ARSYEJA DHE SHIJA


Prej çështjeve më të ndërlikuara është procesi i njohjes dhe i kuptimit të gjërave. Prandaj, shpesh biem në konfuzion dhe paqartësi. Në këtë temë kryesisht do të bëj fjalën për të të kuptuarit, arsyen si dhe shijën, apo nevojën për të bukurën.
Njohuritë tona mbi të menduarit vijnë në pjesën më të madhe, nga dy tradita më të njohura: filozofia dhe psikologjia. Për një kohë të gjatë filozofët e kanë konsideruar mendjen si vendodhjen e arsyes dhe kultivimin e arsyes, si idealin e arsyes. Filozofia ka theksuar studimin e të menduarit kritik, përmes analizës së argumenteve dhe zbatimit të logjikës. Psikologët kanë studiuar mekanizmën e mendjes.
Të menduarit përfshin aspektet kritike dhe krijuese të mendjes, si në përdorimin e arsyes dhe në gjenerimin e ideve. Të menduarit është i përfshirë në çdo veprimtari mendore që ndihmon formulimin e një problemi dhe zgjidhjen e tij, marrjen e një vendimi apo kërkimin e mirëkuptimit. Nëpërmjet të menduarit ne nxjerrim kuptim nga jeta. Në pjesën më të madhe kjo veprimtari është e ndërgjegjshme, por nuk përjashton edhe proceset e pandërgjegjshme. Mendja e ndërgjegjshme është ajo për të cilën jemi të vetëdijshëm në jetën e përditshme, ndërsa mendja e pandërgjegjshme është ajo kur mbahet materjali që nuk vihet në mënyrë të menjëhershme në dispozicionin tonë (siç janë frikat dhe kujtimet e pakëndshme).
Ky process është personal dhe individual, por nuk bëhet në mënyrë të shkëputur. Çfarë do të jetë sjellja e tij varet nga ideologjia dhe mendimi i tij, d.m.th. varet nga të kuptuarit e tij të gjithësisë, njeriut, jetës dhe asaj që e prin dhe vjen pas saj. Ne nuk jemi qenie të izoluara dhe të vetmuara, të menduarit ndodh në një kontest shoqëror, ndikohet dhe formohet nga kultura dhe mjedisi ynë.
Struktura mendore dhe shpirtërore të çdo njeri formojnë personalitetin e tij. Mendja është ajo, me të cilën njeriu dallohet nga kafshët, kurse ngritjen ose rënien e tij e përcakton sjelljen e tij.
Prandaj, strukturën shpirtërore, që përcakton sjelljen e njeriut, duhet ndërtuar mbi strukturën mendore, d.m.th., mbi atë se çfarë është shikimi (vizioni) i njeriut për të tërësishmen, njeriun dhe jetën. Nga kjo rrjedh se ajo ndërtohet nga grupi i koncepteve ideologjike dhe mendore.
Konceptet janë shfaqje mendore, për të cilat njeriu mendon se kanë realitet të plotë në botën e jashtme. Me fjalë të tjera, konceptet janë kuptime të mendimeve, e jo vetëm të fjalëve. Ne e dimë se çdo fjalë ka kuptim që udhëzon në të; kështu kur përdorim ndonjë fjalë apo shprehje, dëgjuesi e kupton domëthënien e kërkuar, respektivisht, në ndërdijen e tij ndodh një shfaqje e caktuar e kësaj. Mirëpo, nëse ato kuptime apo mendime, që i përmbajnë shprehjet, kanë realitet të ndieshëm në botën e jashtme dhe nëse bëhet lidhja e asaj që është në ndërdije me realitetin e jashtëm, atëherë, ato kuptime dhe mendime shndërrohen në koncepte (të të menduarit), që marrin pjesë në formimin e strukturës mendore të njeriut dhe kanë ndikim të caktuar në sjelljen e njeriut.
Fjalët e poetit:
“Kjo botë është rreth i mbyllur, e kur pranvera arrin, horizont i gjerë”, përmbajnë kuptime të lartësuara dhe caqe të larta, të cilat shumica e njerëzve mund t’i kuptojnë drejtpërdrejt dhe me anë të shqisave, duke vështruar realitetin e luftës midis njeriut dhe vështirësive të jetës dhe realizimin e asaj që dëshiron njeriu nëse veqohet me durim.
Pra, konceptet ndikojnë në strukturën mendore tek ai njeri që beson në ekzistimin e tyre të vërtetë e të arritshëm përmes ndjenjave (shqisave) në botën e jashtme, kështu që këto koncepte gdhenden në vetëdijen e tij dhe kanë ndikimmnë sjelljet e njeriut.
Këtyre çështjeve në shkollat dhe universitetet tona u kushtohet vëmendje e madhe, sa që racionalizmin ia nënshtrojnë me dhunë shkencave të ndryshme. Kjo më së miri vërehet në shkencat humanitare e artistike të cilat racionalizohen, ose iu nënshtrohen teorive filozofike. Në shkollat tona duhet të ketë programe për nevojën e formimit të shijës, për të bukurën. Kësaj çështje duhet ti përkushtohemi në tërë qenien tonë.
Se cili është roli i saj, poi përmendidisa fjalë të cilat një dijetar ia dërgon të birit të tij. Ai thotë duke përkujtuar rininë e tij:
Në rini në një anë e kam vendosur shitësin e luleve, e në tjetrin shitësin e bukës dhe qumështit. E zgjodha trëndafilin, ngjyrat e hieshme dhe i jam magjepsur lules në nduarnduarshmërinë, harmoninë dhe simetrinë e pagabueshme të saj, prandaj, edhe shpirti më është kënaqur, por edhe arsyeja më është ngopur.
Biri im! Shija e rafinuar e ka rolin më të madh në edukimin e individit dhe bashkësive se sa roli i arsyes. Dallimi ndërmjet njeriut autoritativ dhe joautoritativ, nuk qëndron vetëm në arsye. Dallimi më i mad hi tyre qëndron në shije. Nëse arsyeja i ka themeluar qytetet dhe i ka projektuar ato. Shija i ka zbukuruar dhe artistikisht i ka përkryer ato. Nëse dëshiron të dish vlerën e shijes tek njeriu, menjanoje atë prej muzikës dhe këngës, mos i lejotë shikojë në bukuritë dhe pikturat artistike, ndaloje dashurinë e çfarëdo forme, e pastaj shiko çdo të bëhet me ata dhe çdo të bëhet jeta e tij.
Po të dëshirojmë të dijmë vlerën e shijës së një populli, hidhe artin e tij, parqet dhe kopshtet e t’ia, xhamitë e bukura dhe kishat luksoze, godinate mëdha, pastërtinë e rrugëve dhe muzeumeve, e pastaj të shikojnë në vlerën e tij dhe ç’është tjetër ajo që e ndanë nga bashkësia e lashtë e egër?
Rinia e sotme di vetëm për bukuritë e fytyrave të vashave: rinia është e edukuar dhe e përulur, vetëm atëherë kur vajzave iu lajkatohet dhe ndijshëm flet me atë. Miërpo, ka bukuri të cilat e tejkalojnë këtë për disa shkallë.
Shija e ka rrugën e vet etapore. Fillimi është të kuptuarit e estetikës ezoterike: piktura artistike, fytyra e bukur, lulja e bukur, kopshti i bukur dhe horizonti magjepës natyror. Pastaj, nëse si duhet e kultivon dhe e zhvillon, kalon në fushën e të kuptuarit endoterik të estetikës: e urren pagdhendësinë dhe marrëzinë, për atë se ajo është e shëmtuar, e don fisnikërinë dhe dinjitetin, për atë se ajo është e mirë; e urren padrejtësinë dhe e don drejtësinë.
Të gjitha gjërat e shëmtuara dhe virtytet që paraqiten te populli ynë i urrejnë apo duam, vetëm se janë të shëmtuara, apo që janë të mira. Në këtë mënyrë ngjitemi në shkallën e reformatorëve, sepse reforma e mbështetur vetëm në arsye nuk ka sukses, ndërsa kur është e mbështetur edhenë arsye edhe në shije, atëherë suksesi është i sigurtë. Shija më tej vazhdon rrugën e vet derisa nuk vjen deri te shkalla e përkushtimit të plotë estetikës dhe tretjes në thellësitë e saja.
Në këtë bazë të formojmë shijen tonë. Të kërkojmë bukurinë në ushqim, veshje dhe banim. Kundroj virtytet e moralit nëprërmjet estetikës së tyre, ndërsa amoralit, nëpërmjet shëmtisë së tyre. Mos gjyko mbi atë që është morale, për shkak se më të është dobia, as mbi amoralin se mbi të është dëmi, por për arsye se e para, është e këndshme, ndërsa e dyta, e pakëndshme.
Një popull i cili e ka arritur këtë nivel do ti kthenintë gjitha gjërat kah dashuria për të mirë, butësia e zemrës, mirëkuptimit se çka duhet punuar dhe si s’duhet punuar. Në qoftë se do të ishin sheaf të institucioneve dhe drejtorë të punëve të caktuara, do të orientonin tërë kujdesin e tyre që puna të kryhet në rregull, që t’i ipet e drejta pronarit të tij, dhe pengohet çdo pikëpamje e korrupsionit dhe mitos.
Mirëpo, këtyre më së shumti iu mungon kjo shije edhe pse arsye kanë mjaft. Kur të shohësh rrugët e ndera dhe të çrregulluara, gjendjen shëndetësore të lënë pas dore, fshatarin e mjerë e të varfër, kur sheh se marëdhëniet njerëzore nuk janë të mira, rrëmujën dhe zhurmëne madhe në qytet, sikur ndonjë instrument i cili nuk pushon së rëni, armiqësi dhe rivalitet në mes të palëve, midis njerëzve udhëheqësnë pushtet, grindjet rreth fitimit të pozitës më të lartë duke mos i marrë parasysh interesat e popullit: dije se tërë kjo është mungesë e shijes së lartë, e jo arsyes së fuqishme.
Do të nevojitet angazhim i madh dhe dëshirë e fuqishme që të ndërtojmë shijen tonë dhe ta rafinojmë ndjenjën për të bukurën, sepse e tëra rreth nesh është me shije të prishur dhe ndjenjë të dëmtuar; në shtëpia nuk ka kujdes mbi të bukurën, në rrugë mospërfillet papastërtia dhe rendi, autobusi mbushet përplot me njerëz, sikur konzerva me peshq, në ligjerata, bioskop, teatër është ç’rregullim, anarki dhe rrëmujë, në gazeta lexon polemika të pavend, në zyra të ndryshme mbizotëron anarkia dhe sjellja e keqe me njerëzit, në çdo hap është përhapur sëmundja, varfëria, injoranca, ndytësia nëpër trotuare, dëgjohet bisedë e turpshme midis njerëzve; qindra e qindra gjëra të tjera janë të mjaftueshme që shija të prishet dheplotësisht të zhduket. Që të ndërtojmë shijen tonë dhe të ruajmë si ideal, në të cilën nuk do të ndikojnë këto çoroditje, paraqet për ne një gjë të rëndë, e cila nuk realizohet lehtë pa angazhim dhe vendosmëri të madhe.
Atje ku sundon shija për të bukur, sundon begatia dhe rehatia, sundon bukuria e komunikimit të njerëzve dhe sjellja e mirë.
Nëse kjo mungon, ose në përmasë të vogël, dominon vrazhdësia me të sjellurit ndaj të tjerëve, e keqe nështë edhe sjellja dhe shqetësohen të tjerët.
Me shije, e jo me arsye, je në gjendje t’i tërheqësh njerëzit, sepse ata më shumë i nënshtrohen asaj dhe pastaj të ndikosh në ta,që korrekt t’i orientosh dhe t’i përmirësosh në atë çka gabojnë. Nëse dëshirojmë t’i ndihmojmë njerëzve, sillu me ata me dituri dhe shije, do të kesh sukses. Këshilla e vetme është që shijen ta mbjellim në vete dhe ta zhvillojmë vazhdimisht. Nëse këtë e bën, ia garanton vetes fatin në jetë, fisnikërinë dhe mirësinë kulminante.
Në vend të përmbylljes
Struktura mendore- është mënyrë, në të cilin kryhet konceptimi i realitetit shqisor dhe ndërlidhja me të dhënat e mëparshme, e për atë se mendja, thënë shkurt, është transmetim i realitetit.
Prandaj, nuk është i mundshëm formimi i strukturës mendore të njeriu, përveçse me formimin e tij me koncepte, në mënyrë që tek ai të formohet një themel, në bazë tëtë cilit mund të bëjë analogjinë me të gjitha idetë që vijnë deri tek ai, ose t’i largojë ato.
Për sa i përket strukturës shpirtërore, ajo është mënyrë e shërimit të tendencave njerëzorepërmes kënaqjes së nevojave dhe instikteve të tij trupore. Njeriu ka nevojë trupore (frymëmarrje, ngrënie, pirje etj.) të cilat është i detyruar t’i kryejë, se në të kundërtën e prêt vdekja. Ai poashtu posedon instikte, si: instikti i mbetjes (mbijetesës) së llojit dhe i adhurimit, që gjithashtu kërkojnë plotësimin e tyre, e nëse ato nxitje nuk kënaqen, njeriu ndjehet i mjerë dhe i shkatërruar, edhe pse ato nuk mund të jenë shkak i drejtpërdrejt i vdekjes. Lëvizja e këtyre nevojave trupore dhe instiktive shkakton lindjen e impulsive për plotësimin e tyre. Nëse këto impulse njerëzore ndërlidhen me konceptet njerzore, shndërrohen në prirje, e më kohë ato bëhen prirje të forta, zakone të vijueshme dhe shije dhe shije të pandryshueshme. Kështu p.sh. nevoja e njeriut për ushqim shkakton ndjenjën e natyrshme të urisë, e cila nuk është e shkaktuar me kurrfarë ngacmimi të jashtëm; kështu ai fillon të hajë, përveç gjërave të ndaluara.
Në fund- mjeti më i mirë për shërimin e nevojave dhe instikteve trupore është Islami. Ky shërim kryhet përmes normave të sheriatit. Shërimi i strukturës shpirtërore te muslimanët, përmes normave të sheriatit, shtrihet në bazaar e besimit islam, gjë që është rasti edhe me shërimin e strukturës mendore, me dallim se tek ajo besimi islam është themel i të kuptuarit dhe i të menduarit.
Muslimani duhet të jetë simetrik në mendimin (arsyen) dhe sjellja e tij dhe baza e gjithë kësaj, është besimi islam. Çdo gjë që ndërtohet, ndërtohet mbi të- qoftë ajo nga idetë apo dispozitat. Muslimani i vërtetë nuk paramendohet ndryshe vetëm se të jetë personalitet islamik dhe mentaliteti i tij të jetë islamik. Ai është personalitet i veqantë, i cili ka tipare të dallueshme dhe është e pamundur të jetë i goditur me sëmundjen e skizofrenisë personale.
Ndërgjegja e muslimanit është e ndërtuar mbi mentalitetin e tij dhe se mentaliteti i tij nuk nivelizohet në mënyrë të drejtë dhe nuk e arrin shkallën e pjekurisë, përpos me shikimin e kulturës islame, prej ku do të lindnin botëkuptime të drejta nga të cilat zënë fill aspiratat dhe ndjenjat islame, ashtu siç dëshiron All-llahu i madhëruar:
“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty, as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinçerisht.”
(Kur’an, 4:65).


Shkruan:
NAPOLON ZEQIRI/Gjakovë 2004

 

mars.2004.islamgjakova.net

       

         

. Faqja e parë   -   Kthehu lartë   -  .Arkivi.