E ARDHMJA E NJERËZIMIT


 

Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë. (Kur’an: 3:14)

 

Asnjëherë sa sot, njeriu nuk ka qenë më afër realizimit të dëshirave të tij më të shenjta. Zbulimet shkencore dhe sukseset teknike na lejojnë që tani të shohim atë ditë, kur të gjithë të uriturit do të jenë të ushqyer, kurse njerëzimi do të jetë një bashkësi e vetme (unike ) dhe do të pushojë së qëni i izoluar. Mijëra vjet u deshën për zgjimin dhe përsosjen e intelektit njerëzor, për zhvillimin e aftësisë së njeriut për të organizuar shoqërinë dhe për të drejtuar energjinë e saj për qëllime të caktuara.

Njeriu ka krijuar botën e re, që i nënshtrohet vetë ligjeve të saj dhe që ka vetë fatin e saj. Duke qenë në qenien e tij, ai me të vërtetë mund të thotë: “Kjo është mirë”.

Por çfarë mund të thotë, duke parë vetveten? A u afrua më pranë mëshirimit të ëndrrës tjetër të njerëzimit-ëndrrës mbi njeriun e përkryer? Njeriu që e do të afërmin e tij, që sillet me drejtësi,që thotë të vërtetën dhe që e realizon atë, çfarë është në thelbin e vet.

Të bësh pyetje të tilla është e papëlqyeshme, përderisa përgjigjet për to janë tepër të qarta. Megjithëse, njeriu ka krijuar  gjëra të mrekullueshme, ne nuk kemi arritur që të bëhemi të denjë për përpjekjet gjigande që janë ndërmarrë. Në jetën tonë nuk  ka ndjenjë të unitetit vëllazëror me njerëzit, të plotësimit të kënaqësive, të shijimit të lumturisë. Në shpirt mbretëron kaosi dhe hutimi, pasuria është bërë pjesë e çmendurisë, e ngjajshme me histerinë, e cila ka qenë e përhapur në mesjetë, por me skizofreninë me dyzimin e vet të personit, me mungesën e harmonisë së mendimeve dhe të ndjenjave.

Po të lexojmë shtypin e përditshëm do të shohim gjëra të çuditshme, ku bëhet fjalë që nga zbulimet e parëndësishme e deri tek aterimi në hënë dhe shikimin e pjatave fluturuese. Do të lexojmë se çdo gjë ka arritur kulmin e zhvillimit, ndërsa po në ato faqe mund të lexosh për mundësinë e lindjes së luftës-në të cilën shkenctarët e ndryshëm polemizojnë rreth asaj nëse do të shpjerë,ose jo, përdorimi i armës bërthamore në shkatërrimin e tërë planetit.

Fëmijët, mësojnë në shkolla të ndryshme se sinqeriteti, ndershmëria dhe kujdesi për shpëtimin e shpirtit duhet të jenë parimet udhëheqëse të jetës, në një kohë “jeta” na mëson se, ndjekja e këtyre parimeve i bën njerëzit, në rastin më të mirë, ëndërrues, që e humbasin ndjenjën e realitetit.

Burime të shumta informacioni theksojnë se mënyra jonë e jetësës na bën të lumtur. Por, sa njerëz, janë në fakt, të lumtur në kohën tonë?

Ne besojmë se jemi të lumtur, ne i këshillojmë fëmijët tanë se gjendemi në shkallën më të lartë të zhvilimit nga çdo brez tjetër përpara nesh se, në fund të fundit, asnjë dëshirë e jotja nuk mbetet e parealizuar dhe se nuk ka asgjë të paarritshme për ne. Realiteti që na rrethon e përforcon këtë bindje, të rrasur thellë në kokat tona.

Por, e dëgjojnë fëmijët tanë zërin i cili ju thotë atyre se ku, ku duhet të shkojnë më tej dhe përse jetojnë? Ata, si dhe të gjithë njerëzit, e ndjejnë se jeta duhet të ketë një farë kuptimi, por nëse është ky kuptim? A munden ata vallë ta gjejnë në kontraditat, në hipokrizinë, në nështrimin cinik dhe në servilizmin, me të cilat u duhet të ndeshen në çdo hap.? Ata plotë pasion dëshirojnë lumturinë, të vërtetën, drejtësinë, dashurinë, objektin e adhurimit. A mundemi ne vallë t’ua plotësojmë dëshirat?

Ne jemi kaq të pazotë se edhe ata. Ne nuk dimë përgjigjen, sepse kemi harruar, madje, si te bëjmë pyetje. Ne bëjmë sikurse jeta jonë mbështet në një argument të fortë dhe përpiqemi të mos vërejmë shqetësimin, alarmin dhe hutimin, që asnjëherë nuk na është ndalur.

Njerëzit janë të prirë që problemet e tyre ti zgjidhin duke u mbështetur në forma të ndryshme. Disa njerëz mbështetnen në fe, të tjerët në dashuri, apo edhe në shumë ide të ndryshme të përhapura në rruzullin tokësor.

Ka njerëz të cilët i mbështeten apo i drejtohen fesë, jo sepse besojnë tek Zoti, por që të shmangen nga dyshimet torturuese. E marrin një vendim, jo sepse janë fetarë, por në kërkim të një farë mbrojtjeje. Studiuesit e jetës së sotme, që kanë punë jo me problemet fetare, por me shpirtin njerëzor, e shqyrtojnë një hap të tillë si një nga simptomet e sëmundjes nervore.

Gjatë gjithë historisë njerëzore ka pasur përpjekje për shpëtimin e shpirtit të njeriut dhe për të futur dashurinë në mes njerëzve- si formën më të lartë për të arritur lumturinë.

Por ç’ka është vërtetë vështirë për t’u kuptuar, se përse mësuesit e mëdhenj shpirtëror të njerëzimit kërkonin që njeriu të dashuronte. Shumicës së njerëzve dashuria iu duket një virtyt i lehtë. Cfarë quajmë dashuri? Varësinë, nënshtrimin dhe paaftësinë për të bërë “grazhdin” e zakonshëm, pushtetin, zotërimin dhe synimin për të qeverisur (drejtuar) e marrin për dashuri, pasionin (prirje seksuale) dhe paaftësinë për të përballur vetminë e marrin si provë të aftësisë së fuqishme të dashurisë.

Njerëzit mendojnë se për të dashuruar është e thjeshtë, por që të jesh i dashuruar është shumë më e vështirë. Në shoqërinë tonë me orientim tregu njerëzit mendojnë se ata janë të padashuruar. Kultura jonë bazohet në oreksin për të blerë, me idenë e një shkëmbimi reciprokisht të favorshëm. Lumturia e njeriut modern qëndron në gëzimin e të vështruarit e vitrinave të dyqaneve dhe në blerjen e gjithçkaje ka mundësi të blejë, qoftë me të holla në dorë, qoftë me këste. Ai (ose ajo) në këtë mënyrë i shikon edhe njerëzit. Për burrin, një vajzë tërheqëse-dhe për gruan,një burrë tërheqës- ja çmimet pas të cilave ata qëndrojnë. Janë të padashuruar, sepse ata nuk zotërojnë një “tërheqje” (“tërheqje” do të thotë zakonisht një paketë e mirë cilësish që janë popullore dhe të kërkuara më pas në tregun e personalitetit), të mjaftueshme, e cila të lidhet, sipas mendimit të tyre, me një pamje të mirë të jashtme, me veshjen, me mendjen, me paratë dhe pozitën sociale dhe me prestigjin. Ata nuk dyshojnë se problemi i vërtetë konsiston jo në vështirësinë për të qenë i dashuruar, por në vështirësinë për të ditur të dashurosh; se njeriun e duan vetëm në atë rast, në qoftëse ai mund të dashurojë vetë, në qoftëse aftësia e tij për të dashuruar nxit dashurinë tek njeriu tjetër; se aftësia për dashuri dhe jo imitimi i saj, është një punë shumë e vështirë.

Dashuria, për nga vetë natyra e tij, nuk mund të jetë e kufizuar vetëm në një njeri. Ai që dashuron vetëm një njeri dhe nuk do njeriun e afërtë të tij, demonstron se këtë mënyrë, se dashuria është më shumë një dhembshuri mbi bazen e nënshtrimit apo sundimit, por jo dashuri e vërtetë. Përveq kësaj, ai që do  të afërmin e tij, por nuk do veten, tregon se dashuria për të afërmin nuk është e sinqertë. Dashuria bazohet në maradhënie miratimi dhe respekti dhe në qoftë se njeriu nuk provon ndjenja të tilla ndaj vetvetes, se edhe ai është një qenie njerëzore, si dhe të afërmit, do të thotë se nuk ekziston në përgjithësi. Realiteti njerëzor që qëndron pas konceptit të dashurisë njerëzore për Zotin, është aftësia e njeriut për të dashur në mënyrë frytëdhënëse, për të dashur pa dredhi, pa nënshtrim dhe sundim, për të dashur me tërë plotësinë e personalitetit të vet, ashtu si edhe dashuria e Zotit, është simbol i dashurisë nga forca e vet dhe jo i dobësisë.

Mesazhi i fundit, mund të përmblidhet kështu:

 

    “Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh.   (Kur’an: 10: 62-64)                                                                                    

 

 


Shkruan:
NAPOLON ZEQIRI/Gjakovë 02.06.2006

 

06.03.2006.islamgjakova.net

       

         

. Faqja e parë   -   Kthehu lartë   -  .Arkivi.