www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Ateizmi

 

 

 

 

 

Ajni SINANI

"A mos u krijuan prej kurrgjėsė, apo ata vetė janė krijues! A mos ata i krijuan qiejt e tokėn? Jo, pra ata nuk janė tė bindur." (Et Tur, 35-36.)



All-llahu i Madhėruar deshi qė kjo botė tė jetė arenė lufte mes sė vėrtetės dhe tė pavėrtetės, sė mirės dhe sė keqes, tė drejtės dhe tė padrejtės, fesė dhe ateizmit. E vėrteta dhe e pavėrteta do tė ekzistojnė njėkohėsisht deri nė Ditėn e Fundit. Islami garanton lirinė e besimit, jo vetėm se tė besuarit nėn presion ėshtė pa kurrfarė rezultatesh dhe dobish, por edhe pėr shkak se tė besuarit me detyrim i kundėrvihet natyrės sė vet njeriut.[1] All-llahu i Madhėruar i thotė tė dėrguarit tė Tij, Muhammedit a.s.:
"Sikur tė kishte dashur Zoti yt, qė tė gjithė ata qė janė nė tokė do tė besonin. A ti do t'i detyrosh njerėzit qė tė bėhen besimtarė?" (Junus, 99.)
Ateizmi ėshtė doktrinė mohuese, sepse ai ėshtė ngritur mbi bazėn e mohimit dhe mospranimit tė Zotit.[2] Ai s'ėshtė gjė tjetėr veēse mohim i vlerave hyjnore dhe mbulim i sė Vėrtetės me tė pavėrtetėn. Arabėt nė kohėn paraislamike bujkun e thėrrisnin qafir, sepse ai gjatė mbjelljes mbulonte farėn me dhe. Kurse, pas Islamit me kėtė fjalė ata e thėrrisnin pabesimtarin, sepse ai pėrmes tė pavėrtetės - mosbesimit pėrpiqet tė mbulojė tė vėrtetėn - besimin.
Ateisti (qafiri) me njė krenari tė pavend, nga padija, vazhdon tė mohojė nė mėnyrė tė pavetėdijshme ēdo gjė hyjnore, duke mohuar madje edhe vetė Zotin. Ēifuti Karl Marks ka deklaruar: "Zoti nuk e krijoi njeriun, por e vėrteta ėshtė se njeriu ėshtė ai qė e shpiku, e krijoi atė!"[3]
Ateizmi dhe filozofirat materialiste e verbėrojnė dhe e zhveshin shpirtin nga ēdo vlerė dhe virtyt, duke e zvetėnuar natyrėn e pastėr njerėzore. Ai i nxori shoqėritė zbuluar dhe i zhveshi ato nga dinjiteti i tyre njerėzor. Asnjė ideologji tjetėr, veē atyre ateiste, nuk ka qenė kaq e tejskajshme, dhe kaq ēnjerėzore nė esencė. Ateizmi nuk e edukon ndėrgjegjen dhe njeriun e privon nga ndjenja e frikė-respektit ndaj Zotit, i Cili i sheh sjelljet dhe veprat e tij. [4]
Mosbesimi e ngulfat shpirtin e njeriut dhe ėshtė si njė ankth qė tė zė frymėn. Mosbesimtari ėshtė i paaftė qė ta kuptojė qėllimin e krijimit tė jetės e tė universit. Nė kokėn e tij vėrtiten njė grumbull hipotezash qė nuk ia bindin mendjen dhe nuk i ofrojnė prehje pėr shpirtin.
Ideologjia komuniste predikonte se lumturia dhe shpėtimi vjen vetėm nga pabesia, nga mosbesimi, nga mohimi i Zotit, i librave dhe i tė dėrguarve tė Tij![5]
Largimi nga Zoti i Madh nuk shpie vetėm nė shkatėrrimin psikologjik tė njerėzimit, por, gjithashtu ēon edhe nė shkatėrrimin dhe shthurjen e shoqėrisė. Ateizmi mundohet tė ofrojė vizionin e njė universi materialist pa Zot, gjė qė bie ndesh me teizmin. Ai pohon se njeriu dhe universi kanė dalė nė ekzistencė nga mosqenia absolute nė mėnyrė tė vetvetishme. Mosbesimi (kufri) sjell shqetėsim, trazim dhe zbrazėti tė pallogaritshme shpirtėrore. Jeta e njeriut e gjen kuptimin e saj dhe e arrin pikėsynimin, bindjen ndaj Zotit, vetėm nė dritėn e fesė. Me ateizėm jeta ėshtė absurde dhe e pakuptim.
Pabesimtarėt thonė se gjithėsia ėshtė e paqėllimtė, se njerėzimi ėshtė krijim i rastėsisė, i pa qėllimtė dhe se puna e tij pėrfundon njėherė e pėrgjithmonė me vdekjen e tij!
Mohimi lind ose prej njė gjymtimi nė procesin e tė menduarit, ose prej njė dobėsie vullneti. Disa njerėz, tė cilėt, meqė pranė mijėra ēėshtjeve tė panjohura tė gjithėsisė pa anė e pa fund e tė pėrtej saj, njohin ose pandehin se njohin njė ēėshtje, kanė rėnė viktimė e krenarisė boshe pėr diturinė e tyre dhe janė rrėmbyer nga iluzioni se s'ekziston e vėrtetė tjetėr jashtė asaj qė dinė ata vetė. Ata kanė pandehur se kanė ndriēuar njė kontinent tė tėrė me njė fije shkrepėse dhe kanė besuar se me dritėn e fenerit tė dorės kanė parė tėrė gjithėsinė! [6]
Kur'ani duke pėrmendur ateistėt qė s'njohin jetėn e pasosur, por vetėm pamjen vulgare tė materies, e qė gėnjehen prej kėnaqėsive kalimtare tė kėsaj bote, thotė se mendimet e tyre janė identitet i njė dyshimi tė pabazė:[7]
"Ata thanė: 'Nuk ka tjetėr veē jetės sonė nė kėtė botė, kėtu lindemi e kėtu vdesim. Asgjė nuk na shkatėrron tjetėr pėrveē kohės'. Mirėpo ata nuk kanė asnjė njohuri pėr kėtė pėrveē njė dyshimi e pandehmė." (El Xhathije, 24.)
Ideologjitė ateiste zėnė vendin e parė nė listėn e ideologjive qė i kanė shkaktuar vuajtje dhe fatkeqėsi shpirtėrore njeriut. Mosbesimi, duke supozuar se njeriu jeton nė kėtė gjithėsi vetėm duke u mbėshtetur nė vetvete, pa Zotin qė e ka krijuar, qė e ndihmon dhe para tė Cilit do tė japė llogari, ligjėroi shqetėsimin dhe frikėn e njeriut pėr tė ardhmen dhe prirjen e tij pėr egoizėm dhe individualizėm.[8]
Mėnyra e tė menduarit nihilist, ku ekzistenca, jeta dhe krijimi konsiderohen tė kotė, ėshtė jashtėzakonisht e dhimbshme dhe e padurueshme. Edhe gjigantėt mė tė mėdhenj nuk ia dolėn qė tė pėrballojnė mosbesimin dhe konfliktet e brendshme nė shpirtin e tyre.
F. Niēe i cili predikonte filozofinė ekzistencialiste dhe teorinė mbi ekzistimin e 'mbinjeriut' nė vend tė Zotit, dhjetė vitet e fundit para se tė vdiste, pėrjetoi njė krizė tė thellė shpirtėrore. Nė atė rast ai thoshte: "Dua njė mėsues, mė duhet njė mėsues. A s'ėshtė dikush qė sheh mė larg se unė? Mė duhet njė mėsues." Kurse, Sartri nė momentin e fundit i kishte thėnė priftit: "Tė lutem ndėrmjetėso tek Zoti yt, i cili mė mori tė parėt dhe mė paralizoi dorėn time tė djathtė." [9]
Ishte Ēarls Darvini, babai i teorisė famėkeqe tė evolucionit i cili tregoi tragjedinė e njeriut, pa Zot, qė merret vetėm me shkencė, tragjedinė e intelektit tė tjetėrsuar dhe pasojat e saj. Nė autobiografinė e tij ai shkruan se deri nė moshėn tridhjetėvjeēare gjente kėnaqėsi tė madhe nė muzikė, nė poezi, pikturė, por mė pas, pėr shumė vite, humbi ēdo shije pėr to. Ai thotė: "Duket se mendja ime u bė njėfarė makine, e cila bluan grumbullimet e mėdha tė fakteve nė ligje tė pėrgjithshme. Humbja e kėtyre shijeve ėshtė e barasvlershme me humbjen e lumturisė dhe, ndoshta, nė mėnyrė tė dėmshme pasqyrohet nė aftėsinė mendore dhe, mė e mundshme, nė aftėsitė morale, sepse e dobėson anėn emocionale tė natyrės sonė. "[10]
Qė tė gjithė kėta kampionė tė ateizmit pėrjetuan ēaste tė tmerrshme gjatė ndarjes nga kjo jetė. Por tragjedia dhe tmerri i tyre i vėrtetė, kishte filluar qė nga momenti kur ata me mospėrfillje e injoruan besimin nė All-llahun, duke mohuar atė qė ėshtė e lindur (el fitra) dhe e pandashme nė natyrėn e secilit njeri. Mosbesimi nėn njė maskė tė ashtuquajtur shkencore ia doli, qė gjatė shekullit qė lamė pas, tė fitojė njė ligjshmėri tė rreme.[11]
Ndėrkaq, shkenca moderne po shtyn tė ecurit drejt Zotit dhe ėshtė bėrė mbėshtetje pėr fenė. Me pėrparimin e shkencės, besimi po forcohet. Me shtimin e dijes, vlera e fesė po shtohet! [12] Shkenca po ec pėrpara me hapa marramendės. Sot asnjė i menēur s'mund tė pėrsėrisė budallallėkun e Haeckelit (1834-1919):
"Le tė mė japin mua ujė, lėndė kimike dhe kohė tė mjaftueshme se jam nė gjendje tė krijoj njė njeri!"[13]
Pas rėnies sė ideologjisė komuniste, dhe botėkuptimit ateist tė institucionalizuar, mosbesimi gjithnjė e mė tepėr ka mė pak ithtarė. Edhe pėrkundėr kėsaj, ai vazhdon tė mbrohet me kryeneēėsi nga mbėshtetės injorantė! Kufri pati efekte negative nė sjelljet e njerėzve, nė normat morale tė popujve dhe nė sistemet shoqėrore.
Njerėzit sikur kanė filluar tė vetėdijesohen dhe tė kuptojnė mungesėn e qėndrueshmėrisė shkencore pėr shumė teorie ateiste, dhe rryma mendimi degraduese sikurse janė marksizmi, materializmi, ekzistencializmi etj. Sa mė parė qė njerėzit vetėdijesohen pėr njė gjė tė tillė, aq mė shpejt do tė jenė dėshmitarė tė njė pėrfundimi tragjik tė tyre. [14]
Mosbesimi shkakton ikje nga vetvetja, duke bėrė qė individi tė kėrkojė arratisje nga mendimet tmerruese dhe dėrrmuese. Sakaq, edhe morali i tij i ngritur mbi dėlirėsi pėson lėkundje. Pabesimtari fillon tė kėrkojė strehė duke u dėfryer dhe duke u kėnaqur me gjėra qė sjellin harrim, sikurse janė drogat dhe mjetet e tjera qetėsuese!
Ateizmi dhe filozofia materialiste, padyshim, janė nga anėt mė tė errėta tė historisė njerėzore. Ato paraqesin degradim pėr dinjitetin e njeriut. Ku qėndron dinjiteti njerėzor nėse pretendohet, pa tė drejtė dhe nė mėnyrė mashtruese, se njeriu ėshtė pasardhės i majmunit?
Po qe se e pėrjashtojmė ekzistencėn e Zoti, ku e gjen individi tė drejtėn pėr t'u respektuar, gjė qė ėshtė e domosdoshme kur flasim pėr dinjitet? Nėse njė pikturė origjinale, ka cilėsinė e sė bukurės kurse 'ēdo kopje ' ėshtė e shėmtuar, jo pėr faktin se kopjes i ėshtė shtuar a i ėshtė hequr diēka, por se dallimi mes tyre qėndron nė kontaktin personal ndėrmjet veprės dhe artistit,[15] atėherė, ku do tė qėndronte bukuria dhe madhėshtia e njeriut nėse do tė mohonim kontaktin direkt nė mes njeriut dhe Krijuesit pėrmes aktit tė Krijimit?!
Feja, morali dhe arti e kanė fillin nga akti i Krijimit. Mohimi ateist i Krijimit, ėshtė mohimi mė radikal i fesė, i etikės dhe i artit, madje edhe i sė drejtės.[16] Duke mohuar Krijuesin, ateizmi e grish njeriun qė tė braktisė idenė pėr All-llahun, e cila ėshtė e lindur (kongenitale) dhe mendim permanent qė e preokupon njeriun qysh kur ka filluar tė ndiejė dhe tė mendojė.[17]
Filozofi i shquar, Rene Dekart kėtė ndjenjė tė lindur e shpreh kėshtu: "Unė me tėrė qenien time, ndonėse nuk jam i pėrkryer, ndiej njėkohėsisht pėr Atė dhe se ekziston njė Qenie e Pėrkryer. Jam i detyruar tė besoj se kėto ndjenja tė zhytura thellė nė qenien time i ka vendosur pikėrisht ajo Qenie e Pėrkryer (Krijuesi), me vetitė e Tij tė pėrsosura." [18]
Ateizmi, sikurse thamė mė lart, vė nė shėnjestėr tė gjitha parimet etike. Sistemet ateiste shkaktuan pėr dekada tė tėra tmerr, frikėsim, dhe dhunė nė botė. Ato, kėto mizori i konsideronin tė arsyeshme dhe tė justifikueshme, dhe gjithė ato i zbatuan nė praktikė. Dhuna e ushtruar nga kėto sisteme bėri qė shek. 20, tė konsiderohet Shekulli i Vuajtjeve dhe Megavdekjeve.[19]
Mungesa e besimit, e shkaktuar nga rryma dhe sisteme tė ndryshme, bėri qė tė zhvillohet njė luftė e pamėshirshme, e cila u bė kob dhe tmerr pėr njeriun. Ateizmi filloi tė propagandohej nė ēdo lėmi, nga arsimi tek arti, nga politika te historia. Shqipėria ėshtė shembulli mė ekstrem i kėtij terrori tė ushtruar ndaj ēdo gjėje hyjnore. Fatmirėsisht pėrpjekjet gjigante pėr tė krijuar njė botė pa fe e Zot dėshtuan.
Njė poet nė poezinė e tij u shpreh: "Nuk ėshtė diēka nė rregull me njeriun, nė qoftė se nė mesditė kėrkon t'i argumentohet se ėshtė ditė."[20] Pasojė e rėndė e ateizmit ėshtė, pa dyshim, largimi masiv i njerėzve nga feja dhe tėhuajėsimi gjithnjė e mė i madh i njeriut nga natyra e tij vetjake dhe e pėrhershme. Ateizmi bėri qė njeriu ta harrojė kėtė natyrė tė tij, duke u shmangur dhe larguar prej saj. Kjo harresė dhe shmangie mund tė jetė vetėm kalimtare, por nė tė njėjtėn kohė me siguri ajo do tė ketė efekte katastrofale pėr tė.[21]
Mosbesimi formoi njė boshllėk tė madh moral e shpirtėror. Nė ditėt tona, kapėrcimi gjithmonė e mė shumė i kufirit tė asaj qė ėshtė e lejuar dhe pėrhapja e njė mentaliteti inferior qė s'merr parasysh vlerat morale dhe dispozitat fetare, ėshtė pasojė e ateizmit. Njerėzit, qė mendojnė se nuk do t'i japin llogari Zotit, janė tė prirė pėr shthurje. Nė themel tė tė gjitha sjelljeve imorale, shihet qartė mungesa e fesė. Pa Zot nuk ka moral.
Hafiz Ali Korēa para se komunizmi dhe komunistėt tė zvetėnonin shpirtin e shoqėrisė shqiptare shkruan: "Komunizmi - bolshevizmi nuk e njeh formimin familjar. Thonė, nuk duhet tė ketė martesė. Mėmė e atė nuk duhet tė njohin se cilin kanė birė e bij. Si virgat dhe ēvirgat janė njė, duhet tė formohen jetimė familjarė sipas rregullave bolshevike, d.m.th. nuk do tė dinė cilėn kanė bij e cilin bir dhe kėshtu do tė shpėtojnė nga gajleja e fėmijės, mirėpo mė pastaj babai do tė marrė tė bijėn pėr grua, njė gjė qė nuk e bėjnė as kafshėt".[22]
Pas njė lufte tė pamėshirshme mbi natyrėn e njeriut, sistemet ateiste filluan tė shfaqen me surratin e tyre tė vėrtetė. Padyshim, ēdo filozofi e cila i kundėrvihet besimit nė Zot ėshtė e destinuar tė dėshtojė, sepse bie ndesh me natyrėn e pastėr tė njeriut tė dhuruar nga Zoti. Muhammedi a.s. thotė:
"Ēdo foshnje lind me natyrė tė pastėr (me besim islam tek Zoti , por prindėrit (dhe mjedisi) mund ta shndėrrojnė nė ēifut, tė krishterė, adhurues tė zjarrit (ateist) etj. "
Besimi, si veēori shpirtėrore, i ėshtė dhėnė njeriut dhuratė nga Zoti, nė botėn e shpirtrave. All-llahu kėrkoi nga bijtė e Ademit qė tė dėshmojnė se Ai ėshtė Zoti i tyre, dhe gjithė njerėzimi dėshmoi:
"Dhe kur Zoti yt nga kryqet e tė bijve tė Ademit nxori pasardhėsit e tyre dhe kėrkoi prej tyre tė dėshmojnė kundėr vetes: 'A nuk jam unė Zoti juaj?', 'Po, si jo, - thanė ata, - ne dėshmojmė' qė tė mos thoni nė Ditėn e Kiametit 'Ne kemi qenė indiferentė ndaj kėsaj'. (El Araf, 172.)
Pra, ndjenjėn e tė besuarit njeriu e solli me vete nė kėtė botė. Filozofi i shquar Henri Bergson, thotė:
"Ėshtė gjetur dhe gjendet shoqėri njerėzore pa shkencė, pa art e filozofi, mirėpo asnjėherė nuk ėshtė gjetur ndonjė shoqėri pa fe."
Kurse Plutarku, historian i vjetėr grek, thotė:
"Gjatė historisė ka mundur tė ndodhė qė tė ketė qytete pa fortifikata, pa shkolla, pa pallate luksoze, por asnjėherė nuk ėshtė hasur ndonjė qytet pa faltore."[23]
Pra njeriu ėshtė i lidhur ekzistencialisht me Zotin, sepse shpirti i tij, sipas natyrės sė vet paraekzistenciale, ėshtė i kthyer nga Zoti dhe i pėrcaktuar nga brenda pėr Zotin.[24]
Ateizmi duke mohuar Zotin vė rastėsinė dhe mohon parimet bazė, duke bėrė tė pamundshme tė pėrcaktohet se ēfarė ėshtė e moralshme e ēfarė e pamoralshme. Kėshtu, ai lė shteg qė njerėzit t'i vendosin ligjet sipas hamendjes dhe tekeve tė tyre. Sipas tij nuk ka vlera absolute, tė shenjta, as parime tė cilave do tė duhej t'u pėrmbaheshin njerėzit. Mosbesimi ėshtė verbal, sipėrfaqėsor, frazė, hamendje, iluzion dhe vetėmashtrim.
Afetarėt thonė se feja s'ka asgjė qė e fisnikėron dhe e lartėson shpirtin. Njė thėnie e tillė ėshtė sikurse njė thėnie e njė thėnėsi qė do tė shprehej se simfonia e Bet'hovenit nuk tė trazon, se ajo nuk ka asgjė ngazėlluese. Njė thėnie e tillė, ndoshta do tė ishte vlerėsim pėr thėnėsin dhe veten e tij, por jo edhe pėr fenė nė pėrgjithėsi e Islamin nė veēanti. [25]
Shembulli i ateistit ėshtė si caliku i fryrė nga jashtė, por bosh, e i rrėnuar nė brendinė e tij. Vakumi nė brendinė e tij nuk e lė tė qetė, por proteston gjithnjė pėr ēdo shmangie nga natyra e tij e prirė pėr besim.[26]
Jo rrallė ndodh qė pėr fenė, tė diskutojnė njerėz kapriēiozė, qė nuk kanė dije dhe ngazėllim fetar dhe te tė cilėt verbėria e brendshme, pushteti i kapriceve dhe kryeneēėsia kanė asgjėsuar dritėn e besimit nė All-llahun e Gjithėfuqishėm. Vetėm ata njerėz, qė bartin nė vete dhuratėn e shumė vlefshme tė besimit (imanit), mund tė kuptojnė se si muslimanėt e parė, ndonėse tė pakėt nė numėr, arrinin tė korrnin fitore pas fitoreje.
Muslimanėt nuk do tė arrinin gjithė atė sukses mahnitės pa besim tė sinqertė te Zoti dhe pa ndihmėn e Tij, tė cilėn e merituan me sakrifica dhe bindje tė paluhatshme. Porosia Islame u pėrhap vetėm gjatė njė shekulli prej Indisė, deri tek Oqeani Atlantik.
Kur'ani na mėson mbi qėllimin dhe kuptimin e jetės dhe pozitėn e njeriut nė Tokė dhe gjithėsi.
Dikush mund tė pyes: Nėse vėrtet Kur'ani ėshtė fjalė e Zotit, pse nuk i pėrmban tė gjitha tė vėrtetat shkencore? Mund ta marrim me mend se sa voluminoz do tė ishte njė libėr i tillė, nė tė cilin do tė mund tė ishin tė shkruara tė gjitha tė vėrtetat shkencore, nėse ato tė vėrteta mund tė kishin fund. A thua vallė, pėrgjigjet pėr problemet tona do t'i gjenim mė lehtė nė njė libėr tė shkruar, nė mėnyrė aq voluminoze, apo nė natyrė e cila ėshtė libėr i hapur "pėr ata qė meditojnė" sikurse shprehet Kur'ani famėlartė?
Si do tė dukej bota pa Muhammedin a.s. dhe pa muslimanėt, tė cilėt kanė dhėnė kontribut fantastik nė fushėn e shkencės dhe dijeve njerėzore pėr shekuj me radhė? Tė kujtojmė se ēka ka krijuar Islami, t'i kujtojmė ato periudha tė lavdishme tė Islamit dhe kontributin qė muslimanėt i kanė dhėnė mendimit njerėzor, kontribut pa tė cilin Bota akoma do tė ishte nė kohėn e injorancės (xhahilijetit) dhe errėsirės.
Rozhe Garodi, francezi i islamizuar, Shkruan: "Islami ka nxitur njėrėn prej shkallėve mė tė mrekullueshme tė frymės shkencore, atė ēfarė bota se kish parė ndonjėherė: prej matematikės e deri te mjekėsia, prej astronomisė e deri te fizika. Kultura Islame shndriti me shkėlqimin e vet pėr shekuj me radhė. Shembulli i universitetit Islamik nė Kordovė, nė shek. X paraqitet si shembull, shpirti i tė cilit duhet gjallėruar pėr t'u zhvilluar sėrish shkencat, jo pėr t'u vėnė nė shėrbim tė shkatėrrimit tė njerėzimit, por pėr t'i shėrbyer rilindjes (shpirtėrore) tė njeriut nė rrugėn e Zotit."[27]
Si do tė dukej njerėzimi sikur tė ē'rrėnjosej feja nga jeta e tyre. A do tė kishte kuptim jeta?! Cili do tė ishte misioni i njeriut nė Tokė? Feja me ndikimin e saj, ka formuar shoqėri tė moralshme dhe ka nxjerrė aq shumė njerėz tė mėdhenj, sikurse ishin tė dėrguarit e Zotit dhe shumė kolosė tė tjerė, dhe me frymėzimin e saj janė realizuar vepra tė tilla artistike madhėshtore, sa qė s`mund tė parafytyrohet se sa e shkretė do tė dukej Bota pa gjithė kėto mrekulli magjepse, tė cilat janė krijuar tė frymėzuara nga feja.
All-llahun e kanė mohuar ata qė u ėshtė dobėsuar vullneti pėr shkak tė presionit tė dembelizmit (indiferentizmit), interesave dhe dėshirave tė ulėta tė tyre. I kanė zėnė veshėt e tyre sepse s'kanė dashur tė dėgjojnė tė vėrtetėn, i kanė ngrirė mendjet sepse nuk kanė dashur tė kuptojnė. [28] Pėr tė tillėt Kur'ani thotė:
"A e ke parė atė qė dėshirat e veta i ka bėrė zot? A mund t'i bėhesh mbrojtės ti tani atij? Apo mos kujton se shumica e tyre dėgjojnė fjalėt e kuptojnė? Ata nuk u ngjajnė tjetėr veēse kafshėve, madje, janė mė tė humbur se ato!" (El Furkan, 43-44.)
Murad Hofmann, gjerman i islamizuar, pėr shoqėrinė perėndimore thotė: "T'i shohim ato viktima tė shoqėrisė amorale industriale. Ata kanė gjithēka - autonominė, mbrojtje prej djepit deri nė varr, seks pa tabu, drogė gjoja pėr shkak tė kėrkesės, pjesėn mė tė madhe tė kohės sė lirė dhe tė gjitha tė drejtat e njeriut qė mund tė mendohen. Por, ajo qė ata e mbajnė mend ėshtė zbrazėtira ekzistenciale. Ajo pėr ēka ata pėrmallohen ėshtė ngrohtėsia dhe mėsuesi shpirtėror i cili shkėlqen nga autoriteti... Mė herėt apo mė vonė, nė kėrkim tė alternativės, tė fesė sė pamohueshme, (Perėndimi) do tė takojė fenomenin e Islamit, i cili ėshtė nė ngritje dhe qė sot njihet si rrugė e tretė ndėrmjet utopisė sė Perėndimit dhe materializmit tė Lindjes."[29]
Kurse, Rozhe Garodi thotė:
"Problemi themelor qėndron nė atė se, njeriut duhet t'i kthehen dimensionet e tij tė vėrteta njerėzore: Besimi nė transcendencėn Hyjnore, nė bashkėsinė njerėzore dhe vetėdija mbi pėrgjegjėsinė personale."[30]
Qėllimi qė i ėshtė venė njeriut nė Kur'anin e shenjtė ėshtė tė dijė tė kthehet nė normė, nė natyrėn origjinale dhe tė pėrhershme njerėzore, nė fitreh [31]:
"Ti drejto fytyrėn tėnde kah feja si besimtar i vėrtetė, feja (norma) e All-llahut, me tė cilėn i krijoi njerėzit. S'ka ndryshim tė asaj natyrshmėrie tė krijuar nga All-llahu, ajo ėshtė feja e drejtė, por shumica e njerėzve nuk e dinė." (Er Rum, 406.)

[1] Muhammed El Behij, Imani, Prizren, 1421/2000, f. 10.
[2] Abdurrahman Abdulhalik, Ateizmi Shkaqet dhe Trajtimi i Tij, op. cit., f. 20
[3] Dr. Jusuf el Kardavi, Tė Ekzistuarit e All-llahut, Gostivar, 1422/2001, f.14.

[4] Abdurrahman Abdulhalik, Ateizmi Shkaqet dhe Trajtimi i Tij, op. cit., f. 23.
[5] Hafiz Ali Korēa, Bolshevizmi ėshtė shkatėrrim i Njerėzimit, Prishtinė, 2001, f. 22.
[6] Prof. dr. Bekir Topaloglu, prof. dr. Jusuf Shevki Javuz dhe doē. Iljas Ēelebi, Bazat e Besimit nė Islam, Prishtinė, 2002, f. 47.
[7] Prof. Dr. Bekir Topaloglu, Ekzistenca e Zotit, Vėrtetimi i Domosdoshmėrisė sipas kelamistėve dhe filozofėve islamė, Prishtinė, f. 172.

[8] Abdurrahman Abdulhalik, Ateizmi Shkaqet dhe Trajtimi i Tij, op. cit., f. 21.
[9] Ruzhdi Fekkar, Rėnia e gjigandėve, Muhidin Ahmeti, Pėrmbledhje Ligjėratash Fetare, Shkodėr, 1417-1996, f. 13.
[10] Darvin Charles, The Autobiography of Charles Darvin 1809-1882, hartuar nga Nora Barlow, N. W. Norton, New York, 1969, cituar nga Erich From, op. cit., f. 174-175
[11] Harun Jahja, Fatkeqėsitė qė Solli Darvinizmi pėr Njerėzimin, Istambul, 2003, f. 11.
[12] C. Morrison, ibid, 199, cituar nga Prof. Dr. Bekir Topaloglu, Ekzistenca e Zotit, Vėrtetimi i Domosdoshmėrisė sipas kelamistėve dhe filozofėve islamė, op. cit., f. 191.
[13] Morrison, po aty, f. 42, sipas Dr. Bekir Topaloglu, Ekzistenca e Zotit, Vėrtetimi i Domosdoshmėrisė sipas kelamistėve dhe filozofėve islamė, op. cit., f. 193.
[14] Shih Harun Jahja, Fatkeqėsitė qė Solli Darvinizmi pėr Njerėzimin, op. cit., f. 7.
[15] Alija Izetbegoviq, Islami ndėrmjet Lindjes e Perėndimit, op. cit., f. 108.
[16] Ibid, f. 107.
[17] Mustafa Mahmud, All-llahu xh. sh., Prizren, 1421/2000, f. 52.
[18] Dr. Jusuf El Kardavi, Tė Ekzistuarit e All-llahut, op. cit., f. 17.
[19] Shih: Zbigniev Brzhezhinski, Jashtė Kontrollit, Tiranė 1995, f. 17 e tutje.
[20] Dr. Jusuf el Kardavi, Tė Ekzistuarit e All-llahut, op. cit., f. 16.
[21] Shih Sejjid Husein Nasr, Islami dhe Brenga e Njeriut Modern, Shkup, 2000, f. 29.
[22] Hafiz Ali Korēa, Bolshevizmi ėshtė shkatėrrim i Njerėzimit, op. cit., f. 23.
[23] Dr. Jusuf El Kardavi, Tė Ekzistuarit e All-llahut, op. cit., f. 21.
[24] Muhidin Ahmeti, Pėrmbledhje Ligjėratash Fetare, op. cit., f. 11.
[25] Zem Zem, Sarajevė, 1981, nr. 7-8, f. 8.
[26] Muhidin Ahmeti, Pėrmbledhje Ligjėratash Fetare, op. cit., f. 12.
[27] Rozhe Garodi, Gjallėrimi Islamik, op. cit., f. 13.
[28] Prof. Dr. Bekir Topaloglu, prof. Dr. Jusuf Shevki Javu dhe doē. Iljas Ēelebi, Bazat e Besimit nė Islam, op. cit., f. 47.
[29] Dr. Murad Hofmman, Islami si Alternativė, op. cit., f. 20.
[30] Rozhe Garodi, Gjallėrimi Islamik, op. cit., f. 17.
[31] Sejjid Husein Nasr, Islami dhe Brenga e Njeriut Modern, op. cit., f. 30.

 

 

 

 

19.02.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .