RËNDËSIA E MEDITIMIT NË ISLAM DHE TEKNIKAT E MEDITIMIT


 

All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin famëmadh urdhëron e thotë:

 

“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës ka argumente të qarta për atë që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë , kur janë ulur , kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, I lartësuar qofsh , ruana prej dënimit të zjarrit !

(Ali Imran, 190-191)

 

Ibn-llerdevejh transmeton nga A’ta, i cili thotë: Shkuam unë, Ibn-Omeri dhe Ubejt ibn Umejz te Aisha, All-llahu qoftë i kënaqur me të. Kur hymë tek ajo, e në mes nesh dhe asaj kishte perde. Ajo tha: “Ubejd, çfarë të pengon që të na vizitosh? “Ai tha: Fjalët e poetit “Më pak vizita më teper do të jesh i dashur!”. Ibn – Omeri atëher tha: “Lejona dhe ua thuaj çfarë ishte më e çuditshme që ke parë tek Pejgamberi i All-llahut, s.a.v.s.! “Ajo qajti e më pastaj tha: “Çdo sjellje tek ai ka qenë e jashtëzakonshme!” Njeher erdhi natën tek unë dhe lëkura e tij e preku t’imen dhe tha: “Më lejo të falem Zotit tim të madhërishëm!” Më pastaj u ngrit, mori abdest, e më pastaj filloi të falej duke qajtur ashtu sa mjekrra e tij ishte e tëra e lagur nga lotët. Më pastaj kur binte në sexhde, vazhdonte të qante aq sa toka lagej

Pastaj ra anash, dhe vazhdoj të qaj përderisa nuk erdhi Bilali për ezanin e sabahut. Bilali pyeti o i dërguari i All-llahut, për çfar qajte kur All-llahu t’i ka falur gabimet e kaluara dhe ato të ardhme? “U përgjigj – Mjerë ti o Bilal! Si mos të qaj kur All-llahu këtë natë më shpalli ajetet :

“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.!”

(Ali Imran 190 )

 

E më pastaj shtoi : “Mjerë për atë që e lexon e nuk mendon për të!”

Hasan ibn Ahmet – Aziz tregon që Evziut iu është bër pyetje: “Cili është qëllimi i të menduarit për këto?”, është përgjigjur: “që të lexohen e pastaj të mendohet për këto “

 Nga Ibni Abasi transmetohet që ka thënë: “Dy rekat te rendomta me meditime janë më të vleshëm sa me u falë tër natën nëse zemra është indiferente.”

Ulul elbab janë ata që janë mendjempreht të cilët kuptojn brendinë, bërthamën e gjërave .

 

Hasani përmend nga Amiri  ibsu Abdul – Kajsi që ka thënë: Kam dëgjuar më teper se tre sabahe të Pejgamberit s.a.v.s. duke thënë: “Vërtetë drita e besimit është drita e meditimit.”

All-llahu i Madhërishem qorton ata që nuk mediton për krijesat e Tij, të cilat udhëzojnë në ekzistencen e Tij, atributet e Tij dhe thotë :

“ Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët I shohin por ata nuk  vështrojnë fare “

(Jusuf , 105 )

                                                                                            

Njeriu mund të kaloj tërë jetën e tij pa meditim të thellë, për arsye se të jetuarit në esencë nuk kërkon meditim dhe kombinime mendore afatgjate. Mjafton të futesh në sistemet ekzistuese dhe t’i lëshohesh forcës inerte të veproj në drejtimin e lëvizjes së shumicës. Ngjajshëm është me lojën e shahut. Njeriu mund të luaj shah, dhe të arrij në fazën përfundimtare, pa kombinime, por vetëm si humbës.       

Një potencial mendor kolosal fshihet nën aftësitë e pazotëruara të mendimit të cilat shpesh ruhen në disa familje dhe me kujdes transmetohen prej brezit në brez. Kur është në pyetje ky lloj kapitali siç është arti i meditimit vërehet një kujdes i veçantë e mjeshtërve të këtij arti, siç është e kuptueshme edhe selektiviteti i atyre që lënë trashëgëmi parat dhe patundshmërit. Për ndryshime të  ‘pasanikëve’  të posa pjekur të cilët arritën këtë jo sipas mendjës, njerëzit e urtë me spektër të tyre , depërtues dhe ngadhënjyes të meditimit, instalojnë tek gjeratat e reja, sisteme fleksibile të cilat janë të orientuara në përsosjen e shpirtit , trupit dhe mendjes .

Njerzit me spektër më të varfur të teknikave të meditimit janë ata të cilët tërësisht janë të sigurt në drejtësinë e idesë së caktuar. Sot dallohen disa teknika të meditimit .

       

MEDITIMI EKSPERIMENTAL

 

All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“E kështu Ibrahimit ia mundësuam t'i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t'u bërë edhe më i bindur.

E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: "Ky është Zoti im!" E kur u zhduk ai (perëndoi) tha:" Unë nuk i dua ata që humben".

Kur e pa hënën të posalindur tha: "Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: "Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!"

Kur e pa diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!" e kur ai perëndoi, tha: "O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!

Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!”                                             

                                                                           (El En’amë , 75-79 )

 

All-llahu i Madhërishëm na sjellë në Kur’anin fisnik shembullin e njeriut në rastin konkret të Ibrahimit a.s. i cili duke jetuar në mjedisin ku aboroheshin trupat qiellor dhe autoritetet tjera  të rrejshme, vendosi ti nxit në meditim bashkëkombasit e tij, duke përdorur tërë spektrin e metodave interesante (udhëheq diskutime me të afërmit, vepra në vetëdijen e tyre, udhëheqë debatime të nivelit më të lartë etj.)    

Në vendet e cituara kuranare, Ibrahimi a.s. mediton zëshëm në prezencën e njerëzve me qëllim qe t’i nxisë në meditim. Shohim si me prezicitet vëshgon qiellin duke ndarë disa trupa qiellor të caktuar sipas madhësis dhe duke treguar se si ata lindin dhe perëndojnë. Sipas logjikes së gjërave çdo send i cili lind edhe perëndon, lëvizë në rrugën e percaktuar, është indikator i një fuqie më të madhe e cila i vë në lëvizje këta trupa .

 

          Ibrahimi a.s. në versetet e cituara , bën shumë aktivitete mentale:

a)      definon problemin (idhujtorinë);

b)      observon në mënyrë aktive (trupat qiellor)

c)       bën komperacionin (në mes objekteve të adhurimit)

d)      bën hipotezën (p.sh. nëse diç lind dhe perëndon atëherë …..)

e)      vie me eksperiment (udhëheqë farmen e monologut);

f)       sjellë konkludimin;

         

All-llahu i Madhërishëm këtu nëpërmes shembullit të Ibrahimit a.s. tërhek vëmendjen në mënyren edukuese praktike e cila mund të përdoret në shumë situata të ndryshme .

Kështu p.sh. dy shokë të cilët dëshirojnë të tregojnë mënyren e gabimit të mendimit te personi i tretë, munden më parë të merren vesh që të zhvillojnë bisedime duke trajtuar në mënyrë indirekte problematikën e parimit të caktuar. Mediat mu kështu veprojnë në mënyrë indirekte. Shembulli më i mirë janë serialet e ndryshme me fjalë, dialogje të ndryshme me tematika shpesh të mbledhura me kujdes me qëllim të ndikimit të shikuesit pranë ekraneve të vogla. Shumë lehtë mund të konkludoni përse nuk lejohen temat dhe dialogjet fetare në ekranet tona.

Së fundi edhe ne jemi rezultat i bisedave të prindërve tanë, dialogjet e të cilëve kanë formuar listat e vlefshme ndërsa ne në shiqim të parë pa u vërejtur kemi luajtur rreth këmbëve të tyre .

 

 


Shkruan:
Dr.Ali F.Iljazi/Gjakovë 20.08.2005

 

22.08.2005.islamgjakova.net

       

         

. Faqja e parë   -   Kthehu lartë   -  .Arkivi.