www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Filantropia nė civilizimin islam
 

 

 

 

Nuk ėshtė e mundur qė njė person tė diskutojė pėr civilizimin tonė tė pavdekshėm e mbresėlėnės dhe mos ta vėrejė veēantinė e kėtij civilizimi, i cili ėshtė mjaft i dalluar nė mesin e civilizimeve tjera. Kjo veēanti, nė fakt, ėshtė dashuria apo dashamirėsia pėr njeriun. Civilizimi ynė duke e ēliruar njerėzimin nga urrejtja, keqdashja e pėrleshja, njėkohėsisht ia ka mėsuar atij edhe konceptin e dashurisė, zemėrgjerėsisė, bashkėveprimit dhe barazisė. Tė qenėt i kapur pas Ligjit islam dhe parimeve sociale tė tij (Islamit) do tė thotė tė mos bazohesh nė aspektin racor, klasor e as nacional nė marrėdhėnie me njerėzit. Ky parim veēanėrisht duhet qenė i pranishėm nė ambientet afariste, nė tė cilat konsistojnė pjesa dėrrmuese e njerėzve.

Qėndrimi islam nė lidhje me atė se tė gjithė njerėzit janė tė barabartė ėshtė themeluar nė bazė tė njė ajeti kur'anor, nė tė cilin All-llahu i Lartėsuar na thotė: "O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo e krijoi palėn (shoqėn) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra!" (Kur`an, 4: 1). Sė kėndejmi, konkludojmė se tė gjithė njerėzit i pėrkasin tė njėjtit soj. Mė tej, prej tė njėjtit soj njerėzit janė ndarė nė fise, klasa dhe kombe. Shembull i ngjashėm pėr kėtė ėshtė si vėllezėr e motra tė lindur nga prindėr tė njėjtė porse me fizionomi e mentalitet tė ndryshėm. Pėr mė tepėr, variacioni i klasave dhe kombeve duhet tė jetė vetėm pėr shkaqe identifikimi nė punė tė mira. Kur`ani Famėmadh thotė: "O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise me qėllim qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (nga tė kėqijat), e All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė!" (Kur`an, 49: 13).

Krahas asaj se disa njerėz ruhen nga tė kėqijat e tė tjerėt jo, njė pjesė e njerėzve, gjithashtu, avancohen nė segmente tjera tė jetės, ndėrsa tė tjerėt ngecin dhe izolohen. Veē kėsaj, disa janė tė bardhė, e disa tė tjerė janė tė zinj. Mė tej, njė njeri bėhet udhėheqės, kurse masa i nėnshtrohen. E ne, tė gjithė jemi tė pajtimit se kėto janė ligje natyrore e sociale dhe e tėrė kjo paraqet njė sistem tė pandryshueshėm. Megjithatė, nuk do tė thotė se kėto pabarazi duhet tė jenė shkaqe pėr epėrsi apo pėrēarje. Pra, i begatshmi nuk ėshtė superior ndaj tė varfrit sikur qė udhėheqėsi nuk ėshtė superior ndaj masės si dhe as i bardhi ndaj tė ziut. Nė horizontalen e njerėzve, tė gjithė ata janė tė njėjtė. E superioriteti qėndron nė "shtėpinė" e devotshmėrisė. All-llahu nė Librin e Vet thotė: "... nuk ka mėdyshje se tek All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (nga tė kėqijat)!..." (Kur`an, 49: 13).

Tė gjithė, do tė thotė, janė tė barabartė para Ligjit, kurse ai ėshtė superior kundrejt tė gjithėve. Krahas asaj se shkallėzimi bėhet nė devotshmėri, ai bėhet edhe nė dituri. All-llahu i Madhėrishėm thotė: "...A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė? Po vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim!" (Kur`an, 39: 9).

Nė trajtė kolektive tė gjithė njerėzit janė pro rregullshmėrisė. Ai qė ėshtė mė i fortė i ndihmon atij qė ėshtė mė i dobėt; ai qė ėshtė mė i pasur i jep atij qė ėshtė mė i varfėr... E nė kėtė mėnyrė, e tėrė shoqėria ėshtė ndihmuese. Njė hadith i Muhammedit alejhi selam thotė: "Shembulli i muslimanėve ėshtė si shembulli i organizmit. Nėse njėri prej organeve tė tij (organizmit) vuan nga ndonjė sėmundje, tė gjitha organet tjera vuajnė nga ethet e pagjumėsia!" (Transmeton Muslimi dhe Ahmedi).

