

MIQËSIA
Njeriu në qenësinë e vet është i barabartë me të gjthë njerëzit.Një njeri ose një popull nuk mund të jetë më i mirë se një njëri ose një popull tjetër. Njeriu mund të ndahet në qenësinë e vet si p.sh: në popuj,në racë,në fe,në intelektual,në shkenctarë,në qeveritarë,etj.,por assësi të thuhet se dikush është më i privelegjuar se tjetri.Njeriu që nga lashtësia ka pasur probleme me këtë të drejtë, sepse dikush gjithmonë është munduar të dominojë ose të jetë më i privelegjuar se tjetri.Kjo nuk është ndonjë risi për ne, këtëe ka dëshmuar historia dhe të gjithë ne jemi dëshmitar të këtij realiteti të hidhur njerëzor.Të vritet, të masakrohet,të keqtrajtohet,të pengohet etj.,për arsye vetjake...!
-kësaj i thonë çmenduri,barbari ose vepër e djallit.
Një njëri ose një popull i një ngjyre është dëmtuar shpeshherë nga njeriu ose populli me ngjyrë tjetër.Njeriu i një përkatësie fetare është dëmtuar nga njeriu tjetër me përkatësi fetare.Intelektualët dijetarët,shkencëtarët etj., janë penguar ose kanë qenë shpeshherë viktimë e rrymave të ndryshme politike gjatë shekujve.Pas të gjitha këtyre imponohet pyetja: A thua, njerëzimi ka ndërmend të ndryshojë dhe a dëshiron të qetësohet nga këto çmenduri?
Bazuar në të kaluarën tonë, me siguri që përgjigjja do të ishte negative.Shumëkush e ka bërë këtë pyetje para nesh dhe janë bërë përpjekje për ta evituar këtë.
Edhe, pse njerëzimi ka ecur përpara, sidomos në këtë shekull i cili është shpresëdhënës i një të ardhmëje të mirë, prapëseprapë bota po ecën drejt një kolapsi dhe përfundimi të njëjtë me civilizimet e mëparshme shumë kohë para nesh. Virusi i vetëm që ndikoi në këto “përfundime”ka qenë egoja dhe xhelozia.
Njerëzit janë qenie shoqërore që kanë nevojë të jenë së bashku. E dimë se çdo njëri është përsonalitet në vete dhe i ka veçoritë e veta edhe pse këto veçori nuk janë absolute që të mos mund të krahasohemi me të tjerët.
Roger Rowel, thotë:
“Falë kushteve bashkohore, jeta e njeriut do të zgjatet për afro tri dekada, mirëpo kjo do të jetë jetë e mërzitshme dhe e zbrazët”.
Është e rëndësishme se shumica e njerëzve kanë një aftesi të habitshme për të njohur e për të reaguar ndaj anëve të rëndësishme të përsonalitetit të dikujt tjetër. Kur takojmë njerëz për herë të parë, ne nxitojmë të përcaktojmë me anë të procesit të formimit të përshtypjeve nëse i pëlqejmë ata apo jo.
Ndër faktorët kryesor të përshtypjeve tona për një përson është dukja fizike e atij personi. Nëse ai person vishet pa kujdes, është pa shije dhe fizikisht jo tërheqës, ne jemi te prirur të mos e pëlqejmë ose përgjithësisht mendojmë keq për të, ndërsa një person tërheqës pëlqehet nga shumë njerëz.
Gjithnjë i japim rëndësi primare dukjes fizike dhe bukurisë. Këtë e bëjmë pasi jemi të prirur të pëlqejmë bukurinë dhe supozojmë se bukuria shoqërohet me mirësi dhe karakteristika pozitive. Poashtu, kur jemi në shoqërimin e tyre mendojmë se ia rrisim vlerat vetes sonë.
Prandaj, duhet që të krijojmë mundësi të reja që të arrijmë tek adresa e duhur. Ajo është miqësia e cila duhet ta zavendësojë armiqësinë.
Miqësia është pasuri që me vuajtje fitohet dhe rrallë gjendet. Prandaj, bazë e miqësisë duhet të jetë dashuria e assesi frika apo dobia.
Dashuria dhe urrejtja janë emocione, gjendje të brendshme;ato s’mund të maten, nuk mund të gjykohen, ato nuk shihen. Shihet drejtësia ose padrejtësia, drejtësia ose dhuna, toleranca ose intoleranca të cilat janë rezultat i dashurisë apo i urrejtjes.
Dashuria është shqetësim për jetën dhe rritjen e personit tjetër. Dashuria është një etje që asnjëherë nuk shuhet, një etje e zhuritur që nuk ka kulm, vërtetë po të kishte kulm të arritshëm ajo do të ishte fundi, vdekje përfunimtare e saj.
Dashuria lind kur ne e kuptojmë tjetrin, kur shqetësohemi për të, kur e pranojmë përgjegjësinë për ta ndihmuar në çdo mënyrë që mundemi. Veçoritë e saj janë: njohuria, kujdesi,pergjegjësia dhe respekti,
Miqësia e cila manifestohet nga dashuria është më e fortë se lidhja familjare, sepse lidhja familjare mund të ekzistojë edhe pa dashuri, ndërsa miqësia kurrsësi.
Thotë një urti:
“Dashuria nuk ndryshon ngjyrat e botës. Ajo arrin të të bëjë, të dallosh bukuritë.”
Shpirtëmadhësia, falja dhe durimi janë virtyte të njeriut të edukuar mirë. Njerëzia shihet në sinqeritetin e njeriut, dhënies së ndihmës vëllazërore, bamirësisë dhe largimit të kokëçarjeve nga të afërmit.
“Nëse je rob s’mund të jesh mik, po qe tiran s’mundtë kesh mik”-thotë një fjalë e urtë popullore. Sepse,miqësia është si të jesh vëlla e motër; dy shpirtëra që takohen por nuk bashkohen.
Këtë më së miri e shpreh poeti:
“Me dashuri nga bakri ar bëhet,
Me dashuri brenga kthehet në disponim,
Me dashuri sëmundja kthehet në disponim.”
Prandaj, duhet mbajtur në mend se nuk do të gjejmë njëri të shelqyeshëm, i cili është larg gjitha të metave. Po të mendojmë se dikush i ka të gjitha, kjo do të thotëse ende nuk i kemi zbuluar anët negative të personolitetit të tij.
Është e rëndësishme që të ndërrojmë imazhin e kofrontimit në një imazh të bashkëpunimit. Nuk ka kurrfarë dobie nga ballafaqimi; dobia gjendet në sjelljet e lehta, të thjeshtësuara dhe të qeta. Jemi të edukuar në atë mënyrë që të reagojmë në mënyrë emocionale duke gjykuar të vërteten nëpërmes njerëzve e jo njerëzit nëpërmes së vërtetës. Të gjithë e kemi humbur tolerancën. Në vend që dallimet të bëhen bekime dhe burime të pasurimit, ato sjellin mosunitet dhe përçarje. Dallimet e mendjes janë shndërruar në dallime të zemrës. Dashuria vllazërore është shndërruar në urretje.
Prandaj, duhet të punojmë me njëri-tjetrin, me një plan të pastër dhe me një ndjenjë për kohën e duhur. Po, nuk punuam në këtë mënyrë nuk do të arrijmë kurrfarë rezultati, përkundër energjisë së jashtëzakonshme që mund të harxhojmëPo që se vazhdojmë t’i tregojmë gabimet e njëri-tjetrit, duke lënë anash kontributet pozitive dhe duke i nënçmuar arritjet e tjerëve, ne nuk do të arrijmë asgjëkundi. Duhet të largojmë ndjenjën se gjithmonë kemi të drejtë, ndërsa të tjerët gjithmonë gabojnë.
Me të vërtetë ngjajshmëritë na ofrojnë, por dallimet na bëjnë të rritemi dhe të zhvillohemi. Nuk duhet shkuar sipas parimit: “Kur kam të drejtë askujt nuk i kujtohet, kur jam gabim askush nuk e harron.”
“Një njëri nuk e humb zotërimin e vetes, nga një e keqe që i ndodh; oqeani nuk bëhet me baltë ngaqë i takon brigjet,” dhe “Megjithëse, bota është plot me vuajtje, ajo është , poashtu plot me shembuj për kapërcimn e tyre.”
Është e vërtetë se njeriu me shokun e vet nuk i ndan vetëm miqësitë e veta, por edhe armiqësitë dhe fatkeqësitë. Dhe, pasi këto janë të përbashkëta në mes të shokëve të vërtetë, ato edhe më lehtë barten. Thotë, Bakoni: “Nuk ka njëri i cili e ka ndarë gëzimin e vet me shokun e të mos jetë gëzuar edhe më tepër, siç nuk ka njëri që e ka ndarë pikëllimin e vet e të mos i jetë zvogëluar pikëllimi.”
Nga shoku yt keni ndihmë gjatë shoqërimit më të, andaj zgjidhi vetes shokë dhe mik të vërtetë, sepse për shoqëri të keqe do të përgjigjesh.
