RËNDËSIA E KOHËS


 

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
(El Asr, 1-3)

U ula një ditë të pendohesha tek Allahu i Madhëruar për kohët e humbura kot gjatë jetës time. Thirra një çast prej çasteve të jetës time duke i thënë atij:-kërkoj prej teje të kthehesh që të të përdor ty për punë të hajrit. Më tha:- Jo! I thashë:- O çast… të lutem kthehu tek unë që të përfitoj prej teje dhe të rregulloj gabimin që kam bërë. Tha:- E si mund të kthehem kur faqet e punëve të tua më kanë mbuluar? I thashë:- Bëj të pamundurën dhe kthehu. Sa çaste si ti kam humbur?! Tha:- Po të ishte në dorën time do të kthehesha. Tashmë fletët e punëve të tua janë mbyllur dhe janë ngritur për tek Allahu. I thashë:- Ti po më flet e si ka mundësi që nuk mund të kthehesh? Tha:- Çastet ose janë shoqe të mira të cilat dëshmojnë për atë që i ka harxhuar ato në të mira ose armike të
rrepta të cilat dëshmojnë kundër atij që i ka harxhuar ato në të këqija. Unë jam prej çasteve armike të tua dhe do të dëshmoj kundër teje Ditën e Gjykimit, e si mund të bëj kompromis me armikun tim?! I thashë:- O i mjeri unë për çastet që kam harxhuar kotgjatë gjithë jetës time! Por unë të lutem ty, të kthehesh tek unë që të veproj punë të mira. (çasti hesht). I thashë:- O çast a më dëgjon? Përgjigju të lutem. Tha:- O ti që e humb kohën kot, a nuk e kupton se deri tani për të kthyer një çast humbe shumë çaste të tjera prej jetës tënde. A mendon se mund të kthehen çastet kështu?!!
Të shkojmë sipas këshillës së Llukmanit a.s., i cili këshillon të birin:

"O bir! Bota është det i thellë dhe shumë njerëz në të fundosen.
Barkë jotja le të jetë frika nga Allahu xh.sh., timon-besimi në Allahun xh.sh., e lopatëz-mbështetja e fortë në
Krijuesin e gjithësisë-Allahun xh.sh."

Kurse All-llahu xh.sh. në Kur’anin fisnik thotë:

"Betohem në shpirtin që është shumë qortues!"
(Kijame,2)
Hasan Basriu tha:

Nuk rreshtë besimtari duke qortuar veten:
Ty ç'tu desht që e bëre këtë?!
Po , këtë tjetrën?!
Po tek ai vend ç'deshe?!
Kurse i prishuri vazhdon i qetë pa u preokupuar për ato gjëra që bën.
Do të vazhdoi robi në mirësi, për sa kohë e qorton dhe e këshillon veten dhe i llogaritë veprat me vullnet.

Ai thotë:
"O i biri i Ademit! Ti me të vërtetë je disa ditë, kur kalon një ditë, ikën edhe një pjesë e jotja!"

Se sa rëndësi i kanë dhënë njerëzit e mençur kohës , atë e shohim në zbulimet dhe të arriturat e tyre. Pra , të ndalemi pak e të mendojmë, çfarë kemi ne , a nuk kemi mundësi të thellohemi edhe ne në mendime, nuk është e thënë që ne të fillojmë të mendojmë dhe zbulojmë diçka ,jo , por së paku do të arrijmë që ti përmisojmë sjelljet, të zbulojmë veset jo të mira , që janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë.
Të shfrytëzosh kohën e lirë në këtë kohë, ku jeta sa vjen e bëhet më dinamike, është një e arritur e madhe. Nëse vështrojmë përditshmërinë tonë atëherë do të shohim se ne të vërtetë koha na shkon në të shumtën e rasteve me gjëra të parëndësishme për jetën tonë shpirtërore. Orientimi ynë anon shumë nga ana materiale edhe pse ndoshta ne nuk dëshirojmë apo pse ndjejmë boshllëk shpirtëror. E gjithë kjo vjen si pasojë e gjendjes sonë ekonomike, apo e frikës sonë se do të varfërohemi.
Shumë pyetje lindin po qe se ne i çasemi pak vetvetës dhe i koordinojmë paksa gjërat elementare jetësore, apo aplikimin e ndonjë orari që do ta kishim hartuar “për secilën ngapak”.
Medoemos duhet të përmendim edhe vullnetin tonë për të arritur atë që dëshirojmë, pra zbatimin me përpikmëri të orarit që ia parashtrojmë vetvetës. Është e kotë nëse ne kemi vetëm “dëshirë” të lexojmë apo të kryejmë ndonjë punë me çka All-llahu është i kënaqur, se sa kemi vullnet, ajo e gjitha varet nga ne.
Ekzistojnë dy gjera të kundërta në këtë botë: e mira dhe e keqja . Tash për cilën ke dërshirë ti ta harxhosh kohën , shtrohet pyetja? Me siguri se ne jemi përcaktuar nga e mira. Po në mënyrë të pavetëdijshme ne po e kalojmë kohën nga e keqja.
Të bëjmë një llogari vetës: sa orë në ditë qëndrojmë para TV-së, sa kohë qëndrojmë në lokal dhe për çka bisedohet në to, a janë ato biseda boshe, përgojime, ilaritete, apo biseda që grumbullohen melekët e Allahut dhe na rrethojnë?
Një sondazh që është bërë në SHBA, nga hulumtues të kohës si një mrekulli, ata morën jetën mesatare të një njeriu 60 vjeçar, duke e llogaritur kohën për të cilën ai jeton, se çka dhe si e kalon. P.sh. 30 vjet kalon në gjumë, do me thënë gjysma e jetës, 12 vjet qëndron pranë televizorit, që do me thënë koha që njeriu mund të kryej 3 fakultete, etj. Pra ky është njëri prej sondazheve të bëra kohë më parë në popullsinë amerikane, po athua ne si mund ta kalkulojmë punën tonë?!!!
Me të vërtetë jetën nuk duhet ta shohim bardh e zi , ta kemi të qartë se jeta është me shumë ngjyra dhe ne nëse dëshirojmë që ngjyrat më të bukura të jetës t’i përvetësojmë , e gjithë kjo varet nga vullneti ynë, sa kemi ne vullnet që ta përsosim veten tonë , ta pastrojmë unin nga veset e këqija. Të marrim shembullin e një artisti, se sa i kujdesshëm është ai kur del para publikut, kuptohet, që të mos habitet në tekst apo lëvizje, gjithnjë në frikë mos po gabon, e dihet se sa kohë ka kaluar nëpër prova, së paku një muaj, dy ose më tepër. Ose të marrim shembull një kitarist, sa e sa kohë kalon në prova , ushtrime, për një koncert pothuajse të pavlerë. Këta dy shembuj mjaftojnë të kuptohet se me punë të vullnetshme arrihet deri te suksesi, motivi i të cilëve për ne është i dobët. Po athua ne të kishim vullnetin e këtyre artistëve dhe të bënim prova duke e shfrytëzuar një pjesë të vogël të kohës në ditë, me siguri se do të jemi më të ditur, më të përgatitur, më të edukuar, dhe do të kishim llogarinë më të lehtë në Ditën e Madhe. Një thënje e halifit të dytë, Omer ibn Hattabit qoftë Zoti i kënaqur me të, ku thotë:
“Llogariteni veten tuaj para se të ballafaqoheni me llogarinë përfundimtare”
Njerëzit janë të vetmet krijesa që e festojnë mplakjen e tyre me muzikë, argëtim dhe dehje deri në agim. E kur të pyetet se pse, atëherë do ta marrësh këtë përgjigje: çfarë është një natë nuk është çdo natë, ose të thonë, një herë në vit nuk do të thotë gjë, etj. Është shumë e çuditshme kur bëhet fjalë për rininë, nga ana e pleqëve. Ata gjithmonë flasin me nostallgji për ditët e rinisë së tyre, dëfrimet, shoqërinë, kalimin e shpejtë të kohës, etj. Të gjithë kur të plaken mendojnë ndryshe, dhe pareshtur dëshirojnë që koha edhe një herë të kthehet… edhe koha po të kthehet ata njësoj do të veprojnë, këtë e vërteton Allahu në Kur’an ku thotë All-llahu i madhërishëm:

“E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë”.

Prandaj, për muslimanët është e lehtë, po t’i çasen me seriozitet të madh këshillës së Pejgamberit s.a.v.s. , kur thotë “shfrytëzoje kohën tënde të lirë, para se të preukupohesh, shfrytëzoje rininë tënde para se të plakesh,etj.”
Se çfarë rëndësie ka koha jam i bindur se e dimë të gjithë, por tani na mbetët vetëm të veprojmë. Për një sekond vrapuesi fiton garën, për një sekond nuk shpërthen bomba e kurdisur, po qe se arrijmë ta zhbllokojmë me kohë, pra e shohim tani qartë se çfarë rëndësie ka një kohë shumë e shkurtë (çasti).
PËRFUNDIM: Synimi ynë kryesorë është që të mos e keqpërdorim kohën e lirë, por në mënyrën sa më të mirë të shfrytëzojmë, qoftë atë edhe një çastë.
Koha shëron plagët, koha zbardhë flokët, koha ndyshon njeriun, sistemin diellor, qelizën, të gjitha, prandaj edhe Zoti betohet në kohën, edhe thotë Allahu në një hadith kudsi:Biri i Ademit shanë kohën, kurse Unë jam vetë koha.
Për kohën mund të flitet shumë po të kemi kohë dhe dituri për të….
Lus Allahun xh.sh. që të na bëjë prej atyre që e shfrytëzojnë kohën në maksimum , në punë të mira dhe në ato punë që Allahu është i kënaqur! Amin! Kërkojë ndjesë për çdo lëshim, apo mangësi.



Shkruan:
Ardian Kurhasani

 

mars.2004.islamgjakova.net

       

         

. Faqja e parë   -   Kthehu lartë   -  .Arkivi.