KTHIMI KAH VETJA


 

Ka thënë një i urtë: “ njerëzit e paorganizuar janë sikur zerot.” Edhe një miliard zero të rreshtohen njëra pas tjetrës, e kotë: asnjë vlerë nuk e kanë! Janë vetëm vija rrethore që nuk shprehin vlera. Por, kur ndodh që kolonave të këtyre vijave rrethore t’u dal përpara një numër, atëherë bëhet nami. Të gjitha zerot fitojnë vlerë.
Në rrugën drejt lumturisë ka shumë gryka të rrezikshme dhe kaqakë të cilët ta presin rrugën. Në të vërtetë çdo udhëtar i rrugës jetësore has në këto vështirësi. Këta armiq me gjithë qejf dëshirojnë t’i sulmojnë zemërdëlirët e papërvojë të cilët janë në prag të jetës. Kjo nuk do të thotë se ti nuk ke armë me të cilën do t’i luftosh dhe do t’i mposhtësh ata. Mjafton që të dish t’i përdorësh këto armë. Nëse dhe nuk di t’i përdoresh dhe nëse njëherë e humb betejën, vështirë do t’i kthehesh përsëri asaj.
Prandaj gjermanët thonë: “Më ndihmo, Zot, t’i dalloj punët që varen prej meje.”
Ndërsa John Millton thotë: “ Nuk i përket mendjes të ndryshojë sipas kohës dhe vendit. çdo mendje e tillë zë vendin që asaj i përket dhe si e tillë është në gjendje ta shndërrojë Ferrin në Parajsë,ose Parajsën në Ferr.”
Njeriu ka dy lloj kërkesash: materjale dhe shpirtërore. Nevojat materjale janë më të lehta për t’u kënaqur, megjithëse ai i kushton pjesën më të madhe të kohës- madje, mund të themi gjithë jetën- për t’i plotësuar ato. Njeriu ka nevojë për një sasi të vogël ushqimi (thuajse të gjithë hamë më tepër se sa kemi nevojë), për një streh nga moti i keq ( shtëpitë e mëdha ku banojmë, sigurisht që nuk janë të domosdoshme) dhe për veshje të cilat na mbajnë ngrohtë në stinën e ftohtë. Gjithçka tjetër është luks, me synim kënaqësinë dhe rehatinë, por i panevojshëm për mbijetesën.
Njeriu plotëson edhe një nevojë tjetër- nevojat shpirtërore , ndjesore. Edhe pse ato janë kërkesa më të pakta në kuptimin sasior, nuk janë më pak të rëndësishme, se ata fizikë dhe madje aspak më të thjeshta. Në qoftëse nuk kënaqen, mund të na shkaktojnë pasoja të rënda njëlloj si uria, si mungesa e një strehe dhe pamundësia për të shuar etjen.
Njëlloj si vuajtjet fizike, izolimi, dhunimi dhe ankthi, mungesa e vazhdueshme e plotësimit të nevojave emotive, mund të na qojnë në vdekje, apo me një shkallë më të lartë, apo më të vogël të quajtur “jetë e vdekur”, si dhe të na shfaqen psikoza dhe neuroza.
E megjithëse është i ndërgjegjshëm për këto të vërteta, njeriu vazhdon t’i kushtojë një pjesë shumë më të vogël të kohës së tij veprimtarive për të kënaqur kërkesat e tij emotive, apo të ndihmojë të tjerët në plotësimin e këtyre nevojave.
Njeriu ka nevojë ta shohin, dëgjojnë, vlerësojnë, ta përkëdhelin dhe ta kënaqin seksualisht. Të tilla janë kërkesat e tij bazë psikologjike.
Në qoftëse ua shtrojmë njerëzve një pyetje të thjeshtë, t’u thuash: “ A e do ti veten tënde?”- përgjigja do të ishte si për flakë të pushkës: “Po!” Nëse nuk e dua veten time, si mund t’i dua të tjerët, ose: nëse nuk e dua veten time, si mund të më duan të tjerët?
Mirë. Por, në qoftë se kësaj ia shtojmë një pjesëz të vogël dhe u themi njerëzve: a di ta duash veten tënde? Këtu do të pushojmë pak, sepse arti i jetës gjendet në këtë pyetje të shkurtër: a di? Pra, a di ta duash veten tënde?
Mendja e krijon fatin, kanë thënë të urtët e lashtësisë. Por, mendja e ngarkuar me një stadium njerëzish, në oqeanin e madh të zhurmës, si të kthjellohet dhe të krijojë fatin?
Të gjitha librat hyjnorë kanë zbritur në majat e bjeshkëve. Pse, a thua, nuk zbritën në metropole, në sheshet e mëdha të qyteteve milionëshe? Në zhurmë?
Të gjithë njerëzit e mëdhenj të botës u ngjajnë majave të larta. Asnjë prej majave të larta të bjeshkëve të mëdha nuk kanë shumë shoqe. Janë të vetmuara. Majat e larta. Në vetmi. Larg shumësisë. Larg zhurmës.
Në zhurmë humb menquria. Në qetësi, në heshtje, në vetmi… hapet rruga për ecje të lirshme të menqurisë. Zhurma e shumësisë, edhe menqurinë më të pastër e shndërron si vetveten në: tymnajë, në mjegullnajë…pa shkëndijë drite!
Një njëri, thoshte: po shkoja te mësuesi. Fikall vetëm. Ecja lirshëm, me duar në xhepa dhe sa s’ia kisha filluar të fishkëlloja. Hyra në oborr të shtëpisë së mësuesit, kur dëgjova zërin e tij:
Hej, nuk mund të bisedoj me një stadium me njerëz përnjëherë!
U ndala. Pashë rreth vetes: isha fikall vetëm. Askush nuk ishte me mua. Thashë: qenka çmendur mësuesi. Prandaj, i bërtita:
Vetëm jam, vetëm!
E mësuesi, gjakftohtë si gjithnjë, ma ktheu:
Mos shiko jashtë shiko në brendinë tënde!
Ktheva shikimin në rrugën e tij të bukur, në brendinë time, kur çka të shohësh: nënë e babë, fëmijë e grua, shokë e miq, bashkëpunëtorë, tregtarë, politikanë, zejtarë, artistë, ata të vendlindjes… Kush? Një stadium i futbollit. Jo, nuk do ti zënte as gjysmën e tyre.
Buzëqesha: a s’të vjen gjynah, more shpirt prej vetvetes, të jetosh me gjithë këta njerëz në ty? Me gjithë këtë zhurmë, këto grindje, këto britma e protesta e çirrje të paartikuluara?
Ndalu. Ulu. Lirohu prej tyre. Dhe: prapë hesht! Dëgjoje qetësinë. Pulsimin e jetës. Lirohu prej shumësisë. Duaje veten tënde. Të qetë, të pastër!
Në qoftë se nuk dimë ta duam veten tonë, do të mësojmë! Askush nuk ka lindur i ditur.
Ai që di të mësojë për çdo ditë nga diçka të mirë, ai di të gëzohet! Ai di të jetojë. Ai di ta dojë veten e vet!
Për çdo ditë nga një diçka të re ta mësojmë. E viti i ka 365 ditë. Merrni me mend sa shumë mund të mësohet brenda një viti.
Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kuptojmë se të jetosh duke dashuruar është sfida më ambicioze e jetës sonë. Ajo kërkon më shumë forcë, ngrohtësi, mirëkuptim, ndjeshmëri, tolerancë, pranimin e çdo detyrimi tjetër dhe të çdo emocioni tjetër njerëzor, sepse dashuria dhe bota e sotme kanë vend për të dy forcat kontradiktore. Nga njëra anë, njeriu mund të jetë i shtyrë në përfundimin se vetëm me cilësinë e tij të dobësisë është vërtetë në gjendje të dhurojë dhe të marrë atë që i dhurohet. Nga ana tjetër, nuk mohon që duke pasur dobësi në jetën e tij të përditshme, rezikon shpesh të nëpërkëmbet dhe mposhtet, duke i lejuar të tjerët të njerrin përfitime nga dobësia e tij. Kështu bindet se, në qoftëse mban në shërbim një pjesë të vetes për ti dal zot dobësive të tij, do të marr gjithnjë në shkëmbim vetëm dashurinë jo të plotë që ai tregon se është në gjendje të dhurojë.
Për rrjedhojë, e vetmja kartë që ka për të luajtur për të arritur të bëhet i plotë dhe strumbullar i dashurisë qëndron në atë që të japim gjithçka që kemi. Nga ana tjetër nuk vonojmë të zbulojmë, se me të dhuruar gjithçka që kemi, shpesh marrim pak ose asgjë si shkëmbim
Është e vërtetë që të gjithë jemi të vetmuar. Ky fakt është shkatërrues për shumë nga ne. Megjithatë ngelet si fakt. Hymë në këtë botë vetëm dhe pamvarësisht nga njerëzit që na duan, do të vdesim vetëm. Ndërkohë do të na duhet të rritemi vetëm, do t’i marrim vetë vendimet që lidhen me ne dhe që do të përcaktojnë zhvillimin dhe ndryshimin tonë vetë. Pothuajse të gjithë e ndiejnë një ndiejnë vetmie gjatë gjithë jetës.
Dashuria dhe jeta e marwdhënies ndihmojnë për ta bërë vetëdijën për vetminë më të durueshme. Krahët e një nëne që mbajnë të porsalindurin e zbusin goditjen e traumës së lindjes, poashtu edhe dora e ngrohtë, e cila më vonë në jetë takon dorën tonë duke na dhënë guximin e nevojshëm për të përballuar dhimbjen. Përmes zbulimit në rritje të vetvetes dhe punës për të tjerët ne do të lehtësojmë veçimin tonë.
Që të i rrish pranë dashurisë duhet të kesh besim. Por, nëse e tregon hapur këtë besim tëndin, shoqëria nuk mungon të tallet dhe të të marrë për një torollak. Në qoftëse ke shpresë te dashuria dhe e di se vetëm me forcën e kësaj shprese është e mundur ta bësh realitet ëndërrën e njerëzimit, shoqëria e përqesh, duke e quajtur si një ëndërrimtar të idealizmave absurde. Nëse më në fund nuk kërkon në mënyrë të etur dashurinë, dyshojnë se mos je ipotent ose pak sa i metë.
Njeriu duhet të ketë besim në veten e tij, duke qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e një uni, të një thelbi të përsonalitetit tonë, i cili është i pandryshueshëm dhe vazhdon gjatë gjithë jetës, pa marrë parasysh rrethanat e ndryshme e pa përfillur ndryshimet e caktuara në opinione dhe ndjenja. Ky thelb është realiteti prapa fjalës “Unë”, mbi të cilin bazohet bindja mbi indetitetin tonë. Nëse nuk kemi besim në qëndrueshmërinë e vetes sonë, ndjenja e identitetit rrezikohet dhe bëhemi të varur nga njerëzit e tjerë, miratimi i të cilëve atëherë bëhet baza për ndjenjën e identifikimit tonë. Vetwm individi që ka besim tek vetja mund të jetë i besueshëm për të tjerët, sepse vetëm ai mund të jetë i sigurt se do të jetë i njëjti në të ardhmen si është sot dhe prandaj ai do të ndjejë dhe do të veprojë siç parashikon tani.
Kthimi kah vetja kërkon që të ngrihen çështje të tilla:
“a ka kontradiktë bazë midis dashurisë për veten dhe dashurisë për të tjerët? A është dashuria për veten i njëjti fenomen si egoizmi, apo ata janë të kundërtë?
Kemi thënë se dashuria e vërtetë është një shprehje e produktivitetit dhe do të thotë kujdes, respekt, përgjegjësi dhe njohuri. Ajo nuk është një “ndikim” në kuptimin e të qenit i ndikueshëm nga ndikush, por një vuajtje aktive për rritjen dhe dashurinë e personit të dashur, e rrënjosur në aftësinë e individit për të dashuruar.
Të dashurosh dikë është aktualizim dhe koncentrim i fuqisë për të dashuruar. Dashuria për njeriun nuk është, siç supozohet shpesh, një abstraksion që vjen pas dashurisë për një person specifik, por është premise e saj, megjithëse ajo kërkohet gjenetikisht në individët e dashuruar të veqantë.
Nga kjo rrjedh që vetja ime duhet të jetë po aq një objekt i dashurisë sime sa edhe një person tjetër.
Marrë si e vërtetë dashuria për veten dhe për të tjerët në parim është lidhëse, atëherë si e shpjegojmë egoizmin?
Egoisti interesohet vetëm për veten, dëshiron gjithçka për vete, nuk ndien kënaqësi në dhënie, por vetëm në marrje. Bota e jashtme vështrohet vetwm nga pikëpamja se çfarë ai mund të nxjerr prej saj; ai s’ka interes për nevojat e të tjerëve dhe i mungon respekti për dinjitetin dhe integritetin e tyre. Ai s’mund të shoh asgjë përveq vetes; ai gjykon çdo gjë dhe gjithçka nga dobia e saj për të; ai është në thelb i paaftë për të dashuruar. Egoizmi dhe dashuria për veten, duke mos qenë identike, janë në të vërtetë të kundërta. Egoisti nuk e don vetveten shumë, por shumë pak; në fakt ai e urren vetveten. Kjo mungesë e dëshirës dhe e kujdesit për vetveten, që është vetëm një shprehje e mungesës së produktivitetit të tij, e lë atë të zbrazët dhe të brengosur. Ai domosdo është i palumtur dhe i shqetësuar në mënyrë të ankthshme për të rrëmbyer kënaqësitë që ai vetë i pengon. Ai ngjan sikur kujdeset shumë për veten, por në fakt bën një përpjekje të pasukseshme për të kompensuar dështimin e tij, në përkujdesjen për veten.
Si përfundim, ne mund të pranojmë përgjegjësinë e suksesit tonë apo të dështimit, duke u ngritur mbi vetminë dhe duke u bashkuar me dashuri. Nuk mund të besojmë tek instikti apo të mbështetemi mbi pasionin e madh. Ne duhet të kuptojmë më mirë se cilët jemi, cili është tjetri dhe cilat janë zhvillimet e nevojshme për të na mbajtur bashkë.
Jeta jonë është një skemë e ndërlikuar me marëdhënie me të cilat motivimet tona, bindjet tona, nevojat tona dhe ëndërrat tona janë të lidhura në mënyrë të pazgjithshme njëra me tjetrën. Në një pjesë të madhe, ne mund të njohim dhe përcaktojmë veten tonë si njerëz, përveq shqiptimit të skemave tona të marëdhënieve. Në marëdhëniet fillestare me prindërit dhe me vëllezërit nuk kishin rrugëdalje. Vareshin nga ata sepse, si qënie kishin nevojë për një periudhë varësie me të gjatë në krahasim me atë të të gjitha krijesave të tjera. Por është gjithashtu e vërtetë që, me njerëzit ne jemi ndër kafshët që kanë një jetëgjatësi mesatare me të madhe. Prandaj, me kalimin e kohës, duhet t’u përshtatemi llojeve të ndryshme të marëdhënieve për të përmbushur nevojat e reja të ndërlikuara fizike, shoqërore, emocionale, të ushqimit, shoqërisë, erotizmit, sigurisë, gjendjes dhe rritjes.
Kështu, për ta pritur një tjetër në jetën tonë me dashuri, duhet të jemi gati të heqim dorë nga disa veqori shkatërruese. Për shembull:
Nevoja për të pasur gjithmonë të drejtë.
Nevoja për të qenë gjithmonë i pari.
Nevoja për të ruajtur kontrollin në të gjitha rrethanat.
Nevoja për të qenë i përkryer.
Nevoja për të qenë i dashur nga të gjithë.
Nevoja për mbizotërim.
Nevoja për të qenë i lirë nga konfliktet dhe zhgënjimet.
Nevoja për t’i ndryshuar të tjerët që të plotësojnë kërkesat tona.
Nevoja për t’i përpunuar të tjerët.
Nevoja për t’ia lënë fajin dikujt.
Nevoja për të sunduar.
Dhe në fund, fuqia që të jesh vetëm është kusht që të krijohet marëdhënia e vërtetë mesnjerëzore. Zemra nuk është narkoman dhe nuk vuan nga varësia. Zemra është dashuri nga liria, e jo frikë emocionale e shpallur për të bukurë. “Të jesh” është parakusht për “të duash”. Ta braktisësh veten për shkak të dikujt i cili nuk e ka veten, është e njëjtë sikur të zbritësh nga kali e me krenari t’i hipësh breshkës.
Andaj o njeri, bëhu ai që je, i tillë çfarë të ka krijuar Krijuesi- të lirë e të lartësuar prej të gjitha krijesave tjera. Mos lejo që ta japësh qetësinë tënde të brendshme për asgjë në këtë botë. Me çdo kusht ruaje qetësinë tënde të brendshme. Pajtohu me vetveten tënde, me qenien tënde të brendshme, e me ty do të pajtohen qielli e toka.
Ngase, ne të gjithë mund të jemi të mirë e të lumtur, nëse i afrohemi e bashkohemi me burimin e jetës- me Zotin dhe atë, me tërë zemrën tonë. Ai (Krijuesi) do t’na jep forcë që të duam veten dhe të afërmit tonë. Pa e njohur veten, as Zotin nuk do të mund ta njohim, e pa Zotin nuk mundemi ta duam veten. Të shumtë janë ata të cilët bien në dëshprim dhe e shajnë jetën e vet, jetojnë në ngatërresa me veten dhe me rrethin e madje i marrim edhe jetën vetes, ngase pa Zotin nuk mund ta duam as veten e lëre më të afërmit apo të panjohurit. Me Të, mundemi të gjitha, ngase Ai është fuqia dhe jeta jonë. Zemrën tonë duhet që dikuj t’ia dhurojmë. Por nëse atë i’a dhurojmë dikujt në tokë- të gjithë mund të na lëndojnë. Ne të gjithë e kërkojmë dashurinë e pakufishme e të qëndrueshme por, a thua kush mund të na jap dashui. Familja, bashkëshortja, fëmijët mund të na lënë dhe të na urrejnë një ditë. Pse ndodhë kjo? Ngase të gjithë jemi të kufizuar në kohë dhe hapsirë dhe jemi qenie relative në botën relative. Vetëm Zoti është i Përhershëm dhe i Pandryshueshëm. Ai është burim i jetës e i dashurisë dhe dashuria është dhunti e Tij në zemrat tona, me të cilën dashuri duhet të duhemi e t’i afrohemi njëri-tjetrit në emër të krijuesit të saj.


Shkruan:
NAPOLON ZEQIRI/Gjakovë 2004

 

maj.2004.islamgjakova.net

       

         

. Faqja e parë   -   Kthehu lartë   -  .Arkivi.