www.islamgjakova.net
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME GJAKOVË
islamgjakova
 
 
Faqja e parë
Historiku i qytetit
KBIGJ
Xhamitë e qytetit
Imamët
Aktivitete
 
Shehadeti
Namazi
Zekat
Agjërimi
Haxhi
 
Kur'an
Tefsiri
Hadithe
Hytbe
Tema islame
Tregime islame
Histori
Shkencë
Artikuj
Aktualitete
Libra
Poezi
 
Emrat e Zotit
Emrat musliman
Bota islame
Personalitete
Të udhëzuarit
Familja muslimane
Femra muslimane
Muslimani i vogël
 
Takvimi
Arkivi
 
Formimi i njė Demokracie Islame
 

 

 

 

Para se tė shqyrtojmė lidhjen ndėrmjet Islamit dhe demokracisė, ėshtė me rėndėsi tė kuptojmė se ēka nė tė vėrtetė determinon ideja e demokracisė sepse shpeshherė nocioni i demokracisė ngatėrrohet me kulturėn dhe shoqėrinė Perėndimore. Kėshtu, analistėt shpeshherė nuk pranojnė qė ta shqyrtojnė kopmpatibilitetin e Islamit me demokracinė, duke argumentuar se Islami dhe sekularizmi janė forca opozitare, se rregullat e Zotit nuk janė kompatibile me rregullat e njeriut, dhe se kulturės Muslimane i mungon njė qėndrim i nevojshėm liberal social, qė tė ekzistojė njė shoqėri e lirė demokratike.

Argumentet qė e mohojnė nocionin e demokracisė Islame presupozojnė se demokracia ėshtė njė sistem i paqėndrueshėm i cili pėrfshin vetėm lloje tė veēanta tė pamjeve sociale dhe kulturore. Sidoqoftė, demokracia, ashtu si Islami, ėshtė njė sistem i qėndrueshėm qė ka mundėsi tė adaptohet nė kultura dhe shoqėri tė ndryshme sepse ėshtė i ndėrtuar mbi ide universale tė sigurta e tė pranueshme.

Pra, ē'ėshtė demokracia? Nė definicionin e saj, demokracia ėshtė qeveri apo qeverisje e popullit qė ushtrohet nga secili apo nga pėrfaqėsuesit e zgjedhur. Kėshtu, tė zgjedhurit qė i rregullojnė ligjėrisht kėrkesat, lirinė e mobilizimit politik e social, dhe barazinė e tė gjithė qytetarėve, bėhen komponentė esencial pėr funksionimin e njė demokracie tė shėndoshė.

Ata qė sjellin argumente kundėr kompatibilitetit tė demokracisė dhe Islamit zakonisht fillojnė duke thėnė se nė demokraci sovraniteti apo pushteti i takon njerėzve, ndėrsa nė Islam sovraniteti apo pushteti i takojnė Zotit, gjė qė do ta pamundėsonte njė qeveri a qeverisje nga njerėzit. Me fjalė tė tjera, kėta skeptik mendojnė se sa i pėrket sistemit politik religjioz, teokracisė, patjetėr tė jetė opozitė e demokracisė, qė nėnkupton zbatimin e Ligjit tė Zotit nė Tokė nga ana e klasave apo autoriteteve religjioze. Sidoqoftė, ky argument presupozon se ekziston vetėm njė klasė apo autoritet religjioz pėrbrenda traditės Islame i cili ka akces special nė Vullnetin e Zotit dhe pėr kėtė edhe ka tė drejtė dhe fuqi qė tė vė Vullnetin Hyjnor nė Tokė. Mu kėtu bie argumenti nė lidhje me Islamin, sepse nė traditėn Islame, tė paktėn nė shumicėn e mėsimeve Sunite, nuk pranohet njė klerik-personalitet, as qė predikohet pėr ndonjė institucion tė njė klase religjioze qė ka akces special nė Vullnetin Hyjnor.

Nė fakt, ėshtė e kundėrta, kjo mund tė argumentohet me atė se Kur'ani na kėshillon kundėr institucioneve nga njė klasė religjioze. Kur'ani thotė se popujt e mėparshėm religjioz udhėheqėsit e tyre fetarė i llogaritnin tė Shenjtė [pas Zotit] (Et-Teube 9:31) dhe shumė nga klasat religjioze Jehudite dhe tė Krishtere i akuzon pėr vjedhjen e pasurisė sė njerėzve dhe largimin e tyre [nga rruga e Zotit] (Et-Teube 9:34). Pėr mė tepėr, Muslimanėt besojnė se pėrveē profetit Muhammed (a.s) nuk ka asnjė njeri qė ka lidhje apo akces direkt nė Vullnetin e Zotit, dhe kėshtu pra asnjė person apo grup nuk ka legjitimitet apo autoritet qė kėrkojė a pretendojė njė status klerik nė shoqėrinė Muslimane. Si i tillė, sistemi politik Islam nuk ėshtė teokraci.
Nuk ka dyshim se njė sistem politik Islam do tė ishte i lidhur pėr ligjet, principet dhe frymėn e Kur'anit dhe Sunnetit, i cili do tė shėrbente si burim i nėnshtruar i njė kushtetute tė njė shteti Islam. Aq mė pak, nė njė sistem politik Islam, nuk do tė ishte e tolerueshme manipulimi apo shkelja direkte e mėsimeve tė shenjta Islame, pėrndryshe kjo do tė ishte antikushtetuese. Pra, nė kėtė sens, Zoti ėshtė shpirtėdhėnės i ligjit.

Sidoqoftė, tė implementuarit e Ligjit tė Zotit, nė bazė tė Kur'anit dhe Sunnetit, kėrkon funksionin apo rolin e njeriut tė cilit i ėshtė dhėnė pozita e zėvendėsit tė Zotit apo pėrfaqėsuesit tė Tij nė Tokė (El-Bekare 2:30) pėr shkak tė intelektit tė tij superior, aftėsisė pėr tė fituar dije dhe aftėsisė pėr tė shprehur vullnetin e lirė. Tė gjitha kėto dhunti nga Zoti jo vetėm qė i mundėsojnė njeriut qė tė implementojė Ligjin e Shenjtė, por gjithashtu edhe tė interpretojė ligjet e shenjta, tė pėrfitojė nga burimet e shenjta urtėsinė e principeve qė formojnė bazėn ligjeve tė reja tė nevojshme pėr tė gjitha kohėrat dhe ndryshimet botėrore me kompleksitetet e reja etike dhe morale.

Pra, sistemi politik Islam nuk nxitė luftė apo kompeticion pėr pushtet a fuqi ndėrmjet Zotit dhe njeriut. Mė saktė, Zoti dhe njeriu funksionojnė me njė qėllim tė unifikuar qė t'i sjellin botės civilizim dhe beneficione sociale duke i shtuar ligjet. Thjesht, Zoti qė vetėm Atij i takon autoriteti, i jep ligjet, ndėrsa njeriu si njė trup kolektiv, si pėrfaqėsues i Zotit nė Tokė, i interpreton dhe implementon kėto ligje. Kėshtu pra, ideali demokratik pėr njė "qeverisje nga njerėzit" ėshtė kompatibil me kuptimet Kur'anore pėr rolin e njeriut nė Tokė, dhe si pasojė kompatibil me idenė e njė Demokracie Islame. Ėshtė me rėndėsi tė mos harrojmė se, megjithatė, nė njė demokraci sekulare kompetencat e njeriut pėr tė qeverisur janė tė pėrcaktuara dhe tė kufizuara me kushtetutė, pėrbrenda Demokracisė Islame kompetencat njerėzore tė qeverisjes i pėrcaktojnė dhe pėrkufizojnė burimet e shenjta tė Islamit.



Zgjedhja e Udhėheqėsve

Tani, nėse njė qeveri ėshtė nga njerėzit, kjo do tė kishte kuptim vetėm nėse njerėzit apo populli do t'i zgjidhte udhėheqėsit e tyre tė cilėt do tė qeverisnin nė interesa tė popullit. A ėshtė kompatibil ideja e zgjedhjes me mėsimet Islame? Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje mund tė gjendet nė insistimet Kur'anore pėr shfrytėzimin e Shura-sė, apo konsultave tė pėrbashkėta, nė zgjidhjen e ēėshtjeve shoqėrore (Ali `Imran 3:159, Esh-Shura 42:38), qė do tė pėrfshinte zgjedhjet, apo pėrzgjedhjet, e udhėheqėsve qė do tė pėrfaqėsojnė shoqėrinė dhe do tė qeverisin nė interes tė saj.

Interesante, nė historinė Islame ekziston njė model pėr muslimanėt, pėr shfrytėzimin e konsultave tė pėrbashkėta si njė proces pėr zgjedhje tė njė udhėheqėsi tė ri. Kur Profeti Muhammed a.s. ishte nė shtratin e tij tė vdekjes, shumė nga Shokėt e tij e nxitnin apo stimulonin atė qė tė caktojė njė trashėgimtar tė tij qė do ta udhėhiqte shoqėrinė, por Profeti e refuzoi njė gjė tė tillė - njė shenjė e qartė qė ai donte qė udhėheqėsi I ardhshėm, mė mirė tė zgjedhet me konsultė tė pėrbashkėt sesa tė caktohej nė krye tė shoqėrisė. Kėshtu pra, kur Profeti ndėrroi jetė, ēėshtja mė e rėndė pėr shoqėrinė ishte qė ta zgjedhnin udhėheqėsin e tyre tė ardhshėm. Tė nominuar pėr postin e Halifes (kalif) ishin tre Shokėt e Profetit a.s., dhe nė fund si udhėheqės i ri i shoqėrisė u zgjodh Ebu Bekri, shoku mė i afėrt i Profetit. Ebu Bekri dhe tre pasardhėsit e tij tė cilėt sė bashku njihen si Katėr Halifet e Drejtė, gjithashtu ishin tė zgjedhur nė mėnyrė tė njėjtė qė reflektoi nė pėlqimin e popullit. Pra ideja e zgjedhjes sė njė udhėheqėsi nė pajtim me vullnetin e popullit padyshim se nuk ishte njė ide e re nė traditėn Islame. Kėshtu pra, ideja e zgjedhjes ėshtė kompatibile me idenė e njė Demokracie Islame.



Pėrgjegjėsia e Qeverisė

Megjithatė, nuk mjafton vetėm zgjedhja e udhėheqėsve pėr tė qeverisur. Marrja nė pėrgjegjėsi e atyre qė qeverisin gjithashtu ėshtė njė princip esencial i demokracisė qė tė funksionojė qeverisja nga njerėzit. E para, mėsimet Kur'anore pėr konsultė tė pėrbashkėt nuk pėrfundojnė nė zgjedhjen e udhėheqėsve por qeverisjes i japin njė rol thelbėsor nė tė cilėn udhėheqėsit patjetėr ti drejtojnė punėt e tyre nė njė mėnyrė jo diktatoriale. E dyta, udhėheqėsve nuk u lejohet tė qeverisin nė bazė tė tekave dhe dėshirave tė tyre; mė saktė, qeverisja e tyre patjetėr tė jetė nė pajtim me mėsimet Kur'anore dhe me Sunnetin (En-Nisaa' 4:59), gjė qė jep kushtetutėn e Shtetit Islam. E treta, Kur'ani urdhėron qė udhėheqėsit ti paguajnė tė besuarit e tyre tė emėruar (En-Nisaa' 4:58), qė do tė thotė se udhėheqėsit janė pėrgjegjės pėr qytetarėt e shtetit.

Qė tė dy, Ebu Bekri dhe Ummer ibn Hattabi, kalifi i dytė i Muslimanėve, idenė e pėrgjegjėsisė e shfaqėn nė adresė tė tyre qė nė momentin e emėrimit duke iu drejtuar popullit me fjalėt: "Nėse unė e ndjek rrugėn e drejtė, mė ndiqni. Nėse unė devijoj nga rruga e drejtė, mė korrigjoni dhe kėshtu nuk do tė jemi tė humbur." Pra padyshim qė roli dhe pėrgjegjėsia e popullit pėrbrenda shoqėrisė zgjat apo vazhdon edhe mė tutje pėr zgjedhjen e njė udhėheqėsi pėrbrenda sistemit politik Islam.



Barazia dhe Liria

Dy pjesėt e fundit tė enigmės sė formimit tė njė demokracie funksionale janė idetė thelbėsore tė barazisė dhe lirisė nė shoqėri, pa tė cilat njė popull realisht nuk do tė mund tė qeveriste veten.

Kur'ani na thotė [O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam ju prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete] (El-Huxhurat 49:13). Nė njė ajet tjetėr, Kur'ani na thotė [Nga argumentet e Tij ėshtė . ndryshimi i gjuhėve tuaja dhe i ngjyrave tuaja.] (Ar-Rum 30:22). Kėto ajete dhe shumė tė tjera e bėjnė njeriun tė barabartė nė shoqėri dhe pėrpara Zotit, mėsime thelbėsore Kur'anore njė karakteristikė bėrthamore e tipareve dominuese tė Islamit. Kėshtu pra, ēdo sistem politik Islam do tė duhet tė respektojė barazinė dhe diversitetin e tė gjithė meshkujve dhe femrave.

Net ė gjithė kemi lindur tė lirė, gjė qė e destinon lirinė tonė. Ky ėshtė njė reflektim i fortė nė mėsimet Kur'anore pėr vullnetin e lirė tė njeriut, gjė qė e dallon njeriun nga krijesat e tjera tė Zotit. Idesė sė vullnetit tė lirė i duhet liria e zgjedhjes, dhe kjo ėshtė se pse Kur'ani shpall prerazi [Nė fe nuk ka dhunė.] (El-Bekare 2:256). Kur'ani gjithashtu inkurajon formimin dhe mobilizimin e grupeve sociale dhe politike kur thotė [Nga ju le tė jetė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja.] (Ali `Imran 3:104).

Pa dyshim se liria, ashtu si edh nė tė gjitha shoqėritė tjera funksionale, nuk ėshtė absolute. Ka sugjestione apo udhėzime morale, etike e shpirtėrore se ēka njė shoqėri mund ta tolerojė ose jo si pjesė e lirisė. Islami na mėson njė moral konservativ shumė tė mirė pėr shumė ēėshtje dukė filluar nga ligjet e zakonshme e te ligjet transaksionale biznesore, nė veēanti me trendet kulturore Perėndimore. Por nėse universaliteti dhe qėndrueshmėria e demokracisė janė tė vėrteta, atėherė patjetėr tė ketė mundėsi qė tė pėrfshijė vlerat e sistemit Islam, tė cilat nė vete janė tė bazuara nė fakte univerzale dhe beneficione sociale pėr shoqėrinė.

 

 

 

Sohaib Sultan

Nga gjuha Angleze: Dritan SKENDERI

 

13.04.2008.islamgjakova.net

 

Kthehu lart
Kjo faqe ėshtė krijuar pėr ju dhe është e hapur për të gjithë . . - . . prezenca e juaj e pasuron . . - . . vizitat tuaja e bëjnë më efektive ! .