Ta njohim profetin tonė - Muhammedin s.a.v.s.
Me datė 12 prill 2008, nė sallėn solemne nė Pallatin e Kulturės "Asim Vokshi", nė Gjakovė, u mbajt tryezė fetaro - shkencore pėr personalitetin e Muhammedit s.a.v.s. me titull: "Ta njohim profetin tonė - Muhammedin s.a.v.s."
Kjo tryezė u organizua nga Kėshilli i Bashkėsisė Islame tė Gjakovės, ku morėn pjesė Kryeimami i Kosovės, Sabri ef. Bajgora, Akademik Pajazit Nushi, Dr. Ali F. Iljazi, Mr. Besa Ismaili, Dr. Milazim Krasniqi, si dhe shumė e shumė intelektual nga Gjakova dhe vendet tjera tė Kosovės.
Tryeza u hapė me disa vargje nga Kur'ani fisnik tė recituara nga koordinatori i shoqatës "ISTANBUL" nga Turqia, Hfz. Idris Keskin, ku mė pas konferencieri Munir ef. Salkurti ftoi Kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Gjakovės, Mulla Fatmir ef. Iljazin tė merr fjalėn, me ē'rast iu drejtua tė pranishmėve nė sallė me fjalėn pėrshėndetėse duke iu uruar mirėseardhjen pjesėmarrėsve dhe duke e shpallur tė hapur.
Konferencieri mė pas prezanton Kryeimamin e Kosovės, Sabri ef. Bajgorėn i cili lexoi kumtesėn: "Njeriu qė ndryshoi rrjedhėn e historisė", ku nė mėnyrė mjaftė pėrmbledhėse dhe tė qartė Kryeimami foli rreth personalitetit tė Muhammedit, a.s. si lider, si profet, si reformator, etj.
Nė vazhdim, Akademiku Pajazit Nushi, foli pėr personalitetin e Muhammedit a.s., nga profili psikologjik, i cili me njė qasje shkencore dhe tejet tė bukur iu ofroi tė pranishmėve njė nuancė nga jeta shumė domethėnėse e Profetit Muhammed, paqja e Zotit qoftė mbi tė.
Nė vazhdim tė programit pėr nder tė Pejgamberit a.s., u recitua njė poezi mjaftė aktuale e titulluar: "Mos e shani Muhammedin a.s." nga aktori Betim Shehu (autor-Sedat Islami).
Pas vargjeve tė bukura, auditoriumi patėn nderin tė dėgjojnė tė mirėnjohurin Dr. Ali Iljazi, me njė qasje nga mjekėsia profetike e Muhammedit a.s., ku ishin mjaftė interesante edhe tė rejat e fundit shkencore qė pėrputheshin nė mėnyrė perfekte me Kur'anin fisnik si dhe njė nderim qė iu bė dijetarit tė shquar Hfz. Ibrahim Dalliut me disa vargje poetike qė nė mėnyrė mjaftė brilante doktori i nderuar transmetoi mjaft emocion auditoriumit.
Pėr tė shtuar edhe njė ngjyrė nė ylberin e kėsaj tryeze, Mr. Besa Ismaili, shpalosi tė vėrteta mjaft interesante rreth qėndrimit tė profetit Muhammed a.s. ndaj gruas, ku nė njė mėnyrė mjaftė koncize shpalosi detaje nga jeta e bashkėshorteve tė tij tė nderuara apo siē i njeh Islami, nėna tė besimtarėve, rėndėsinė, ndikimin dhe rolin e tyre nė shoqėrinė e sotme bashkėkohore.
Konferencieri mė pas prezantoi edhe ligjėruesin e fundit, Dr. Milazim Krasniqi me temėn: "Njė mesazh i pėrhershėm pėr tėrė njerėzimin", i cili nė fund tė gjithė mysafirėve u shpėrndau falas librin e fundit tė tij tė botuar: "Islami i keqkuptuar dhe fatkeqėsia botėrore" .
Nė fund, me recitimin e vargjeve nga Hytbeja lamtumirëse e Muhammedit a.s. nga Betim Shehu, (autor-Mr.Ismet M.Hasani) ) tryeza pėrfundoi duke falėnderuar Allahun e Madhėrishėm, si dhe tė pranishmit qė morėn pjesė nė kėtė tryezë nga ana e konferencierit Munir ef. Salkurti.
Fjalimin e kryetarit të KBIGJ-së dhe temat e mysafirëve mund t'i lexoni më poshtë:
Fjalimi i Kryetarit të KBI të Gjakovës Fatmir ef.Iljazi
Njeriu qė ndryshoi rrjedhėn e historisė (Mr. Sabri Bajgora)
Profili Psikologjik i Profetit Muhammed a.s. (Prof.Dr.Pajazit Nushi)
Mos e shani Muhammedin a.s. (recitoi Betim Shehu)
Begati e shėndetit nga kėndvėshtrimi i Muhammedit a.s. (Prim.Dr.med.sci. Ali F.Iljazi)
Qëndrimi i Muhammedit a.s. ndaj grave (Mr.Besa Ismajli)
Njė mesazh i pėrhershėm pėr tėrė njerėzimin (Dr. Milazim Krasniqi)
Lamtumira e Profetit Muhammed a.s. (recitoi Betim Shehu)
Përgatiti:
Ardian Kurhasani
Gjakovė, prill 2008














15.04.2008.islamgjakova.net