www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Formohet Kėshilli Koordinues pėr Mbrojtjen e Vlerave Islame nė Ballkan

 

 

 

 

 

 

Podgoricė, 9 mars 2008 - Nė takimin e fundit tė Reis ul Ulemave tė vendeve ballkanike qė u mbajt nė Podgoricė tė Malit tė Zi, edhe njė herė u diskutua rreth ēėshtjeve mė tė rėndėsishme me tė cilat pėrballen Bashkėsitė Islame tė vendeve ballkanike.

Nė kėtė takim morėn pjesė krerėt fetarė dhe udhėheqėsit e Bashkėsive
Islame tė: Turqisė nė krye me Prof. Dr. Ali Bardakoglu dhe zėvendėsit tė tij Mehmed Gjyrmez, nga Maqedonia delegacionin e udhėhiqte Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, nga Kosova - Mufti Naim Tėrnava, nga Bullgaria - Mufti Mustafa Alish, nga Shqipėria H. Selim Muēa, nga Greqia zona e Thrakisė kishte dy pėrfaqėsues, nga qyteti Skeēe ishte H. Ahmet Mente, ndėrsa nga qyteti i Gymulxhinės ishte H. Ibrahim Sherif.

Bashkėsia Islame e Malit tė Zi edhe pse me njė numėr mė tė vogėl tė besimtarėve islamė (rreth 120 mijė) ishte nikoqire e kėtij takimi. Fillimisht kjo pėrbėnte njė simbol shprese dhe ngritje morali pėr tė gjithė muslimanėt qė jetojnė nė kėtė vend, por edhe si njė dėshmi pėr pėrpjekjet qė i ka bė Qeveria e Malit tė Zi, pėr ta pėrmirėsuar bashkėjetesėn dhe tolerancėn fetare mes etnive qė jetojnė nė kėtė vend.

Takim e hapi nikoqiri i kėsaj mbledhje Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Malit tė Zi Rifat Fejziē i cili u dėshiroi mirėseardhje tė gjithė tė pranishmėve nė kėtė takim. Ai shprehu kėnaqėsi tė madhe sepse pėr herė tė parė nė vendin e tij qėndronte Shehu Islam dhe prijėsit e Bashkėsive Islame tė vendeve Ballkanike. Fillimisht tė gjithė tė pranishmit ia uruan Kryetarit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Mufti Naim Tėrnavės, pavarėsimin e shtetit mė tė ri tė Botės - Republikėn e Kosovės, duke i dėshiruar atij dhe Shtetit tė tij pėrparim dhe sukses nė tė ardhmen. Mė pas fjalėn e mori Kryetari i Bashkėsisė Fetare tė Turqisė Prof. Dr. Ali Bardakoglu, i cili e pėrsėriti edhe njė herė, se ky takim, ashtu siē ishte ai i Sofjes para disa muajve, nuk kanė asnjė qėllim politik apo ndonjė prapavijė tė prapshtė, por bėhen me qėllim qė miqtė ti qajnė hallet bashkėrisht, duke i shprehur pa hezitim tė mirat dhe peripecitė me tė cilat pėrballemi nė ditėt e sotme.

Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi para se tė shpaloste raportin e tij pėr BIM, propozoi qė kėtij grupi tė prijėsve dhe kėtyre takimeve nė tė ardhmen t'u ngjitet njė emėr. Ai propozoi qė ky trup tė emėrtohet Kėshilli Koordinues pėr Mbrojtjen e Vlerave Islame nė Ballkan, si pjesė e Konferencės Islamike Evro - Aziatike, me ē'rast u pranua njė zėrit nga tė gjithė tė pranishmit nė sallėn e konferencės.

Mė pas H. Sulejman ef. Rexhepi para tė pranishmėve shpalosi problemet dhe nevojat me tė cilat pėrballet BIM, gjatė procesit tė decentralizimit dhe ndėrtimit tė objekteve fetare nė vend. H. Sulejman ef. Rexhepi edhe njė herė pėrsėriti nevojėn pėr finalizimin e godinės sė Fakulltetit tė Shkencave Islame me qėllim qė tė formohen kushte sa mė volitshme pėr zgjerimin e kapaciteteve tė kėtij fakulteti dhe rikthimin e tij nė njė qendėr tė mirėfilltė prej ku do tė dalin kuadrot e reja me perspektivė pėr tė ardhmen.

Efendi Sulejmani gjithashtu propozoi qė takimi i ardhshėm tė mbahet nė shtetin mė tė ri tė Evropės - Republikėn e Kosovės, me ē'rast u pranua si propozim nga tė gjithė tė pranishmit. Mė pas fjalėn e morėn tė gjithė prijėsit fetarė duke shpaluar njė raport tė pėrgjithshėm pėr problemet me tė cilat hasin nėpėr vendet e tyre, dhe diskutuan rreth ēėshtjeve qė i tangojnė muslimanėt nė gjitha vendet e Ballkanit.

Pas kėsaj konference, tė pranishmit u ftuan nga Presidenti i Malit tė Zi, z. Filip Vujanoviē i cili kishte shtruar njė darkė solemne pėr nder tė Reis ul Ulemave tė Ballkanit. Gjatė tėrė kohės, mediumet e Malit tė Zi, televizionet, radiot dhe gazetat e ndoqėn nga afėr konferencėn dhe darken e shtruar te presidenti, duke i dhėnė edhe njė herė njė jehonė tė madhe kėtij Kėshilli. Mesazhi qė u dha nga Mali i Zi, ishte qė muslimanėt e Ballkanit tė vazhdojnė tė kultivojnė vlerat dhe tė respektojnė njėri tjetrin, pa dallim tė fesė dhe kombėsisė, ndėrsa dallimet tė bėhen pjesė e bashkimit me fqinjėt, e jo shkak pėr ndarje me ta.

 

 

Senad  Maku (Makoviq) - Ulqin



 

 

 

 

14.03.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .