www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 

Fishekzjarrėt e Bajramit nė Medinėn e Ballkanit

 

 

 

Hamdi NUHIJU

 

Forumi Rinor Islam dega nė Kumanovė nė bashkėpunim me Shoqatėn Edukative Vllaznija pėr tė dytėn herė me radhė kurorėzojnė aktivitetet e tyre madhėshtore tė Ramazanit me njė koncert tė madh me ilahi dhe kaside nė qytetin e Kumanovės. Kėto organizata qė veprojnė nė qytetin e Kumanovės janė shndėrruar nė lapidar dhe bartės tė ringjalljes sė ndjenjave fetare kryesisht tek tė rinjtė e pastaj edhe deri tek tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi me rrethinė. Forumi Rinor Islam dega nė Kumanovė ėshtė organizatė e cila si synim kryesor ka ringjalljen e ndjenjave fetare dhe arsimimin e rinisė sė qytetit tonė, ndėrsa shoqata edukative Vllaznija njihet me aktivitetin e saj bazė kujdesin pėr jetimėt dhe tė varfrit. Pėrvoja e kėtyre organizatave nė organizimin e aktiviteteve dhe manifestimeve tė kėtilla dėshmon lartė pėr kujdesin qė i kushtojnė kėto organizata organizimit tė jetės fetare nė Kumanovė. Manifestimi i kėtillė ėshtė i dyti me radhė dhe sivjet u realizua nė prezencėn e mbi 10.000 qytetarėve tė qytetit tė Kumanovės me rrethinė.

Manifestimin e hapi moderatori i mbrėmjes Visar Rrustemi i cili bėri njė pėrshkrim tė shkurtėr tė dy organizatave qė u kujdesėn pėr organizimin e kėtij manifestimi.

Mėpastaj mbrėmjen e begatoi leximi i ajeteve kur'anore nga hafizi mjaft i njohur nė trevat shqiptare e qė na vjen nga qyteti i Shkupit hafiz Xhemail Nuhiju i cili pėrmes njė leximi mjaft elokuent dhe me njė emocion tė rrallė na pėrkujtoi lidhjen tonė mė Allahun e Plotfuqishėm. Ai pėrmes leximit tė kėtyre ajeteve kur`anore na zbuti zemrat dhe na rrėqethi lėkurat duke na mėsuar se si duhet tė jetojmė me fjalėt e Allahut tė Madhėrishėm.

Fidush Aliu nga Shkupi na u prezantua me ilahitė e tij tė mirėnjohura "Kaside pėr Pejgamberin a.s." dhe "Tė thėrrasim ne", ku pėrmes pėrēimit tė mesazheve tė kėtyre ilahive pėrkujtoi tė pranishmit me mė tė dashurin e Allahut, Muhammedin a.s., dhe me adhurimin e formėn e adhurimit mė tė mirė tė besimtarit pėrmes sexhdes.

Hafizi i njohur nga Kumanova Abdullah Shaqiri na u prezantua me dy ilahitė mjaft tė dashura dhe prekėse pėr publikun "Qabja e bekuar" dhe "Vetėm Ty tė lutėm". Nga prezantimi i kėtyre ilahive tė pranishmit i mori malli pėr Qaben e bekuar, pėr haxhin, kushtin e pestė tė Islamit, pėr nismat e kėsaj feje, ndėrsa pėrmes ilahisė sė dytė secili nė vete i lutej Allahut tė Plotfuqishėm pėr mbarėsi nė familjet e tyre dhe nė mesin e krejt muslimanėve tė botės e nė veēanti pėr muslimanėt nė: Irak, Ēeēeni, Palestinė, Afganistan, Somali e gjetiu.

Pėr herė tė parė para publikut tė Kumanovės u prezantuan ilahi-kėnduesit nga Shkupi Miftar Islami dhe Avni Asani me tre ilahi tė tyre prej repertorit tė gjerė "Drita e tėrė Ummetit", " O Muhammed o i Dėrguar" dhe " Kul ja Adhim". Kėto ilahi tė prezantuara nė formė maestrale nga kėnduesit e tyre e lidhėn shpirtin e besimtarit pėr Allahun xh.sh. dhe zemrėn e tij e bėnė pėrkujtuese tė vlerave tė njėpasnjėshme qė pastrojnė nga papastėrtitė e shndėrrisin si nur nė gjithėsi.

Hafizat e mirėnjohur dhe mjaft tė dashur nga Shkupi, Xhemail dhe Sabahudin Nuhiju na u prezantuan me ilahitė " Esmaul Husna" dhe " Zotit lutu dhe beso". Besimtarėt filluan qė tė meditojnė mbi emrat e Allahut xh.sh. dhe tė pėrkujtojnė urtėsitė e mėsimit tė tyre. Edhe njėherė pėrmes ilahisė Zotit lutju dhe beso doli nė pah rėndėsia e lutjes pėr besimtarin qė ėshtė e lidhur ngusht me besimin ose imanin. Sa ma shumė qė t`i lutemi Allahut aq mė nė prani tė Tij jemi, sa mė shumė qė harrojmė lutjet tona drejtuar Allahut, aq mė larg gjendemi me shpirt dhe trup nė rrugėn e Tij.

Kjo mbrėmje u kurorėzua me kėndimin e ilahisė " himn" i Bajramit, "Nė kėto ēaste tė Bajramit" e prezantuar nga hafizi i mirėnjohur i Kumanovės Abdullah Shaqiri i cili ngrohi zemrat e mijėra muslimanėve tė qytetit tė Kumanovės.
Pas kėndimit tė kėsaj ilahije tė bukur dhe mjaft prekėse pasuan tekbiret dhe fishekzjarrėt qė pushtuan nėnqiellin e Medines sė Ballkanit, Kumanovės.
Qytetarėt e qytetit tė Kumanovės qė asnjė nė shtėpi nuk kishin lėnė duke iu bashkangjitur kėtij aktiviteti u ndanė edhe njėherė tė kėnaqur prej kėtij organizimi madhėshtor tė Forumit Rinor Islam dega nė Kumanovė dhe Shoqatės Edukative Vllaznija. Dhe tė gjithė me lot nė sy duke iu gėzuar festės sė Fitėr Bajramit, por edhe duke pritur edhe shumė risi tjera nga kėto organizata nė vete pyetshin:"Kur do tė jenė organizimet e radhės tė Forumit Rinor Islam?". Edhe ne parashtrojmė tė njėjtėn pyetje.

E deri atėherė pėr hajr ju qoftė festa e Fitėr Bajramit. Gėzuar!

 

 

 

 

 

30.09.2008.islamgjakova.net

 

 
Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .