Banorėt e fshatit Bec dhe fshatrave tjerė pėr rreth tė zonės sė Dushkajės sė Gjakovės kishin dy gėzime tė mėdha, pritjen e muajit tė madhėrishėm tė Ramazanit dhe faljen e namazit tė xhumasė sė pare nė xhaminė e re tė fshatit.
Mė datėn 14.09.2007, ditėn e xhuma, ditėn e dytė tė muajit tė shenjtė tė Ramazanit, e cila ėshtė njė datė qė do tė mbetet gjatė nė kujtesėn e banorėve tė kėtyre fshatrave, ėshtė bėrė hapja solemne e xhamisė sė fshatit Bec KK Gjakovė.
Xhamia ėshtė ndėrtuar nė qendėr, zemėr, tė fshatit, vizavi shkollės fillore tė fshatit, ambulancės, Kooperativės dhe zyrės sė vendit (pėr ēėshtje civile). Kjo ka njė rendėsi tė veēantė sepse tė gjitha kėto institucione janė mė se tė domosdoshme pėr njė jetė tė lumtur, e qė gjer mė tani u kėtyre banorėve u kishte munguar vetėm xhamia, e cila tani me bukurinė e saj e ka ndriēuar tėrė fshatin.
Fshati Bec ėshtė njė ndėr fshatrat mė tė njohur pėr tolerance ndėrfetare ku bashkėrisht si anėtarė tė njė familje vazhdojnė jetėn pa kurrfarė problemesh, nė tė gjitha fushat e jetės dhe nė tė gjitha momentet, nė gėzime dhe pikėllimet e jetės janė pranė njėri tjetrit.
Ideja pėr ndėrtimin e xhamisė ishte dėshirė dhe ėndėrr e kamotshme e banorėve kėtij fshati, por pėr shkak tė rrethanave tė sistemeve - sundimeve shtetėrore tė atyre kohėrave ishte e pamundur njė gjė e tillė. Nė muajin mars tė vitit 2001, imami Shaban ef.Ukshini sė bashku me banorėt kėtyre fshatrave, formuan komisionin prej 7 anėtarėsh tė cilėt nė emėr tė fshatit janė angazhuar lidhur me kėtė ēėshtje. Nė fillim ėshtė gjetur lokacioni - trualli tė cilin ua ka dhuruar Kooperativa e Becit - drejtori Zeqė Zeqa, nė sipėrfaqe prej 0.98,53 ha. Mė pas komisioni i porsaformuar bėnė kėrkesėn KBI-sė nė Gjakovė, pėr dhėnien e lejes sė ndėrtimit tė xhamisė.
Pas marrjes sė kėrkesės sė xhematit nė fjalė, KBI nė Gjakovė, ka marr pėrsipėr kompletimin e tėrė dokumentacionit tė nevojshėm, duke filluar nga kontrata mbi dhurimin e tokės, leja e ndėrtimit nga ana e Kryesisė BI-sė tė Kosovės, leja e ndėrtimit nga Drejtoria pėr Planifikim Urban dege Rural nė Gjakovė, projektin e xhamisė dhe mbikėqyrėsin e punimeve, ky i fundit si projekti dhe mbikėqyrja ėshtė kryer nė mėnyrė vullnetare nga ing.ark Besim Sejfiu.
Pas kompletimit tė dokumentacionit tė nevojshėm, komisioni i fshatit ka marr iniciativė pėr fillimin e punimeve ndėrtimore gjegjėsisht kryerja e themeleve me kontribute vullnetare tė grumbulluara nga ana e fshatarėve. Mė datėn 16.11.01 ėshtė bėrė duaja e vuarjes sė gurthemelit dhe prerja e kurbanit sipas traditės vendore, pėr fillimin e punėve ndėrtimore tė xhamisė, ku pėrveē xhematlinjve kanė marr pjesė edhe pėrfaqėsuesit e KBI-sė nė Gjakovė, ushtruesi i detyrės sė kryeimamit Nazmi ef.Shaqiri dhe Jusuf ef.Elezaj. Punėt kanė vazhduar gjer nė pėrfundimin e themeleve, gjatė kėsaj periudhe komisioni i fshatit nė krye me imamin Shaban ef.Ukshini ka vazhduar punėn nė gjetjen e donatorit. Tash e kishin me lehte tė kėrkonin ndihmė sepse punėt veē kishin filluar. Pasa kontaktimit me shumė shoqata humanitare arabe, gatishmėri pėr ndihė tregoi shoqata arabe SJRC nga Arabia Saudite, e cila dhuroi shumėn prej 82.000 Euro - 71%. Nė kėtė projekt kanė participuar edhe kėta donatorė: Bashkėfshatarėt tanė nga diaspora me 9.135 Euro - 8%, Banorėt e fshatit Bec me 16.000 Euro - 16%, banorėt e fshatit Zhdrellė 1.862 Euro - 2%, banorėt e fshatit Palabardh 1.061 Euro - 1% dhe Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Gjakovė 4.466 Euro -3%. Gjithsejtė shuma e investimeve ėshtė 115.071 Euro.
Punėt ndėrtimore kanė zgjatur gjer nė muajin shtator tė viti 2007. Pas pėrfundimit tė punimeve janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr hapjen solemne tė xhamisė. Me kėtė rast KBI nė Gjakovė gjegjėsisht kryetari Fatmir ef.Iljazi, nė bashkėpunim me imamin Shaban ef.Ukshinin dhe komisionin e fshatit, kishte organizuar njė manifestim solemn pėr hapjen e kėsaj xhamie. Nė kėtė solemnitet ishin tė ftuar pėrfaqėsuesit e Kryesisė BI-sė Islame tė Kosovės, prof.Ahmet ef.Sadriu zv.kryetar i Kryesisė BI-sė tė Kosovės, prof.Bahri ef.Simnica, dhe Eshref.ef.Draga, pėrfaqėsuesit e Kuvendit Komunal tė Gjakovės, kryetari z.Aqif Shehu dhe kryeshefi i ekzekutivit z.Palė Lekaj, pjesėtarė tė TMK-sė, pjesėtarė tė SHPK-sė, KFOR-i Italian, pjesėtarė tė tarikatit dhe t ė kishės katolike , xhematlinj dhe banor tė shumtė tė fshatrave pėr rreth.
Manifestimin e hapi kryetari i KBI-sė Fatmir ef.Iljazi, i cili pas falėnderimit tė All-llahut dhe dėrgimit tė salavateve Muhamedit a.s. dhe pas pėrshėndetjes sė tė gjithė tė pranishmėve tha: Jemi kėtu sot nė kėtė ditė tė zgjedhur, nė muajin e shenjtė tė Ramazanit, pėr pėrurimin e xhamisė, e cila ishte ėndėrr e kamotshme e besimtarėve tė kėsaj ane. Tani e tutje kjo xhami sė bashku me shkollėn do tė vazhdojnė tė shpėrndajnė rrezet e diturisė shpirtėrore dhe shkencore te brezat e rinj nė kėtė fshat i cili ka traditė tė lashtė fetare dhe kombėtare. Mė pas kryetari i KBI-sė e ftoi zv.kryetarin e Kryesisė BI-sė tė Kosovės prof.Ahmet Sadriun dhe kryetarin e Kuvendit tė Komunės sė Gjakovės z.Aqif Shehun pėr tė prerė shiritin e inaugurimit tė xhamisė..
Pas kėtij akti solemn nė emėr tė Kryesisė BI-sė tė Kosovės foli prof.Ahmet ef.Sadriu: "Kam nderin dhe kėnaqėsinė e veēantė qė nė emėr tė Kryesisė BI-sė tė Kosovės dhe Muftiut Mr.Naim ef.Tėrnava t'ju uroi hapjen solemne tė xhamisė dhe meqenėse ky manifestim pėrkon edhe me muajin e shenjtė tė Ramazanit, shfrytėzoj rastin qė t'ju uroi nga zemra kėtė muaj tė madhėrishėm duke iu dėshiruar agjėrim tė lehtė dhe tė pranuar. Sot ėshtė ditė e shėnuar pėr besimtarėt e kėsaj ane kur po bėjmė hapjen solemne tė kėsaj xhamie tė bukur. Ėshtė e rėndėsishme qė tani e tutje do tė jetojnė sė bashku shkolla dhe xhamia, ku gjer mė dje - nė pėrfundimin e sundimit tė sistemit totalitar kishin qenė shpin pėr shpine. Xhamia ėshtė vend ku do tė edukohen brezat e rinj - ardhmėria e kombit tone, prandaj shpresojmė se edhe kjo xhami do tė luaj kėtė rol, ta luaj tė njėjtin rol qė e kanė luajtur edhe shkollat tjera, e qė luan edhe kjo shkollė qė ėshtė nė afėrsi dhe karshi xhamisė. Gjithashtu shpresojė se kjo xhami e bukur do tė hijeshohet dhe zbukurohet edhe mė shumė nė tė ardhmen, sikur sot, me prezencėn tuaj nė faljen e namazeve tė rregullta ditore, si dhe duke prezantuar nė ligjėrata tė cilat do tė ndikojnė nė ngritjen e vetėdijes fetare dhe kombėtare"
Nė emėr tė shoqatės humanitare SJRC - donatorit foli drejtori, i cili falėnderoi Allahun xh.sh. qė na bėri tė mundur qė tė kontribuojmė nė ndėrtimin e kėsaj xhamie. Lus Allahun qė kėso xhamish tė bukura tė ndėrtojmė prapė.
Nė emėr tė KK-sė sė Gjakovės fjalėn e morri kryetari z.Aqif Shehu: "Sot ėshtė ditė e madhe dhe e lumtur pėr besimtarėt e kėsaj ane. Ėshtė kėnaqėsi e papėrshkrueshme kur besimtarėt qetėsojnė shpirtrat e tyre nė faltoret e Zotit". Kryeshefi z.Palė Lekaj: "Jam shumė i privilegjuar dhe i nderuar qė sot gjendem kėtu nė mesin tuaj, nė hapjen solemne tė kėsaj shtėpie tė Zotit".
Nė emėr tė fshatit foli imami Shaban ef.Ukshini: i cili i pėrshėndeti tė gjithė tė pranishmit e nė veēanti, zv.kryetarin e Kryesisė BI-sė tė Kosovės prof.Ahemet ef.Sadriun, KBI-sė tė Gjakovės - Kryetarin Fatmir ef.Iljazin, Donatorin nga Arabia Saudite SJRC, KFOR-in Italian pėr rregullimin e infrastrukturės, dhe tė gjithė donatorėt tė cilėt kontribuuan pėr ndėrtimin e xhamisė dhe mysafir tė tjerė.
Kjo ėshtė njė ngjarje e madhe dhe mė e lumtura nė jetėn time, ėshtė gėzimi mė i madh pėr mua personalisht dhe realizmi i dėshirės time tė vetme nė jetėn time. Kjo ėshtė njė kėnaqėsi qė nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė.
Pas pėrfundimit tė ceremonisė me thirrjen e ezanit nga ana e imamit Shaban ef.Ukshini, filloi falja e namazit tė xhumasė sė pare nė xhaminė e re, hutben e mbajti Bahri ef.Simnica, Kurse namazin e xhumasė e fali Ahmet ef.Sadria. Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Gjakovė, nė bashkėpunim me kėshillin e xhamisė sė fshatit kishin organizuar njė iftar solemn pėr mysafirėt nė hotelin "Pashtrik" tė Gjakovės, ku morėn pjesė mysafirėt e nderuar dhe xhematlijn tė shumtė nga fshatrat dhe qyteti i Gjakovės. Pas pėrfundimit tė Iftarit u ndanė mirėnjohje pėr tė gjithė ata qė kontribuuan nė ndėrtimin e xhamisė.
Pėrgatiti: Esat ef. Rexha




.


Esat ef. Rexha
17.09.2007.islamgjakova.net