Thotë një thënie profetike:
“Shpirtërat janë si ushtarët, ata që njihen në mes veti shoqërohen, ata që s’njihen ndahen.”
* * *
Njerëzit shoqërohen për arsye dhe qëllime të ndryshme, për të realizuar interesin e përbashkët, formën, pozitën për të ofruar ndihmë, për të bërë mirë, për të arritur lumturinë, por edhe për edhe për t’i pamundësuar të tjerët për t’u bërë keq. Miku i duhet të jap përgjigje për çdo gjë, ai nuk do ta plotësoj çdo dëshirë, të realizoj çdo shpresë, por ai gjithësesi duhet të përpiqet të jetë i arsyeshëm, të jetë i ndjeshëm, i dhimbshëm, duhet të ofroj afërsi e bashkpunim, të shpreh dëshirë e gadishmëri për të shkuar bashkarisht për t’u miqësuar. Vetëm qëllimet e njejta mund t’i lidhin, afrojnë e bashkojnë njerëzit. Mirëpo qëllime të cilat nuk janë egoiste, lokale periferike, por të cilat janë transedentale, të sinqerta të cilat nuk i zhduk vdekja, meqë vdekja është vetëm ndërrim i mënyrës së jetesës, jo edhe fundi i saj. Kjo miqësi është e përjetëshme, pa kufi e sekret.
Thotë All-llahu xh.sh. : “ Atë ditë ata që kanë qenë miq do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që janë friksuar All-llahut dhe janë larguar nga mëkatet .”
Kjo kohë po na ngarkon me egoizëm, preokupim, imitim, e imponim, si asnjëherë më parë, nevojen për mik. Kjo është periudha e njohur për të gjithë ne, në të cilën ka takim, por edhe jo biseda, në të cilën pyetemi për shëndetin e mendojmë për blerjen, kur interesohemi për familjen, mendojmë në përfitim, kur e ftojmë dikë të na vij, mendohemi a do të na pengoj në obligimet ( honoraret ), kur jemi çdokund – nuk jemi me veten.
Dhe derisa lumturia e sjell mikun, fatkeqësia e sprovon. Vetëm halli e zbulon, e ke mikun apo vetëm emrin e tij.
Hasan el-Basriu thoshte: “ O njeri, bëhu i matur dhe syçelë, sepse njeriu shpesh merr helm, do të thotë gjendet atje ku nuk e ka vendin dhe rri në shoqëri, e cila e shpiekah e keqja. Dhe kështu pak nga pak dobësohet besimi i tij, ndërsa ai nuk e heton fare këtë.”
Pra , çështja e cila na mundon të gjithëve është kjo: të arrijmë të bëhemi vëllezër të sinqertë me njëri-tjetrin. Dhe mënyra e vetme është nëpërmes dashurisë së ndërsjellët. Prandaj, duhet të kuptojmë rolin e saj.
Dashuria nuk është marrëdhënje vetëm me një person të veçantë, ajo është një qëndrim, një orientim i karakterit që përcakton lidhjen e një përsoni më botën si një e tërë, jo nëpërmjet një “objekti” të dashurisë.
Nëse një person dashuron vetëm një person dhe është indiferent me miqtë e tjerë të tij, dashuria e tij nuk është dashuri, por një bashkim simbiotik ose një vetkënaqësi e zmadhuar. Megjithatë, shumë njerëz besojnë se dashuria përbëhet nga objekti, jo nga dëshira.
Për shkak se njeriu nuk kupton se dashuria është një veprimtari, një fuqi e shpirtit, ai beson se ajo që është e nevojshme të gendet është objekti i vertetë – dhe pastaj gjithëçka ecën vet. Ky qëndrim mund të krahasohet me atë të një njeriu, që do të pikturoj, por në vend të të mësuarit të artit, pretendon se ai duhet të pres vetëm shfaqjen e objektit të vërtetë dhe se ai do ta pikturoj bukur kur ta gjejë atë. Nëse unë e dashuroj sinqerisht një individ, atëherë i dua të gjithë, e dua botën, e dua jetën.
Lloji më themelorë i dashurisë, që nënkupton të gjitha llojet e dashurisë, është dashuria vëllazërore. Me këtë unë kuptoj sensin e përgjegjësisë, kujdesin, respektin, njohurinë për çdo qenie tjetër njerëzore.
Dashuria vëllazërore është dashuria për të gjitha qeniet njerëzore, ajo karakterizohet nga mungesa e përjashtimit. Nëse e kanë të zhvilluar aftësinë për dashuri, atëherë e kam të lehtë për të dashur vëllezërit e mi. Në dashurinë vëllazërore gjendet përvoja e bashkmit me të gjithë njerëzit, e solidaritetit njerëzir, shfajësimit njerëzor. Dashuria vëllazërore bazohet në përvojen që ne jemi të gjithë një. Ndryshimet në dhuntitë, intelegjencë e dituri janë të papërfillëshme në krahasim me identitetin e thelbit njerëzor, të përbashkët për të gjithë njerëzit. Me qëllim që të pasurohet ky identitet është e nevojshme të depërtojmë nga përiferia në qendër. Nëse unë perceptoj tek një person tjetër vetëm sipërfaqen, unë perceptoj kryesisht ndryshimet, ata që na ndajnë. Nëse unë depërtoj në qendër, atëherë perceptoj identitetin tonë, faktin e vëllazërisë tonë.
Dashuria vëllazërore është dashuri në mes të barabartëve , por në të vërtet, si të barabart ne nuk jemi gjithmonë “ të barabart ”, sepse meqë jemi njerëzorë kemi të gjithë nevoj për ndihmë. Sot unë, nesër ti. Por kjo nevoj për ndihmë nuk do të thotë që njëri është i pazoti, ndërsa tjetri i fuqishëm.
Pazotësia është një gjendje kalimtare, aftësia për të qëndruar dhe ecur në këmbët e veta. Është një kusht i përherëshëm dhe i zakonshëm.
Por dashuria për njeriun e pambrojtur, për të varfërin dhe të huajin, janë fillimi i dashurisë vëllazërore. Të dashuroshë mishin dhe gjakun tënd nuk është një arritje. Kafsha i do të vegjëlit e saj dhe kujdeset për ta. Njeriu i dobët e do zotëriun e tij, sa kohë që jeta e tij varet nga ai ; fëmija i do prindërit e tij, meqë ka nevojë për ta. Vetëm tek dashuria që nuk i shërben një qëllimi, fillon të shpaloset dashuria..
“ Dashuria e cila bazohet në motive fisnike, zgjat gjerë në amshim dhe na bënë të bukur edhe në pleqëri.” Dhe thënja tjetër: “ Shoqëria dhe dashuria janë dy degë në të njejtën rrënjë. Vetëm se dashuria i ka disa rrënjë më tepër.”
Miku i sinqertë e pranon njeriun ashtu çfarë është dhe për shkak se është i atillë çfarë është duke dëshiruar që këtë ta ndaj me të, duke u gëzuar për të dhe duke jetuar për atë.
Po që se e ndihmon në diçka, atë e bënë me pëlqimin e tij, por nëse nuk ka sukses edhe më tej i mbetet besnik dhe i mbetet mik. Kush më shtrëngon shumë në përqafim qoftë edhe nga dashuria, ai, në të vërtet, më zë frymen
“ O besimtarë, jetoni të gjithë në paqe dhe mos shkoni gjurmëve të shejtanit, atë e keni, pa dyshim armik të përbetuar.”
Këto fjalë shokët e Muhamedit a.s. i pranuan, kuptuan dhe i zbatuan. Ngadal por në mënyrë të sigurt lindi gjenerata e parë e shokëve, e miqëve çfarë s’kishte shënuar historia. A nuk ishte xhemati krahas besimit në All-llah, skeleti i miqësisë së tyre ? .
Takimin nuk e benin çdokund, as vetëm në xhami. Xhamia ishte vendnisje. Ajo ishte shkollë fillore, e mesme, universitet, këshilltore, ajo ishte përfundimi dhe fillimi.
Duke i përcaktuar elementet e miqësisë Pejgamberi a.s. tha:
“ Bëhu fqinjë i mirë për ata që i ke fqinjë – do jesh musliman, behu mik i mirë – do jesh mu’min”
Disa hadithe të tjera të Pejgamberit a.s. :
“ Mos u shoqëro me atë, që nuk të respekton ty, aq sa ti e rrespekton atë.”
“ S’ka dobi të shoqërohesh me atë, që nuk të dëshiron për ty atë që ti i dëshiron atij.”
“ Miku është pasqyrë për mikun, ia tregon të metat dhe ia zbulon horizontet, pa mashtrime, hipokrizi dhe lajkatime.”
“ Mëkat është ajo që të djeg në shpirt, e nuk dëshiron ta njoftosh mikun.”
Shkruan:
NAPOLON ZEQIRI/Gjakovë 2004
mars.2004.islamgjakova.net

. Faqja e parë - Kthehu lartë - .Arkivi.