Mė datėn 31.05.2007 nė ora 16:00 Myftiu i Kosovės Mr. Naim ef. Tėrnava, me bashkėpunėtorėt e vet, Prof. Ahmed ef Sadriun, Rexhep ef. Lumen, Nexhmedin ef Hoxhėn, kryetar i KBI-sė nė Pejė, Ali ef. Vezaj kryetar i KBI-sė nė Prizren, Hasan ef. Salihu nėpunės administrativ i KBI-sė nė Prizren, Eshref ef. Draga, bėnė vizitė pune nė KBI-sė nė Gjakovė - nė Institutin pėr memorizimin e Kur'anit "Medreseja e Madhe" nė Gjakovė.
Myftiu Tėrnava, nė fillim u prit nga kryetari dhe kryeimami i KBI-sė Fatmir ef. Iljazi, me stafin e tij tė administratės, sekretarin Esat ef. Rexha, kryeredaktorin e bibliotekės Bedri ef. Kida, Visar ef. Koshi dhe Pleurat ef. Krasniqi.
Pasi qė e pėrshėndeti dhe i uroi mirėseardhje Myftiut tė Kosovės, kryetari i KBI-sė nė Gjakovė e njoftoi shkurtimisht pėr tė arriturat dhe pengesat qė e pėrcollėn KBI-sė gjatė vitit 2006. Mė tutje, kryetari i KBI-sė Fatmir ef. ljazi, e njoftoi me fushėveprimin e jetės fetare nė komunėn e Gjakovės, duke cekur se me punėn e pa lodhshme tė tė gjithė stafit tė KBI-sė ka arritur qė nė vitin paraprak tė mos mungojnė sukseset. Gjatė vitit 2006 KBI nė Gjakovė, nė bashkėpunim me Departamentin e Gruas tė Kryesisė tė BI-sė tė Kosovės, ka organizuar tribunė fetare nė pallatin e kulturės "A. Vokshi" nė Gjakovė, me motrat, nėnat dhe gratė Gjakovare, pėr herė tė parė nė Kosovė, kjo ka pasur sukses shumė tė madh gjė qė ėshtė reflektuar me pjesėmarrjen e njė numri tė konsideruar tė femrave, mbi 500 veta. Janė organizuar kurse verore me tė rinj. Pas pėrfundimit tė kurseve janė organizuar vikende me fėmijė. Ndėrtimi i dy komplekseve banesore, njėra nė qendėr tė qytetit dhe tjetra nė lagjen Sefė 2. Hapja e librarisė Islame. Pėrfundimi i punimeve nė rindėrtimin e xh. sė Hadumit, hapja e qendrės pėr hife, fillimi i ndėrtimit tė xhamisė nė fshatin Lipovec, rindėrtimi i minares sė shkatėrruar gjatė luftė sė fundit nė fshatin Rogovė tė Hasit, kėrkimi i donacioneve pėr rindėrtimin e xhamisė sė Fetah Agės dhe xhamisė Qyl nė Gjakovė etj.
Pėrveē sukseseve tė cekura ka pasur edhe vėshtirėsi gjatė punės fetare tė vitit paraprak. Kėto vėshtirėsi nuk janė manifestuar vetėm nė KBI-sė tė Gjakovės, por edhe nė KBI-tė tjera nė Kosovė, pėr kėtė dihet se pėr momentin Kosova ende nuk e ka fituar Statusin a pavarėsisė, e me kėtė kuptohet se kemi pengesa ligjore pėr realizimin e tė drejtave tona, kur themi kėtė e kemi fjalėn te mosfunksionimi i ligjit, mosefikasiteti i gjyqit, kriza ekonomike, mungesa e kuadrit, mosrealizimi i qėranave etj. Muftiu Tėrnava tha se e sotmja ėshtė mė e mirė se e djeshmja, e nesėrmja do tė jetė mė e mirė se e sotmja. Ėshtė punuar, por nuk duhet tė kėnaqemi me kėtė qė kemi arritur. Na duhet punė shumė e madhe pėr t'i pėrballuar sfidat e jetės. Jemi dėshmitar se kohėt e fundit e kemi njė sukses sa i pėrket rritjes sė numrit tė xhematit me tė rinj, tė cilėt i mbushin xhamitė. Kjo ėshtė njė kėnaqėsi edhe na jep elan qė tė punojmė edhe mė tepėr, jo vetėm nė qytetin e Prishtinės, por edhe nė qendrat tjera tė Kosovės.
