Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Falėnderimet dhe adhurimet janė tė veēuara dhe i dedikohen vetėm Allahut xh.sh. tė Madhėrishmit dhe tė Plotfuqishmit i cili krijoi ēdo gjė, e krijoi njeriun nė formėn mė tė bukur dhe e udhėzoi. Atė tė cilin Ai e udhėzon askush nuk mund ta shmangė nga rruga e Tij ndėrsa atė qė e lė nė humbje askush nuk mund ta udhėzoj. Dėshmojmė se Muhammedi s.a.v.s. ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij i cili e kumtoi nė mėnyrėn mė tė bukur mesazhin e Allahut xh.sh. paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė edhe mbi shokėt e tij, familjen e tij dhe mbi tė gjithė ata tė cilėt e pasuan dhe e pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Dolėm prej muajit tė bekuar dhe tė madhėrishėm tė ramazanit, dolėm me njė qetėsi tė plotė shpirtėrore me njė begati tė madhe tė pėrgatitur, tė pastruar dhe tė lartėsuar nė pikėpamje shpirtėrore, por shumica e dijetarėve janė pyetur ēka pas ramazanit? A thua i tėrė ibadeti ynė duhet pėrqendruar vetėm nė kėtė muaj? Pėrgjigjja e tė gjithėve ishte se edhe pas ramazanit duhet tė jetė pėrsėri ramazan. Pra, kėtė pastėrti tė cilėn ne e fituam duhet vazhduar edhe mė tutje, sikurse nėna kur ia vesh birit tė saj rrobat e pastra dhe e kėshillon qė t'i ruan dhe t'i mban tė pastra. Prandaj vėllezėr tė nderuar, kėtė pastėrti tė cilėn e arritėm nė kėtė muaj duhet ta vazhdojmė me tė njėjtin ritėm nė rrugėn e Allahut xh.sh. ashtu siē na porositi Ai.
Allahu nė versetin 147 tė kaptinės Nisa thotė: "Ēfarė ka All-llahu me dėnimin tuaj? E falėnderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakėson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu ėshtė mirėnjohės i dijshėm."
Me kėtė verset kur'anor Allahu xh.sh. na tregon se nuk ka tė bėj asgjė me dėnimin tonė nėse ne i plotėsojmė dy kushte tė jemi falėnderues dhe tė jemi besimtarė, kur ne i plotėsojmė kėto dy kushte atėherė Allahu nuk ka tė bėjė me dėnimin tonė, por Ai na tėrheq vėrejtjen duke e ngacmuar trurin tonė, e kjo ėshtė nga mėshira e tij siē thotė nė versetin 21 tė kaptinės Sexhde: "Ne do t'u shijojmė atyre dėnimin mė tė shpejtė (nė Dunja) para dėnimit tė madh (nė Ahiret), ndoshta do tė tėrhiqen (prej tė kėqijave)."
Pra, tė gjitha fatkeqėsitė qė ndodhin ėshtė njė pjesė e dėnimit tė Allahut xh.sh. pėr shkak tė kėqijave tona dhe na tėrheq vėrejtjen pėr njė dėnim edhe mė tė madh. Kjo ėshtė nga mėshira e Tij qė ne tė dimė tė orientohemi nė rrugėn e vėrtetė.
Vėllezėr tė nderuar! Vepra jonė na pėrcjell sikurse hija jonė dhe nuk ka dyshim se drejtėsia gjithmonė do tė realizohet.
Tregohet se Allahu xh.sh. i ka thėnė Davudit a.s.: "O Davud lajmėro banorėt e tokės (njerėzit) se unė jam mik i atij i cili ėshtė mik imi. Jam bashkėbisedues i atij i cili ėshtė nė shoqėrinė time. Jam shok i atij i cili shoqėrohet me mua e zgjedhi atė qė mė ka zgjedhur mua, qė ėshtė i dėgjueshėm dhe i bindur ndaj meje, kush mė kėrkon o Davud me sinqeritet mua do tė mė gjejė, ndėrsa kush kėrkon tjetėr pos meje atėherė mua nuk do tė mė gjejė.
Prandaj sipas Gazaliut, dijetarit tė njohur, Allahu xh.sh. as nuk lavdėrohet dhe as nuk madhėrohet me tespih apo me gjuhė, por vetėm me zemėr tė sinqertė, sepse zemra e sinqertė i pėrmend emrat e tij dhe nė ēdo moment e pėrkujton Allahun xh.sh. dhe e tėra ėshtė e preokupuar me njohjen e Allahut xh.sh. siē thotė verseti kur'anor: "Ti pėrmende Zotin tėnd nė vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje tė larta, (pėrmende) nė mėngjes e nė mbrėmje dhe mos u bėr prej atyre qė nuk kanė kujdes." (El A'arafė, 205)
Kjo ėshtė shkalla e lartė e besimtarit, e qė Allahu xh.sh. nga ne kėrkon qė tė vazhdojmė, prandaj zemrėn e ka pastruar ai i cili ka fuqi tė madhe tė koncentrimit ai qė mediton thellė pėr Allahun xh.sh. dhe ai qė e mposhtė nefsin apo epshin e cila ėshtė pjesė e errėt qė na pengon nė njohjen e Allahut xh.sh. prandaj kėtė pengesė ne patjetėr duhet kaluar siē e pėrmend Allahu xh.sh. nė Kur'an: "E ē'gjė tė mėsoi ty se ē'ėshtė Akabe (rruga e vėshtirė)?" (El Beled, 12)
Akabe arabėt i thonė njė rruge shumė tė ngushtė nė tė cilėn mund tė kaloj vetėm njė njeri, pra Allahu xh.sh. pyet se ē'ėshtė kjo rrugė e vėshtirė? Shumica e dijetarėve thonė se kjo rrugė e vėshtirė ėshtė nefsi apo dėshira jonė ilegale, lakmitė e ndryshme tė cilat tek ne veprojnė nė forma tė ndryshme.
Pastaj Davudi a.s. e pyeti Allahun xh.sh. "O Zot, si mund tė gjej apo tė njoh Ty?" Ai u pėrgjigj "O Davud lėre nefsin tėnd dhe do tė mė gjesh mua."
Prandaj shumica e komentuesve versetin 12 tė kaptinės Ta Ha: "O Musa!" Vėrtet Unė jam Zoti yt, hiq atė qė ke mbathur (opingat e nallet), se je nė luginėn e shenjtė Tuva."
e komentojnė nė kėtė mėnyrė: ata thonė se kėpucėt janė nefsi i njeriut i cili pėrbėhet prej dy pjesėve, prej dėshirės epshore dhe fuqisė sė hidhėrimit e cila tek ne ndikon me njė shpejtėsi tė madhe nė momentet e hidhėrimit. pra, kjo ėshtė pjesė e nefsit e cila ia pėrgatit rrugėn shejtanit pėr tė vepruar me lehtė tek ne.
Prandaj Allahu xh.sh. thotė: ".Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem." (Gafir, 60)
Pra, thirrja e robit ėshtė bėrthama e besimit por qė kjo duhet tė jetė me njė sinqeritet tė madh. Tė gjitha gjėrat ne duhet t'i kėrkojmė nga Allahu xh.sh. por, shumicėn e tyre i kėrkojmė duke mos ditur se mund tė janė nė dėmin tonė, shumicėn e gjėrave nė mund t'i shohim si tė suksesshme por, pas atyre fshihet diēka krejt tjetėr, fshehtėsi tė cilėn e di vetėm Allahu xh.sh.
Allahu xh.sh. nė versetin 16 tė kaptinės Kaf thotė: "Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimė se ē'pėshpėrit ai nė vetvete dhe Ne jemi mė afėr tij se damari (qė rrah) i qafės sė tij."
Pra Allahu xh.sh. ėshtė mė afėr se gjaku i cili qarkullon nė trupin tonė,kjo ėshtė afėrsia e Tij, prandaj kėtė afėrsi ne duhet pėrjetuar.
Kur ne lindim jemi tė pavetėdijshėm, kur rritemi bėhemi tė vetėdijshėm, sa mė shumė rritet vetėdija jonė neve na preokupojnė gjėrat e kėsaj bote, na preokupon pasuria, pozita dhe shumica prej nesh thonė "kemi kohė". E kjo mė sė shumti ngjanė kur ėshtė nė pyetje ibadeti apo obligimet tė cilat ne duhet t'i kryejmė. Kjo mė sė miri tregohet nė njė tregim ku thuhet se kishte qenė njė njeri dhe nė afėrsinė e shtėpisė sė tij ishte njė therė, kalimtarėt e lutnin qė ta largoj atė therė, koha kalonte por ky nuk e largonte atė dhe kur e arriti pleqėria ai mori ta largoj atė, por nuk kishte mundėsi ngase thera ishte rritur shumė ndėrsa ky ishte plakur dhe nuk kishte atė fuqi tė cilėn e kishte mė parė. Prandaj duhet tė kemi kujdes nė fjalėn "kemi kohė" sepse ne nuk jemi tė vetėdijshėm pėr kohėn tonė, ne nuk mund tė dimė se sa ėshtė koha jonė dhe duhet ta shfrytėzojmė atė derisa kemi mundėsi e mos t'i shtyjmė gjėrat parėsore pėr mė vonė.
Nė njė hadith kudsi thuhet "Jeto sa tė duash por do tė vdesėsh, duaje kė tė duash por do tė largohesh nga ai, puno ēka tė duash dhe sipas veprave tuaja do tė vlerėsohesh, pra ēdo dashuri tjetėr pos Allahut xh.sh. ėshtė kaluese.
Vėllezėr tė nderuar! Jeta nė kėtė botė ėshtė shumė e shkurtė, prandaj ne duhet tė pėrgatitemi sepse na pret njė udhėtim shumė i gjatė, duhet tė kemi kujdes dhe ta sigurojmė njė udhėtim tė lehtė, duhet tė kemi kujdes ndaj njėri tjetrit ta ndihmojmė njėri tjetrin tė garojmė nė vepra tė mira dhe nė mirėsi e jo nė vepra tė kėqija, mėkate dhe nė armiqėsi. Pėr fat tė keq ne po garojmė si ta ofendojmė njėri tjetrin, si ta poshtėrojmė dhe ta pėrgojojmė njėri tjetrin. Uniteti mungon e sidomos nė momentin mė kritik kur e ardhmja jonė duhet tė vendoset ne po dėshtojmė.
Prandaj Allahu xh.sh. nė kur'anin fisnik na pėrkujton: "Nė shumė biseda tė tyre tė fshehta nuk ka kurrfarė dobie, pėrveē (bisedės) kush kėshillon pėr lėmoshė, pėr ndonjė tė mirė ose pajtim mes njerėzve. E kush i bėn kėto duke pasur pėr qėllim vetėm kėnaqėsinė e All-llahut, Ne do ti japim mė vonė (nė botėn tjetėr) shpėrblim tė madh." (Nisa, 114)
Prandaj, vėllezėr tė nderuar, duhet qė nė frymėn e Kur'anit ne tė veprojmė dhe t'i aplikojmė kėto kėshilla. E pastaj Allahu xh. sh. tė na forcoj zemrat tona.
E lusim Allahun xh.sh. tė na forcoj dashurinė mes neve tė na forcoj unitetin tonė dhe me ndihmėn e Tij tė ecim pėrpara tė gjithė sė bashku, sepse nė kėtė kohė kjo mė sė shumti na nevojitet.
28.09.2008.islamgjakova.net