Mė datė 29.06.2007 (ditėn e premte) komandanti i stacionit policor tė SHPK-sė nė Gjakovė, toger Bekim Avdia me bashkėpunėtor vizituan Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Gjakovės, ku u prit nga kryetari i KBI-sė Fatmir ef.Iljazi me stafin e tij.

Komandanti i stacionit policor tė SHPK-sė nė Gjakovė, ka falėnderuar Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Gjakovės e nė veēanti kryetarin Fatmir ef.Iljazin, pėr gjithė veprimtarinė e deritanishme tė cilėn e ka vlerėsuar tejet korrekte dhe pozitive nė mbėshtetje tė gjithė procesit nė nivel lokal dhe atė vendor - gjithėkombėtar pėr tė ardhmen e Gjakovės dhe tė Kosovės. "Duke pasur nė konsideratė, posaēėrisht kontributin e tyre qytetar dhe atė shpirtėror, me besimtarėt e komunitetit musliman, dhe me angazhimin e tyre nė bashkėpunim me besimtarėt e besimeve tjera tė Gjakovės, kjo ėshtė shumė me rėndėsi dhe reflekton pozitivisht dhe ėshtė pjesė e kontributit tė pėrgjithshėm tė organizuar nga ana e tyre nė proceset e rėndėsishme qė po kapėrcen Kosova, nė tolerancė dhe nė mirėqenie tė pėrgjithshme", tha Avdiu.
Ndėrkaq, kryetari i KBI-sė Fatmie ef.Iljazi, pasi falėnderoi z.Bekim Avdiun pėr vizitėn e tij, tha se ka kėnaqėsinė e veēantė tė presė komandantin e stacionit policor tė SHPK-sė tė qytetit tė Gjakovės. Ai, gjithashtu, tha se kjo vizitė hap shtigjet e horizonteve tė reja pėr bashkėpunim pėr tė dy institucionet. KBI nė Gjakovė, do tė vazhdojė rrugėn tė cilėn e ka ndjekur deri tash nė pėrhapjen e tolerancės dhe bashkėjetesės, pėr njė kontribut tė gjithmbarshėm pėr tė avancimin e KBI-sė dhe qytetit tė Gjakovės.
Mė pas mysafirėt e vizituan edhe xhaminė e Hadumit, ku u ndanė shumė tė kėnaqur me bukuritė e rralla artistike dhe arkitektonike qė ofron ky objekt unikat pėr qytetin e Gjakovės e ndoshta edhe mė gjerė. Nė fund tė vizitės komandanti e ftoi kryetarin e KBI-sė qė tė vizitoi stacionin policor tė SHPK-sė.
Esat ef. Rexha
04.07.2007.islamgjakova.net