MBI DASHURINË NDAJ ALL-LLAHUT

 

 

 

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin)”.
(Maide, 54)

Pejgamberi s.a.v.s. thotë:
“Asnjëri prej jush nuk ka arritur besimin e plotë përderisa All-llahu dhe i dërguari i Tij nuk janë më të dashur për të se çdo gjë tjetër”.
“Duani All-llahun për atë që ju furnizon nga begatitë, ndërsa mua për shkak të dashurisë ndaj All-llahut”.
Haz. Ebu Bekër es Siddik kathënë: “Kush e ka shijuar dashurinë e sinqert ndaj All-llahut, ajo e ndalon nga dunjaja dhe nga gjithë njerëzit.
Hasan el Basriu ka thënë: “Kush e ka njohur All-llahun e ka dashur, ndërsa kush e ka njohur dunjanë, All-llahu e ka lënë anash”.
Dije se shumica e mutekl-liminëve e kanë mohuar dashurinë ndaj All-llahut duke thënë: “Kjo nuk ka rëndësi nëse i përmbahesh obligimeve dhe urdhërave të përcaktuara nga Ai. Ky grup nuk është në gjendje me hy në brendinë e gjërave.
Dije se shpirti ndien kënaqësi sipas gjendjes që ka. Nëse kjo ndjenjë në shpirtë është mjaft e shprehur quhet ashk (dashuri hyjnore).
Pas çdo kënaqësie rrjedhë dituria, e kjo është dy lloje: ejashtme dhe e brendshme.
E jashtme është ajo që shijohet me pesë shqisat. Syri kënaqet me bukuritë e jashtme, veshi për tonet e bukura, hunda me aromë të këndëshme, gjuha me shije të mira, trupi me rroba të bukura, e të gjitha këto i done nefsi (egoja) impulsive.
Sa i perket njohjes së brendshme është diçka speciale që gjendet në zemër, ndonjëherë quhet dritë, e disa e quajnë shqisë e gjashtë. Por ty të mundojnë termet!
Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:
“Nga dunjallëku i juaj më kan qenë të dashura tri gjëra: aroma (misku), gratë, ndërsa gëzimi i syve të mi ka qenë namazi”.
Dy të parat preken dhe shihen e janë të dashura për shqisat, ndërsa namazi i takon shqisës së gjashtë-zemrës, dhe nuk mund ta kuptojë ai që nuk ka zemër, ndërsa sipas Kur’anit Zoti ndërhynë në mes njeriut dhe zemrës së tij.
Kush kufizohet në pesë shqisa, ai është kafshë, sepse njeriu dallon nga kafsha me njohuri të brendshme.
Kënaqësia e syrit është me shikimin e gjërave të jashtme, ndërsa syri i brendshëm kënaqet me imazhet e brendshme.
Mund të pyetësh “Çfarë janë shikimet e brendshme? Këto janë që ti të ndiesh dashurinë ndaj pejgamberëve, dijetarëve, sahabeve me sinqeritetin e Ebu Bekrit, aftësitë politike të Omerit, xhymërtinë e Othmanit dhe trimëria e Aliut r.a. dhe në zemër të përjetosh tronditje dhe anim kah ata.
Të mendosh për pastërtinë e tyre shpirtërore, morale-që janë bukuri të brendshme. Pra këto cilësi kanë qenë më të theksuara te ata.
Pejgamberi s.a.v.s.
Tani shikimin tënd drejto nga Ai i cili e krijoi dhe e zgjodhi si të Dërguar të vetin.
Nëse e don Pejgamberin, duaje se ai është i dashur i All-llahut, nëse i don sahabët, duaji se ata janë të dashurit e Pejgamberit.
Nëse e don ushqimin, duaje si mjet që të afron te All-llahu.
Nëse i do lulet-imazhet e bukura-duaji si argument i bukurisë së Tij.
Krijesaa më e dobishme për ne është Pejgamberi s.a.v.s., dhe falënderimi i takon All-llahut xh.sh që e krijoi si Pejgamber siç thotë:

“Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin”.
(Xhuma, 2)

Pejgamberi ka qenë rob i cili e kumtoi shpalljen.
Me kujdes studio suren Nasr:

“Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi). Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma- turma në fenë e All-llahut”.

(Nasr, 1-2)

D.m.th. këtu All-llahu e lëshoi Pejgamberin në nivelin e shikuesit-duke thënë: “Kur i sheh robët e All-llahut (O Muhammed) duke hyrë në fenë e Tij, thuaj: “Falënderoni All-llahun e jo mua.
Kështu pra shohim që dy gjëra udhëzojnë te dashuria- I –mirësia II-bukuria………e Lartëmadhërisë, me fisnikëri, me Fisnikëri apsolute, Mençuri, Urtësi, Fuçi dhe Pastërti – pa të meta.
Nuk ka mirësi të vërtetë përveç mirësisë së Tij, dhe nuk ka Bukuri me kuptim të plotë përveç Tij.
Me gjitha bukuritë e dunjas që shihen e njihen dhe ndihen, janë vetëm prodhimi i Fuqisë së Tij.
Së pari është krijuar instikti (nevoja) për ushqim, pastaj për sens, pastaj për pozitë, dhe së fundi për njohje.
Fëmiu nuk kupton – instikt për epsh edhe e mohon, dhe çuditën për mosmarrëveshjet e bashkëshortëve, gjithashtu a ii cili është i preokupuar me pozitë mohon bukurinë e njohjes, sikurse i sëmuri i cili nuk ka dëshirë për ushqim.
Për këtë All-llahu thotë:

“Ata janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen”.
(Nahl, 21)

Dëshira për takimin me All-llahun, e rritë njohjen dhe dashurinë ndaj Tij. Njohja është ushqim i shpirtit.
Lotët janë argument i dashurisë së flakët ndaj All-llahut.

El-Hatib shënon transmetimin vijues të cilin nga Muhammedi a.s. e përcjellë El-Bera:
“Ka thënë All-llahu i Madhërishëm: “Robin tim e kam besatuar me katër cilësi:
- Dominimi i dashurisë mbi personin, sepse mos të ishte kjo, mbretërit do ta mbiçmonin si mbiçmohet ari dhe argjendi.
- Për trup e kam lidhur (procesin) e kalbjes, sepse po të mos ishte kjo, asnjëherë miku nuk da ta varroste mikun.
- Dominimin e disponimit mbi mërzitjen sepse mos të ishte kjo do të zhdukeshin pasardhësit.
- Kam përcaktuar çdo gjëje fundin, pork am dhënë shpresën, sepse mos të ishte kjo, kjo botë (dunjaja) do të zhdukej dhe askush nuk do të vdiste nga pleqëria”.
Duke analizuar hadithin e cituar, automatikisht do të koncentrohemo në katër gjëra të cilat e ngacmojnë intelektin-vetëdijen: dashuria, miqësia, optimizmi dhe shpresa.

1. Dashuria - Për të ka definime të panumërta. Disa e lavdërojnë, disa e mallkojnë, disa frikësohen nga ajo , e disa pa kusht i dorëzohen asaj.
Ekzistenca e njeriut është realitet për bërjen e adhurimit ndaj All-llahut xh.sh.

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”.
(Edh Dharijat, 56)

Andaj tërë dashurinë duhet drejtuar Nga All-llahu i Dashur, sepse Ai është krijues i çdo gjëje (El-Halik) dhe Ai vendosë kush prej krijesave do të na kthejë dashurinë (Kâdi Hâxhât). Ai na shërben si refleks i ndjenjave, andaj nëse e drejtojmë dashurnë kah Ai, andaj Ai do të na kthejë dashurinë të reflektuar nëpër krijesa siç thotë hadithi:
“All-llahu i Madhëruar nëse e do një rob, e fton Xhibrilin dhe i thotë: “Unë vërtet e dua fi¬lanin, andaj duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj do të thërrasë në qiell dhe do të thotë: “Vërtet, All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju - dhe do ta duan banorët e qie¬llit dhe pastaj i sigurohet atij pranim në Tokë. Kurse nëse e urren një rob, e fton Xhibrilin dhe i thotë: “Unë, vërtet e urrej filanin, ndaj urreje edhe ti. Dhe Xhibrili e urren, pastaj thërret në banorët e qiellit: “Vërtet, All-llahu e urren fi¬lanin, andaj urrejeni edhe ju. Pastaj atij i përgatitet urrejtje edhe në Tokë”.


2. Miqësia - Pa dyshim njëra prej reflekseve më të fuqishme të dashurisë së All-llahut ndaj njeriut është ekzistimi (lidhja) i miqësisë në mes njerëzve.
Duke kultivuar miqësinë, secili njeri i afrohet All-llahut të Dashur. Me dasht dikend si mik d.m.th. me dashur atë që është hyjnore (er -Ruh) te tjetri.
Duke u lidhur me dashuri miqësuese me mikun, duke e nderuar, duke respektuar lirinë e tij, ne faktikisht i bindemi dëshirës së All-llahut. Vetëm dashuria miqësore për hir të All-llahut mund të arrijë atë shkallë sa që e kemi vështirë të ndahemi nga shoku me të cilin nuk jemi të lidhur as me gjak, as me qumësht, as me familje.

3. Disponimi - Njeriu i disponuar është zbukurim i kësaj bote. Siç thotë Muhammedi a.s. në një hadith:
“Buzëqeshja në fytyrën e besimtarit llogaritet si lëmoshë (sadak)”
Në çdo gjë duhet kërkuar bukuri: Kështu njëherë, një grup i sahabëve duke kaluar pranë një coftine filluan të ankohen në kundërmimin e saj, ndërsa Muhammedi a.s. tha: “Pa shihni sa dhëmbë të bardhë dhe të bukur paska pasur”
Duhet të luftojmë që gjithmonë dhe në çdo send të shohim më të bukurën.
Muhammedi a.s. është i qartë kur thotë:
“Nuk është prej nesh ai (ajo) i cili në një shenjë e shpjegon si fatkeqësi e cila është duke u përgatitur.”

4. Shpresa - Nuk ka njeri që nuk gabon. Nuk ka njeri i cili së paku njëherë tjetrit nuk i ka bërë padrejtësi. Nganjëherë dikend e lëndojmë pa dashje. Siç ka thënë Muhammedi a.s. :
“Shembulli i besimtarit të sinqertë është si shembull i njeriut që kalon kah bjeshka duke u frikësuar që bjeshka mos të bie mbi te, me ç’rast bjeshka paraqet gabimët e njeriut”.
Por, Muhammedi a.s. thekson se ekziston shpresa (er Rixha) që i nevoitet njeriut në shpirtin e tij dhe të cilin duhet kultivuar.
“Në zemrën ku takohen frika dhe shpresa, All-llahu atij besimtari do ti jep atë që shpreson, dhe do ta ruaj nga që frikësohet”

 

 


Përgatiti: Dr. Ali Iljazi

 

 

mars.2004.islamgjakova.net

       

         

. Faqja e parë   -   Kthehu lartë   -  .Arkivi.