MUFTIU NAIM EF. TĖRNAVA NĖ VIZITĖ INSTITUTIT PĖR MEMORIZIMIN E KUR'ANIT - HIFZIT "MEDRESEJA E MADHE NĖ GJAKOVĖ
Kryetari i KBI-sė nė Gjakovė, Fatmir ef. Iljazi, e shoqėroi Myftiun Tėrnava nė njė vizitė tė shkurtė nė qendrėn pėr hifz "Medreseja e Madhe", ku u prit nga koordinatori i shoqatės kulturore "Istambull" nga Turqia hfz. Idriz Keskin, me personelin e Qendrės, mėsimdhėnėsit, Visar. Ef. Koshi, Pleurat ef. Krasniqi, Enes ef. Koshi, Munir ef. Salkurti.

Myftiu Tėrnava u njoftua pėr punėn qė bėhet nė kėtė qendėr, e cila ėshtė e vetmja e kėtij lloji nė Ballkan. Numri i nxėnėsve ėshtė 28, shumica prej tyre janė nga Drenica. Nė kėtė qendėr mėsohen tė gjitha lėndėt fetare sipas programit tė Medresesė sė Mesme "Alaudin nė Prishtinė". Mėsimet e lėndėve fetare mbahen nga personeli - imamėt e KBI-sė, kurse lėndėt shkencore dhe shoqėrore nga profesorėt e shkollave tė mesme. Nxėnėsit kanė tė rregulluar fjetjen, ushqimin, udhėtimin nė vikend nė shtėpi. Iu mundėsohet dhėnia e provimeve private nė Medresenė e Mesme "Alaudin" nė Prishtinė, pa kompensim. Nė vazhdim delegacioni vizitoi objektin e Medresesė, dhomat e fjetjes, klasat e mėsimit, mesxhidin, kabinetin e informatikės, objektet tjera pėrcjellėse dhe prezantoi nė orėn e mėsimit tė Kur'anit, me ē'rast disa nga nxėnėsit lexuan nga njė pjesė tė Kur'anit.
Myftiu u nda shumė i kėnaqur me punėn dhe organizimin e punėve nė kėtė qendėr dhe i porositi nxėnėsit qė tė angazhohen nė maksimum pėr tė arritur suksese sa mė tė mira dhe njėherit pėr tė mos e quar mundin kot tė institucionit i cili me mund tė madh arrin qė t'i siguroi mjetet pėr punėn normale tė Institutit. Myftiu Tėrnava dhe zėvendėskryetari i BIK Sadriu edhe njėherė deklaruan se Instituti nė fjalė ėshtė dhe do tė mbetet pjesė e Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės duke pas parasysh se kjo e fundit ishte ajo qė e kishte dhėnė pėlqimin dhe kishte kontribuar pėr hapjen e saj si dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme kishte pėrcjellė punėn dhe rezultatet e dala nga ky institut. Nė tė njėjtė kohė myftiu siguroi nxėnėsit se BIK do tė vazhdojė tė angazhohet nė ruajtjen e identitetit tė objektit tė "Medresesė sė Madhe" e cila ndėr shekuj me radhė ishte vatėr arsimi dhe kulture nė tėrė trevat shqiptare. Nė vazhdim Myftiu i siguroi edhe njėherė nxėnėsit se nuk kanė nevojė tė brengosen, dhe i nxiti ata qė tė vazhdojnė tė m ėsojnė nė mėnyrė qė ky institut tė prodhojė kuadro tė pėrgatitura profesionale ēfarė me tė vėrtetė i duhen shtetit tonė tė ardhshėm.

Pas vizitės, koordinatori i shoqatės kulturore Hfz. Idriz Keskin bashkė me kryetarin e KBI-sė nė Gjakovė, kishin pėrgatitur njė drekė solemne pėr mysafirėt. Nė fund Myftiu Tėrnava duke u pėrshėndetur me stafin e KBI-sė dhe tė Institutit, iu uroi sukses nė tė ardhmen.
Esat ef. Rexha
05.06.2007.islamgjakova.net