

MENDONI!
“Ai që s’di asgjë, nuk dashuron asgjë; Ai që s’mund të bëjë asgjë, nuk kupton asgjë. Ai që nuk kupton asgjë është i pavlefshëm. Por ai që kupton, ai edhe dashuron, edhe vrojton, edhe shikon...Sa më shumë njohje të jetë grumbulluar per një gjë, aq më e madhe do të jetë dashuria...Kushdo që imagjinon se të gjitha frutat piqen në të njëjtën kohë me luleshtrydhat nuk di asgjë për vreshtat.”
Kemi shumë gjëra në mendjen tonë për të cilat mendojmë se në të vërtetë i’a dimë domethënien dhe kuptimin e tyre të vërtetë. Flasim , veprojmë dhe sillemi me to, thuajse jemi të specializuar edhe pse në të vërtetë nuk mund të bëjmë dallimin e drejtë të gjërave të cilat mendojmë se i dimë dhe i kuptojmë.
Prandaj edhe shkencëtarët e logjikës e mbështesin idenë se nuk mund të jipet gjykim mbi diçka , pa pasur një njohje të mirë të saj, sepse e panjohura dhe e papërcaktuara nuk mund të gjykohet. Shkaqet e mendimeve të tilla janë të ndryshme. Një prej shkaqeve kryesore është mungesa e njohjes dhe e mendjeprehtësisë për të kuptuar qëllimin, shpirtin dhe thelbin e gjërave.
Njeriu është mrekullia më e madhe të cilin Zoti e ka krijuar. Në të njëjtën kohë pjesa më e rëndësishme e asaj që gjendet në gjithësi. Tek njeriu gjenden perandori të shumta të mundësive të tij. Siç është i paanshëm kosmosi, ashtu në njeriun janë të paanshme mundësitë për të bërë shumçka të dobishme në jetë; siq janë të panumërta trupat qiellorë, ashtu te njeriu janë të panumërta aftësitë e tij.
Prandaj, shtrohet pyetja athua “njeriu jeton përderisa imagjinon”. Kjo është një pyetje e cila njerëzve në përgjithësi ua topit kokën dhe mendjen, sepse të imagjinosh do të thotë të jesh brenda lëkures tënde përshkak të tmerrit që ndodh rreth e përqark. Pastaj, se duke u përqëndruar në vetveten të kalosh në mosinteresim, në plogështi.
Të imagjinosh do të thotë të lësh të ikin penjtë që i ke në dorë. Ndërsa ne jetojmë në një botë të atillë, në të cilin, nëse njëri skaj i perit të ikë, përnjëherë kalon në dorën e tjetrit. Prej atij momenti ti imagjinon, ndërsa tjetri jeton. Imagjinata paraqet një ambient artificial në kokën e njeriut që e formojnë dëshirat, aspiratat, malli dhe pandehjet.
Me këtë nuk desha të jem kundërshtues ndaj imagjinatës, por të mbroj një koncept tjetër që është i përafërt më të, ëndërrën.
Ëndërra është një dhunti, një drejtim që është nën dikimin e një force mbinjerëzore.Gjendjes së padukshme, që i rrethon sjelljet e dukshme i themi ëndërr.
Të imagjinuarit shprehet si turbullirë e brengave personale, kurse ëndërra është “një gjendje e kristaltë” e bazuar në burimet e besimit. Imagjinata të përbin ngadalë si ndonjë baltavinë. Nga ana tjetër ëndërra është qartësi dhe freski që i vjen qenies suaj, ajo të tërheq vërejtjen dhe të hap rrugën e përparimit.
Duke e ditur se njeriu e ka dhuntinë e arsyes; ai është qenie e gjallë, e vetëdijshme për vetven, ai është i ndërgjegjshëm për veten, për mikun e tij, për të kaluarën e tij dhe për mundësitë e së ardhmës së tij. Kjo ndërgjegje për veten si një etnitet i ndarë, vetëdija për periudhën e shkurtër të jetës së tij , për faktin se ka lindur pa dëshirën e tij dhe vdes kundër dëshirës së tij, që do të vdes para atyre që do, ose ata përëpara tij, ndërgjegjja e vetmisë dhe veçimit të tij, e pafuqisë përballë forcave të natyrës dhe shoqërisë, e gjithë kjo e bën çështjen e ndarjes dhe të veçimit të tij një burg të padurueshëm.
Njeriu i çfarëdo moshe dhe kulture qoftë-përballet me një pyetje të tillë: si ta kapërcejë veçimin, si ta gjejë bashkimin, si ta tejkalojë jetën e tij individuale dhe të gjejë njësimin? Pyetja është e njëjtë, por përgjigjja ndryshon: nga adhurimi i kafshëve, nga sakrifica njerëzore apo pushtimi ushtarak, nga dëshira për luks, nga mohimi asketik, nga puna e ankthshme, nga krijimi artistik, nga dashuria për njeriun dhe nga dashuria për Zotin.
Padyshim se njeriu jeton në begati madhështore dhe në dhunti trupore, por nuk e di; jeton i mërzitur, i brengosur, i përkulur, kurse pranë vetes ka bukën e ngrohtë, ujin e ftohtë, gjumin e ëmbël, shëndetin që lulëzon, mendon për të humburën e nuk mendon për atë që e posedon.
“ Ai që sheh me syrin e së mirës mendon mirë, dhe ai që mendon mirë arrin të gjejë kuptimin e kësaj jete dhe ta marrë kënaqësinë prej saj”Për të shikuar me syrin e së mirës duhet të largohemi nga ndjenjat negative vetjake. Sepse në shumicën e rasteve mendimet dhe veprimet tona nuk rrjedhin nga dashuria, por nga ndjenat negative. Ndjenjat e fajësisë, mllefit,urrejtjes, etj.”.
Përpara se të veprojmë duhet të jemi të vetëdijshëm për rritjen, për vdekjen, për bukurinë, njerëzit, pemët, lulet. Duhet të çlirojmë mendjen dhe duhet filluar të shikojmë dhe të ndjejmë.
Në çdo rast kur mendimet tona janë të orientura në kahje pozitive, kur në jetë e kultivojmë mendimin pozitiv, jo egoist, kurse sjelljet tona janë tolerante, të matura e të dashura për rrethin-kemi krijuar parajsën shpirtërore, në të cilën kemi nderin dhe kënaqësinë të jetojmë.
Dhe anasjelltas: në çdo rast kur mendimet tona janë të orientuara në kahje negative, qëndrimet ndaj jetës i kemi egoiste, kurse sjelljet intolerante dhe të pamatura, jeta jonë do të jetë një ferr i vërtetë, të cilin vetë ia krijojmë vetes dhe me të cilin jemi të detyruar të jetojmë.
Pra kush në shpirtin e vet kultivon dashurinë dhe mirëkuptimin ka ndërtuar parajsën shpirtërore, ku do të jetojë vet, por nga drita dhe dashuria e saj do të ndriçohen dhe do të ngrohen edhe të tjerët. Sepse bukuria është sikurse emri i saj, mirësia është sikurse përshkrimi i saj, bamirësia është sikurse shija e saj.
Kush në shpirtin e vet kultivon urrejtjen, kush në mendjen e tij pandërprerë perpunon mendimin negativ, nuk do të mund të shijojë lumturinë dhe me vullnetin e vet ka ndërtuar ferrin e vërtetë shpirtëror, të zjarrtë e të mundimshëm, në të cilin do të digjet vetë, por kur valët e atij ferri simetrikisht do të shpërndahen në të gjitha drejtimet.
Prandaj, duhet të dimë se dashuria është një veprimtari, jo një ndikim pasiv.Karakteri aktiv mund të përshkruhet me pohimin se dashuria në radhë të parë është marrëse, jo dhënëse. Dhënia nuk do të thotë “të lësh” diçka,të jesh i privuar nga diçka, të sakrifikosh. Personi, karakteri i të cilit nuk është zhvilluar përtej karakterit marrës, shfrytëzues apo rezervues të orientimit, provon aktin e dhënies në këtë mënyrë. Karakteri tregtar ka dëshirë të japë, por vetëm në shkëmbim të marrjes, dhënia pa marrje për të është të qënët i mashtruar.
Sfera më e rëndësishme e dhënies, sidoqoftë nuk është ajo materiale, mbasi ajo shtrihet në mbretërinë specifike njerëzore. Cfarë i jep një personi tjetër? Ai i jep prej vetes, prej jetës së tij gjërat më të shtrenjta që ka. Kjo s’do të thotë medeomos se ai sakrifikon jetën e tij për tjetrin-por ai i jep çka është e gjallë brenda tij, ai i jep nga gëzimi i tij, nga interesi i tij, kuptimi i tij, dituria e tij, humori dhe trishtimi i tij-nga të gjitha shfaqjet dhe shprehjet e asaj që gjallërojnë brenda tij. Duke dhënë në këtë mënyrë nga jeta e tij; ai pasuron individin tjetër; rrit ndjenjën e gjallërisë së tij me anë të rritjes së kuptimit të vet të gjallërisë. Ai nuk jep me qëllim që të marrë; dhënia në vetvete është një kënaqësi e përkryer.
Poashtu, karakteri aktiv i dashurisë, nënkupton gjithashtu edhe elementet e caktuara bazë, të cilat janë përbashkëta për të gjitha format e dashurisë. Këto janë përkujdesja, përgjegjësia, respekti dhe njohja.
Dashuria është interes aktiv për jetën dhe rritjen e asaj që dashurojmë. Kur mungon ky interes nuk ka dashuri. Përkujdesja është e dukshme në dashurinë e një nëne për fëmijën e saj. Por në një rast tjetër , nëse një grua do të më thoshte se ajo i donte lulet dhe ne do të shihnim se ajo harronte ti ujiste, nuk do të besonim në “dashurinë” e sajë për lulet.
Përkujdesja dhe interesi nënkuptojnë një aspekt tjetër të dashurisë ; atë të përgjegjësisë. Sot, me fjalën përgjegjësi shpesh nënkuptohet detyra, diçka e inponuar nga jashtë. Por përgjegjësia, në kuptimin e sajë të vërtetë, është një akt tërësisht vullnetarë, është përgjigjja ime për nevojat, te shprehura apo të pashprehura të një qenieje tjetër njerëzore. Të jesh përgjegjës do të thotë të jesh i aftë dhe i gatshëm të përgjigjesh. Përgjegjësia mund të përkeqesohet lehtë në dominim dhe zotërim nëse nuk do të ishte një komponentë i tretë i dashurisë, respekti. Respekti nuk është frikë dhe nderim nga frika ; ai, në përputhje me rrënjën e fjalës ( respicere – të shqyrtosh ) do të thotë aftësi për të parë një person siç është, për të qenë i vëtëdijshëm për individualitetin e tij të pashoq. Respekti pra , përjashton çdo llojë shfrytëzimi ; unë nuk dua qe përsoni të cilin dashuroj të rritet e të zhvillohet sipas dëshirave të tij, sipas mundësive që ka dhe jo për të më shërbyer mua. Nëse unë e dua këtë njeri, unë ndjehem një me të, por me të ashtu siç është ai, jo siç më pëlqen mua të jetë, si një objekt për ta përdorur. Është e qartë se respekti është i mundshëm vetëm nëse unë e kam fituar pavarësinë, nëse mundem të qëndroj dhe të eci pa ndihmën e patericave, pa domosdoshmërinë për të dominuar dhe shfrytëzuar dikë tjetër. Nuk është e mundur ta respektosh një person pa e njohur atë, përkujdesja dhe përgjegjësia do të ishin të verbëra nëse ato nuk do të udhëhiqeshin nga njohja. Njohja do të ishte e zbrazët nëse nuk do të motivohej nga interesi. Me rëndësi është të njohim “sekretin e njeriut”. Ka një mënyrë të pashpresë për të njohur sekretin. Është ajo e pushtetit të plotë mbi një person tjetër ; pushteti që e detyron atë të bëjë çfarë duam ne. Të ndjejë dhe të mendoj çfarë duam ne ; që e shëndërron atë në një send, në gjënë, në pronën tonë. Shkalla e fundit e kësaj përpjekje të njohjes qëndron në ekstremet e sadizmit, në dëshirën dhe aftësinë për të bërë një qenje njerëzore që të vuaj, ta torturoshë atë, ta detyrosh të tradhëtoj sekretin e vet me vuajtjen e tij.Mënyra tjetër për të njohur sekretin është dashuria. Dashuria është depërtim aktiv tek personi tjetër, me të cilin dëshira ime për ta njohur qetësohet me anë të bashkimit. Unë duhet ta njohë personin tjetër dhe vetën time objektivisht, me qëllim që të mund ta kuptoj vërtetësinë e tij, ose më sakt që të kapërcej iluzionet, pamjen e shtrembëruar iracionale që kam për të. Vetë nëse e njohë objektivisht një qenje njërëzore, vetëm atëherë mund ta njohë atë në thelbin e tijë të fundit, në aktin e dashurisë.
Shkruan:
NAPOLON ZEQIRI/Gjakovë 2004
maj.2004.islamgjakova.net

. Faqja e parë - Kthehu lartë - .Arkivi.