Autori i "karikaturės sė famshme" tė pejgamberit, Muhammedit a.s. me turban nė formė tė bombės, tė publikuar bashkė me njėmbėdhjetė karikaturat tjera nė shtator tė vitit 2005, jeton i izoluar nė Arhus qė nga muaji shkurt, kur ėshtė kėrcėnuar me atentat.

Ku pensionist edhe mė tej vjen nė zyrat e agjencisė gazetareske dhe publikon karikaturat e tij. Por, lodhja e tij ėshtė e prekshme, ndėrsa 72 vjetėt e tij nuk janė arsyeja e vetme. Mė 8 shtator tė vitit 2005 ishte pėrgatitur tė shkoj nė Paris. Jyllands-Posten ia kishte dhuruar njė vikend nė Francė nė shenjė falėnderimi pėr 25 vjetėt e kaluar nė atė gazetė.
Por, nė vend tė udhėtimit, shėrbimi sekret e kishte evakuuar nė njė shtėpi tė sigurt, sapo kishin zbuluar se pėrgatitej njė atentat kundėr tij. Qė nga ajo kohė, ēdo dy javė, ai kalon nga njė shtėpi nė tjetrėn. Nė njėrėn nga ato shtėpi, nė fillim tė muajit mars, ėshtė lėnduar nga rrėshqitja nė banjo, dhe nga ajo kohė ai ēalon.
Nėse tavolina e tij e punės ėshtė pasqyra e shpirtit tė tij, atėherė s'ka dyshim se ajo ėshtė e stėrngarkuar, kaotike dhe vetėm se nuk ėshtė shkatėrruar. Por, ai pėr njė kohė tė shkurtė gjen fotografinė tė cilėn e dėshiron. Kėtu ekziston njė rend, tė cilin vetėm ai e sheh.
Nė dy vitet e kaluara, nganjėherė, nga ai kėrkojnė qė t'i modifikoj vizatimet e tij. Gruaja e mbuluar, me stomak nė formė tė bombės, e cila tregon nė rrezikun nga eksplodimi demografik, ėshtė refuzuar. Siē duket kjo e dėshpėroi tej mase, por kėtė nuk dėshiron t'ia hedh askujt. Sot, dy vjet e gjysmė pas publikimit tė atyre dymbėdhjetė karikaturave ka rėnė nė depresion, ashtu si gazeta e tij.
Ai dhe gruaja e tij gjithmonė i kanė tė gatshme pesė apo gjashtė valixhe pėr udhėtim. Ajo gjithnjė dėshiron tė merr diēka nga shtėpia e saj. Mbėshtetja e tij e vetme janė ngjyrat e tij. Ndėrsa nė netėt e tij tė errėta mbesin vetėm vizatimet e errėta dhe tanimė tė gjitha tė pa publikuara.
(Olivier Truc, Le Monde)/ saff
28.04.2008.islamgjakova.net