NGA KËNDI I CEKËT


Cektësia intelektuale dhe mungesa e mendjemprehtësisë fetare shfaqen edhe në një interesim të madh të disa prej këtyre në çështjet e imëta, apo të dorës së dytë në kurriz të atyre kryesore, të cilat janë të lidhura me ekzistencën, identitetin dhe fatin e krejtë Ummetit. Sot ekziston një polemikë e tepërt dhe e panevojshme rreth mbajtes së mjekrrës, veshjes së rrobeve që qëndrojnë mbi nyjen e këmbës, lëvizjen e gishtit gjatë thënijes së teshehudit në namaz, daljen në fotografi, etj.
Është e çuditëshme dhe për të ardhur keq, kur shoh se ata që kanë emigruar në SHBA, Kanada dhe Evropë në kërkim të diturisë apo për të fituar të ardhura, kanë sjellë me vete polemikë dhe konflikte të tilla mbi çështjet e dorës së dytë, të cilat janë të përhapura në shoqëritë prej të cilave vijnë. Është për të ardhur keq që ata, të cilët i fillojnë dhe i inkurajojnë këto konfrontime, janë të njohur për neglizhencën e tyre në kryerjen e detyrave fetare si kujdesi ndaj prindërve, ndërlidhja me kujdes e atyre që janë të lejuara dhe atyre që janë të ndaluara, kryerja e detyrave të tyre si dhe respekti ndaj detyrave të grave, fëmijëve dhe fqinjëve të tyre. Në vend që të përmirsojnë vetveten, ata ndiejnë kënaqësi nga nxitja e konflikteve të cilat eventualishtë i shtyejnë ata që të marrin një qëndrim armiqësor apo hipokrit. Rreth grindjeve të tilla bëhet fjalë në këtë hadith: “Njerëit të cilët e humbin rrugën, pasi që janë udhëzuar janë të prirur për të filluar diskutime.”
Sahabët nuk ndalonin ndonjë gjë nëse nuk ishin të sigurtë se me të vërtetë ajo ishte rreptësisht e ndaluar. Përndryshe, ata këshillonin kundër asaj gjëje ose shpehnin neverinë e tyre, por nuk e shpallnin atë në mënyrë të prerë, të ndaluar (haram). Megjithatë, ekstremistët ndalojnë shumë gjëra pa u rezervuar dhe me pakujdesi. Nëse për një çështje të caktuar, në jurispundencën islame ekzistojnë dy mendime, njëri e përcakton si mubah (të lejushme) dhe tjetrin si mekruh (të papëlqyeshme), ekstremistët emarrin këtë të fundit, nëse përcaktohet si mekruh dhe haram nga tjetri, atëher ata parapëlqejnë këtë të fundit. Me këmbëngulje ata ndjekin vijën e ashpër të ibën Umerit, duke mos i pranuar lehtësimet e ibën Abassit. Kjo prirje në përgjithësi, vjen nga mos njohja nga ana e tyre e pikëpamjes e cila na fton për lehtësim. Për të ilustruar këtë, kemi një shembull. Një ditë një ekstremist pa një njeri i cili po pinte ujë në këmbë. Me vrazhdësi ekstremisti i kërkon atij që të ulej, sepse një veprim i tillë isht shmangie nga suneti i të Dërguarit s.a.v.s., i hutuar njeriu vazhdonte të qëndronte në këmbë. Ekstremisti i tha se nëse ishte musliman i vërtetë duhej menjëherë të villte për t’u pastruar. Në këtë çast ndërhyra me butësi, duke i thënë ekstremistit: “Kjo gjë nuk meriton një vrazhdësi të tillë. Pirja në këmbë është një çështje e diskutueshme e cila nuk meriton dënim ose brutalitet të hapur.” Ekstremisti u përgjigj se kishte një hadith sahih, i cili e ndalonte një gjë të tillë dhe kërkonte që “cilido që vepron kështu, duke mos pasur mendjen aty, duhet të vjellë atë.” Përgjigja ime ishte: “Por, hadithet të cilat e lejojnë pirjen në këmbë, janë më të saktë dhe për këtë janë përmbledhur nga Buhariu në një kapitull të titulluar “Pirja në këmbë”, por ai nuk ka përmendur asnjë hadith që e ndalon këtë gjë. Përveç kësaj Tirmidhiu dhe të tjerët kanë përmendur disa hadithe të cilat dëshmojnë për këtë. Gjithashtu, është e vërtetë se i Dërguari s.a.v.s. “ka pirë ujë në këmbë gjatë haxhit lamtumirës” (Buhariu, Muslimi nën autoritetin e ibën Abasit). Veç kësaj, transmetohet se Aliu r.a. në një rast mori abdes, pastaj u ngrit dhe piu ujin e mbetur në këmbë dhe tha: “Disa njerëz nuk e pëlqejnë pirjen në këmbë por, unë e kam parë të Dërguarin s.a.v.s. duke vepruar tamam kështu siç po më shikoni duke bërë tani.” (Buhariu, Muslimi).
Sipas Tirmidhiut Ibën Omeri ka thënë: “gjatë kohës së të Dërguarit s.a.v.s., ne hanim duke ecur dhe pinim në këmbë.”
Inetrpretimet që janë bërë nga dijetarët e hadithit tregojnë që, megjithatë ka një inkurajim të qartë për të pirë ulur, prapseprap nuk ka asnjë ndalim për të pirë në këmbë.
Shumë të rinjë të sotëm merren me spekulime për rreth veshjes Islame. Spekulimet e tilla bazohen në këtë hadith të saktë: “Pjesa (e veshjes)poshtë nyjes së këmbës është në zjarr.” Duke dashur të zbatojnë këtë hadith, shumë të rinjë veshin rroba mbi nyjen e këmbëve dhe mundohen t’ua imponojnë këtë gjë edhe të tjerëve. Ky presion mbi të tjerët ngjallë vullnet të keq në të dy palët dhe akuzat për ekstremizëm apo për mos njohjen e rregullave islame lëshohen reciprokisht nga të dy anët. Hadithet të cilat i paralajmërojnë muslimanët kundër veshjes së rrobeve nën nyjen e këmbës, plotësohen nga hadithe të tjera, të cilat nëse shqyrtohen me në thellësi zbulojnë arsyen për këtë ndalim. Njëherë e një kohë, rrobet që qëndronin nën nyjen e këmbës, shikoheshin si shenjë e mendjemadhësisë, arrogancës dhe ekstravagancës.
Për shembull i dërguari s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu nuk do ta shikojë në Ditën e Gjykimit atë person, i cili tërheqë (zvarrë) rrobat e tij në shenjë të mendjemadhësisë.”
Njëherë Ebu Bekri r.a. i tha të Dërguarit s.a.v.s.: “Izari im më varet poshtë nëse nuk e ngre atë” dhe i Dërguari s.a.v.s. i’u përgjegj “Ti nuk je nga ata që veprojnë kështu nga mendjemadhësia. Për këtë shkak, imam Neveviu dhe dijetarët tjerë islam janë të mendimit se veshja e një rrobe të tillë është mekruh, por një mekruh mund të bëhet mubah (i lejushëm), nëse ka një shkak të çfarëdo lloji qoftë.
I Dërguari s.a.v.s. ka thënë “Flamuri i diturisë Islame do të bartet nga njëri brez tek tjetri nga të moderuarit, të cilët e mbajnë atë nga shtrembërimet e fanatikëve, pretendimet e falsifikuesve dhe keq interpretimet e injorantëve.”
Çka do me thënë fjala ekstemizëm fetar? Fjalë për fjalë ektremizëm do të thotë pozicionim në pikën më të largët nga qendra. Një nga përvojat kryesore të ekstremizmit është ekspozimi ndaj rrezikut dhe pasigurisë. Prandaj Islami këshillon moderizëm dhe ekuilibër në çdo gjë: në besim, në ibadet sjellje dhe legjislacion. Moderizmi dhe ekuilibri janë jo vetëm një veçori e përgjithshme e Islamit por edhe një pikë themelore referimi me të cilin All-llahu e dalloi Ummetin islam nga të tjerët. Kur’ani thotë: “Dhe ashtu Ne ju kemi bërë juve një popull të drejtë për të qenë ju dëshmitar ndaj njerëzve dhe për të qenë i Dërguari dëshmitar ndaj tyre...”(2;143). Tekstet islame i ftojnë muslimanët të jenë të moderuar dhe të hedhin poshtë dhe të kundërshtojnë të gjitha llojet e ekstremizmit: guluse (teprimin), tejkalimin e kufinjëve, pedantizmin fetar dhe teshdid (rreptësinë).
“Ruhuni nga teprimet në fe. (Popuj) para jush janë zhdukur si pasoj e teprimit.” Gjatë haxhit lamtumirës, pasi mbërriti në Muzdelife, Muhammedi s.a.v.s. i kërkoi ibën Abasit të mbledhte disa gurë për të. Ibën Abasi mbodhi disa gurë të vegjël. Pasi i pa gurët, i Dërguari s.a.v.s. e miratoi madhësinë e tyre dhe tha: “Me të tillë (gurë ta qëlloni shejtanin). Ruajuni teprimit në fe.”
Muhammedi s.a.v.s. vazhdimisht thoshte: “mos e mbi ngarkoni veten tuaj, që të mos mbi ngarkoheni. Njerëzit (para jush) e mbingarkuan veten e tyre dhe u mbi ngarkuan. Mbeturinat e tyre gjinden në vendet e asketëve dhe në manastire”.
Gjithmonë i Dërguari s.a.v.s. dënoi çdo prirje drejt teprimit fetar. Ai i paralajmëroj ata sahab, të cilët e tepronin në ibadet ose ata që ishin shumë asketë. Atëherë kur ajo që bën i tejkaloi kufinjët e qëndrimit të moderuar islam. Islami synon të vendos një ekuilibër midis nevojave trupore dhe shpirërore, midis të drejtës së njeriut për të jetuar jeten plotësisht dhe së drejtës së krijuesit për t’u adhuruar nga njeriu, e cila është vet arsyeja e krijimit të tij.
Ne Kur’na thuhet : “Zoti ynë : na jep të mirë në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër”. (2:201) dhe në hadithin :
“O All-llah ! Ma rregullo fenë time, e cila është mbrojtja e punëve të mija : mi rregullo punët e jetës sime në këtë botë, në të cilën po jetoj : ma rregullo ahiretin prej të cilit varet jeta ime përtej varrit ;bëma jetën burim bollëku për çdo të mirë dhe bëje vdekjen time burim rehatie, duke më ruajtur nga çdo e keqe”. (Muslimi) si dhe “Trupi ka një të drejtë mbi ty”( të gjithë autoritetet). Veç kësaj, Kur’ani kundërshton prirjen për ndalimin e të mirave dhe zbukurimeve me të cilat All-llahu xh.sh. ka furnizuar robërit e Tij. Në një ajet të shpallur në Mekke, All-llahu xh.sh. thotë: “O bijtë e Ademit! Vishuni bukur për çdo namaz, hani dhe pini e mos e teproni. Pse Ai nuk i do ata që e teprojnë. Thuaj: Kush i ndalon bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robërit e Vet...” (7Araf;31-32).
Në një sure tjetër të shpallur në Medine, All-llahu xh.sh. u drejtohet besimtarëve: “O ju që besuat! Mos i ndaloni të mirat që për ju All-llahu i lejon dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë. Hani nga ajo që All-llahu ju furnizoi si hallall të mirë dhe, duke qenë se ju All-llahut i besoni, ruanu dënimit të Tij! (5,Maide:87-88).
Një njeri erdhi tek i Dërguari s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, sa herë që ha këtë mish, kam (gjithmonë) një dëshirë për të bërë dashuri, prandaj kam vendosur që të heq dorë nga ngrënia e mishit”.
E meta e parë e ekstremizmit fetar është që teprimi s’është i durueshëm ose i tolerueshëm, për shkak të natyrës së qënies njerëzore. Njëherë i Dërguari s.a.v.s. u zemërua në një sahab të shquar, Muadhin, për shkak se ky i fundit u priu një ditë njerëzve në namaz dhe e zgjati aq shumë saqë një nga njerëzit shkoi tek Pejgamberi dhe i’u ankua. Ai i tha Muadhit: “O Muadh! A po i vë njerëzit në sprovë?!” dhe e përsëriti tri herë.
Në një rast tjetër ai iu drejtua një imami, me një zë të pazakontë:
“Disa nga ju bëjnë që njerëzit të largohen nga punët e mira (namazi). Prandaj, cilido prej jush, që u prin njerëzve në namaz, duhet që ta shkurtoj atë, sepse mes jush ka të dobët, pleq dhe prej atyre që kanë punë.” (Buhariu)
Gjithashtu Umer ibn Hatabi e ka theksuar këtë duke thënë: Mos e bëni All-llahun të urrejtur tek robërit e Tij, duke u prirë njerëzve në namaz dhe duke e zgjatur atë aq shumë, saqë ata të urrejnë atë që po e bëjnë.”


Shkruan:
NAPOLON ZEQIRI/Gjakovë 2004

 

maj.2004.islamgjakova.net

       

         

. Faqja e parë   -   Kthehu lartë   -  .Arkivi.