

DREJTË KU PO SHKOJMË
“Çdo natë e errët e ka mbarimin e ndritshëm.”
Gjëja më e dashur për të gjithë njerëzit është lumturia. Çdo njëri gjakon nga ajo dhe e kërkon në format e saj të ndryshme. Pasi që ajo është gjëja më e shtrenjtë dhe më e kërkuar, atëherë pse ka kaq njerëz të paaftë në rruzullin tokësor?
Kur dihet që njeriu është mrekullia më e madhe të cilin Zoti e ka krijuar. Në të njëjtën kohë pjesa më e rëndësishme e asaj që gjendet në gjithësi. Në njeriun gjenden perandori të shumta të mundësive të tij. Siç është i paanshëm kosmosi, ashtu tek njeriu janë të paanshme mundësitë për të bërë shumçka të dobishme në jetë; siç janë të panumërta trupat qiellorë, ashtu tek njeriu janë të panumërta aftësitë e tij.
Njeriu në qenësinë e vet është i barabartë me të gjthë njerëzit.Një njëri ose një popull nuk mund të jetë më i mirë se një njëri ose një popull tjetër. Njeriu mund të ndahet në qenësinë e vet si p.sh: në popuj,në racë,në fe,në intelektual,në shkenctarë,në qeveritarë,etj.,por assësi të thuhet se dikush është më i privelegjuar se tjetri.Njeriu që nga lashtësia ka pasur probleme me këtë të drejtë, sepse dikush gjithmonë është munduar të dominojë ose të jetë më i privelegjuar se tjetri.Kjo nuk është ndonjë risi për ne, këtë e ka dëshmuar historia dhe të gjithë ne jemi dëshmitar të këtij realiteti të hidhur njerëzor.Të vritet, të masakrohet,të keqtrajtohet,të pengohet etj.,për arsye vetjake...!-kësaj i thonë çmenduri,barbari ose vepër e djallit.
Pejgamberi a.s. ka thënë:“Frikësohu prej All-llahut kudo që të jesh, nëse bën ndonjë vepër të keqe, pas saj, bëje një të mirë do t’a shlyesh atë, dhe ndaj njerëzve sillu me sjellje të mirë.”
Nëse e vështrojmë me kujdes, do të vërejmë se që nga njeriu i parë e deri me sot historia njerëzore është një aventurë e përgjithshme e miliona njerëzve. Pikat më të rëndësishme të tij kanë qenë ushqimi i trupit dhe i shpirtit.
Momentet më të rëndësishme në zhvillimin e njeriut kanë qenë: gjuetia, zbutja dhe ruajtja e kafshëve, punimi i tokës, ndërrimi i metaleve dhe zbulimi i të gjitha gjërave që ekzistojnë deri në ditët e sotme. Moment tjetër me rëndësi në zhvillimin e njeriut është kultivimi i mjeteve për komunikim: gjuha, alfabeti dhe shkrim-leximi. Zhvillohet filozofia, poezia, muzika, arti, etj. Fshatrat shndërrohen në qytete. Formohen strukturat shtetërore. Perandoritë i kanë ndihmuar civilizimet e popujve të ndryshëm që të lidhen dhe kështu jeta e pushtuesve, si dhe e të pushtuarëve rrënjësisisht ndryshon. Të gjitha racat-të bardhët, të verdhët dhe të zitë, të gjithë njerëzit, pleq e të rinj të cilët jetojnë në forma të ndryshme të qeverisjes i kontribojnë këtij stadiumi të zhvillimit njerëzor në të cilën gjendemi sot.Por, kjo nuk është e gjitha. Njeriu është bekuar me potencialin dhe aftësitë fizike dhe mëndore, me gjithçka që i duhet në botën e jetës. Në këtë mënyrë, Allahu ka bërë një marrëveshje të mrekullueshme. Ai nuk i ka shpërndarë këto dhunti në mënyrë të barabartë midis njerëzve. Një shpërndarje e njëllojtë do t’i kishte bërë njerëzit krejtësisht të pavarur nga njëri tjetri dhe do të kishte shmangur nevojën e kujdesit dhe bashkëpunimit reciprok. Edhe pse njerëzimi ka gjithçka që i