Hamdi NUHIJU
Esenca e jetės nuk ėshtė vdekja, por realiteti, kėnaqėsia dhe modestia! Thelbėsore pėr njeriun ėshtė jeta e tij e jetuar nė qetėsi, harmoni dhe lumturi. Nė mungesė tė dritės lindi errėsira, dhe prapa territ ose errėsirės frikėsohen emocionet tė shprehin tė drejtėn e tyre. Do mė sulmonin mediokrėt pėr mediokritet, bile do mė quanin edhe prishės tė "emancipimit" dhe lirisė. Le tė mė quajnė!
Shkak- pasojat e infiltrimit po harrojnė diturinė e thellė dhe tė gjerė tė bukurisė dhe mrekullisė njerėzore. Gjendemi nė muajin mars muaj i cili ka njė mori ngjarjesh tė rėndėsishme pėr njerėzimin. Por, kėtij muaji mė sė shumti i gėzohen tregtaret dhe biznesmenėt tė cilėt e lidhėn njeriun pėr nyje dhe e detyruan qė tė zbraz buxhetin e tij nė kontot milionėshe. E nė shėrbim tė kėtyre padronėve u venduan shumė ide, ideologji dhe plane. Nė shėrbim tė tyre u vendua Darvini, Lamarku, Frojdi, Erih Fromi, Marksi, Adam Smithi, Shėn Pjetri! Qėllimi i tyre ishte qė tė ziejnė dhe pėrziejnė gjithēka qė ėshtė e dobishme pėr njerėzimin dhe ta lyejnė me gjellėn e quajtur PAGANIZĖM. Nė momentin e imponimit tė paganizmit nė shpirtrat e njerėzve, fillojnė tė gufojnė kontot e shefave tė mėdhenj. Jam i bindur se lexuesi e kupton se pėr ēfarė po shkruaj. Lexova nė njė revistė prestigjioze nė Maqedoni kalendarin e muajit Mars, normal nė kėtė kalendar mungonte vetėm 7 marsi dita e arsimit shqip, e vetmja ditė e logjikshme pėr t'u potencuar. Renditja e ngjarjeve tė muajit mars ishte si vijon: 4-5 mars (konferenca regjionale pėr bashkėpunim midis qeverive dhe sektorit qytetar), 8 mars (dita botėrore e grave "burrave"), 21 mars (dita e ekologjisė dhe e pranverės), 22 mars (dita botėrore e ujit), 27 mars (dita botėrore e teatrit).
Rroga mesatare nė Maqedoni ėshtė diku 10.000 denar, dhe vetėm gjatė muajit mars nėse e llogarisim realisht duhet tė hyjmė borxh pėr t'i realizuar orekset e shefave tė shpikjes sė kėtyre festave dhe ditėve. Njeriu i shekullit XXI ėshtė i varur nga mediat, teknologjia dhe ditėt tė cilat i pėrcaktojnė shefat e mėdhenj dhe nė kėtė mėnyrė po e pasqyrojnė fatin tonė si yvertirė kacafytjesh. Por, qėllimi i kėtyre ditėve nuk ėshtė mbrojtje, nuk ėshtė e drejta e as kėrkimi i realitetit, por thjeshtė mbushja sa mė e madhe e kontove tė shefave tė mėdhenj. Dikur habitesha me krishterėt se pse nuk shkojnė nė kishė pėr ēdo ditė por vetėm gjatė festave. Por, kur e kuptova se sa festa kanė ato u stabilizova dhe u mėsova me to. Pėrveē festave tė zakonshme ato kanė edhe ditėn e Shėn Valentinit, Shėn Gjergjit, Shėn Mitrit, Shėn Pantelemonit, dhe njė numėr tė madh festash qė tė ju them tė drejtėn nuk ia di tė gjithave emrat. Por, kėtyre festave nėse ia shtojmė edhe Natėn e Shtrigave, Karnavalet, Krishtlindjet, Vitin e Ri, atėherė me tė vėrtet do tė ndjeheshim tė uzurpuar nga ideja se gati pėr ēdo ditė ne duhet tė dalim nė treg pėr tė blerė diē dhe pėr tė festuar. Kėshtu jeta jonė do tė kalojė vazhdimisht vetėm nėpėr festime, ahengje qė pėrmbushin nevojat dhe orekset e epsheve tona, ndėrsa nevojat e shpirtit dhe mendjes i anashkalojmė dhe i hudhim nė ujė.
SI TA KUPTOJMĖ JETĖN?
Nė fakultet profesori im i njėrės prej lėndėve tė preferuara tė miat na sqaronte pėr disa procese tė integrimeve nė Europė. Ai duke u munduar tė na sqarojė termin integrim filloi qė ta ngatėrrojė me bashkim dhe nė formė maestrale doli prej situate kur i kyēi nė lojė disa studentė tė cilėt gjithēka servonte profesori e merrnin si tė vėrtet dhe tė pagabueshme. Tė dalim tek tema dhe qėllimi jonė! Biseda nė ligjėratė sillej rreth kulturės europiane dhe pati njė pyetje direkte te profesori im shumė i respektuar, kur do e mbėrrijmė ne Europėn dhe kur nuk do merremi me thashetheme? Ai tha: "Me thashetheme nuk do merremi kur tė gjithė familja tė jetė nė punė, gruaja, burri dhe fėmijėt dhe kur brenda ditės nuk takohen fare, ndėrsa natėn do tė flenė dhe tė nesėrmen prapė nė punė, nė kėtė formė ne do i ndalojmė thashethemet". Biseda e profesorit tim mė inspiroi ta shkruaj kėtė temė qė lidhet me ngjarjen e 8 marsit dhe qė i prekė njė numėr tė madh njerėzish. Nė tė vėrtet ne si do e kuptojmė jetėn, si angazhim nė punė dhe kėrkim tė materies dhe vazhdimisht luftim pėr mbijetesė, apo nė harmoni me faktorėt material dhe jo material ato shpirtėror?
MATERIALJA PA SHPIRTĖROREN
Nė ditėt tona nuk duhet tė jenė tė ndara materialja prej shpirtėrores. Ato u ndanė me revolucionin borgjez francez dhe nė formė empirike sulmuan religjionin ose fenė. Burimet ose referimet e kėtyre festave qė na servohen sot janė rezultat i ndarjes sė materiales prej shpirtėrores.
FEMRA SINONIM I PARAGJYKIMEVE
Akti final i depėrtimit tė tė keqes nė shoqėri ėshtė pamja dhe paraqitja e femrės si djall dhe jo si njeri. Tė mos na keqkuptojė lexuesi nė tė gjitha ideologjitė dhe fetė, ekzistojnė grupacione tė caktuara tė cilėt kanė shkelur mbi nderin dhe tė drejtėn e femrės. Por nė fenė Islame ndryshojnė gjėrat, edhe pse edhe nė mesin e pjesėtareve musliman ekzistojnė grupe ekstreme me ide tė pėrziera jo islame.
FUNDI I FILLIMIT
Femra, nėna, gruaja, mbesa, halla, tezja, shoqja, motra, ka nevojė pėr njė jetė tė tėrė tė drejtash , ledhatimesh, obligimesh dhe jo pėr njė ditė. Ato qė i caktuan vetėm njė ditė atyre le tė festojnė me 8 Mars dhe t'i ngjajnė majmunėve tė Darvinit, ndėrsa ato qė e perceptojnė drejtė jetėn FEMRĖS DO I DHUROJNĖ NJĖ JETĖ TĖ TĖRĖ. 8 Marsi dita ndėrkombėtare e femrave ku xhepat e burrave zbrazen pėr orekset e DJALLIT TĖ MALLKUAR.
08.03.2008.islamgjakova.net