www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Feja-Besimi
 

 

 

 

 

Ajni SINANI

 

 

Religjioni

 

Koha nė tė cilėn jemi dhe rrethanat nėpėr tė cilat po kalojmė janė nė disfavor tė Islamit. Komentet e radios, tė televizionit, lajmet e gazetave, artikujt e revistave, filmat, qė tė gjitha, me ose paqėllim, e interpretojnė gabimisht fenė islame dhe nganjėherė e paraqesin edhe si fe fundamentaliste. Shpesh lexuesi pandeh gabimisht se, ato qė thonė ata njerėz tė paditur, janė mėsime tė fesė Islame, duke menduar se ata publicistė flasin nga njė njohje e thellė e kėtyre mėsimeve. Ėshtė njė fatkeqėsie madhe pėr shoqėrinė tonė, kur persona tė cilėt nuk zotėrojnė as njohuritė mė elementare pėr Islamin, marrin informacione nga agjencitė e huaja pa bėrė ndonjė seleksionim tė tyre, dhe ia plasojnė lexuesit vendas. Kėta njerėz tė servilosur dhe hipokritė, duke pėrfituar nga konfuzioni, ē`organizimi dhe mungesa e artikujve fetarė nga kompetentėt nė shtypin e pėrditshėm, shkruajnė artikuj tendenciozė madje ndonjė prej tyre edhe ndonjė libėr me qėllim djallėzor, duke endur njė mullar absurditetesh, duke bėrė pėrpjekje qė ta akuzojnė dhe njollosin Islamin. Kėta sharlatanė, duke u shtirė para perėndimorėve, bėjnė thirrje qė t'i kthehemi religjionit tė tė parėve dhe nė emėr tė ideologjive dhe patriotizmave tė rrejshėm tregojnė hipokrizinė dhe jodinjitetin e tyre. Nė vazhdim do tė elaboroj pyetjet vijuese: Ē'ėshtė feja? Ē'ėshtė ateizmi? Ē`ėshtė besėtytnia? Feja "Fe e vėrtetė (e shpallur dhe e pranuar) te All-llahu ėshtė Islami" (Ali Imran, 19). Gjatė historisė ka pasur raste kur ėshtė abuzuar me fenė. Disa njerėz fenė e pėrdorėn si mjet eksploatimi, shtypjeje dhe persekutimi. Nė emėr tė fesė janė zhvilluar luftėra pa kurrfarė arsyeje, madje nė kundėrshtim me vetė frymėn e fesė. Nė emėr tė fesė ėshtė shtypur liria e tė menduarit, dhe i ėshtė shpallur luftė shkencės. Le tė kujtojmė krimet e Kishės nė Mesjetė. Padyshim, lufta nė mes tė vėrtetės dhe tė pavėrtetės, midis tė drejtės dhe tė padrejtės, midis besimit dhe mosbesimit, imanit dhe kufrit, Islamit dhe kundėrshtarėve tė tij, muslimanėve dhe jomuslimanėve, dritės dhe errėsirės, dijes dhe injorancės, fesė dhe ateizmit ėshtė shumė e vjetėr. Historiku i fesė ėshtė i hershėm sa edhe vetė njeriu. Nuk ėshtė e drejtė tė mendohet se njeriu nė fillim ishte idhujtar. Nuk ėshtė e vėrtetė tė thuhet se njeriu i parė ishte i padijshėm e i egėr, qė adhuronte diellin, hėnėn, yjet dhe objektet e tjera dhe vetėm pas njė kohe tė gjatė, njerėzimi filloi tė zbutet dhe tė heqė dorė nga adhurimi i tyre duke besuar nė njė Zot tė Vetėm e tė Gjithėpushtetshėm. Njė pretendim i tillė ėshtė i pavėrtetė, sepse vetė Kur'ani i shenjtė thekson se qysh nė ditėt e para, madje para ardhjes nė kėtė botė, babait tė njerėzimit, Ademit a.s. i ėshtė dhėnė dije dhe udhėzim prej Zotit. "Dhe ia mėsoi ( Al-llahu ) Ademit emėrtimet e tė gjitha sendeve..." (el Bekaretu, 31) "(I Gjithėmėshirshmi) e krijoi njeriun. E mėsoi tė flas." (er Rrahman, 3-4). Besimi i njeriut pra nuk ka evoluar nga idhujtaria dhe politeizmi drejt monoteizmit, besimit tė natyrshėm nė njė Zot. Pėrkundrazi ka pasur njė shkarje dhe degradim tė njeriut, i cili ėshtė larguar nga besimi nė Zotin e Vėrtetė dhe ėshtė dhėnė pas idhujtarisė dhe politeizmit tė rremė. Prandaj, ēėshtja nuk