PERSONALITETI I PEJGAMBERIT S.A.V.S.

 

 

Aman, O Zot më ndihmo dhe më shpëto që të mos gaboj në përshkrimin e personalitetit të Muhammedit s.a.v.s.

Fjala Muhammed ka kuptim të gjërë, që nga lind dhe perëndon. Ky emër madhështor esencialisht dhe morfologjikisht do të thotë për njeriun e zakonshëm: Toka dhe qiellnat, pronarë i të cilave është Allahu xh.sh. që është Një e s’ka të dytë.

Muhammedi s.a.v.s. udhëheqësi ynë në Islam na shpalosi thjeshtë e bindshëm si teorikisht ashtu edhe praktikisht Islamin në gjallërimin dhe zbatimin e vet, për të gjitha kohërat e të botërave të jetës ekzistenciale dhe të jetës së përtejme.

Për çudi njeriu ynë, që është qenie jo e fortë e stoike, për të cilin edhe Allahu xh.sh. e përmend në Kur’an si qenie e dobët kur thotë: “Zoti nuk ju ngarkon me atë që nuk mund ta mbani”, atëher përse njeriu nuk përfill e t’i zbatoj ligjet e Zotit, që janë jo vetëm pak, por janë edhe të mundshme të realizohen. Si: Namazi, Zekati, Sadakaja, prerja e kurbanit, Haxhi (për këto dy të fundit sipas mundësisë materiale), dhe kryesorja deklarimi se Zoti është Një e Muhammedi është rob dhe i dërguar i Zotit. xh.sh.

Zoti nuk ju detyron t’ia përfillni obligimet e tij plot begati. Fundi nuk ka imponim në Islam. Zoti është i begat, ne jemi nevojtar për Atë.

Hë, si thua ti, o njeri?! Të preku ndokush vullnetin tënd të lirë? Jo, askush, as nga qielli as nga toka, as nga Zoti xh.sh. Por, ti harron o njeri për një gjë që veç dihet: Zoti asnjë pikë ujë nuk ta jep kot. Gjithçka që dihet dhe nuk dihet është e Tij. Po, Ai neve na lehtësoi rrugën me Resulullahin Muhammed s.a.v.s., që të bëhemi të qetë dhe të lumtur në këtë botë. Njeriu, pati apo nuk pati ngritje shkollore, ai këtë e kërkon, por që të arrishë këtë, atëherë duhet dëgjuar Muhammedin s,a,v,s, sepse kështu thotë vetë Zoti: “Kush nuk e dëgjon Muhammedin, Ai nuk më ka dëgjuar Mua”.

Paskajshmëria islamike na bënë ta vëmë gishtin kokës, apo siç thotë vetë Zoti: “O ju njerëz që keni mend”. Islami nuk është nacion. Popujt janë lule plot ngjyra të një kopshti. Prandaj Islami nuk ideoligjizohet, nuk materializohet (atë e materializon Zoti) dhe nuk instrumentalizohet. Atëherë çështë Islami? - veçse REALITET NATYROR DHE QIELLOR.

Deceniet e shekullit të kaluar shfaqi njerëzit e arsimuar në botë të etshëm për lexim, e filluan të imponohen në vetvete, pa ditur mirë ligjet islame, apo edhe pse i dinin i anashkalonin të dehur vetëm me literaturë permanente pa cenzurë diturie islame, siç veprojnë edhe sot (pa qenë Kompetent apo supermjeshtror) e nxjerrin mendime gjithëfarëshe me degëzime e informacione të ndryshme me reforma e moderime e idena terciale e i vëjnë në vend të parë mbi rrugën e shtruar siratul mustekim të Zotit, që e trasoi Muhammedi s.a.v.s. sa na bënë neve që edhe më tutje natyrshmëria jonë të lëkundet, të zbehet e të plasaritet si mos më keq. Këto të meta e këto lëshime që u bartën nga e kaluara, ruana Zot të mos na shtohen si sot ashtu edhe nesër. Kjo e pamirë u thellua edhe në çështjen tronditëse: Namazi ynë sakat - pse nuk japim zekatin si duhet. Këto dy shtylla janë binake, nuk ndahen, apo të themi më thjeshtë: A qëndron trupi i njeriut pa kokë, apo koka pa trup? Kështu qëndrojnë namazi dhe zekati. Apo të themi më shtruet: Kjo i ngjanë si një muslimani të arsimuar, që donë ta ndërtoj një pallat shtatë katësh e themelin e shtron me guralecë dhe baltë.

As sadakaja nuk mund të vihet në rendin e dytë.

Mjerisht, sot muslimani në botë flen mendjen për këtë çështje. Ruana Zot si do të shpëtojmë para Teje.

Këtu në fund do përmendur edhe çështjen e leximit të Kur’anit, pasi që Kur’ani është privilegje e aristokracisë së inteligjences, kur dihet mirëfilli: Çdo ditë apo çdo natë të lexohet Kur’ani.

Synetet e Hadithet e Resulullahit nuk janë maksima të shkruara inerte nëpër mure e nëpër libra, por janë gjallërime substanciale zbatuese kur’anore.

O Zot, ki mëshirë në mua se mu lodh dora nga frika e ndonjë gabimi duke shkruar për personalitetin e Muhammedit s.a.v.s....

 

 

Duke u nisur që nga fjala personalitet njeriu ndalet e thotë: Si është e mundur të konceptohet fjala personalitet për një krijesë permanente të pakontestueshme për të gjitha kohërat e të dy botërave tokësore dhe qiellore.

Fjala personalitet mund të përdoret për një person fizik, ushtarak apo shtetëror të një vendi apo të ndonjë shteti që veproi për një kohë të caktuar dhe përmendet nëpër arkiva shtetërore, që shekujt i fosiletojnë deri në harresë.

Ndoshta nga varfëria jonë gjuhësore u desht të emërtojmë me fjalën personalitet, kur dihet mirëfilli se ai quhet Hazreti Muhammed, më i lartësuari Pejgamber dhe vula e Pejgamberisë deri në amshim të pandërprerë.

Tjetër, si mundet njeriu të karakterizoj krijesën më të dashur dhe madhështore të Zotit?!!

Sado i etshëm të jetë dhe sado që ka guxim të vlerësojë gjithë fuqinë e tij, prap do të jetë i mangët në përshkrimin e tij.

Ne lindemi e rritemi, mësojmë e punojmë, por nuk dijmë dhe harrojmë se çfarë rrjedhimesh do të kemi pas, gjatë jetës. Njerëzit nga dobësia e tyre rrallë kushë u afrohet mësimeve të Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. Shumë kush ikën nga këshillimet e tij. Çështë me keq, i teket dikuj e thotë: A di çka? Po marrë, fjala vjen, librin e haditheve të Buhariut dhe po e lexoj. Si të lexon thotë: Po, qartë po na flet Pejgamberi. Këto gjëra janë nga jeta të pakontestueshme. Dikur e mbyll librin dhe vazhdon jetën, duke pandehur si të ishte libër i zakonshëm.

Syneti dhe Hadithi nuk lexohen, por studjohen edhe pse është e shtruar aq thjeshtë, bindshëm dhe saktë për të gjitha fenomenet e ekzistences materiale dhe njerëzore. Por, njeriu prap nuk kupton përgjegjësinë e vetë dhe vazhdon jetën ashtu si do vetë. E kur i kërcënohen rrjedhimet në tortura e tragjedina, atëher klithë: Çka më gjeti, o Zot më ndihmo! Andaj afrohuni haditheve sa keni jetë, sepse ato janë ligje që rrjedhin nga ligjet e shëndritshme kur’anore. Hadithi është kryesisht kuptimor tredimenzional e le më që të shkojmë në thellësinë e mrekullive hyjnore të tyre. Ja ky është Muhammedi s.a.v.s. rob e Pejgamber i Zotit, qenia më e dashur e Tij.

Së pari duhet cekur fjalët e Zotit xh.sh. drejtuar Muhammedit s.a.v.s.: “Ti vetëm këshilloj dhe tërhiqju vërejtjen njerëzve se Unë veproj me ata.” E këto këshillimi dhe Hadithe janë udhërrëfyese për të shpëtuar në këtë jetë ashtu në jetën e amshuar.

Po që se ndokush do të thotë s’po kuptoj këtë e këtë hadith, kërkoje dijetarin apo mjeshtrin e shpjegimit të çfarëdo hadithi, p.sh. po përmendim dy hadithe: “Dy rekate të sabahut kanë vlerë më shume se sa që ka pasuria nën tokë dhe mbi tokë”. Hadithi i dytë: “Muslimani i përngjanë shpezëve që zgjohen të uritur në sabah e kthehen në mbrëmje të ngopur”.

Ja pra hadithet janë fjalë të Pejgamberit s.a.v.s.

Pa këto hadithe ne do të mbeteshim sakat. As jeta nuk ka kuptim. Ndoshta as që mund të ekzistoj shumë kohë ky sistem diellor. Pse? Sepse hadithet tregojnë çështë natyra, njeriu, qiellnat, yjet dhe lëvizshmëria e tyre, pozicionet e tokës, hënës dhe diellit, çështë jeta e njeriut e çfare duhet ta ketë, fenomenologjia e materialeve natyrore, harmonia dhe shkaku disharmonizues i botërave bimore, shtazore dhe njerëzore, sjelljet e njeriut në prodhim nga resurset e këtyre tri botërave të lartëpërmendura, jodhunimi, por fisnikërimi i natyrës, ngritja e njeriut në piadestalin e duhur, llojllojshmëria e personaliteteve njerëzore. Shkallëzimet në ngritjet shpirtërore , profitet materiale, mënyrat e fitimeve, dëmet që vijnë nga mashtrimet tregëtare, tolerance dhe ndalesat limitative, çështë gjinia njerëzore, detyrimet dhe liria e tyre, çështë familja, përgjegjësia e saj në Islam dhe në jetë, pse njeriu i rëndomtë është shoqërizues, çështë koprraci dhe çështë i gjymerti (dorëshliri), pse punëtorit i ipet paga para se t’i tretet djersa në ballë, çjanë lojrat e fëmijëve, obligimi i tyre për ngritje civilizuese qytetëruese, kush është prindi, nëna-obligim tre herë më shumë se ndaj babait sepse pas rrespektimit të Zotit vjen rrespektimi ndaj prindërve, kur ka luftë e kur s’ka luftë, cila është luftë e drejtë e cila është ajo e padrejtë, apo: mos i hyjë në hak të robit në këtë botë, pavarësisht çfarë moshe, gjinie, rrace apo religjioni është. E shumë e shuëm detyra, obligime tjera i gjejmë në mësimet e tija. P.sh. si jetoi Muhammedi s.a.v.s. në jetën e dynjasë? Si u sjell në familjen e tij? Pse nuk gjejmë asnjë gabim apo lëshim tek ai? E sot dikush në botë hedh gurë mbi diellin, që i bënë hi e pluhur.

Ai thotë: Më i miri i gjithë njerëzisë është ai që i bënë mirë gjithë njerëzisë. Shumë e shumë mësime, mijëra e mijëra këshillime na i dha Resulullahi. Para se të kalonte në shtëpinë e qetësisë së përhershme në Medine tha: Ja ju dhashë komplet të plotësuar moralin islamik.

Në fund nuk na mbetet tjetër veç duke u dridhur trupi të themi: Vaj halli për ne po që se nuk i zbatojmë bile së paku 40 hadithe të Resulullahit, Muhammedit s.a.v.s., sepse Islami nuk është ligjeratë, por është zbatim praktik.

 

 

 

Shkruan:
Profesor Ismail Koshi 17.02.2005

 

19.02.2006.islamgjakova.net

       

 

 

         

. Faqja e parë   -   Kthehu lartë   -  .Arkivi.