-

 

 

 

VLERA E NAMAZIT ME XHEMATË

 

 

 

I Dërguari i All-llahut (Paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) ka thënë: Namazi me xhematë është më me vlerë, se ai që falet vetëm për njëzet e shtatë shkallë (derexhe)!”

Transmetohet nga Ebu Hurejra (r.a.) se disa njerëz nuk erdhën për t’u falur me xhematë, e Pejgamberi (a.s.) tha: “Më shkoi mendja të urdhëroj dikënd të tubojë dru e t’i ndezë, pastaj ta urdhëroj dikë që të thërrasë ezanin, pastaj ta urdhëroj një njeri që të falet me njerëzit, e pastaj të shkoj te disa njerëz të cilët falen në shtëpitë e tyre e t’ua ndezi ato, se sikur ndonjëri prej tyre të gjente (në xhami) ndonjë asht të yndyrshëm apo dy shtiza të shigjetës, do të merrte pjesë në faljen me xhematë!”- fjala është për namazin e jacisë .(d.m.th. nëse do të gjenin në xhami ndonjë interes sado të vogël të kësaj bote, do të prezentonin në namazin kolektiv – (sqarim i përkthyesit në gjuhen shqipe).

Transmetohet nga Othmani (r.a.) se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Kush e falë namazin e jacisë me xhematë, është sikur të kishte kaluar gjysmën e natës në namaz, ndërsa ai që e falë edhe namazin e sabahut me xhematë, është sikur të kishte kaluar tërë natën në namaz!”

Pejgamberi (a.s.) përsëri ka thënë: “Kush e falë një namaz me xhematë, gjoksin e tij e ka mbushur me ibadet!”

Seid ibn Musejjeb (r.a.) thotë: “Nuk ka ezan që e ka thirrur ndonjë muezin 20 vjet me radhë, e që të mos gjëndem në xhami!”

Muhammed ibn Vasiu kishte thënë: “Nuk dëshiroj asgjë nga kjo botë, përveç tri gjëra:

1.Një vëlla që kur gaboj më përmirëson;

2.Që pjesën time (rrizkun) prej hallallit ta fitoj pa vështirësi dhe

3.Një namaz me xhematë, i cili më largon nga pajkujdesia (gafleti) dhe më shkruhet vlera e tij!”

          Tregohet se Ebu Ubejde ibn Xherr-rrah (r.a.) një ditë u doli imam disa njerëzve. Sapo u largua tha në vetvete : “Shejtani i mallkuar dominoi tek unë saqë e pashë vetën mbi të tjerët, prandaj kurrë më nuk do t’u dal imam njerëzve!”

Hasan el Basriu (r.a.) ka thënë: ”Mos u falni pas dikujt që ua kthen shpinën dijetarëve!”(d.m.th. nuk i viziton ata dhe nuk merr mësim prej tyre, pra imami duhet të ketë dituri të plotë – (sqarim i përkthyesit në gjuhën shqipe).

Nehaiu ka thënë: ”Ai i cili u del imam njerëzve pa kurrfarë dije është sikur ai që e matë ujin në det dhe nuk e di se a e ka shtuar apo munguar detin!”

Kurse Hatim el Esami tregon e thotë: ”Njëherë më ka ikur një namaz me xhematë dhe vetëm Ebu Is’hak el Buhari (r.a.) erdhi të më ngushëllojë. Mirëpo sikur të më vdes biri im, do t’më ngushëllonin më shumë së 10 mijë njerëz, ngase humbja e të mirave të kësaj bote te njerëzit është më e madhe sesa humbja në fe.” 

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.) të ketë thënë: ”T’i mbushet birit të Ademit veshi me plumb të shkrirë, është më mirë për të, sesa ta dëgjojë ezanin e mos t’i përgjigjet shkuarjes në xhami!”

Mejmun ibn Mehran (r.a.) shkoi në xhami dhe dikush i tha se njerëzit janë falur dhe kanë ikur! E ai ia ktheu: ”Ne jemi të All-llahut dhe te Ai do të kthehemi, vërtetë vlera e këtij namazi që është falur me xhematë,  është më e dashur për mua  sesa sundimi i Irakut!”

Pejgamberi (a.s.) ka thënë : ”Kush i falë pesë kohët e namazit 40 ditë rresht në xhami, duke mos i kaluar as tekbiri fillestar, All-llahu do ta mbrojë prej dy gjërave: prej hipokrizisë (nifakut) dhe prej zjarrit të xhehennemit!”

Thuhet se Ditën e Kijametit do të ringjallet një grup njerëzish që fytyrat e tyre ndriçojnë sikurse yjet. Melekët i pyesin: “Çfarë keni bërë në dunja?” Ata përgjigjen e thonë: “Kur e kemi dëgjuar ezanin, jemi ngritur dhe kemi marrë abdest duke mos u preokupuar me asnjë punë tjetër.” Pastaj ringjallet një grup tjetër që fytyrat e tyre ndriçojnë sikurse Hëna dhe pasi të pyeten prej melekëve, ata thonë: “Ne (kur kemi qenë në dunja) kemi marrë abdest para se të thirret ezani.” Pastaj ringjallet një grup tjetër që fytyrat e tyre ndriçojnë sikur Dielli. Ata thonë: “Ne e kemi dëgjuar ezanin duke qenë brenda në xhami.”

Transmetohet se as’habët (r.a.) e kanë ngushëlluar njëri-tjetrin tri ditë kur u ka ikur vetëm tekbiri fillestar, ndërsa kur nuk e kanë arritur një namaz me xhematë e kanë ngushëlluar njëri-tjetrin shtatë ditë.

 

 

Marrë nga libri: Ihjau ulumud-din vëll.1
i autorit të mirënjohur - Huxhxhetul Islam
Ebu Hamid el Gazali
Përktheu nga Gjuha arabe:
Enes ef.Koshi

 

15.12.2005.islamgjakova.net

       

 

 

         

. Faqja e parë   -   Kthehu lartë   -  .Arkivi.