qėndron nė prirjen e njeriut drejt sė besuarit, sikurse ėshtė shkruar zakonisht nė historinė e fesė nga mosbesimtarėt. Kjo ėshtė prirje e lindur dhe e natyrshme. Por, pėrkundrazi, duhet kėrkuar pse njeriu ka devijuar dhe anuar nga idhujtaria, politeizmi, ateizmi, materializmi etj. Tė besuarit nė Zot ėshtė shėndet, ndėrsa animi nga idhujtaria dhe mosbesimi ėshtė sėmundje. Sipas pėrkufizimit islam Feja (ed din) ėshtė njė ligj hyjnor i dhėnė nga Zoti ( kanun Ilahi ). Fjala kanun nė gjuhėn arabe ka domethėnien e mistaras (vizores), qė pėrdoret si vegėl pėr tė vizatuar drejtė, dhe shėrben si njė tregues lėndor qė i mundėson dorės tė ndjek rrugėn e drejtė gjatė punės sė bėrė. Mirėpo, fjala kanun me kėtė rast nuk pėrdoret si tregues lėndor, por si tregues shpirtėror, udhėrrėfyes hyjnor qė, i dhėnė nga Zoti i Gjithėfuqishėm, ka pėr qėllim t'i tregoj njerėzimit qėllimin e krijimit dhe ta udhėzoj nė rrugėn e drejtė. Fjala "Islam" ka derivuar nga rrėnja e fjalės "SLM", qė nė gjuhėn arabe veē tjerave do tė thotė: "paqe, pastėrti, nėnshtrim dhe bindje". Ndėrkaq, nė kuptimin fetar "Islam" do tė thotė: "Nėnshtrim ndaj Zotit dhe bindje ndaj Ligjit tė Tij. "Lidhja ndėrmjet kuptimit linguistik dhe fetar tė kėsaj fjale ėshtė e qartė dhe e fuqishme. All-llahu i Madhėruar thotė: "O njerėz! Adhuroni Zotin tuaj, i cili ju ka krijuar juve edhe ata para jush, ndoshta bėheni tė devotshėm!" (el Bakaratu, 21). Ky ajet dhe ajete tė tjera tė ngjashme mė kėtė janė tė shumtė nė Kur'anin e shenjtė. Tė gjithė tė dėrguarit e All-llahut, edhe pse qenė larg njėri-tjetrit nga aspekti vendor dhe kohor, me gjuhė tė ndryshme, me ligje dhe rrugė tė posaēme qė dallonin nga njėra tjetra, varėsisht nga zhvillimi i shoqėrisė njerėzore, i gjejmė tė bashkuar dhe tė mėshiruar nė njė ide, me njė qėllim dhe njė cak, nė njė rrugė tė vetme, nė rrugėn e Islamit. Tė gjithė tė dėrguarit e Zotit, gjatė historisė, predikuan Islamin, fenė e vėrtetė tė All-llahut. "Ne, vėrtet, i kemi dėrguar ēdo populli tė dėrguar: ( i cili ka thėnė ) Faljuni All-llahut dhe shmangiuni idhujve." (el Nahl, 36). Islami nuk ėshtė njė fe e re e cila u shfaq me predikimin e Muhammedit a.s. Mė saktė Islami ka dy histori: ajo para dhe ajo pas Muhammedit a.s. Historia e Islamit pas Muhammedit a.s. (historia e Islamit nė kuptimin e ngushtė), s'mund tė kuptohet krejtėsisht pa parahistorinė e Islamit dhe veēanėrisht pa pjesėn e fundit tė saj qė pėrfshin periudhėn e judaizmit dhe tė krishtėrimit. All-llahu nuk ėshtė Zot i veēantė, i cili u pėrket vetėm muslimanėve. All-llahu, Zoti nė pėrkthimin e pėrpiktė do tė thotė se ka vetėm njė Zot. Edhe i krishteri nė vendet ku flitet arabishtja nė lutjen dhe liturgjinė e vet, thotė All-llah, kur i lutet Zotit. Dr. Murad Hofmann, thotė se tė qėnurit musliman kėrkon tė plotėsohen dy parime: a). besimi nė Qenien transhendentale tė Zotit, dhe b). besimi nė shpalljet e Tij, njėlloj tė vlefshme prej Ibrahimit a.s. deri te Muhammedi a.s. Me formulimin Deklaroj se nuk ka Zot tjetėr veē All-llahut, muslimani shpreh njėshmėrinė e Zotit. Zoti ua ka dėrguar kėshillėn qenieve njerėzore nėpėrmjet pejgamberėve tė monoteizmit, sikurse janė Ibrahimi, Musai dhe Isai a.s. porositė e tė cilėve janė tė 'vulosura' me Kur'an, duke kulminuar me porosinė e dėrguar Muhammedit a.s. "Muhammedi ėshtė vulė e tė gjithė tė dėrguarėve..". (el Ahzab,40). Pėr kėtė arsye pjesa e dytė e deklarimit tė besimit shtė: "Deklaroj se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij". Johannes Sokolowsky ka dhėnė njė definicion shembullor pėr Islamin: "Dorėzim, qė peshėn mė tė madhe e lė nė paqe dhe mundėson qė individi tė jetė plotėsisht i kompletuar fizikisht dhe i shėndoshė shpirtėrisht". Ndėrkaq hebraiku i Islamizuar Muhammed Asad thotė: "Islami mė duket si vepėr e pėrkryer arkitektonike. Tė gjitha pjesėt e tij janė tė konceptuara harmonikisht qė ta plotėsojnė dhe mbėshtesin njėra-tjetrėn; asgjė s'ėshtė e tepėrt dhe asgjė nuk mungon, qė rezulton baraspeshė dhe qetėsi tė pėrkryer. All-llahu e urdhėron Muhammedin a.s. qė tė thotė: "Thuaj: Unė nuk jam i pari ndėr tė dėrguarit e Zotit." (elAhkaf, 9). "Ne edhe para teje i kemi dėrguar tė dėrguar popujve tė mėparshėm." (el Hixhr, 10). Adhurimi ndaj All-llahut ėshtė njė nga qėllimet mė madhore tė krijimit tė njeriut dhe vet misioni i ardhjes sė tij nė kėtė botė. Prandaj, nėse njeriu nuk mund tė adhurojė Krijuesin e tij nė atdheun e vet, e ka pėr detyrė tė emigrojė nė njė vend tjetėr ku do ta adhuronte lirshėm All-llahun e madhėrishėm: "Kur engjėjt do t'u marrin shpirtin atyre qė kanė gabuar ndaj vetvetes, do t'u thonė: 'Ē'u bė me ju? '- Kemi qenė tė shtypur nė tokė 'do tė pėrgjigjen. 'Vallė a nuk ishte toka e All-llahut e gjerė qė tė emigroni, - lėvizni nėpėr tė? Prandaj vendi i tyre do tė jetė nė xhehennem, sa vendbanim i keq ėshtė ai!" ( en Nisa, 97). Fjala ibadet-adhurim nė aspektin gjuhėsor do tė thotė: Bindje dhe pėrulje. Ndėrkaq, fjala mendjemadhėsi tregon veprim tė kundėrt me adhurimin. "Ata, tė cilėt nga mendjemadhėsia nuk mė adhurojnė- do tė hyjnė nė xhehennem tė poshtėruar" (Muminun, 60). Fjala ibadet kur ka tė bėjė me Krijuesin, ajo veē bindjes dhe pėruljes nėnkupton edhe dashurinė. Nė aspektin fetar kjo fjalė nėnkupton: Bindjen, adhurimin dhe dashurinė e plotė ndaj All-llahut tė Madhėruar. Duhet tė theksojmė se feja shfaqet nė rrafshin shpirtėror dhe atė social, ose si: 1). Veēori shpirtėrore e njeriut, dhe 2). Sistem, i cili njerėzve i ofron rregullimin e shoqėrisė, duke filluar nga bashkėsia mė e vogėl, familja, e deri te shoqėria nė tėrėsi. Feja e individit ėshtė besim-iman, ose credo, kurse feja si sistem shoqėror ėshtė Sheriat, Ligj i Zotit, ose religio, qė rrjedh nga folja latine religere (me lidh). Nė Islam feja dhe shkenca, besimi dhe arsyeja qėndrojnė pėrkrah njėra tjetrės. Zoti i dhuroi njeriut dy libra, Kur'anin dhe universin. I pari ėshtė fjala kurse i dyti ėshtė krijimi i Tij. Me plotė tė drejtė shtė thėnė: Kur'ani ėshtė universi qė hesht, kurse universi ėshtė Kur'ani qė flet. Nuk ka pėrplasje mes tyre. Shprehja: 'flake mendjen dhe beso' pėr Islamin ėshtė sa e huaj aq edhe absurde. Fjala e parė e shpallur nė Kur'anin fisnik nuk ishte beso, por lexo. Por, ky lexim, studim, kėrkim, gjurmim, duhet tė bėhet nė emėr tė Zotit. Vetėm kėshtu tė arriturat shkencore do tė shfrytėzohen nė tė mirė tė njerėzimit, e jo qė ato tė fusin frikėn dhe tė mbjellin panik nė shpirtrat e njerėzve. Sikurse tė besuarit qorrazi, po ashtu edhe leximi dhe studimi i privuar nga frikėrespekti ndaj Zotit, pėr Islamin, janė tė papranueshėm dhe me pasoja. Tertuliani, njė intelektual i krishterė, tha: "Credo quia absurdum . Besoj sepse ėshtė absurde!"

Ndėrkaq, muslimani thotė: "Besoj, sepse besimi ėshtė ndjenjė e lindur dhe e natyrshme, dhuratė e dhėnė nga All-llahu, sepse kėshtu jeta ka kuptim, ngaqė ai ėshtė logjik dhe nuk ėshtė absurditet, por ėshtė maja e urtisė, sepse tė besuarit dhe bindja ndaj Zotit janė misioni dhe qėllimi i krijimit tė njeriut nė kėtė botė". Nė Islam nuk ka dogmė. Kjo fjalė ka prejardhje greke dhe nė kohėn antike pėrfaqėsonte mendimin pėr ndonjė shkollė antike. Nė kohėn e sotme ky ėshtė parimi themelor, tė cilin kisha ia imponon besimtarė vetė saj si bindje tė obligueshme, mohimi i sė cilės gjatė shekujve ka nxitur ekskomunikimin (pėrjashtimin nga kisha) apo anatemimin (mallkimin nga autoritetet kishtare). Sot, dogma pėrdorėt si term pėr doktrinėn filozofike, politike, letrare etj. tė mbėshtetur nė pohimet apriori, tė cilat nuk mbrohen me argumente dhe me analiza kritike, por me deklarata autoritative. Parimet islame janė tė logjikshme dhe vazhdimisht duhet synuar tė kuptohen drejt dhe nė mėnyrė tė arsyeshme. Ky ėshtė dallimi mes Islamit dhe religjioneve tjera. Kėtu qėndron madhėshtia e Islamit. Pikėrisht pėr kėtė nuk pati dijetarė tė djegur nė zjarr, pėrkundrazi shkencėtarėt mė tė mėdhenj muslimanė ishin njėkohėsisht edhe besimtarėt mė tė mėdhenj. Nė Evropė, sipas Dostojevskit, u zhvilluan dy ideale krejt tė kundėrta me njėri tjetrin e qė janė "njeriu-zot" dhe "Zoti-njeri". I pari ėshtė ideali i njeriut qė ka hedhur Zotin dhe i ka hyrė udhės sė ngritjes sė vetvetes nė lartėsinė e Zotit. Ky ėshtė ideali i ateizmit dhe tė gjitha rrymave antifetare materialiste. Mohimi i Zotit pra ėshtė njėkohėsisht mohim i dinjitetit njerėzor dhe tė gjitha ligjeve morale. Pra njeriu-zot do tė shndėrrohej nė kriminel, nė revolucionarnihilist ose nė tiran. Ndėrkaq idenė e ngritjes sė njeriut nė lartėsinė e Zotit, qė e predikonin mendimtarėt grekė, tė krishterėt e zėvendėsuan me idenė e zbritjes sė Zotit tek ne. Ideali i dytė ėshtė i njeriut qė ka ngatėrruar besimin nė Zot duke e zbritur atė nė nivelin njerėzor. Ideja Zoti-njeri mund tė ekzistojė vetėm nė imagjinatėn e ēoroditur. Ky Zot-njeri sipas Dostojevskit ėshtė vetė Krishti. Ideali i Zotit-njeri pėrfaqėson njeriun qė ėshtė ngritur nė lartėsinė e hyjnisė si pasojė e mėshirės sė Zotit dhe jo e pėrpjekjeve vetjake. Ky ideal, konkludon Dostojevski, mund tė realizohet vetėm me anė tė Krishtėrimit. Ndėrkaq All-llahu, Krijuesi i gjithėsisė, thotė: "E mohuan tė vėrtetėn (bėnė kufėr) ata qė thanė: 'Zoti ėshtė Mesihu (Isai), i biri i Merjemes!' kurse Mesihu tha: 'O beniisrail, adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj'. Kush i bėn shok All-llahut, All-llahu ia ka ndaluar xhenetin dhe vendbanimi i tij ėshtė nė xhehenem. Pėr mizorėt nuk ka ndihmėtarė. Mosbesimtarė janė ata qė thanė: 'All-llahu ėshtė njė nga tre!' Por, nuk ka asnjė Zot tjetėr pėrveē njė Zoti tė vetėm..." (el Maidetu, 72-73). Intelekti i manipuluar, i privuar nga arsyeja, ėshtė i rrezikshėm, sepse i detyron njerėzit tė veprojnė nė njė mėnyrė, qė nga pikėpamja e arsyes mund tė rezultojė shkatėrruese pėr ta. Dhe sa mė i pakontrolluar tė jetė intelekti i manipuluar, aq mė i rrezikshėm ėshtė ai. Unė mendoj se lexuesi i nderuar, duke pasur parasysh gjithė kėto absurditete blasfemuese tė cilat janė predikuar gjoja nė emėr tė fesė, mund tė kuptoj se pėrse gjithė ideologjitė dhe filozofitė e ndryshme ateiste fillet e tyre i kanė nė Evropė. Islami na mėson se njeriu ėshtė krijuar nga All-llahu si qenia mė e denjė qė ta respektojė dhe adhurojė Krijuesin e tij, e jo qė ai tė identifikohet ose tė glorifikohet me Tė. All-llahu i Madhėruar thotė: "Kurse xhinėt dhe njerėzit nuk i kam krijuar pėr gjė tjetėr vetėm se tė mė adhurojnė." (edh Dharijat, 56). Pėr Islamin termi teologji ėshtė i huaj. Ai do tė thotė shkenca mbi Zotin, vjen nga fjala Theos (greq) Zot dhe logos- shkencė. Nė Islam nuk ka teologė, ekzistojnė vetėm dijetarėt- ulemaja. Mosbesimi me tė gjitha format e tij pėrfaqėson errėsirėn, kufrin, injorancėn dhe tė pavėrtetėn. Ndėrkaq, Islami pėrfaqėson dritėn, besimin, dijen dhe tė vėrtetėn e amshueshme qė All-llahu ia dėrgoi mbarė njerėzimit. Me fjalėn e All-llahut, muslimanėt pėr shekuj me radhė nxorėn njerėzit nga errėsirat nė dritė, nga shtypja nė drejtėsi, nga politeizmi dhe idhujtaria nė njėsinė e All-llahut, nga ngushtėsia e botės nė gjerėsinė e saj, nga prepotenca fetare e ushtruar nga fe tė ndryshme, nė drejtėsinė islame. Pėrmes pėrsiatjes nuk mund tė akseptohet gjithė realiteti, por njė pjesė e tij. Bota metafizike nuk mund tė kuptohet vetėm nėpėrmjet mendjes, ajo ka nevojė pėr revelatė. Prandaj Zoti, nga mirėsia e tij, dėrgoi pejgamberė, tė cilėt pranuan fjalėn e Tij dhe mė pas atė ia komunikuan njerėzve. Edhe besimtarėt edhe pabesimtarėt pajtohen me faktin se nė Tokė mbretėrojnė ligjet e kauzalitetit, dhe se ēdo shkak ka pasojėn e vet. Besimtarėt besojnė se, krahas ligjeve kauzale tė botės materiale, ekzistojnė edhe ligjet kauzale tė botės morale. Besimi nė Islam ėshtė i pėrcjellė me kodin e normave morale. Njeriu pėrbėhet nga dy komponentė, nga ai shpirtėror dhe ai material. Qė ai tė mund tė jetojė normalisht nė kėtė botė, duhet tė ruajė baraspeshėn nė mes tyre, dhe sa herė qė favorizon njėrin komponent ndaj tjetrit, do tė pėsojė tronditje dhe trazim shpirtėror. Kur'ani na mėson tė lutemi, duke thėnė: "O Zoti ynė na jep tė mira nė kėtė botė dhe botėn tjetėr" (el Bekare, 201). Vetėm pėrmes bindjes ndaj Zotit dhe zbatimit tė Ligjit tė Tij, njeriu mund tė arrijė paqe tė vėrtetė me vetveten, natyrėn dhe Krijuesin. Jeta e njeriut ka kuptim vetėm pėrmes fesė. Pa besim-iman jeta ėshtė absurde. Feja shpije drejt pėrsosmėrisė dhe pėrmbush nevojat trupore e shpirtėrore tė njeriut. Renan, nė librin e tij "Historia e feve", thotė: "Ėshtė e pamundur tė shlyhet tė besuarit, i cili ėshtė argument i gjallė qė do t'i mposhtė drejtimet materialiste, qė dėshirojnė me filozofitė e tyre tė pėrkufizojnė tė menduarit e njeriut, qė njerėzit tė logjikojnė vetėm nga prizmi materialist."

 


 

11.02.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .