Hyri nė vizion filmi "Jesus, the Spirt of God" i regjisorit iranian Nader Talebzadeh, i cili trajton jetėn e Profetit Isa a.s. nė bazė tė Islamit .
Pas filmit tė shumė pėrfolur tė Mel Gipsonit "Pasioni:Vuajtja e Isait", regjisori iranian xhiroi njė film tjetėr e cila pasqyron versionin Islam lidhur me Profetin Isa. Filmi ka hyrė nė vizion nė Iran.
"Profeti Isa ėshtė keqinterpretuar nga Mel Gipson" pohon Talebzadeh, i cili synon qė me filmin e tij tė quajtur "Jesus, the Spirt of God" do tė stimuloj mirkuptimin dhe tolerancėn ndėrfetare.
Nė filmim e regjisorit iranian pasqyrohet qartė se Isai nuk ėshtė i biri i Zotit dhe asnjėherė nuk ka ndodhur kryqėzimi i tij. Sipas Talebzadeh, Isai nuk ėshtė kryqėzuar por ėshtė kryqėzuar njė ndėr shokėt e tij i cili kishte tradhtuar atė, pra ėshtė fjala pėr Jehudėn.
"Isai nuk ėshtė i biri i Zotit,e as nuk ka qenė kurė, ai ėshtė njė Pejgamber, ai nuk ėshtė kryqėzuar por njė tjetėr me pamjen e tij" pohon Talebzadeh
Po ashtu filmi trajton Isain si i dėrgua i fundit pėr hebrejėt si dhe pėrgėzuesi i ardhjes sė Muhammedit a.s.
Nė xhirimet kanė marrė pjesė mbi 1000 aktorė dhe nuk ėshtė e sigurtė se a do tė shfaqe filmi edhe jashtė Iranit. Autori mendon tė xhiroj edhe njė version serik pėr tematikėn e njėjtė.