfitimi i dobisė. Mu pėr kėtė shkak Allahu xh.sh. nė suren paraprake "El-Fil" na tregoi se Ai e largoi dėmin qė u kanosej kurejshėve dhe Qabesė nga ushtria e Ebrehesė, kurse nė kėtė sure "Kurejsh", flet pėr mundėsinė qė u ėshtė dhėnė kurejshėve pėr tė pėrfituar nga tregtia e tyre dimėr e verė.[16].

Kurse Muhammed M. Sha'ravi, nė lidhje me kuptimin e kėtij ajeti, shprehet: "Allahu xh.sh. ka urdhėruar kurejshėt qė ta adhurojnė vetėm Atė: "atėherė pra, le ta adhurojnė (vetėm) Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė)",  sepse ata kėtė e kanė obligim. Sė pari ua mbrojti Shtėpinė e shenjtė-Qabenė, e cila pėr ta simbolizonte krenarinė dhe autoritetin, pastaj ua mundėsoi udhėtimet e tyre tregtare nė njė siguri tė plotė nga rrėmbimet dhe plaēkitjet, atėherė kur nė tėrė Gadishullin Arabik mbretėronte anarkia dhe ligji i tė fortit. Fryt i kėsaj tregtie ishte edhe fakti se ata siguronin ushqimin dhe furnizimin e tyre dhe mė nuk ndienin as uri e as skamje. Prandaj kurejshėt doemos duhej t'i pėrgjigjeshin kėsaj thirrjeje tė Allahut, se ndryshe ata do tė pėsonin fatin e popujve tė mėparshėm si dhe nėnēmimin e pėrbuzjen nė kėtė botė".[17]

Ja si na tregon Allahu pėr pėsimin e popujve tė kaluar, qė nuk ishin mirėnjohės ndaj dhuntive tė Allahut:

"Allahu sjell si shembull njė fshat (vendbanim) qė ishte i sigurt dhe i qetė, tė cilit i vinte furnizimi nga tė gjitha anėt me bollėk, kurse ata (banorėt) i pėrbuzėn tė mirat e Allahut. Atėherė Allahu, pėr shkak tė sjelljes sė tyre, ua veshi (ua ngjeshi) petkun e urisė dhe tė frikės. Atyre u pat ardhur i dėrguar nga mesi i tyre, e ata e pėrgėnjeshtruan atė, andaj i kapi dėnimi se ishin zullumqarė" (En-Nahl, 112-113).

 

4. i Cili i ushqeu kur ishin nė skamje-uri dhe i siguroi nga frika (e ēdo armiku)."

Nė tė kaluarėn Meka ishte njė vend i thatė, i pabanuar dhe pa tokė pjellore. Nga tė gjitha anėt ishte e rrethuar me shkėmbinj tė thepisur, ashtu siē ėshtė edhe sot. Si e tillė ajo nuk jepte kurrfarė shpresash pėr ndonjė gjallėri, aq mė pak qė tė ishte e banuar me njerėz. Por qe urtėsia e Allahut xh.sh. qė kėtė vend tė thatė, me njė natyrė kaq tė egėr, ta vendoste nė epiqendėr tė ngjarjeve qė do tė pasonin pas disa shekujsh, ngjarje qė pėrfundimisht do t'ia ndėrronin kahėn jetės sė racės njerėzore, ngjarje qė do tė lėkundnin nga themelet padrejtėsitė qė kishin marrė hov nė botėn e atėhershme. Kjo ngjarje do tė ishte lindja e Muhammedit a.s. dhe shpallja e revelatės sė fundit hyjnore, tė cilėn Allahu xh.sh. do t'ia shpallte kėtij tė dėrguari tė fundit.

Por, t'i kthehemi pak historisė, atėherė kur Allahu xh.sh. me anė tė shkaqeve tė Tij, pėrgatiti terrenin qė nė Mekė, nė kėtė luginė tė thatė, Ibrahimi a.s. tė vendoste me porosinė e Allahut xh.sh. pasardhėsin e tij, Ismailin a.s.. Pasi e la aty bashkėshorten e tij, Haxheren, dhe djalin, Ismailin, atėbotė ende njė foshnjė e njomė, me lot nė sy u drejtua nga qielli dhe u lut:

"Zoti ynė! Unė njė pjesė tė familjes e vendosa pranė shtėpisė Sate tė shenjtė. Zoti ynė (i vendosa aty) qė tė falin namazin, pra bėj qė zemrat e disa njerėzve tė mallėngjehen pėr ata, dhe, pėr tė tė falėnderuar me mirėnjohje, furnizoji ata me fruta." ( Ibrahim, 37)

dhe:

"(Pėrkujto) Kur Ibrahimi tha: Zoti im! Bėje kėtė qytet tė sigurt dhe mė mbro mua e bijtė e mi nga adhurimi i idhujve". (Ibrahim, 35).

Dhe, Allahu i Gjithėmėshirshėm e pranoi lutjen e tė dashurit tė Tij-Ibrahimit a.s. Bėri qė zemrat e njerėzve tė mallėngjeheshin pėr familjen e tij, tė vendosur nė atė luginė tė thatė. Pas njė kohe tė shkurtėr, me lejen e Haxheres, nė fqinjėsi tė burimit tė Zem-Zemit u vendos fisi Xhurhum, njė prej fiseve tė atėhershme arabe. Pasi u rrit Ismaili a.s., ai sė bashku me babanė e tij, Ibrahimin a.s., filluan tė ndėrtonin muret e Qabesė mbi themelet ekzistuese qė mė parė. Jeta filloi tė lulėzonte. Meka u kthye nė epiqendėr tė vėmendjes sė tė gjitha fiseve arabe, sepse ata aty kryenin Haxhin, vizitėn e shenjtė. Kaluan shekuj, nė njė siguri tė plotė, dhe prej fiseve tė zgjedhura nga loza e Ismailit a.s. Allahu kishte dalluar fisin kurejsh, i cili ishte tani kujdestar i Shtėpisė sė Allahut. Ky fis, siē thamė mė parė, gėzonte autoritet tė pakontestueshėm nga tė gjitha fiset e tjera mu pėr shkak se ishin nė fqinjėsi tė Qabesė, dhe pėr faktin se Allahu xh. sh. iu pėrgjigj lutjes sė Ibrahimit a.s. i cili, pasi kreu ndėrtimin e Qabesė, sė bashku me tė birin Ismailin a.s. iu lutėn Krijuesit:

"Zoti ynė, dėrgo ndėr ta, nga gjiri i tyre tė dėrguar qė t'u lexojė atyre ajetet e Tua, t'ua mėsojė atyre Librin dhe Urtėsinė, e t'i pastrojė (prej ndytėsisė sė idhujtarisė) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhėnjyesi, i dijshmi." (El-Bekare, 129)

Dhe vėrtet I Lartmadhėrishmi pranoi prej tyre kėtė lutje tė sinqertė, sepse nga gjiri i kėtij populli-kurejshėve, dėrgoi vulėn e pejgamberisė-Muhammedin a.s..

Ajeti i 4-t i kėsaj kaptine: "i Cili i ushqeu kur ishin nė skamje-uri dhe i siguroi nga frika (e ēdo armiku).", tė bėn ta kuptosh qartė se Allahu xh.sh. gjithmonė e kishte nė pėrkujdesje kėtė fis, i mbrojti ata nga rreziqet e ndryshme, i mbrojti nga armiqtė e shumtė qė synonin shkatėrrimin e Qabesė, siē ishte Ebreheja etj. Pėr kėtė siguri tė tyre kaq tė madhe dhe pėr mirėqenien e popullatės sė Mekės, na flet edhe ky ajet kuranor: "Po a nuk u siguruam Ne atyre njė vend tė shenjtė e tė sigurt qė aty tė sillen frutat e ēdo sendi si furnizim nga ana Jonė, por shumica e tyre nuk e dinė". (El-Kasas, 57),

Kurse tėrė kjo mirėqenie dhe siguri, padyshim qė ishte fryt i duasė sė Ibrahimit a.s. kur iu lut tė Gjithėmėshirshmit:

"Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bėje kėtė njė qytet sigurie dhe banorėt e tij, qė besuan Allahun dhe jetėn tjetėr, furnizoji me lloje tė frutave!" (El-Bekare, 126)

Por, fatkeqėsisht, kurejshėt harruan kėto dhunti tė Allahut ndaj tyre. Ata nuk e pritėn tė Dėrguarin nga mesi i tyre me sjellje tė mirė, pėrkundrazi e luftuan atė dhe u pėrpoqėn ta asgjėsonin fizikisht. Kurejshėt kishin harruar se nė njė tė kaluar shumė tė afėrt, Allahu i kishte mbrojtur nga Ebreheja, kurse kėta tash po e luftonin me tė gjitha mjetet tė Dėrguarin a.s. qė Allahu ua kishte dėrguar jo vetėm atyre, por mbarė njerėzisė.

Prandaj nuk ėshtė e rastėsishme kur i Dėrguari i Allahut nė njė fazė tė dėshpėrimit nga veprimet e bashkėkombėsve tė vet, kishte thėnė: "Mjerė pėr ju, o Kurejshė" dhe e kishte kėnduar kaptinėn "Kurejsh". Kėto fjalė tė Resulullahut i kishte dėgjuar Esma bint Jezid bin Seken (Ummu Seleme el Ensarije), dhe i transmeton Ibn Ebi Hatimi. Po ashtu nga Ummu Seleme transmetohet tė ketė thėnė: E kam dėgjuar Resulullahun s.a.v.s., pasi ka kėnduar kaptinėn Kurejsh, tė ketė thėnė: "Mjerė pėr ju, o pari e kurejshėve, adhuroni Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabesė), i Cili ju ushqeu kur kishit uri (skamje) dhe ju siguroi nga frika e ēdo armiku!" .[18]

 



[1] Muhammed esh-Shevkani "Fet'hu-l-Kadir", vėll. V, fq. 502

[2] Po aty, fq. 502

[3] El Alusi "Ruhu-l-Meani fi tefsiri-Kur'ani-l-Adhim ve-s-Seb'i-l-methanij", vėll.30, fq. 238, Bejrut, pa vit botimi

[4] Sejjid Kutb "Fi Dhilali-l-Kur'an" vėll VI, fq 3983, Bejrut, 1986, botimi i XII-tė

[5] Termi "Sham", gjeografikisht pėrfshin njė pjesė tė territorit tė Sirisė sė sotme, Palestinės, Jordanit dhe Libanit.

[6] Transmetojnė Buhariu, Taberaniu, Hakimi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu

[7] Shevkaniu "Fet'hul Kadiir",vėll. V, fq, 502

[8] Dr. Muhammed Seid Ramadan el Buti "Fikhu-s-Sireh", fq. 49, Damask, 1977

[9] Abdurrahman el Xhevzij "Zadu-l mesir fi Ilmi-t-Tefsir", vėll. IX, fq. 238. Bejrut, 1986

[10] Fahru Rrazi, "Et-Tefsirul Kebir", vėll 32, fq. 105; Nė lidhje me kėto mendime shih edhe "Qasje studimore rreth katėr pėrkthimeve tė Kur'anit nė gjuhėn shqipe" nga Emin Behrami, fq. 65, Prishtinė, 1997

[11] Muhammed Ali es-Sabunij "Safvetu-t-Tefasir", vėll, 20, fq. 606, Halep-Siri, pa vit botimi

[12] El Alusi "Ruhul Meani.", vėll. 30. fq. 238

[13] Kurtubiu "El Xhamiu Li Ahkamil Kur'an", vėll. 20, fq. 204, Kajro, 1372 h.

[14] Fahru Rraziu "Et Tefsiru-l Kebir", vėll. 32, fq. 107

[15] Kurtubiu "El Xhamiu Li Ahkamil Kur'an", vėll. 20, fq. 200

[16] Fahru Rraziu, "Et-Tefsiru-l-Kebir" vėll. 32. fq. 107

[17] Muhammed M. Sha'ravi "Tefsir suretej El-Fil ve Kurejsh", fq. 44, Kajro, pa vit botimi

[18] Muhtesar Tefsir Ibn Kethir, vėll.3 fq. 680

www.bajgora.com

islamgjakova.net

 

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .