www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova.net

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Medreseja e Madhe
 

 

 

(Me rastin e 250 vjetorit të themelimit)

 

Rrėnzė Ēabratit tė lashtė dhe krenar, qėndron e krrusur, ghysmė e rrėnuar por dinjitoze dhe heroike pėr betejat e fituara tė diturisė dhe urtėsisė - Medreseja e Madhe e Gjakovės, e cila pėr shekuj me rradhė ishte gurrė diturie dhe vatėr arsimore fetare - kombėtare e tėrė Kosovės.

Koha pa mėshirė e goditi duke rrėnuar ēėrpiēėt e saj dhe varfanjakėt e strehuar nė gjirin e saj tani pesėdhjetė vjet, por ajo i sfidoi tė gjitha stuhitė e kohės dhe historisė.

Gurėt dhe ēėrpiēėt e saj thuajse ende flasin pėr periudhat e kaluara tė ndritshme tė saj, kur ajo shėndriste me dekorin e saj, me bilbilėt qė aq bukur i kėndonin kopshtit tė trėndafilave dhe zambakėve, me namin e vjetėr pranė xhamisė, me lisat e gjatė dhe gugullimėn e kėndshme tė shadėrvanit, pėr talebet e saj qė thithin nektarin e diturisė dhe urtėsisė, dhe muderrizėt e shquar nė tė katėr anėt e vendit, tė cilėt ngritėn lartė diturinė dhe arsimin nė tėrė Kosovėn, edhe me larg.

Histriku i saj lidhet ngusht me veprimtarinė e muderrizit tė parė, Vejsel Efendiut, tė birit tė Jahja Efendiut nga Shkodra, i cili, posa erdhi nė Gjakovė nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, filloi ndėrtimin e Medresesė, tė cilėn e pėrfundoi nė vitin 1748. Ėshtė interesant tė theksohet se tė pesė bijtė e tij, qė tė gjithė u bėnė hoxhallarė tė shquar nė trevėn e Gjakovės, por tė atin si muderriz e zėvendėsoi i biri, Ismail Efendiu, i cili kishte kryer fakultetin teologjik nė Stamboll. Ismail Efendiu shquhet jo vetėm si muderriz i famshėm, por edhe si njė atdhetar i shquar. Pėr shkak tė autoritetit tė tij, diturisė sė madhe, rregullit tė mirėfilltė, planprogramit dinjitoz, nė Medrese ngarendnin nxėnės nga tėrė Kosova. Vlenė tė pėrmendim se pėrveē ditarėve tė nxėnėsve, qė i mbante me pedantėri tė rrallė, ai mbante edhe ditarin e ngjarjeve dhe ndodhive nė qytet. Kėtė ditar e trashėgoi Hasan Ef. Nahi nga i ati, Islam ef. Nahi i cili njė kohė ishte muderriz.

Rrugėn e babait Ismail Efendiut, e vijo i biri i tij, Iljaz Efendiu, i cili po ashtu kishte diplomuar teologjinė nė Stamboll. Ai ishte edhe hafiz qė nga mosha nėntė vjeē.

Shquhej edhe pėr zėrin e ėmbėl e tė kėndshėm nė leximin e Kur'anit. Tregonte i ndjeri Jahja efendi Bakalli, se sikur fėmijė, dėgjonin Hafiz ef. Iljazin tek lexonte kaptinėn El Kijame me atė zėrin e ėmbėl dhe karakteristik; u dukej sikur edhe bilbilat pushonin pėr njė ēast cicėrrimėn e tyre!

Iljaz Efendiu ndėrroi jetė nė vitin 1920, por pas la tė birin Fahri Efendiun, i cili lindi nė Gjakovė nė vitin 1903 dhe mėsimet e para i ndoqi pranė t'et, Iljaz Efendiut. Nė moshėn 11 vjeē kreu hifzin. Pas vdekjes sė t'et, nė moshėn 17 vjeē vijoi mėsimet nė Meresėnė e Mehmet Pashės nė Prizren, te muderrizi i shquar, Nusret ef. Galibi, tė cilėn e kryen me sukses tė shkėlqyeshėm. Pasi kthehet nė Gjakovė, jep provimin pėr muderriz pranė komisionit tė tre muderrizėve: nga Shkupi (Ataullah ef.), nga Mitrovica (Rexhep ef.) dhe Prizreni (Nusret ef.) ai tregoi dituri tė shkėlqyeshme dhe inteligjencė tė rrallė, prandaj u emėrua si muderriz nė Medresėnė e Madhe tė Gjakovės, qė nė vitin 1930.

Shkenca thotė se pėr tė arritur urtėsinė, duhen plot 250 vjet, domethėnė dhjetė breza! E kėtė e arriti Medreseja e Madhe e Gjakovės, e cila ishte vatėr arsimi, fanar i diturisė dhe urtėsisė plot 250 vjet. Ajo ndriti si diell diturie pėr tė zhdukur petkun e errėsirės e tė injorancės nė tėrė Rrafshin e Dukagjinit edhe me gjėrė.

Duke u nisur nga thėnia e Muhammedit a.s.: "Nuk ka gjė mė tė ēmueshme se sa dėshmori, por edhe mė i ēmueshėm ėshtė dijetari qė arsimon popullin e vet"

Kėtė tė vėrtetė e arritėn muderrizėt e Gjakovės, tė cilėt sakrifikuan edhe trupin edhe shpirtin e tyre pėr tė transmetuar diturinė e shenjtė.

Nga tė gjitha viset e Kosovės, pėr shkak tė renomesė sė Medresesė, arrinin nxėnės pėr tė thithur nektarin e diturisė dhe edukatėn e lartė Islame, dhe me plot tė drejtė thuhej: "Tė diplomosh nė Medresėnė e Madhe tė Gjakovės, ėshtė njėsoj si tė diplomosh nė Stamboll".

Pėr pastėrtinė, rregullin dhe planprogramin e mirė tė Medresesė, vlen tė theksojmė pėrshtypjet e Kryetarit tė Komunitetit mysliman tė Shqipėrisė Dr. Behxhet Shapan ef., kishte bėrė njė vizit kėsaj medreseje nė vitin 1941. kėtu po sjellim termin origjinal nė revisten e pėrmuajshme "Kultura Islame", (Tiranė, 1941).

"Nė kėtė kohė muderrizi Fahri Efendiu mbajti njė fjalim tė thekshėm, disa pjesė tė sė cilės poi pėrmendim kėtu".

"Shkėlqesi, me arritjen e personelit tuaj tė nderuar e tė dashur, kjo turmė qytetarėsh tė Gjakovės sė bashku me ata tė krahinave tė saj, mė kanė ngarkuar t'iu shpreh mirėseardhjen. Ne, qė tė gjithė ndiejmė gėzim e lumturi tė madhe nė zemrat tona kur shohim pranė nesh shkėlqesisė tuaj, i cili duke mos marrė parasysh udhėtimin e lodhshėm e tė gjatė, denjoi tė na vizitoj pas sa vjetė mundimesh, vuajtjesh dhe torturimesh tė Kosovės sė robėruar. E tėrė kjo turmė qė ka dalė kėtu pėr t'u pritė, ndien nė shpirtin e saj gėzim tė madh pėr kėtė vizitė qė na bėre. Tani qė ne u bashkuam me Mėmėn Shqipėri, me tė cilėn na bashkon gjuha, gjaku dhe feja, e ndiejmė vetvetėn mė se tė lumtur e sidomos kur shohim pranė Kryetarin e fesė s'onė. Prandaj, ju shprehim shkėlqesisė, dashurinė mė tė sinqertė, nderimet mė tė larta si dhe ēmimet e zgjedhura si nė emėr tė parisė fetare, ashtu edhe nė emėr tė qytetarėve.

Shkėlqesi!, zemrat tona kullojshin gjak pėr tė parė njė ditė sendėrtuar ėndėrrėn tonė tė madhe -- bashkimin me Mėmėn Shqipėri nė tė gjitha fushat e sidomos nė atė fetare e shpirtėrore. Por, sot qė u realizua kjo, nuk na mbetet veēse tė duam, tė nderojmė dhe tė ēmojmė njėri -- tjetrin. Tė zhvillohemi nė pikpamje shpirtėrore, intelektuale dhe patriotike.

Prej kėndej muderrizi sė bashku meprijėsit fetarė dhe me popullin na udhėhoqėn pėr nė Medrese, pranė sė cilės kishin dalė dhe ishin rreshtuar njė tufė studentėsh duke na uruar mirėseardhje. Qetėsi e gėzim tė njė ritmi fetar konstatuan nė fytyrat e tyre. Na ēuan nė sallėn e Medresesė, sallė kjo e shtruar mirė dhe e pastėr. Kėtu gjetėm tė gjitha komoditetet pėr tė cilat ka nėvojė udhėtari.

E ēmojmė lart mendimin e Komunitetit mysliman tė Shqipėrisė pėr programin, rregullimin, pastėrtinė dhe lėndėt mėsimore tė Medresesė sė Gjakovės, tė cilat nuk i kishte Medreseja e Tiranės, citojmė:

"Pas xhumasė nė xhaminė e Hadumit, ku muderrizi Fahri Efendiu mbajti njė predikim tė bukur, u kthyem pėrsėri nė Medrese, ku hėngrem drekėn. Kėtu pamė edhe programin e Medresesė, tė cilėn e gjetėm krejt tė plotėsuar e sidomos nė disa mėsime si nė Filozofi islame, etikė, jurispodencė islame etj, etj.tė cilat duhet tė vihen edhe nė Medresenė e Pėrgjithshme nė Tiranė".

Talebėt e gjallė, si H. Muhammed ef. Gashi, Ragip ef. Hafiz Salihu, Mustafa ef. Flasin me mallėngjim pėr ditėt e bukura qė kaluan nė Medrese. Ėshtė pėr tė rikujtuar -- thotė H. hafz. Muhammed ef. Gashi, -- se ushqimin tanė na paguanin qytetarėt e pasur gjakovarė duke na u lutur qė mos t'ua tregojmė emrin e tyre". Mė tej duke na kujtuar ditėt mė tė lumtura shkollore nė Medrese muderrizi Muhammed ef.Gashi, njėri prej nxėnėsve mė tė dalluar, thekson se pėrveē mėsimit klasik nė orėt e paraditės, pasditėn e kalonin duke rregulluar kopshtin e trėndafilave dhe zambakėve tė Medresesė, aroma e tė cilit kundėrmonte larg, sa qė, kur hynte ndonjė i panjohur, i mahnitur nga bukuria, aroma dhe pastėrtia, ndahej pėr njė ēast dhe zbathte kėpucėt nė hyrje tė oborrit. Shadėrvani, lisat e gjatė, mani i vjetėr, pėrroska e ujit, zėri i bilbilave nė trėndafila, linin pėrshtypje nė zemrat e talebeve, tė cilėt mėsonin me zell e dashuri, tė inspiruar nga muderrizi pedant, dinjitoz, pedagog i rrallė, i cili kėrkonte maksimumin e diturisė, nga se nga vetja jepte energjine e fundit pėr t'iu bėrė nxėnėsve sa mė tė qartė dhe tė kuptueshme dersin. Na thotė:

" Nuk ėshtė arsimtar dhe pedagog ai qė nuk u mundėson nxėnėsve tė kuptojnė gjatė orės sė mėsinit 80% tė lėndės pohojnė talebet.

Nė vitin 1938 pėrfundoi studimet gjenerata e parė e Fahri efendiut, pra para 60 vjetėsh. " Na duket ajo ditė si sot " , - Aq u gėzuam ne, por edhe mė tepėr muderrizi ynė. Fahri efendiu, i cili me lot nė sy dhe mallėngjim na tha:

" Talebet e mi tė vyeshėm, ju ishit bijtė e mi, andaj pasi nuk kam djem tė mi, ju ishit edhe djemtė e mi dhe dėshiroj t'ju pėrgatit njė ceremony, se kjo ėshtė dita mė e lumtur e jetės sime, dita kur sė bashku kurorėzuam, me lejen e Allahut tė Madhėruar, fitoren e madhe tė diturisė, betejėn tetėvjeqare, por krenare. Ju jeni brezi i parė ii mi, qė do ta pėrhapni Fjalen e Allahut xh.sh. andaj jam krenar me ju, me punėn, sakrificat dhe vetėmohimin tuaj. Bekimi i Allahut xh.sh. ju pėrcjellė nė punėn tuaj tė mėtejmė ! "

dhe vėrte nė ceremoninė e dorėzimit tė ixhazetnameve u bė njė e kremte e madhe, e cila zgjati trei ditė; nė tė morėn pjesė, pėrveē qytetarėve tė shumtė nga tė gjitha viset, muderrizė nga anekėnd vendit, dhe nga Sarajeva, reisi i atėhershėm, Xhemaludin ef. Qausheviq. i cili mbeti i mahnitur nga dituria e nxėnėsve tėMedresesė.

XHAMIA E MEDRESES SĖ MADHE

Ėshtė ndėrtuar krahas me Medresen e Madhe, pra nga Murat Begu. Ishte e njė madhėsie mesatare. Nė tė faleshin kryesishtė nxėnėsit e medreses. Imam i fundit ishte Fahri Efendiu. Mbyllet me 1949. shkatėrrohet me themel nga forcatbarbare serbe me 7 maj 1999. Tani ėshtė duke u ndėrtuar nė madhėsinė dhe vendin e njejtė ku ishte mė parė, mga njė shoqatė bamirėse e Arabisė Saudite.

 

 

Islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .