Faik MIFTARI
Para ca ditėsh nė Kohėn Ditore lexova artikullin pėr predikimin qė e kishte mbajtur don Shan Zefi nė Kravasari tė Malishevės me 20 janar 2008, por duke e njohur karakterin tij " civilizues", i cili shėrben si "bari" "kopesė" sė vet e cila ditė mė ditė po i zvogėlohet dhe pakėsohet, nuk i ka mbetur gjė tjetėr po tė kėrkoj aty kėtu ndonjė "dele" tė humbur nė "ahuret" e huaja nė Kosovė, nuk desha fare tė prononcohem duke marr parasysh thėnien e urtė "qentė lehin, karvani vazhdon mė tutje". Duke shfletuar ueb faqet nė internet nė agjencinė e lajmeve "Kosovapress", hasa nė shkrimin me titull "Filozofėt e errėsirės" tė autorit Gjon Keka, analistit tė cilit i pėrcjelli vazhdimisht shkrimet dhe analizat e tija nė gazetat dhe ueb faqet e ndryshme shqiptare.
Por shkrimi nė fjalė, me tė vėrtet e ka mbushur kupėn, me tė gjitha shpifjet, fyerjet, akuzat, ēoroditjet, ksenofobi, islamofobi, ēmenduri, verbėsi, shqiptarofobi, kulturofobi dhe intelektualofobi pa kurrfarė argumenti apo logjike tė shėndosh njerėzore, si njeri, shqiptar, mysliman nuk mund tė mbes indiferent ndaj kėsaj ēmendurie dhe verbėrie intelektuale tė Gjon Kekės.
Si predikimi i mbajtur mė 20 janar 2008 nga don Shan Zefi, njashtu edhe shkrimi i Gjon Kekės i 23 janarit 2008, pikėrisht nė kohėn e marrjes sė vendimit historik pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi e Kosovėn nė veēanti, tė shpalljes sė pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės nga faktori ndėrkombėtar sipas planit Ahtisari, e kanė gjetur momentin mė tė pėrshtatshėm pėr ta "goditur" kulturėn tonė islame si dhe tė kaluarėn e ndritshme osmane, tė njė periudhe e gjatė kohore mbi pesėshekullore nė tė cilin shqiptarėt sė bashku me shumė popujt tjerė tė Ballkanit kanė jetuar nė harmoni tė plotė civilizuese, nuk ėshtė rastėsi por njė "skenar" i pėrgatitur nga ndonjė kuzhinė antishqiptare, e qė korrespondon plotėsisht me propagandėn serbe pėr gjoja ekzistimin e rrezikut nga "fundamentalizmi islamik", pėr destabilizimin e situatės aktuale politike nė Kosovė nė ēastin e marrjes sė vendimit historik pėr pavarėsinė e saj tė mbikėqyrur. Por, tė kėshillojė, Gjon Kekė, se kėtė skenar nuk do tė shohėsh, se ne edhe nė tė ardhmen nė Kosovė, do tė bashkėjetojmė nė harmoni tė plotė fetare me tė tjerėt, sikurse kemi jetuar edhe gjer tani, shekuj me radhė, me tolerancė maksimale nga shumica jonė absolute myslimane ndaj pakicės krishtere ēoftė tė ritit ortodoks apo katolik, por me siguri pa respektin minimal njerėzor e intelektual ndaj teje. Mė ėshtė e njohur thėnia "kryqi me kryqin shkon, e assesi me gjysmėhėnėn", por ne si popull shqiptar nė pėrgjithėsi, e nė rastin konkret tė Kosovės, duke qenė tė njohur pėr tolerancėn tonė fetare shekullore ndaj tė krishterėve, nė rastin konkret" kryqi po shkon me gjysmėhėnėn", njėkohėsisht duke "tradhtuar" kryqin tjetėr, e po shihet prej teje, se ti kėtė "tradhtinė" e kryqit nuk je nė gjendje ta pėrballon apo ta kupton.
"Infeksioni islam i kombit tonė shqiptar" para gjashtė shekujsh ka qenė me kohė i mirėseardhur dhe shpėtimtar pėr kombin tonė shqiptar," se po tė mos kishte qenė Islami populli shqiptar do tė kishte qenė populli mė i madh me numėr nė Ballkan, por jo edhe shqiptar-Faik bej Konica". Logjika jote irracionale e tė menduarit dhe tė shprehurit" a do vijė koha qė ato ndonjėherė nė histori tė kthehen vetvetes dhe identitetit tė tyre" nuk ka gjasa as tė ndodh, e lere mė tė realizohet, dhe se duhet tė tė pėrkujtojė, se populli shqiptar para pranimit tė Islamit, pjesa absolute, 90% i ka takuar ritit ortodoks, e vetėm 10% ritit katolik, e mos mendo se ne jemi aq naiv e tė kthehemi besimit tė vjetėr krishterė tė ritit ortodoks, e pastaj tė asimilohemi nė serb apo grek, sikurse ka ndodhur me pjesėn ortodokse tė popullit tonė shqiptar nė Ēamėri.
Kulminacioni i shkrimit tėnd ėshtė hedhja e vrerit sa tė brendshėm aq edhe tė jashtėm kundėr personalitetit mė eminent tė shoqėrisė njerėzore, profetit tonė tė dashur Muhamedit a.s, kolosit tonė kombėtar akademik Rexhep Qosja, intelektualit Milazim Krasniqi, myftiut tė nderuar Naim ef. Tėrnavės si dhe liderit politik dhe biznesmenit tė njohur Behgjet Pacollit si dhe "shportave tjera tė bėrllokut qė mund tė shohėsh nė sa tė duash" me tė vėrtetė ty tė bėnė "shportė" tė hedhur nė humnerėn mė tė thellė tė bėrrllogut.
E unė tė sigurojė, Gjon Kekė, se kėto "shporta" pėrditė po shtohen me progresion gjeometrik nė Kosovė. Nuk mundem assesi tė kuptojė Gjon Kekėn, se ē'po i pengon dhe se ēfarė faji i paska bėrė atij, biznesmeni mė i njohur shqiptar si dhe lideri aktual politik i Aleancės Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli i cili vetėm pėr njė vjet tė aktivitetit politik arriti tė korrė sukses tė madh duke u radhitur si forcė trete politike nė skenėn politike kosovare si nė nivelin qendror ashtu edhe atij lokalė nė Kosovės. Apo ky sukses i rrufeshėm politik apo pasuria dhe shkathtėsia e tij e menaxhimit tė suksesshėm tė biznesit me pėrmasa ndėrkombėtare apo edhe krenaria e tij me pėrkatėsin myslimane tė tij, qė di tė falet e tė agjėrojė, qė ėshtė njė e drejtė themelore individuale njerėzore e njashtu edhe shoqėrore, qenka "halė nė sy" pėr Gjon Kekėn. Akuza e tij ndaj liderit Behgjet Pacollit me fjalėt "i cili mban linjat e rregullta me lindjen dhe me organizatat e ndryshme terroriste dhe nėpėrmjet tė cilit financohen organizatat e ndryshme islamike nė Kosovė duke qenė ky ndėrmjetėsues dhe pranues i tyre pa asnjė kusht i kėtyre organizatave terroriste" me tė vėrtet ėshtė aq e rėndė dhe shpifėse, qė nuk i mbetet gjė tjetėr, por z. Behgjet Pacolli tė ngre padi ndaj tij nė gjykatė, sa do tė jetė efektive kjo nė Kosovė, nuk e di, por tė ishte nė Zvicėr me tė vėrtetė Gjon Keka do tė ishte ballafaquar me njė dėmshpėrblim tė majmė pėr tė paguar, sa qė nuk do t'i kishte ra ndėrmend mė tė shpif, tė akuzojė, tė etiketojė, tė fyej, asnjė njeri, kushdo ēoftė ai, pa kurrfarė argumente ose prova materiale, sa tė ishte gjallė. Shpirtngushtėsia jote e mjeruar dhe mos njohja elementare e parimeve islame, mė jep tė drejtėn qė tė tė mėsojė dhe tė jap leksion, se ne myslimanėt nė besimin tonė fetar nuk kemi kurrfarė idhuj dhe se nuk e ndjekim rrugėn e Satanit (djallit), por vetėm i nėnshtrohemi Zotit tė Madhėruar dhe jemi tė pėrkushtuar nė rrugėn e drejtė. Termi "islam" do tė thotė pėrkushtim apo nėnshtrim Zotit, ndėrsa termi "mysliman" ai qė ėshtė i pėrkushtuar apo nėnshtruar Zotit tė madhėruar.
Nė pėrfundim po i citoj fjalėt e historianit tė njohur anglez Noel Malkolm i cili pėrveē tjerash nė librin e vet "Kosova njė histori e shkurtėr" cek "trashėgimia osmane, duke pėrfshirė edhe trashėgimin e islamit ėshtė diēka qė u takon popujve tė tėrė Ballkanit, ta hedhėsh poshtė atė si tė "huaj" ėshtė historikisht po aq absurde sa do tė ishte edhe absurde pėr irlandezėt qė tė flakin gjuhėn angleze si tė huaj". Komenti ėshtė i tepėrt, apo jo, Gjon Kekė!
27.1.2008
.
29.01.2008.islamgjakova.net