Robert Zollitsch, kryebishofi i Kishės katolike gjermane: Muslimanėt nė Gjermani kanė tė drejtė tė ndėrtojnė xhamitė e tyre

"Muslimanėt sipas pikėpamjes sė Kishės katolike gjermane, kanė tė drejtė t'i ndėrtojnė xhamitė e tyre nė vendet perėndimore. Kėshtu ka deklaruar kryebishofi i Konferencės sė bishofėve katolik tė Gjermanisė Robert Zollitsch, pėr gazetėn "Manheimer Morgen", meqė rast ka nėnvizuar se duhet debatuar edhe mė tej qė t'u ndihmohet muslimanėve nė Gjermani qė kėtu ta gjejnė atdheun e tyre (tė dytė, v.j.), se "aty ku jetojnė muslimanėt, kanė tė drejtė qė ta ndėrtojnė edhe xhaminė e tyre", duke shtruar nė tė njėjtėn kohė edhe pyetjen: "a thua tė gjitha xhamitė ka nevojė tė ndėrtohen me kėtė madhėsi dhe me minare kaq tė larta (dhunėshme).."?!
Zollitsch lidhur me Integrimin e muslimanėve tha:"Ka shumė fėmijė muslimanė nėpėr ēerdhet tona katolike. Edhe nė Konferencėn e bishofėve kemi thėnė se nė shkolla duhet t'u lejohet mėsimi i religjionit Islam, por nė gjuhėn gjermane nga mėsues tė shkolluar nė Gjermani.."(?!).
"Shfaqja e ndjenjave shpirtėrore, ėshtė dėshirė e jona, qė vendet islamike Kishės t'ia japin tė njėjtėn liri qė ne u japim atyre, por nuk do thoja kurrė: "Se edhe ne do tė sillemi me ju muslimanėt, ashtu siē silleni ju me kristianėt tek shtėpia juaj". Ai tėrhoqi vėrejtjen edhe pėr ngritjen e "Shoqėrive paralele" nė Gjermani, tė cilat veēse mund tė jenė burim i konflikteve dhe krizave" nė shoqėrinė tonė, tha Zollitsch.
Pėrktheu: Rexhep Elezaj, Gjermani
04.03.2008.islamgjakova.net