

Rrugët e njohurisë
Lejla Begleroviç
“All-llahu i Madhërishëm nuk ka krijuar asnjë sëmundje e të mos ket krijuar edhe ilaçin për të, përrveç pleqërisë”.
Sipas dijetarëve marrëdhënja ndaj sëmundjes si dhe ilaçi është i bazuar në barazpeshë.
Sipas islamit mirëqenja është gjendje e integrimit dhe barazpeshës së komponenteve të ndryshme të qenjes njerëzore: trupit, mendjes egos (nefs) dhe shpirtit (rruh). Vetem kur këto komponente të jenë të barazpeshuara dhe të harmonizuara është i mundshëm transformimi në qenje të plotë njerëzore, e aftë për të kuptuar potencialet vetanake.
Para se individi të mundet tërësisht të zhvilloj egon (nefsin) e tij, është e domosdoshme që t’i harmonizoj komponentet e ulëta, duke filluar nga niveli psikofizik.
Nëse trupi është i sëmurë, kjo ndikon në psikën, emocionet, bile edhe në shpirtin. Nëse dikush është emocionalisht i shqetësuar apo i pabarazpeshuar, kjo ndikon në trup si edhe në shpirt.
Hapi i parë është vëzhgimi dhe kontrolli eventual i sëmundjes së tij të brendshme, e sidomos i atyre negative edhe pse janë vështirë të eliminohen të tërat. Çdo gjë negative mund të kthehet në positive e kjo është ndërmarrje e cila reformon dhe transformon individin, duke bërë në brendin e tij, në esencën e pastër me të cilën jemi dhuruar që nga lindja. është me rëndësi të kuptohet se në Islam nuk ekziston besimi në gabimin e mëparshëm (i Ademit a.s.) apo nuk ekziston devoluimi i trupit njerëzorë, fizik dhe seksual, ngase të gjithë janë (foto) imazhe të bekuara (shenja, argumente) hyjnore dhe pjesë të krijimit.
me qenë i pranuar kah Burimi i dritës Hyjnore dhe tek Ai që është i Gjallë përherë siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:“Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet”.
(El Furkan, 58)Do të thotë hapja jote kah rrjedha e Energjisë Hyjnore, kah mëshira e All-llahut (bereke) e cila ka cilësinë shëruese.
Manifestimi i parë i ndikimit të këtij ilaçi është qetësia e brendshme apo qetësia (rehatia) shpirtërore dhe mundësia e të kuptuarit të gjendjes sate, e njëherit duke qenë falëndërues për mirësitë në jetë.
Fokusimi në të mirë para se në të keqe, dhe pranimi i sakrifikimit është shpesh prej shenjave të shërimit të brendshëm.
Dijetarët islam e dijnë se është tejet vështirë që individi mund të shërojë vet shpirtin e tij dhe të bëjë transformimin pa ndihmë profesionale.
Mjeku shpirtëror është dijetar i vërtetë, i sinqertë i cili njeh natyrën dhe kurthat e nefsit njerëzor, mundësitë e diagnostifikimit duke propozuar ilaçin e vërtetë për secilën sëmundje.
Detyra e besimtarit nuk është të kuptojë komplet sjelljen njerëzore, por të fitojmë dituri e cila do të na ndihmojë ta njohim vetveten, personalitetin tonë, si dhe mundësinë për të bjohur Shkëndinë Hyjnore e cila ekziston në ç’do krijesë.
Muslimani gjithmon është i vëtëdishëm se ç’do send e ka qëllimin e vet dhe se dëshira e All-llahut nuk mund të ndryshohet.
Ekzistojnë shumë mënyra të dëpërtimit real për të transformuar natyrën e unit (egos-nefsit). Kjo arrihet me dashuri, veprim, punë pa egoizëm për të zbuluar thellësinë e unit tonë.
Dijetarët kan qenë të vetëdishëm për format e ndryshme të nefsit, deri në shtatë, dhe kan ditur si t’i vëjmë në barazpeshë. Tek të gjithë ne dominojnë nefse (ego) të ndryshme, në kohë të ndryshme, por qëllimi i dijetarëve të vërtetë është mbajtja e barazpeshës shpietërore.
Këto lloje të shpirtrave janë:1. Shpirti mineral -- Kjo është struktura jonë minerale e lidhur me skeletin tonë dhe e lidhur me nivelin atomik dhe subatomik me universin.
2. Shpirti vegjetabil -- Është i lokalizuar në mëlçi dhe sistemin digjestiv. Në këtë nivel fillon prcellja e energjisë dhe e transmutacioneve. Ushqimi dhe rritja është njëra prej funkcioneve të saj. Qe të kemi të shëndoshë shpirtin vegjetativ na nevoitet ushqimi i pastër (në nivelin fizik, emotive, intelektual dhe shpirtëror).
3. Shpirti animal – Përfshin gjendjet tona themelore emotive, epshore dhe frikën. Sëmundjet në zemër dhe sistemin kardiovaskular. Epshet dhe frikësimet janë funksional, mund të janë të dobishme dhe japin vitalitet dhe fuqi; por nuk duhet të dominojnë me jetrat tona sepse deformojnë perceptimin dhe sjelljet tona. Mosbarazpesha emotive është rajoni i parë që besimtari duhet të ketë kujdes me ushtrimet përkatëse dhe përmirësuese.
4. Shpirti personal (individual) – Gjendet në tru dhe sistemin nervor. Na lejon që të elaborojmë përgjigjet ndaj mjedisit, duke zhvilluar modele të komplikuara dhe planifikime. Kjo qendër është e lidhur me unin dhe ndjenjën për identitetin personal apo individual.
5. Shpirti njerëzor – Gjendet në brendi ose në zemrën shpirtërore dhe është focus i vlerave shpirtërore siç janë ndjenjat dhe kreativiteti. Kjo është zemra inteligjente e cila gjykon me drejtësi.
6. Shpirti i fshehtë -- Është shpirt i cili e përkujton prejardhjen tonë hyjnore, andaj është qendër e ndërgjegjes së brendshme.
7. Shpirti i shpirtit – (fshehtësi e tërë fshehtësive) tërësisht transcendental (jashtë perceptimeve hapësirë-kohë).
Secili shpirt përveq këtyre dy të fundit kanë karakteristika positive dhe negative të cilat janë rezultat i prishjes së barazpeshës. Tre shpirtrat e fundit mund të dëmtohen seriozisht, bile edhe të bijnë në agoni me përdorimin e substancave siç janë: alkooli, droga, mishi i derrit etj. Për këtë shkak islami i ndalon rreptësisht këto ndalesa.
Psikologjia bihejvoriale perendimore preke vetem tre shpirtrat e parë (kryesisht aspektet vegjetabile dhe animale). Psikologjia moderne kognitive ka të bëjë me shpirtin individual. Psikologjia humane përfshinë shpirtin njerëzorë dhe psikologjia transpersonale studion dy nivelet e fundit.Diagnoza
Diagnoza e gjendjeve të brendshme bëhet nga dijetarët e sinqertë dhe me përvojë, në shumicën e rasteve me interpretimin e ëndrrave e cila dallon shumë nga ajo që shërbehet perendimi. Në islam kjo bëhet me inspirim (ilham).
Një prej ilaçeve që përdoret për të rregulluar barazpeshën shpirtërore është agjerimi, namazi i obliguar dhe nafile dhe dhikri i cili është harmonia e individit me prezencën Hyjnore e thirrur me vibrime tonale.“Feja më muarr gjumin
nga ajo nuk kam aspak qetësi
ti vazhdo të fleshë
kur askush nuk të trazon gjumin tënd.”Mos të harrojmë atë që e përmend Muslimi në Sahihun e tij nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili thotë:
“Nuk mbledhen njerëzit në ndonjë shtëpi të All-llahut për të lexuar Kur’an dhe studiuar në mes tyre, e që do t’u lëshohet qetësia (siguria) dhe do t’i mbulojë mëshira dhe do t’i rrethojnë melekët dhe All-llahu do t’i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai.
A ka gjë më të bukur se mbinatyrshmëria e Kur’anit? A ka gjë më të bukur se ajetet e qarta të tij?
A ka argument më të madh të fuqisë së All-llahut se Kur’ani fisnik i cili mbetet gjithmonë mrekulli e përhershme për çdo kohë dhe shekull. Dhe si thotë All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famëmadh:“E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij”.
(Sad, 88)
Përktheu nga boshnjakishtja:
Dr. Ali Iljazi/Gjakovë 2004
mars.2004.islamgjakova.net

. Faqja e parë - Kthehu lartë - .Arkivi.