Pra, nė kėtė mėnyrė Islami vazhdimisht proklamon se njerėzimi ėshtė bashkėsi e pandarė dhe tėrė elementet e saj (bashkėsisė) janė pasardhės tė dy prindėrve tė pėrbashkėt. Shembull tjetėr pėr ta shpjeguar unitetin njerėzor ėshtė shembulli i pemės. Pra, nė rastin kur fryn era, tė gjitha degėt e asaj peme ulen e ngriten dhe prapė secila (degė) rikthehet nė vendin e vet. Kjo implikon se kur Kur'ani Famėlartė na drejtohet "O ju njerėz!", ose "O bijtė e Ademit", jep shenjė tė konceptit tė unitetit tė njerėzimit. Ngjashėm, pra, edhe ithtarėve tė Islamit u bėhen thirrje si: "O ju qė besuat!", ose "O ju besimtarė!", ndėrkaq tė gjithė jemi dėshmitarė se Kur`ani Famėlartė nuk ka bėrė dallime tė tjera si p.sh. tė kishte thėnė: "O ju tė bardhė!", ose tė ishte: "O ju tė klasės sė lartė!" e kėshtu me radhė.

Univerzaliteti i barazisė islame

Nė rastin kur merren nė konsideratė ligjet e civilizimit tonė, ēdo segment nė lidhje me to (ligjet) pėrshkohet nė unazėn e barazisė njerėzore. Nė namaz, tė gjithė besimtarėt qėndrojnė para tė Lartmadhėrishmit nė njė vijė tė njėjtė, e nuk bėhen dallime tė atilla qė prijėsi, funksionari politik e madje as dijetari tė ketė vend tė caktuar. Pėrjashtim ėshtė dispozita jurisprudente ku thuhet se ata qė dinė tė lexojnė Kur'an, duhet tė qėndrojnė pas imamit, do tė thotė nė rreshtin e parė, me qėllim qė tė ketė zėvendėsues nėse imamit i ndodh ndonjė gjė pas sė cilės ai nuk mundet ta vazhdojė namazin. Nė agjėrim, tė gjithė agjėruesit nėnshtrohen para rregullave tė njėsojta pėr tė agjėruar dhe askush nuk privilegjohet qė tė ketė lehtėsime me ndonjė lloj ushqimi apo pije. Nė haxh, tė gjithė, gjithashtu, vishen me pėlhurė tė njėjtė edhe pėr nga forma, edhe pėr nga ngjyra. Pra, nuk ka epėrsi klasore, racore, vendore e madje as kohore, e cila ka tė bėjė me faktin se edhe ata qė kanė jetuar shumė para nesh (nė kohėn e Muhammedit alejhi selam sh.p.), e edhe ata qė do tė vijnė pas nesh do t'i kenė rregullat e njėjta. Mė tej, nėse thellohemi nė tė drejtėn civile, do tė gjejmė se tė gjithė trajtohen njėjtė nė bazė tė sė vėrtetės dhe drejtėsisė. Ligji islam e valėvit flamurin e vet me qėllim qė t'u bėjė thirrje atyre qė u ėshtė bėrė padrejtėsi dhe u bėn me dije se ai ėshtė i gatshėm qė t'i strehojė ata nėn hijen e tij. Veē kėsaj, nėse qasemi edhe nė tė drejtėn penale, para nesh na hudhet letra nė tė cilėn ėshtė e shėnuar se tė gjithė njerėzit janė njėsoj tė pėrgjegjshėm ndaj ndėshkimit nė rast se kryejnė vepra tė pahijshme e dėmtuese. Pra, vrasėsi vritet; vjedhėsit i prehet dora; dhunuesi qortohet nė atė formė qė ėshtė e paraparė e kėshtu me radhė. Ndėshkimi ndaj ērregulluesve ėshtė i njėjtė, qoftė nėse ai ėshtė njeri i ditur, qoftė nėse ėshtė i paditur e i marrė.

Shpirtmadhėsia e Islamit

Ligji islam ėshtė parim shumė shpirtmadh. Sė kėndejmi, gjatė aplikimit tė tij nuk merret parasysh feja, raca e as ngjyra e tė pandehurit. Thjesht, Ligji islam ka qėndrim tė njėsojtė para gjithė pjesėtarėve tė shoqėrisė pėrkatėse. Pėr mė tepėr, ky ligj u siguron tė drejta tė gjithė tė porsalindurve dhe, nė bazė tė nivelit tė besimit, diturisė dhe mėnyrės sė tė jetuarit, ai ėshtė qė i pajis pjesėtarėt e shoqėrisė me mjetet e nevojshme. Islami i ngre njerėzit nė njė nivel mė tė lartė se qeniet tjera (d.m.th. kafshėt) dhe deklamon se vendimet i takojnė vetėm All-llahut tė Lartėsuar. Pėr mė tepėr rreth kėsaj, All-llahu i Lartėsuar jep vendime nė varėsi me veprat qė i bėn njeriu, e nuk i merr nė konsideratė ēėshtjet tjera si p.sh.: fizionominė apo pasurinė. Njėmend, Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Me tė vėrtetė All-llahu i Madhėrishėm nuk shikon nė fytyrat e as nė pasurinė tuaj, por shikon nė zemrėn tuaj!" (Transmeton Muslimi). Mė tej, shpėrblimi apo ndėshkimi bėhet nė bazė tė asaj qė e ke pasur pėr qėllim. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Pejgamberit alejhi selam, i cili unanimisht ėshtė pranuar nga tė gjithė si i vėrtetė. Nė tė thuhet: "Tė gjitha veprat vlerėsohen sipas qėllimit dhe ēdokush do tė jetė me atė qė e ka synuar!".

Veē kėsaj, Islami ka paraparė qė synimet tė jenė nė atė rrugė qė i Lartmadhėrishmi tė jetė i pajtuar dhe nė ēdo gjė qė e bėn njeriu, qėllimi final tė jetė arritja e kėnaqėsisė sė Tij, e jo pėrfitimi material. Kur`ani Famėmadh na kėshillon: "O ju qė besuat, falne namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhurojeni! Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim!" (Kur`an, 22: 77). Pėr shkak tė asaj se besimtarit duhet t'i mjaftojė kėnaqėsia e Krijuesit, nuk ėshtė e udhės qė tė kėrkohen beneficione nga krijesat. Konkretisht pėr kėtė, All-llahu i Lartėsuar nė Librin e Vet thotė: "Ata janė qė pėr hir tė All-llahut u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr. Ne po ju ushqejmė juve vetėm pėr hir tė tė Madhėrishmit dhe prej jush nuk kėrkojmė ndonjė shpėrblim e as falėnderim!" (Kur`an, 76: 8-9).
Pra, nė kėtė mėnyrė ai (Legjislacioni islam) kėrkon qė ēdo musliman tė dijė se ai ėshtė pjesė e kėtij universi, i cili ėshtė krijim i Krijuesit, tė Mėshirshmit, Mėshira e tė Cilit pėrfshin gjithkėnd dhe gjithēka. Prandaj, ēdo musliman qė ėshtė duke jetuar nė kėtė univers duhet t'i manifestojė Atributet e Tij tė Mėshirės, edhe atė, derisa tė marrė frymė.

A mos ishin kėto vetėm proklamime tė thjeshta?

Pra, kėto ishin manifestimet e filantropisė sė civilizimit tonė dhe tė njėjtat kanė tė bėjnė me tė gjitha sferat e jetės sė njeriut. Tani parashtrojmė pyetje: Vallė a u punua nė bazė tė kėtyre ligjeve kur erdhėn nė fuqi apo mbetėn vetėm nė letėr siē mbeti Karta e tė Drejtave tė Njeriut, pėrvjetori i sė cilės festohet ēdo vit me shfaqje madhėshtore, porse fuqitė e mėdha botėrore e nėpėrkėmbin atė sikur tė ishte gjeth i thjeshtė; apo ndoshta sikur ligjet e Revolucionit Francez, tė cilat ishin tė kufizuara vetėm pėr territorin e Francės dhe kolonitė e saj; a mos ndoshta ka ndonjė statujė tjetėr nė botė sikur qė ėshtė ajo nė Nju Jork? Pėr mė tepėr, a mos ėshtė si politikat dhe aktivitetet amerikane, tė cilat praktikisht janė duke e shkelur lirinė dhe se ajo bashkė me dashamirėt e paqes ėshtė duke pėsuar shtypje dhe shtrydhje fatale? I pėrgjigjemi me JO! Civilizimi islam e zbatoi atė qė e deklaroi. Pėr ta verifikuar kėtė, jemi tė detyruar ta pyesim historinė, ngase vetėm ajo na jep informata tė drejta dhe precize. Thėnė pėrfundimisht, ne jemi ata qė duhet t'i vėrejmė aspektet e ndritshme tė filantropisė sė civilizimit tonė dhe tė dalim pėrballė faktit se edhe qėndrimet e edhe veprat e njerėzve autoritarė, edhe tė njerėzve tė rėndomtė janė vėrtetėsisht zbatuese tė kėtyre parimeve, gjegjėsisht janė dashamirė tė qenies mė tė dashur tė Zotit - njeriut.


 

 

 

pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 28.01.2008
burimi: http://english.islamway.com/bindex.php?section=article&id=175

 

 

11.02.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .