Kjo xhami ėshtė ndėrtuar nga tre familje tė njė gjaku: nga familja e Mullahasanėve, Mullashabanėve dhe Mullamuslive nė vitin 1854. Xhamia pėr nga madhėsia dhe pėr nga bukuria vjen menjėherė pas xhamisė sė Hadumit. Ka njė minare tė bukur prej guri tė skalitur dhe tė rradhitur shumė bukur. Nė hyrje ka dy dhoma tė vogla, tė cilat siē duket janė ndėrtuar mė vonė, ndėrsa nė oborr gjendet kroi me ujė tė ftohtė tė Ēabratit. Kjo xhami, falė Zotit, pėrballoi mynxyrat e kohės dhe nuk u mbyll kurrė. Renovimi i derės sė hyrjes ėshtė bėrė nga Bashkėsia Islame si dhe nga brenda shadravanin. Renovimi ėshtė bėrė nė Korrik 2004.