nevojitet, cilësitë dhe aftësitë janë shpërndarë mes njerëzve në mënyrë jo të barabartë. Kështu një njeri mund të dallohet për fuqinë fizike dhe aftësitë atletike, ndërsa një tjetër për aftësitë mëndore. Disa kanë lindur të talentuar në arte, letersi, filozofi, ndërsa të tjerët me aftësi ushtarake, mprehtësi, aftësi vezhguese dhe kërkuese shkencore. Këto talente të veçanta e dallojnë njeriun, i japin atij mundësinë për të kapur koncepte komplekse që i mungojnë aftësive. Intuita dhe talenti janë dhurata të Allahut. Ato shfaqën natyrshëm tek ata individë që janë bërë të tillë nga Allahu.Nëse do të mëndohemi mirë, në këtë fakt, do të shohim se talentet janë shpërndarë midis njerëzve në mënyrë të mrekullueshme. Aftësitë thelbësore për zhvillimin e kulturës njerëzore u janë dhënë shumicës së qënjeve njerëzore, ndërsa talentet e jashtëzakonshme, që kërkohen më pak, u janë dhënë vetëm pak njerëzve.Numri i punëtorëve, bujqëve, artizanatëve dhe ushtarëve është i madh, ndërsa ai i shkencëtarëve, burrave të shtetit, intelektualëve dhe gjeneralëve relativisht është më i vogël. Rregulli i përgjithshëm është: Sa më e madhe aftësia dhe gjenialiteti, aq më i vogël numri i atyre që i zotërojnë ato, ndërsa supergjenitë, të cilët lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë njerëzore janë shumë më të paktë dhe larg njëri-tjetrit në kohë.
Fëmijët, mësojnë në shkolla të ndryshme se sinqeriteti, ndershmëria dhe kujdesi për shpëtimin e shpirtit duhet të jenë parimet udhëheqëse të jetës, në një kohë “jeta” na mëson se, ndjekja e këtyre parimeve i bën njerëzit, në rastin më të mirë, ëndërrues, që e humbasin ndjenjën e realitetit.
Burime të shumta informacioni theksojnë se mënyra jonë e jetësës na bën të lumtur. Por, sa njerëz, janë në fakt, të lumtur në kohën tonë?
Ne besojmë se jemi të lumtur, ne i këshillojmë fëmijët tanë se gjendemi në shkallën më të lartë të zhvilimit nga çdo brez tjetër përpara nesh se, në fund të fundit, asnjë dëshirë e jotja nuk mbetet e parealizuar dhe se nuk ka asgjë të paarritshme për ne. Realiteti që na rrethon e përforcon këtë bindje, të zhytur thellë në kokat tona.
Por, e dëgjojnë fëmijët tanë zërin i cili ju thotë atyre se ku, ku duhet të shkojnë më tej dhe përse jetojnë? Ata, si dhe të gjithë njerëzit, e ndjejnë se jeta duhet të ketë një farë kuptimi, por nëse është ky kuptim? A munden ata vallë ta gjejnë në kontraditat, në hipokrizinë, në nështrimin cinik dhe në servilizmin, me të cilat u duhet të ndeshen në çdo hap.? Ata plotë pasion dëshirojnë lumturinë, të vërtetën, drejtësinë, dashurinë, objektin e adhurimit. A mundemi ne vallë t’ua plotësojmë dëshirat?
Të jetosh është vështirë, sepse jeta është problem i madh që mundohesh ta zgjidhësh, por për këtë nuk mjafton sikur edhe të ngrihej në katror. Rruga e saj është plot kthesa… kalim prej fatlumturisë në pikëllim, prej shpresës në dëshpërim. Kjo është edhe si lumë me rrjedhë veprimesh e kundërveprimesh, e përmbushur përplot kundërthënie
Jeta është ngarkim-shkarkim, pritje-përcjellje, hyrje-dalje, ardhje-vajtje… është marshim përmes errësirës së vdekjes… është një ortek tragjiko-komik.
Rusoi ka thënë: “Të jetosh, nuk do të thotë të marrësh frymë, por të punosh.”
Arsyeja, dhuratë(aftësi) e lumtur e njeriut, është gjithashtu mallkim i tij. Ajo e detyron atë, përjetësisht, të zgjidh detyrën e dihotomisë së pazgjithshme. Ekzistenca njerëzore dallohet në këtë drejtim nga ekzistenca e të gjithave organizmave të tjera: ajo gjendet në gjendjen e paqëndrueshmërisë së vazhdueshme dhe të pashmangshme. Njeriu është qenia e vetme, e cila mund të jetë e mërzitur, e cila mund të jetë pa qejf, që mund të ndjejë veten të dëbuar nga parajsa. Njeriu është krijesa e vetme, për të cilin ekzistenca e vet është problem, për të cilin ai duhet ta zgjithë dhe prej të cilit nuk ka ku të ikë.
Lindja e arsyes krijon dihotominë brenda njeriut dhe ajo e detyron atë përjetësisht të synojë gjithnjë e më shumë drejt zgjidhjeve të reja.
Secili prej nesh ka në kokën e vet një grumbull idesh për vetveten dhe botën. Këto ide vijnë nga çdo vend. Kjo ka rëndësi shumë të madhe. Nëse mendja jonë do të udhtojë përmes teritoreve të ndryshme të mendimit, kjo do të jetë për ne burim interesi dhe sfide. Ne vazhdojmë të bëjmë pyetje për çëshje themelore si jeta dhe kuptimi i saj, realiteti dhe Zoti. Në botën e sotme ne kemi nevojë të jemi të aftë, të mendojmë dhe të vendosim se si duhet të jetojmë jetën tonë.
Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm për të mos i kaluar kufinjtë, sepse rëndë është të jetohet me emocione që ndjellin përjetime jo të shëndosha. Ne nuk mund të jetojmë si dëshirojmë, por si mundemi - mënyra se si jetohet do të qëndrojë shumë larg nga ajo se si do të duhej të jetohej. Njerëzit janë qenie shoqërore që kanë nevojë të jenë së bashku. E dimë se çdo njëri është përsonalitet në vete dhe i ka veçoritë e veta edhe pse këto veçori nuk janë absolute që të mos mund të krahasohemi me të tjerët.
Fjala e urtë popullore thotë: „ Të njohësh të tjerët është mençuri. Të njohësh veten është urtësia më e madhe. Tua imponohesh të tjerëve është forcë. Tia imponosh vetes është forca më e madhe.“
Kryesorja ta mbrojmë emrin e bukur që e kemi – njeri, sepse disa janë vetëm duke e mbajtur. Të dijmë ta ruajmë vlerën që e meritojmë. Platoni thoshte se “shpirtërat tanë para se të hynin në trupin tonë, kanë jetuar në botën e idesë, por mbasi kanë hyrë në trup, e kanë harruar krejtësisht atë botë”. Ashtu edhe sot ndodh që “shpirti i botës ta drejtojë
më lehtë botën sesa shpirti ynë – trupin tonë” – (Diksoni). Një gjë duhet ta kemi të qartë. Ligjet shtetërore përpilohen nga njerëzit.
Prandaj, “asgjë nuk e lind më shumë dyshimin se kur dimë pak për një gjë” – (Francis Bekoni). Kurse “dituria e cekët, njeriun e largon nga besimi, ndërsa dituria e thellë e kthen në besim” – (Dekarti). Koha nuk pret, ajo i shkel ata që nuk dijnë ta çmojnë vlerën e saj. Kalojnë çastet, orët, ditët, muajt, vitet, dekadat… Dhe më në fund gjithçka zhduket sa hap e mbyll sytë.
Në fillim dëshiroj të ta përkujtoj Zhorzh Sandën, i cili me një rast iu drejtua me shkrim Balzakut: “Ju e paraqitni njeriun ashtu siç duket ai para syve tuaj, kurse unë në vetvete ndiej nevojë ta pikturoj ashtu siç do të kisha dashur ta shoh.”
Përpjekjet e njeriut sot, i ngjajnë të verbërit i cili kërkon gjilpërë nëpër kashtë. E i verbëri në të njëjtën gropë bie shumë herë. Tash, ajo që ngjall ndjenjë neverie, në jetën reale ofron kënaqësi. Arroganca, dinakëria, dhuna dhe korrupsioni, janë bërë fetish për njeriun. Ideal kryesor është bërë interesi, ndërsa dashuria ndërnjerëzore është zëvendësuar me urrejtje të pakuptimtë. Njeriu është shndërruar në vjedhës, ndonëse rri syçel, nuk e sheh dot ardhmërinë e tij të dyshimtë.
“Duket se njeriun nuk e shkatërrojnë vështirësitë; ajo që e shkatërron njeriun është padituria” – M. Gorki.
Gete me arsye të qartë sugjeron: “Mos mendo se sheh, vetëm pse i ke sytë çelur!” …). Një poet (Ebu I-ea-la El-Me Arri) shkruante: “Çka të tregon pasqyra e syrit – kjo është e vërteta; kurse ti sillja vetes edhe një pasqyrë – të të kuptuarit”.
Mohimi është vetëm “arsyetim” i dobësisë mendore dhe paraqitet si anomali psikike e llojit të vet. Vuajnë tri kategori njerëzish: a) ata që nuk e kuptojnë vetveten; b) ata që nuk i kuptojnë të tjerët ose gjërat që i rrethojnë; c) nuk kuptojnë asgjë – as veten, as të tjerët dhe as gjërat rreth tyre.
Kultura jonë na mëson vazhdimisht të dyshojmë. Të mos besojmë. Të mos kemi siguri në diçka. Të kemi frikë nga çdo gjë.
Në “vendin e dashurisë” gjejmë se mashtrimi i vetvetes është sistem i gjithëpranueshëm: secili me vetëdije, ose pa të e mashtron vetveten, e nganjëherë edhe tjetrin. Dy të dashuruar bisedojnë mbi dashurinë dhe secili, veç e veç, dëshiron të afrojë dëshmi me nder të arsyes së pranueshme, që të arrijë në shtrat. Edhe dashnorit i duket se është çmendur pas dashurisë e ai, në të vërtetë, kërkon mjet që të ikë nga njëmendësia e hidhur.
Në mjediset e qytetëruara dashuria praktikohet si lloj i humbjes së kohës, ose si lloj shkathtësie ose përvoje, ose si aspekt i suksesit të përsonalitetit
Shumë njerëz mendojnë se ka një papajtueshmëri themelore midis dashurisë dhe jetës laike normale brenda shoqërisë sonë. Ata mendojnë se të flasësh sot për dashurinë do të thotë të marrësh pjesë në mashtrimin e përgjithshëm; ata pohojnë se vetëm një martir ose një i marrë mund të dashurojë në ditët e sotme, kështu që i gjithë diskutimi mbi dashurinë s’është asgjë tjetër vetëm se predikim.
Është e vërtetë që të gjithë jemi të vetmuar. Ky fakt është shkatërrues për shumë nga ne. Megjithatë mbetet si fakt. Hymë në këtë botë vetëm dhe pavarësisht nga njerëzit që na duan, do të vdesim vetëm. Ndërkohë do të na duhet të rritemi vetëm, do t’i marrim vetë vendimet që lidhen me ne dhe, që do të përcaktojnë zhvillimin dhe ndryshimin tonë vetë. Pothuajse të gjithë e ndjejnë një ndjenjë vetmie gjatë gjithë jetës.
Marëdhëniet nuk janë vend për shkarkimin e egoizmit, egocentrizmit, dëshprimit dhe inatit. Ne rritemi vetëm kur ndihemi përgjegjës për lumturinë tonë, e cila nuk lindë jashtë nesh. Paqja dhe lumturia e qëndrueshme vijnë nga brenda. Kur i kemi ato, njerëz dhe ngjarje shkojnë dhe vijnë por gëzimi mbetet me ne përgjithmonë. Po të mos ishte kështu, ato mund të bliheshin. Përkundrazi, paraja që na jep mundësinë të blejmë gjërat që na bëjnë të lumtur ose që i shtojnë mundësitë tona për të qenë të tillë, do të të thotë shumë , por jo gjithçka.
Midis tyre është ai që buron nga thënja Profetike: "Sa herë që shfaqet imoraliteti në mënyrë të hapur në një popull, tek ai popull do të bien epidemi dhe shumë sëmundje të tjera që nuk ekzistonin më parë." Prandaj duhet të ruhemi që të mos biem pre e politikës imorale të imponuar nga politikanët tanë të cilët veprojnë si klientela të huaja, përndryshe na presin epidemi dhe sëmundje të provuara dhe të pa provuara. "Njerzit pa besim të drejtë janë të shqetësuar dhe të tronditur shpirtërisht". Njerëz, qeveritar, politikan të tronditur e të çoroditur, kemi shumë sot. Ata janë përpjekur dhe përpiqën vazhdimisht dhe jo pa sukses që të çorodisin gjithë shoqërinë aktualisht.
Po të shikojmë jetën e njerëzve do të shohim, se shumica e njerëzve jeton në humbje. Shenja e humbjes së tyre është, se i gjen ata të shpërndarë në rrugë, të luhatshëm në thellësinë e shpirtit, të shqetësuar në shpitërat e tyre. Argument i tyre është logjika, supozimet dhe shpresa dhe kështu është jeta e shumë popujve të sotëm.
Shtetet e sotme jetojnë në mospajtime dhe grindje, gjithashtu dhe partitë, grupet organizatat dhe fiset e kërtyre shteteve.
Shkaku kryesor i grindjeve është mospajtimi i njerëzve në fillet dhe idetë. Meqë mendimi i çdonjërit qëndron në diturinë, moralin, kuptimin, përvojën dhe interesin e tij, me që të gjithë njerëzit ndryshojnë në të gjitha këto që u përmendën dhe nuk mund të gjesh dy që diturinë, sjelljet, kuptimet, përvojat dhe mirësitë t’i bëjë të barabarta dhe të njëjta, atëherë është e pamundur për njerëzit të bashkohen, vetëm nëse i bashkojnë mendimet e tyre.
Prandaj, logjikisht shtrohet pyetja: “Si të bashkohen njerëzit dhe si të gjendet zgjidhja e saj?”
Pasi që i gjithë njerëzimi jeton në injorancë, e vetmja zgjidhje është të dinë njerëzit se për ta ekziston një Krijues që në diturinë e vet ka përfshirë çdo gjë dhe të Cilit i takon përsosmëria më e madhe.
Derisa injoranca sundimin ua beson njerëzve dhe ashtu bën zotëra ndaj njëri-tjetrit, por jo në formën e vjetër primitive, por kinse në formën e së drejtës (jurisprudencës) e cila: krijoi vlerat, pastaj kushtetutat, ligjet, institucionet dhe pozicionet, e cila është jashtë kornizave të sistemit të All-llahut për jetën e njeriut, si dhe në formën e asaj që All-llahu nuk me ka lejuar. Kështu, nga ky sulm ndaj pushtetit të All-llahut, krijohet edhe sulmi ndaj robërve të Tij.
Në islam, respektohet dinjiteti dhe personaliteti i njeriut. Pejgamberi a.s. në haxhxhin Lamtumirës në mes të tjerave ka thënë:
“Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit dhe të dinjitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë për atë që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.”
O besimdrejtë ! Ta dini, ta mbani në mënd, dhe të jeni të bindur, se ka përfunduar koha e mosdijës dhe e traditave të këqia, të cilat aq fatkeqësi i kanë sjellë gjinis njerëzore. Unë ju kam treguar rrugën e shpëtimit që duhet ecur.
-O ju besimdrejtë ! O ju njerëz ! Frikkësohuni asaj dite e cila me siguri do të vijë, kur të gjithë do të vini para Allahut, i cili është i vetmi gjykatës Suprem, dhe ku ju pret drejtësia absolute.
-Kur të obligoheni që një borxh ta paguani me kohë dhe kur të bëni marrëveshje, të gjitha bëni me shkrim ,saktë dhe besnikërisht theksoni afatin e pagimit…
-O ju që do të vdisni ! Duani dhe dëgjoni Zotin. Krijuesin e tërë materjes dhe jomaterjes, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve zhvillohet gjinia njerëzore.
-Frikësoniu Allahut, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të cilit jemi të gjithë të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm të cilët për çdo rast jemi gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të me Allahun e Amshueshëm me Gjykatësin e Drejtë.
-Respektoni farefisin. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet të cilat ekzistojne ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmia e fiton Xhennetin nën këmbët e nënës së tij.
-Ruaniu prostitucionit, tradhëtisë bashkëshortore dhe xhelozisë. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërkaq xhelozia të çon nga përçarja në martesë.
-Martoni ato të cilat i doni, e kur vullneti i Zotit ju bashkon, atëherë respektoni dhe doni njëri – tjetrin, duajuni, në dashuri dhe harmoni.
-O bashkëshortë ! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri….
Shkruan:
NAPOLON ZEQIRI/Gjakovë 2004
mars.2004.islamgjakova.net

. Faqja e parë - Kthehu lartë - .Arkivi.